Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit.
Ligji i shumëpërfolur për barazinë gjinore u miratua. Ashtu shpejt e shpejt, në orët e vona të natës, pa diskutim dhe me një shpejtësi rrufe. Shtatëdhjetë e shtatë burra dhe gra votuan një ligj sipas të cilit gjinia nuk përcaktohet më nga tërësia e tipareve natyrore që dallojnë mashkullin nga femra, por nga rolet e ndërtuara në kontekstin shoqëror. Ne që e refuzojmë, na thonë se nuk e kemi lexuar ose nuk e kuptojmë.
Është shumë e çuditshme sesi, pas çdo drafti që ndryshonte dy a tri herë — për të mos ndryshuar në thelb fare — individë dhe aktivistë të komunitetit LGBTQ+ përpiqeshin të na bindnin se nuk është ashtu siç duket. Megjithatë, ligji kaloi.
Të gjithë deputetët që e miratuan nuk duhet të harrojnë se, përpara se të jenë politikanë, janë ose do të jenë prindër. Në rastin më të thjeshtë, edhe ata vetë vijnë nga prindër mashkull e femër — nga nënë dhe baba. Hapësirat që ky ligj lë për deformime të mëvonshme, në këtë kontekst, janë mëse të qarta. Mos harroni se liria e ndërgjegjes është gjëja më e shenjtë për njeriun dhe ajo i jep atij dinjitetin.
Në raste festash fetare ju kam parë tek përpiqeni me shumë kujdes të gjeni foto kishash apo xhamish; po aq kujdes tregoni edhe në zgjedhjen e fjalëve për të uruar Bajramin apo Pashkët. Por ky ligj që miratuat është krejt e kundërta e asaj që predikohet në këto institucione dhe që përcillet përmes këtyre festave.
Nëse arrini të gjeni fjalët e duhura për t’u justifikuar, mos harroni: Zoti e di të vërtetën. Atë nuk mund ta gënjejmë. Ai e di se ka vetëm një të vërtetë.
Nuk dua dhe nuk kam për qëllim të mas fenë, besimin apo mosbesimin e askujt, por ju lutem — të paktën për Bajram e për Pashkë, na i kurseni urimet. Heshtja vlen më shumë se hipokrizia.
Tag: pashkëve
-

“Na i kurseni urimet e Bajramit dhe Pashkëve: Mesazh për politikën dhe hipokrizinë fetare”
-

Armëpushimi i Pashkëve, pjesë e propagandës ruse sipas ministrit të Jashtëm francez
Armëpushimi i Pashkëve i shpallur nga Moska, por që nuk çoi në një ndërprerje të armiqësive në Ukrainë, “ishte një operacion marketingu” për “të shmangë humbjen e durimit të Presidentit (SHBA) Donald Trump”, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, duke vënë në dukje gjithashtu se evropianët informuan SHBA-në për vijat e tyre të kuqe në lidhje me një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi, në një takim që patën javën e kaluar.
“Armëpushimi i Pashkëve, të cilin (Vladimir Putin) e shpalli paksa papritur, ishte një operacion marketingu, një operacion sharmi që synonte të parandalonte Presidentin Trump të humbiste durimin dhe të acarohej”, tha Barrow.
“Megjithatë, ajo që po konstatojmë është se, pavarësisht shkeljeve të shumta, qindra mijëra të zbuluara nga ukrainasit, intensiteti i goditjeve me dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi është ulur”, shtoi ai.
Rusia rifilloi sulmet ajrore në Ukrainë dje, të hënën, pas skadimit të armëpushimit të brishtë 30-orësh të Pashkëve të shpallur nga Moska.
Donald Trump kishte kërcënuar të premten se do të tërhiqej nga negociatat e armëpushimit, të cilat Uashingtoni i ka zhvilluar prej javësh, por pa rezultat deri më tani, përpara se të deklaronte të dielën se shpresonte për një marrëveshje “brenda javës” midis Rusisë dhe Ukrainës, në një mesazh të shkurtër që postoi të dielën në faqen e rrjeteve sociale Truth Social.
“Për më shumë se një muaj, ukrainasit, bazuar në një propozim franko-britanik, kanë propozuar në mënyrë të njëanshme një armëpushim në det, në ajër dhe në infrastrukturën energjetike, një propozim që u mirëprit nga amerikanët, të cilët u kërkuan ukrainasve të lëvizin më tej drejt një armëpushimi të përgjithshëm 30-ditor,” vazhdoi Barrow.
“Tani i takon Vladimir Putinit të pranojë të njëjtin parim,” vuri në dukje ministri i jashtëm francez.
Të mërkurën, është planifikuar edhe një takim në Londër mes zyrtarëve të lartë amerikanë, ukrainas, britanikë dhe francezë, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, pas bisedimeve të paprecedentë në Paris të enjten në prani të Marco Rubio, si dhe Steve Witkoff, i dërguari special i Donald Trump.
Fuqitë evropiane i thanë SHBA javën e kaluar se cilat aspekte të një marrëveshjeje të mundshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë do të ishin të panegociueshme për ta, vuri në dukje gjithashtu ministri i Jashtëm francez.
“Objektivi i vetëm që na shqetëson është të mbrojmë interesat franceze dhe sigurinë evropiane. “Kjo është arsyeja pse, ndërsa SHBA vendos të vendoset në pozicionin e një ndërmjetësi, ne po i bëjmë ata të dëgjojnë se cilat janë “vijat tona të kuqe”,” theksoi Barrot, duke iu referuar çështjeve për të cilat liderët evropianë janë të palëkundur, pa elaboruar megjithatë më tej.Top Channel

