Mbi 700 pula kanë ngordhur në fermën e Pirg të Bashkisë Maliq, këtë të premte, si pasojë e vërshimit të ujit. Në një prononcim, pronari i fermës, Artan Zhiva, ka deklaruar se si përmbytjet dhe vërshimi i ujit brenda fermës së tij, çoi në ngordhjen e 700 zogjëve dhe e pulave.
“Vërshimi i ujit shkaktoi dëme të mëdha për shkak të një kanali pranë fermës, i cili nuk është pastruar prej tre vitesh. Për pasojë, zogjtë dhe pulat nuk kanë mundur të shpëtojnë nga uji”, është shprehur ai.
Pronari i fermës gjithashtu vlerëson dëmin ekonomik, ku sipas tij i kalon 10 milionë lekë, dhe kërkon nga shteti që të ndërmerren masat për dëmshpërblim, pasi kjo situatë nuk ka ardhur si pasojë e një fatkeqësie natyrore, por për shkak të neglizhencës së bashkisë për pastrimin e kanalit.
Ndërkohë, banorët e zonës thonë se në rrugë ndodhet i parkuar edhe një mjet fadromë, i cili nuk punon. Ata u shprehen se fadroma kishte mungesë nafte dhe prej disa ditësh qëndronte e parkuar në mes të rrugës pa kryer asnjë punë.
Tag: pasojë
-

“Dua dëmshpërblim”/ Përmbytet ferma në Maliq, pronari: Më janë mbytur 700 pula, bashkia neglizhon pastrimin e kanalit
-

PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve
Kryetari i PD, dega Kurbin, Edmond Shkëmbi, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit vendor pas situatës së rënduar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme tek qindra banorë të zonës.
Në një deklaratë publike, Shkëmbi akuzoi Bashkinë e Kurbinit për mungesë përgatitjeje dhe mosveprim, duke theksuar se përmbytjet nuk janë thjesht pasojë e motit, por rezultat i dështimit në kryerjen e punimeve parandaluese dhe pastrimin e kanaleve, si dhe mungesës së menaxhimit të rrezikut.
“Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah papërgjegjshmërinë e institucioneve të Bashkisë Kurbin. Qindra familje janë prekur sepse nuk janë bërë ndërhyrjet e duhura në kohë,” shprehet kreu i PD Kurbin.
Postimi:
“Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e përgatitjes dhe mosveprimin e institucioneve të Bashkisë Kurbin.
Përmbytjet që prekën qindra familje nuk janë thjesht pasojë e motit, por e mungesës së punimeve parandaluese, pastrimit të kanaleve dhe menaxhimit të riskut.
Qytetarët e Kurbinit kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të presin institucione që funksionojnë, jo reagime të vona. Situata e krijuar tregon qartë nevojën për administrim më të përgjegjshëm, transparencë dhe planifikim real për mbrojtjen e komunitetit.
Qëndrojmë pranë çdo familjeje të prekur dhe kërkojmë që masat e domosdoshme të ndërmerren menjëherë për të shmangur përsëritjen e kësaj gjendjeje” shkruan Edmond Shkëmbi. -

Pamje si në filma, grabitja në Bosnje përfundon me një të vrarë nga policia
Një grabitje me armë zjarri pranë një dyqani bizhuterish ka ndodhur sot në mëngjes në qendrën e Kalesijës në Bosnje.
Si pasojë njëri nga grabitësit u vra, ndërsa, trupi u gjet pasi e hodhën nga automjeti.
Të shtënat ndodhën pranë dyqanit të argjendarisë “Baruçiq”, i cili ndodhet në rrugën ‘Patriotske Liga’.
Sipas Crne-Chronika, incidenti ndodhi gjatë një tentative grabitjeje, më pas edhe një shkëmbim zjarri midis grabitësve dhe oficerëve të policisë.
Si pasojë e këtyre të shtënave rruga në qendër të qytetit është bllokuar plotësisht, dhe një numër i madh i oficëreve të policisë janë në vendin e ngjarjes, duke siguruar zonën dhe duke kryer një hetim në vendngjarje.
-

