Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre i policisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur një automjet i policisë është përplasur me një mjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta. Si pasojë e përplasjes dy efektive të Komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër të mjetit tjetër.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh. Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H., dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Tag: pasojë
-

Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me “Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetarja
-

Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivët dhe një grua
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar.
Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në krahun e kundërta.
Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhet rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.
Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. -

Pjesëmarrja deri në orën 16:00/ Zgjedhje vendore në 5 Bashki, KQZ: 16.93 %. Vlora “braktis” votimin
Këtë të diel, 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë shqiptarë në pesë bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse.
Këto zgjedhje të pjesshme lokale erdhën si pasojë e largimit të kryebashkiakëve, dy si ministra në qeveri, dy të tjerë si deputetë në parlament dhe një dorëheqje e Ermal Dredhes në Vlorë. -

Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në Fier, mbeten të plagosur dy efektivë policie
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar.
Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta.
Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër të “Benz-it”.
Sipas burimeve policore nga vendngjarja, përplasja dyshohet të ketë ndodhur pasi drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës, ndërsa mësohet se tre të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh. Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe prite të zbardhë rrethanat e ngjarjes. -

Aksident tragjik në Cërrik, humb jetën një 70-vjeçar
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur sot në aksin rrugor Cërrik–Shalës.
Sipas informacionit paraprak, një kamion me drejtues shtetasin E. H. ka përplasur këmbësorin Xh. B., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.
-

Shkoi për kontroll në galeri, ndërron jetë administratori i minierës në Martanesh (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh, ku si pasojë administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.
Siç raportohet, 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë, ku fatkeqësit ai u aksidentua dhe si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i Poliicsë:
Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes. -

Aksident me vdekje në Prrenjas, humb jetën këmbësori
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë-Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësor, rreth 62 vjeç, banues në Kotodesh.
Për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin R. A., 27 vjeç, i cili po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit. -

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas informacioneve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Q. M, 62 vjeç, banues në Kotodesh. Për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarj
Top Channel
-

Aksident tragjik në Prrenjas, ‘Benzi’ përplas për vdekje 62-vjeçarin
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë-Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar nga policia dhe po shoqërohet për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
-

Veliaj fiton në Kushtetuese, Teliti: Pasojë e qëndrimit të mazhorancës. Vijojmë betejën për Tiranën
Erion Veliaj fitoi në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti thotë se ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet”, shkruan Teliti.