Tag: pasojë

  • Vdekja tragjike e 50-vjeçares në Vlorë, policia: Dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

    Vdekja tragjike e 50-vjeçares në Vlorë, policia: Dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

    Policia e Vlorës ka dale me njoftim publik për vdekjen e një gruaje 50-vjeçare në bulevard.

    Sipas uniformave blu, dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur ne bulevard.
    “Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Rrëzohet dhe vdes 50-vjeçarja në Vlorë, Policia: Dyshohet se era…

    Rrëzohet dhe vdes 50-vjeçarja në Vlorë, Policia: Dyshohet se era…

    Një grua është gjetur e pajetë në Bulevardin kryesor në Vlorë.
    Sipas informacioneve, mësohet se bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe e cila si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

    Njotimi i policisë: 

    Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar dhe ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

  • Aksident me pasojë vdekjeje në Maliq, përfshihet një punonjës policie

    Aksident me pasojë vdekjeje në Maliq, përfshihet një punonjës policie

    Maliq – Një aksident tragjik u regjistrua rreth orës 18:10 në aksin rrugor “Maliq–Lozhan”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi D. Q., punonjës policie, përplasi një këmbësor, shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e goditjes, 67-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit u shoqërua menjëherë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grupi hetimor dhe strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • “Përmbytjet, ishin pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit”/Seanca plenare, Leskaj:Llogaridhënia ju duket fjalë e huaj

    “Përmbytjet, ishin pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit”/Seanca plenare, Leskaj:Llogaridhënia ju duket fjalë e huaj

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve të Vlorës lidhur me përmbytjet të regjistruara javët e fundit si pasojë e motit të keq që preku Shqipërinë javët e fundit.
    Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.
    “Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.
    Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor.
    Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë… ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj.

  • Aksident në aksin Roskovec-Berat, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

    Aksident në aksin Roskovec-Berat, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

    Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur pranë fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat. Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.
    Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

  • VIDEO/ Protesta në Greqi! Gaz lotsjellës drejt fermerëve, disa të plagosur

    VIDEO/ Protesta në Greqi! Gaz lotsjellës drejt fermerëve, disa të plagosur

    Tensione janë regjistruar në protestën e fermerëve, që po mbahet këtë të diel në Greqi.

    Mediat greke shkruajnë se fermerët janë përplasur me policinë dhe kanë carë bllokadën e këtyre të fundit me traktorë dhe mjetet e tyre bujqësore.

    Si pasojë ata kanë bllokuar rrugën Athinë-Selanik, ndërsa raportohet se forcat e policisë për ti larguar kanë qëlluar me gaz lotsjellës dhe materiale kimikë.

    Si pasojë e përplasjeve disa prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

    Sipas mediave lokale protestat e fermerëve po përshkallëzohen, ndërsa ata shprehen se protestat e tyre do të vijojnë kundër rritjes së kostove të prodhimit, çmimet e ulëta dhe vonesave në pagesa.

  • Këto janë arsyet pse s’duhet t’u jepni ujë me sheqer bebeve

    Këto janë arsyet pse s’duhet t’u jepni ujë me sheqer bebeve

    Shpesh dëgjojmë nëna që i japin apo pyesin nëse munden ta ushqejnë beben e tyre me ujë dhe sheqer. Madje në rastet më ekstreme disa nëna e kanë përdorur edhe si një qetësues për të qarat e fëmijës, por që është shumë i dëmshëm. Uji nuk rekomandohet te bebet e vogla pasi mund të reduktojë nivelin e elektroliteve në trupin e fëmijës duke qenë se ai do të urinojë më shpesh dhe nga ana tjetër deri në vitin e parë të jetës organizmi i fëmijës nuk është në gjendje të bëjë një balancim të mirë të natriumit dhe kripërave.

    Përse nuk duhet të përdorni ujin me sheqer te bebet? 

    Ai nuk është aspak i mirë për shëndetin e fëmijës sepse përmban shumë kalori (quhen kalori boshe) dhe nga ana tjetër ul oreksin e fëmijës. Duke qënë kështu bebi do të pijë më pak qumësht dhe për pasojë nuk do të ketë një rritje të shëndetshme.

    Ai mund të përdoret në rastet më të rralla nga ana e mjekëve nëse nevojitet analizë gjaku apo operacion intestinal. Deri në muajin e 6-të fëmija duhet të marrë vetëm qumësht dhe asgjë tjetër, sidomos qumështin e gjirit që është perfekt për nevojat e tij. Nëse nuk keni mundësi të ushqeni me gji duhet të përdorni vetëm formulën. Uji me sheqer do të dëmtojë ciklin e ushqyerjes së fëmijës dhe ju nuk duhet t’i jepni asnjëherë fëmijës ujë me sheqer. I vetmi sheqer që fëmija mund të marrë është ai natyral, pra nga frutat apo perimet.

    Sheqeri nga burime të tjera mund të kompromentojë funksionimin e sistemit imunitar të fëmijës, dhe si pasojë e kalorive të mëdha të panevojshme mund të rritet edhe niveli i hormoneve. Niveli i lartë i sheqerit do të ndikojë edhe në dëmtimin e pankreasit dhe për pasojë fëmija mund të bëhet diabetik. Bebi para muajit të 6 nuk duhet të pijë uje (pra derisa të fillojë ushqimet e ngurta) pasi mund të hidratohet më tepër nga normalja dhe të krijohet problemi i quajtur “helmimi nga uji”./PërNënat

  • Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, vdes në spital 28-vjeçari

    Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, vdes në spital 28-vjeçari

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Tiranë-Durrës.
    Një 28-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe për pasojë u përplas me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra.
    I riu, shtetasi me iniciale A.Gj., ka ndërruar jetë në spital.
    “Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurat anësore, vdes në spital 28-vjeçari

    Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurat anësore, vdes në spital 28-vjeçari

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Tiranë-Durrës.

    Një 28-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe për pasojë u përplas me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra.
    I riu, shtetasi me iniciale A.Gj., ka ndërruar jetë në spital.
    “Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, 2 të plagosur (VIDE)

    Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, 2 të plagosur (VIDE)

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.
    Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.
    Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Udhëtarë të rastësishëm dhe personat që i shoqëronin u kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është pritur mbërritja e Policisë dhe janë dërguar për në spital.
    Makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja e fortë. Shkak dyshohet se mund të jetë bërë edhe moti i keq dhe rruga me lagështirë.Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.
    Mallakastër/Informacion paraprak
    Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.