Tag: paskal

  • “Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

    “Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

    Aty është e keqja. Po s’u liberalizua tregu politik përmes krijimit të kushteve të përshtatshme për të patur një jetë pluraliste demokratike, përsëri Shqipëria nuk ka për shpëtuar nga shfaqje të tilla, ku është krijuar një kënetë politike.

    Me plot fjalën po e them, është bërë Shqipëria një kënetë politike, sepse aty nuk ka më hapësirë për alternativa demokratike.”, tha Paskal Milo.

  • Paskal Milo: Rama dhe Kurti të mos bëhen skllevër të emocioneve personale!

    Paskal Milo: Rama dhe Kurti të mos bëhen skllevër të emocioneve personale!

    Ish-minstri i Jashtëm, Paskal Milo ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, për të folur për protestën e djeshme të veteranëve të UÇK-së në Tiranë si dhe për marrëdhëniet e tendosura mes qeverive Shqipëri-Kosovë.
    Milo thekson se pjesëmarrja në shesh ishte e kënaqshme, teksa kishte një solidaritet të madh mes shqiptarëve.
    “Isha në shesh dhe e pashë nga afër si një pjesëmarrës modest. Besoj se aq sa pashë se protesta i përmbushi kërkesat e saj, nga pikëpamja numerike, ishte goxha masive të paktën sheshi Skënderbej ngjante një shesh që ndriçonte nga manifestimi.”
    Kishte një solidaritet mbarë shqiptar, një ndjenjë miqësore që u pa edhe nga takimet e shqiptarëve me njëri-tjetrin.
    Në Shqipëri sigurisht këndvështrimi i opozitës nuk konvergon me shumicën. Zoti Berisha përgënjeshtroi veten një ditë më parë. Tha nuk kishte urdhër. E përshëndeti, normal protestën.”
    Sakaq, foli për përplasjet në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Ai thekson se dy kryeministrat duhet të jenë më të përmbajtur dhe të lënë mënjanë ambiciet personale.
    “Të dy palët, më shumë e kam për liderët, duhet të përmbahen, të mos bëhen skllevër të emocioneve personale. Është shumë e dëmshme. E pafalshme. Nuk prodhon asnjë gjë pozitive. Dëmton imazhin e shqiptarëve kundrejt komunitetit ndërkombëtar. Përgjegjësinë e kanë të dy. Kanë kaq kulturë sa të shmangin përplasjet e panevojshme që ndodhin jo rrallë. Ka kaluar në nivele personale. Nuk është konflikt për alternativa.
    Më tepër është një konflikt i dy personaliteteve që kanë një ambicie personale, për tu shfaqur në rrafsh nacional si liderë. Krijon rivalitete që janë të padobishme. Reflektojnë edhe një ndjesi të vjetër që ka ekzistuar historikisht mes Kosovës dhe Shqipërisë. Që kur Shqipëria u shpall e pavarur e më tutje. Ka pasur ambicie e rivalitete të tilla me shkallë të ulët.”

  • Paskal Milo analizon “filozofinë Trump”: Ja si mund t’i zgjidhë konfliktet në rajonin tonë

    Paskal Milo analizon “filozofinë Trump”: Ja si mund t’i zgjidhë konfliktet në rajonin tonë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjidhjen politike mes Kosovës dhe Serbisë mund ta çojnë përpara përmes diplomacisë, dhe jo forcës, siç ndodhi në Lindjen e Mesme.
    Kështu u shpreh historiani Paskal Milo, i cili deklaroi në “Real Story” se mund të ketë deklarata të forta nga SHBA, por nuk do jenë imponuese.
    “Në rajonin tonë… Dihet që politika amerikane gjatë këtyre viteve i ka kushtuar më pak vëmendjen BP seç ka bërë më përpara, kishte gjetur një lloj ekuilibri për ti mbajtur gjërat dhe ecur pa shumë impenjim në zgjidhjen e sfidave.
    Tani me presidentin Trump, që tregon që është atipik si president, që para së gjithash ai përdor atë forcën, përdorimin e forcës në zgjidhjen e problemeve të mëdha ndërkombëtare dhe Trump e tregoi se i përdori me sukses në dy raste. Çdo bëjë me Ballkanin perëndimor?
    Unë besoj se do përpiqet të gjejë një zgjidhje, por jo një zgjidhje, që mund të imponohet me forcë. Ai do të përpiqet të kombinojë diplomacinë me deklaratat e tij, që janë paralajmëruese, por jo për të shkuar më tej siç ndodhi në Lindjen e Mesme”, tha ai.

  • Paskal Milo në homazhet për Artan Lamen: Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale

    Paskal Milo në homazhet për Artan Lamen: Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale

    Ditën e sotme pranë Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhe për nder të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, ku miq, kolegë dhe personalitete të njohura po i japin lamtumirën e fundit.
    Lame u nda papritur nga jeta pak ditë më parë në moshën 58-vjeçare.

    Historiani i njohur, Paskal Milo ka marrë pjesë në këto homazhet dhe shprehet se me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale.
    “Për fat të keq njerëz të tillë të përkushtuar dhe kaq të talentuar kanë fatin e keq që jeta u ndërpritet në mes në mënyrën më brutale të mundshme duke mos i lejuar që të gëzojnë jetën e tyre, që familjet e tyre të mos i kenë pranë dhe që të gjithë ne të tjerët të humbasim një koleg të nderuar dhe respektuar dhe Shqipëria të humbasë një vlerë shumë dimensionale.
    Për këtë shprehim keqardhjen dhe themi frazën tradicionale i qoftë dheu i lehtë”, tha Paskal Milo.