Vrau dy persona më ’97 pas përplasjes së makinave, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për ish policin
25 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për ish policin, Tomorr Çela, pasi sipas akuzës dyshohet se ka vrarë në vitin 1997 dy persona.
Ngjarja me pasojë vdekjen e Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ka ardhur pas përplasjes së makinave të dy viktimave me autorin e vrasjes së tyre.
‘Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme, duke u larguar nga vendgjarja pas kryerjes së vrasjes’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
‘Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar, në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D’, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës
Prokuroria Tiranë kërkon 25 vite burg për ish-policin T.Ç. i cili në vitin 1997 vrau dy shtetas pas një debati për përplasjen e makinave
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon dënimin me 25 vite burg të shtetasit T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 2103 të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri T.Ç., ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i paisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.
Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri T.Ç. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D.
Nga aktet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri i është shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tij. Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për cfarë ai ka kyrer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re.
Duke patur parasysh rrethanat e çështjes dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit, T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ në dëm të shtetasit E.D. dhe L.H. dhe dënimin e tij me 25 vite burg.
Prokuroria e Tiranes
-

Aksidentoi për vdekje 2-vjeçaren, arrestohet një ditë më pas autori
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili pak ditë më parë aksidenti për vdekje një 2-vjeçare.
Sipas uniformave blu, shtetasi me inicialet F.XH, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Aksidenti tragjik u shënua ditën e djeshme në Rrogozhinë, ndërsa këtë të dielë Policia arrestoi të riun.
Materaialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
K. Ç., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
E. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi kallëzon shtetasi R. S. se 40-vjeçari i ka marrë borxh një shumë parash që në muajin shkurt 2025 dhe nuk ia ka kthyer.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tij iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 29 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 50-vjeçar.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, sepse më datë 15.11.2025, rreth orës 11:30, në fshatin Vadardhë, si pasojë e një shkëndije elektrike në banesën e shtetasit B. Xh., e cila është djegur plotësisht, dhe ngjitur me këtë banesë është djegur edhe ambulanca shëndetësore Vadardhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 39 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata më datë 25.10.2025.
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Durrës, i cili ka qenë duke punuar në një banesë, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
-

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren, bie në pranga i riu në Durrës, ja çfarë i gjen policia në makinën
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. -

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Durrës, arrestohet 24-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale F.Xh.
I riu ka përplasur me makinë një vajzë të vogël 2-vjeçe, e cila për fat të keq ka humbur jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njoftoi policia./vizionplus.tv
-

Ngjarje e rëndë në Rrogozhinë, një makinë përplas një vajzë 2 vjeç
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 15:47
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2 të qytetit. Drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar me inicialet F. Xh., banues në Rrogozhinë, dyshohet se ka goditur të miturën gjatë momentit kur po kryente manovrën e kthimit të automjetit në rrugicën e lagjes.
Si pasojë e përplasjes, e mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për procedurat e mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. -

Automjeti aksidenton furgonin e policisë në Laç – Milot, dy të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor dytësor Laç-Milot, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon policie.
Në përplasjen u përfshinë drejtuesi i furgonit, I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, dhe pasagjeri në mjetin e njëjtë. Si pasojë, E. T. mbeti i lënduar dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital, ndërsa dy të tjerët morën ndihmën e nevojshme.
Njoftimi:Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor dytësor “Laç-Milot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një furgon të Policisë, me drejtues shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi E. T., i cili po merr mjekim në spital, shtetasi I. M. dhe pasagjeri në furgonin e Policisë (të dy punonjës policie), të cilët morën morë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan në banesa.
-

Ora e fundit e votimit/ KQZ: Pjesëmarrja deri në 17:00 në 5 bashki, 18.55 %
Këtë të diel, 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë shqiptarë në pesë bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse.
Këto zgjedhje të pjesshme lokale erdhën si pasojë e largimit të kryebashkiakëve, dy si ministra në qeveri, dy të tjerë si deputetë në parlament dhe një dorëheqje e Ermal Dredhes në Vlorë.