Tag: pashpresë

  • ‘Balluku është rast i pashpresë’, Peka: Nuk ka partner të Shqipërisë që beson se meriton 12 mandatet në Fier

    ‘Balluku është rast i pashpresë’, Peka: Nuk ka partner të Shqipërisë që beson se meriton 12 mandatet në Fier

    Ish-zv.ministri i Brendshëm në qeverisjene PD-së Avenir Peka ishte mbrëmjen e sotme në një studio televizive teksa foli mbi çështjen e Belinda Ballukut.
    Peka shikon te korrupsioni i Ballukut me tenderët vetë Edi Ramën, si përgjegjësin kryesor.
    Sakaq, quan si argument idiot atë të kryeministrit se nëse Balluku pezullohet nuk bën dot marrëveshjen me Kanadën për linjën ajrore.
    Më tej shton se Balluku për të është një rast i pashpresë, që duhet të ishte marrë e pandehur më parë. Zullumi është trashur shprehet ai dhe këtë e kanë parë dhe partnerët e Shqipërisë.
    Avenir Peka: Te Balluku është Rama. Ajo që kemi ditur se çdo afer ka brend Ramë. Kot ja lënë 50 mln euroëshin Ballukut, ato i ka Rama. Po të shikosh në Administrata nuk ka asnjë cent para që të mos mbahet 20%. Në gjithçka. Dhe po të shikosh ecurinë e tenderit janë dhënë oferta më të ulëta. Fillimisht është përzgjedhur 140 mln. Me atë ofertë, i kanë dhënë shqelmin ofertës me 115 mln me 3 gryka tuneli. Çfarë është mbi 140 mln është e Ramës jo e Ballukut. Arsyeja pse e bën Rama këtë, është midis ofertës mes të keqes dhe më të keqes. Ta lëshojë apo ta mbajë? Me të dyja është me shpatulla pas murit, Balluku është një femër që nuk e mban dot burgun. Femrat thuhet në psikologji nuk kanë faj. Nuk merr fajin e dikujt tjetër. Kjo i ka penguar edhe përpjekjet për t marrë 47% ty aksioneve në aeroportin. Këto janë pallavra e Ramës. Unë e shoh me kërshëri situatën. I tregon shqiptarëve se kush është Rama dhe kë kanë pasur kryeministër. Është banal në logjikë, mediokër në njohjen e shtetit. Nuk e ka konceptin e instituycioebeve të ndarjes së pushteteve. Kujton se shteti drejtohet me batutat e filmave shqiptare. Ai argument është më idioti. Kur patën qenë thirrur për inceneratorët, tha për 17 vkm sa letra më vijnë mua i firmos fap e fap. Ai kryeministër që ka dy javë e gërrmon në Komisionin e Venezias. Çfarë vendimesh kanë dhënë. Është një batak që sa më shumë shqelmon Rama.
    Belinda Balluku ka të paktën 7 të tjera në proces. dhe Belinda Balluku është rast i pashpresë. Çfarëdo që të bëjë Rama, çfarë do presioni të bëjë SPAK. SPAK ja ka bërë duhurat Ramës, e la të marrë pushtetin. BB i dha 12 mandate në Fier. Rasti BB është i pashpresë. Do i vinte radha asaj. Për mua do i vinte më përpara. Kur e trash zullumin, nuk ka partner në Shqipëri që të besojë se BB i ka merituar 12 mandatet. Nuk është SPAK që merret me BB. Janë dinamika të tjera që merret. Janë ato dinamika që i vunë prangat dje në Bruksel dy mbështetjeve të Ramës. Dy ndyrësira që i ka paguar Rama, mes të tjerave. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ka një tendencë globale që fillon në Venezuelë, Ukrainë, kthehet në Sebi, vjen në Shqipëri shkon në Bruksel. Në Ukrainë po ndodh identik e njëjta gjë si në Shqipëri.

  • “Opozita është e pashpresë”,  Mërtiri reagon ashpër: Berisha duhet të tërhiqet, vetëm kështu lind një alternativë e re

    “Opozita është e pashpresë”, Mërtiri reagon ashpër: Berisha duhet të tërhiqet, vetëm kështu lind një alternativë e re

    Ai e përshkroi këtë situatë si “dramën e opozitës”, e cila gjendet në një pozitë të pashpresë: nuk mund të ecë përpara as me Berishën, por as pa të.
    Analisti Ergys Mërtiri ka folur për krizën brenda opozitës, duke theksuar se Sali Berisha është kthyer në pengesën kryesore për krijimin e një alternative reale përballë Edi Ramës.
    “Fatkeqësisht, Berisha është personi që vret çdo lloj mundësie për të pasur një alternativë përballë Ramës. Pa votat e tij, opozita nuk mund ta mposhtë Ramën, por me Berishën brenda, nuk ka asnjë shans të fitojë,” u shpreh Mërtiri.
    Ai e përshkroi këtë situatë si “dramën e opozitës”, e cila gjendet në një pozitë të pashpresë: nuk mund të ecë përpara as me Berishën, por as pa të.
    Sipas tij, e vetmja zgjidhje për të krijuar një terren të ri politik është largimi i Berishës nga skena aktive, duke i lënë të tjerëve hapësirën për të ndërtuar një alternativë dhe duke e kufizuar rolin e tij vetëm në mbështetje.
    “Berisha duhet të tërhiqet dhe të lejojë të tjerët të zgjedhin, ndërsa ai thjesht t’i mbështesë,” tha Mërtiri

  • “Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

    “Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në  një emision televziv, se zgjedhjet në Shqipëri dhe gjendja demokratike në vend ishin në qendër të vëmendjes në dy aktivitete të rëndësishme në Bruksel.
    Lideri i opozitës vlerësoi fjalën e eurodeputetit Michael Gahler si një ndër zërat më të qartë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe denoncimit të deformimit të procesit zgjedhor nga qeveria aktuale
    Sipas Berishës, përpjekjet e kryeministrit për të shpërfytyruar realitetin dhe për të manipuluar opinionin ndërkombëtar përmes artikujve të porositur dhe propagandës politike janë të dështuara. Ai paralajmëroi se farsa zgjedhore nuk do të mbetet pa pasoja dhe se reagimi i fortë i komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarëve shqiptarë do të sjellë përballjen me përgjegjësinë.

