Një shpërthim nga një bombol gazi ka ndodhur këtë të mërkurë, në një banesë në Librazhd, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një grua. Sipas policisë është lënduar lehtë shtetasja B. D., si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.
“Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.”, bën me dije policia.
Tag: pasojë
-

Shpërthen bombola e gatimit, përfshihet nga flakët banesa, plagoset gruaja në Librazhd
-

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit”
Një aksident është regjistruar mesditën e këSaj të hëne në zonën e quajtur “Ura e Vocit”, në rrugën e Arbrit.
Një automjet tip “Skoda” është përplasur me një tjetër mjeti tip “Audi” dhe si pasojë ky i fundit ka dalë nga rruga dhe kapërfunduar në një tokë djerrë.
Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje. -

Moti i keq/ Si pasojë e reshjeve të dendura shembet segmenti rrugor, banorët të shqetësuar
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar segmenti Gjinikas-Osojë, Njësia Administrative Moglicë.
Pas problematikave janë marë masat dhe po punohet në terren për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatrat.
Në zonë është dislokuar një mjet eskavator i cili po punon për eliminimin e të gjitha problematikave për rikthimin e aksesit të plotë për komunitetin dhe garantimin e qarkullimit të sigurt në këtë segment rrugor.
Nga raportimi i Administratorit të Njësisë Administrative Moglicë dhe strukturave të Emergjencave Civile të Bashkisë Maliq, rezulton se në zonë ka 8 familje, rreth 20–30 banorë.
Aktualisht po krijohet një bypass për të siguruar aksesin drejt të dy fshatrave. -

Aksidentoi për vdekje të moshuarin/ Shkodër, arrestohet 24-vjeçarja
Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçaren, e cila aksidentoi për vdekje një 81-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçaren, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.”, thuhet në njoftimin e policisë. -

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, kur automjeti me drejtues shtetasin P. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P.
Njoftimi i policisë:
“Si pasojë, është dëmtuar shtetasi R. P. dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.
Shoferi i mjetit tjetër, P. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga përplasja e fortë makinat janë bërë copash, duke pësuar dëmtime të rënda, teksa efektivët ndodhen në vendngjarje.
gijotina.com/ -

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot më 5 dhjetor 2025 në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Një 24-vjeçare, duke drejtuar makinën e saj, ka përplasur për vdekje një të moshuar. Drejtuesja e makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
“Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. -

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Top Channel
-

Vdekja tragjike e 50-vjeçares në Vlorë, policia: Dyshohet se u rrëzua nga era e fortë dhe përplasi kokën
Policia e Vlorës ka dalë me njoftim publik për vdekjen e një gruaje 50-vjeçare në bulevard.
Sipas uniformave blu, dyshohet se si pasojë e erës së fortë, 50-vjeçarja është rrëzuar dhe është përplasur në bulevard.
“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës“, thuhet në njoftimin e policisë. -

Shpërthim gazi në një piceri, plagoset lehtë pronari i biznesit si dhe një punëtor
Një shpërthim i fortë si pasojë e një rrjedhjeje gazi ka tronditur një kompleks pallatesh në afërsi të ish-parkut në Tiranë.
Vetratat e picerinë kanë përfunduar përballë, te bizneset e tjera. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur pasoja të rënda në njerëz, por pronari i biznesit dhe punëtori kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Piceria është ende e pahapur dhe pronari dhe punëtori ishin duke kryer ende punime. Pasi janë futur Brenda, ata nuk e kanë ndjerë erën e gazit si pasojë e një rrjedhjeje në një tub dhe pasi kanë nisur punën si zakonisht, një shkëndije elektrike ka bërë që ambient të përfshihet nga flakët. Ato kanë dalë deri në sheshin e jashtëm të pallatit, ndërkohë si pasojë e tronditjes janë dëmtuar dhe disa biznese të tjera.Fatmirësisht bombolat e gazit kanë qenë të instaluara një kat poshtë biznesit dhe rrjedhje ka patur vetëm një tub gazi ku ka ndodhur dhe shpërthimi.
Sistemi i sigurisë ka parandaluar kalimin e zjarrit deri në depot e mëdha të gazit në katin e mëposhtëm duke shmangur kështu një tragjedi./vizionplus.tv -

Ura në Qafzë të Kolonjës shkatërrohet nga shirat, 13 fshatra të izoluar prej 20 ditësh
Ura në fshatin Qafzë të Kolonjës është dëmtuar rëndë dhe është bërë e pakalueshme si pasojë e reshjeve të dendura të pak ditëve më parë, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.
Si pasojë e dëmtimit të urës, 13 fshatra kanë mbetur tërësisht të izoluara, ndërsa qindra banorë, shumica të moshuar, janë lënë pa akses në shërbimet bazë. Ata nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrën shëndetësore, nuk kanë ambulancë dhe ndihmë emergjente, duke rrezikuar seriozisht jetën.
Sipas banorëve, kanë kaluar rreth 20 ditë nga dëmtimi i urës, por deri më tani Bashkia e Kolonjës nuk ka marrë asnjë masë konkrete për riparimin e saj. Mungesa e reagimit nga institucionet vendore ka shtuar edhe më tej shqetësimin dhe pasigurinë në zonë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe izolimi po i lë në mëshirë të fatit.