Gjatë një mbledhje të strukturave të PD të degës së PD, Kamëz- Paskuqan, të zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi, ka patur debate të ashpra.
Anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Një anëtare e PD i ka kërkuar llogari për mashtrimin me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka me arrogancë ka tentua që të mos e lejoj të flasë dhe këtu ka nisur një debat i ashpër.
Në videon e mëposhtme demokratja dëgjohet teksa shpreh një indinjatë të thellë ndaj drejtuesve në qendër të PD, por ajo mori një përgjigje arrogante nga Noka.
Më pas ajo dëgjohet që t’i drejtohet Nokës se prej tij nuk do të qëndronte asnjë sekondë në këtë parti, por është aty prej kontributeve që ka dhënë.
Noka shikohet teksa i tregon derën zonjës, duke mos patur asnjë lloj interesi për ta dëgjuar.
Tag: paskuqan
-

Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan: Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD! Kërkojnë llogari për..
-

VIDEO-Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan: Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD! Kërkojnë llogari për..
Gjatë një mbledhje të strukturave të PD të degës së PD, Kamëz- Paskuqan, të zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi, ka patur debate të ashpra.
Anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Një anëtare e PD i ka kërkuar llogari për mashtrimin me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka me arrogancë ka tentua që të mos e lejoj të flasë dhe këtu ka nisur një debat i ashpër.
Në videon e mëposhtme demokratja dëgjohet teksa shpreh një indinjatë të thellë ndaj drejtuesve në qendër të PD, por ajo mori një përgjigje arrogante nga Noka.
Më pas ajo dëgjohet që t’i drejtohet Nokës se prej tij nuk do të qëndronte asnjë sekondë në këtë parti, por është aty prej kontributeve që ka dhënë.
Noka shikohet teksa i tregon derën zonjës, duke mos patur asnjë lloj interesi për ta dëgjuar. -

Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri dhe në hetim 21-vjeçarja (Emrat)
Një punëtor është plagosur gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan të Kamzës. Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, Policia e Tiranës raporton se lidhur me rastin në fjalë ka arrestuar shtetasin Agin Spahiu, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen E. M., 21 vjeçe, po ashtu me detyrë inxhiniere ndërtimi.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi si referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhinier ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi P. A., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. -

Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri dhe në hetim 21-vjeçarja (Emri)
Një punëtor është plagosur gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan të Kamzës. Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, Policia e Tiranës raporton se lidhur me rastin në fjalë ka arrestuar shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen E. M., 21 vjeçe, po ashtu me detyrë inxhiniere ndërtimi.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi si referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhinier ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi P. A., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. -

Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin e firmës në Paskuqan
Duket se siguria në punë po merr vëmendje të madhe tashmë nga organet kompetente, pasi në rastet e aksidenteve po hetohen shkaqet që çojnë në dëmtime apo deri në humbje jete.
Rasti i fundit ka ndodhur në Paskuqan, ku është lënduar një 58-vjeçar, Petrit Alkollari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Ndërkohë, Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit të ndërtimit, Agim Spahiu 56 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Agim Spahiu, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhiniere ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. -

EMRAT/ 58-vjeçari plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një, pranga inxhinierit
Duket se siguria në punë po merr vëmendje të madhe tashmë nga organet kompetente, pasi në rastet e aksidenteve po hetohen shkaqet që çojnë në dëmtime apo deri në humbje jete.
Rasti i fundit ka ndodhur në Paskuqan, ku është lënduar një 58-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit të ndërtimit, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Agim Spahiu, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhiniere ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-

Aksident i rëndë në Paskuqan/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, bllokohet një korsi
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike buzë rrugës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa qytetarë të mbledhur pranë mjetit të dëmtuar, ndërsa njëra nga korsitë e rrugës është bllokuar për shkak të përplasjes.
Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, policia ende nuk ka mbërritur në vendin e aksidentit për të kryer veprimet procedurale dhe hetimin e rrethanave. -

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë
Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan.
I kërkuari, Ervin Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë nga autori.
Sipas burimeve, mësohet se edhe vetë 30-vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata në duar dhe pjesë të ndryshme të trupit. -

Arrestohet pronari i karburantit në Tiranë, shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Pronari i një karburanti në Paskuqan të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se policia ka bllokuar karburantin e shtetasit me iniciale B.M.
“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 47 vjeç, pasi në karburantin që kishte në pronësi, në rrugën “Hasan Zylfia”, Paskuqan, shiteshin lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje”, njofton policia.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti”.Bllokohet një karburant në Paskuqan, në të cilin shiteshin hidrokarbure pa kuponë.
Arrestohet pronari i subjektit, pasi nuk kishte as fatura blerjeje për lëndët hidrokarbure, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Informaliteti”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 47 vjeç, pasi në karburantin që kishte në pronësi, në rrugën “Hasan Zylfia”, Paskuqan, shiteshin lëndë hidrokarbure, pa kuponë, për të cilat nuk disponoheshin as fatura blerjeje.
Gjithashtu, u bllokua ky subjekt, deri në verifikimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

63-vjeçari dhunon mbesën, i vëllai qëllon me automatik për ta kanosur! Parandalohet krimi në Paskuqan
Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në një familje në Paskuqan. Në pranga kanë rënë dy vëllezër.
Sipas policisë u arrestuan shtetasit M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.Në banesën e 61-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë)./vizionplus.tv