    Kreu i PD, Sali Berisha: Eurodeputeti Ghaler, erdhi nga Komisioni i jashtëm ku kishte folur dhe mbajti një fjalë shumë të veçantë kushtuar zgjedhjeve në Shqipëri dhe situatës në Shqipëri në Asamblenë e PPE.
    Mund të them se qytetarët shqiptarë kanë të drejtat e tyre. Ishin në fokus të debateve në këto institucione të rëndësishme në Bruksel. Ndaj dhe tërbimi i të gjithë segmenteve të narkoshtetit nga Edi Rama e është që publikon dje dhe sot artikuj me emra të tjerë me fraza të tjera, por unë i them Edi Ramës: Absolutisht, ti je i pashpresë… dhe se këto ti vërtet zhvillove në Shqipëri një farsë, por komuniteti shqiptar dhe ndërkombëtar do të qëndrojnë në mënyrën më të fuqishme dhe do të marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove.
     

  • “Luli do t’i kishte rënë shkurt”/ Rama: Partia e tyre, uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë! Të vazhdojnë të llokoçiten në lluc

    “Luli do t’i kishte rënë shkurt”/ Rama: Partia e tyre, uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë! Të vazhdojnë të llokoçiten në lluc

    Kryeministri Edi Rama ka folur pas fitores së 11 majit, ku Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 83 mandate.

    Ai ka folur për opozitën, ku kreun e PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar një “non grata të pashpresë”.
    Rama deklaroi se do ta lënë opozitën të vijojë “të qëndrojë në llucin që vijon tashmë prej 12 vitesh”.
    “Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera. Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt, do kishte thënë kanë vdekur, ndërkohë këta të tjerët që i bien më gjatë do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne.
    Por llogaria nuk del përsëri. Gjithsesi kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare për liri e demokraci, që sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë për të zgjidhur.
    Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor, për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që sinqerisht e bëra nga halli, jo nga malli, le ti lëmë në llucën ku llokoçiten prej 12 vitesh dhe do vazhdojnë ta bëjnë duke u zhytur poshtë e më poshtë”, deklaroi Rama.

    Top Channel

  • “Berisha, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve”, Rama mbyll fushatën në Durrës: Më 11 maj “leshterikët” do të rrudhen edhe më shumë

    “Berisha, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve”, Rama mbyll fushatën në Durrës: Më 11 maj “leshterikët” do të rrudhen edhe më shumë

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Durrësit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    “Durrësi do t’i japë një shtytje më të fortë leshterikëve më 11 maj, një shtytje që do t’i rrudhi edhe më shumë. Nëse do ketë një masivitet si ky që ka sot këtu, dhe nëse të gjithë që jeni sot këtu, jeni pararoja e atyre që do shkojnë në qendër votimi atëherë në çdo qendër votimit, atëherë Durrësit do të thyejë rekordin e vet duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste”, tha Rama.
    Ai theksoi se durrsakët nuk mund të pranojnë që të mbeten peng i Partisë Demokratike, e cila sipas Ramës ngjason me një kënetë.
    “Më 11 jam do të zgjedhim historinë, është takim me historinë. Duhet të shohim ngjyrën e detit që na lidh me Evropën, që qëllon të jetë ngjyra e partisë së tyre, por partia e tyre për momentin është në koma. Partia e tyre nuk jep dhe nuk merr, dhe të presësh nga një parti në koma që të vrapojë, është iluzion. Dhe të mendosh se qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një bufi të kënetës është trishtim i madh”, theksoi ai.
    Rama foli edhe për lajmin e publikuar, që Sali Berisha mund të udhëtojnë në SHBA dhe se non grata e tij ka rënë.
    “Fëmijët tuaj nuk mund ti besohen bufit të kënetës, që është një politikan i lashtë, një politikan i dëshpëruar, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve për hallin e tij personal dhe që e sul gjithë partinë e tij të bretkosave në një ofensivë gëzimi për një gënjeshtër të re si ajo e sotmja”, tha ai.

  • Berisha: Rama është i pashpresë, i vë nofka arkitektit që do të sjellë PD në pushtet

    Berisha: Rama është i pashpresë, i vë nofka arkitektit që do të sjellë PD në pushtet

    Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve në Qarkun e Durrësit, e cilësoi kryeministrin Edi Rama të pashpresë.
    Berisha tha se Rama ka dy ditë që merret me Chris LaCivita, arktietkit i cili do të sjellë demokratët në pushtet.
    “Ka dy ditë dhe net që nuk fle dhe merret duke i vënë nofka të ndryshme gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori, Chris LaCivitas.

    Arkitektit të rikthimit të Sali Berishës dhe opozitës shqiptare në pushtet. Edi, prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqëson tani anën kreative.
    Kur të marrësh vesh se Uollt Disney është në mbështetjen tuaj, bëhen pluhur të gjitha mashtrimet e tij”, tha Berisha.