Tag: pashlyeshme

  • “Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

    “Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

    “Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët,” -kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ku ndër të tjera shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, kreu i BDI Ali Ahmeti. Ahmeti e quan Fatos Nanon, njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
    Postimi i plotë:
    Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano.
    Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.
    Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
    Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan.
    U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë.

  • Maks Velo, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar

    Maks Velo, artisti që la gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar

    Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.

    Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

    Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

    Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj.

    Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

    Ai la një gjurmë të pashlyeshme në emanicipimin dhe zhvillimin e artit shqiptar. / KultPlus.com