Pysanka e Lvivit: Veza më e vjetër e Pashkëve në botë
Zbukurimi i vezëve të Pashkëve është një traditë e lashtë me rrënjë të thella që shtrihen të paktën deri në periudhën mesjetare të historisë europiane. Megjithatë, dëshmitë arkeologjike janë të rralla për shkak të natyrës së brishtë të lëvozhgave të vezëve. Me një moshë mbi 500-vjeçare, pysanka e Lvivit, që në gjuhën ukrainase do të thotë “vezë e shkruar”, është veza e zbukuruar e Pashkëve më e vjetër në botë.
Arkeologët e zbuluan pysankën në vitin 2013, kur punëtorët e ndërtimit hasën në një pus mesjetar gjatë rinovimit të një shtëpie në Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore. Sipas Shërbimit të Arkeologjisë së Shpëtimit të Institutit të Arkeologjisë të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, pusi ishte përdorur fillimisht për mbledhjen e ujit nëntokësor. Por pas Zjarrit të Madh të Lvivit në vitin 1527, i cili shkatërroi pjesën më të madhe të pytetit, pusi u shndërrua në një gropë mbeturinash.
Pysanka ishte fshehur në një shtresë të trashë qymyri, së bashku me enë qeramike; vegla të vogla; objekte prej lëkure, druri dhe metali, çka sugjeron se këto objekte janë hedhur aty gjatë pastrimit të qytetit pas zjarrit. Për habi, dëmtimi i vezës ishte minimal; vetëm rreth 2 cm katrorë të sipërfaqes janë humbur.
Pysankat ukrainase zakonisht krijohen duke përdorur një teknikë rezistuese me dyllë. Me këtë metodë, dylli “shkruhet” në një model dekorativ mbi sipërfaqen e vezës, e cila më pas lyhet ose ngjyroset. Më pas, dylli hiqet, duke zbuluar lëvozhgën me ngjyrë të çelët të vezës, që në rastin e pysankës së Lvivit është nga një rosë.
Praktika e dekorimit të vezëve ose topave prej qeramike është shumë e lashtë. Arkeologët kanë gjetur vezë qeramike të Pashkëve në Ukrainë që datojnë nga shekulli i 12-të, duke dëshmuar lashtësinë e kësaj tradite. Disa studiues madje besojnë se vezët e zbukuruara datojnë që nga mijëvjeçarë më parë, duke filluar nga kultura e gurit Cucuteni-Trypillia në Europën Qendrore, me gjasa si simbol i natyrës dhe rilindjes. Kjo traditë pagane u përfshi më vonë në krishterim, me vezën që filloi të simbolizonte varrin bosh dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.
Në Ukrainën moderne, dekorimi i pysankave është një traditë e rëndësishme kombëtare. Në vitin 2024, UNESCO e shpalli dekorimin e pysankave ukrainase si pjesë të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, duke nderuar këtë praktikë shekullore.
Veza e Pashkëve e Lvivit ndodhet aktualisht në Muzeun e Pysankave në qytetin Kolomyia, ku ekspozohen shumë nga këto simbole të traditës së gjatë ukrainase të zbukurimit të vezëve.
-

Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj: Nuk e besova lajmin e vdekjes së Papa Françeskut
Mëngjesi i 21 prillit nisi me një lajm të trishtë për mbarë botën: ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ati i Shenjtë ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi ishte shtruar në spitalin Gemelli.Të dielën e Pashkëve ai u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, mesazhin e lexoi një ndihmës i tij.
Për të përshkruar më nga afër këtë ngjarje të trishtë, programi “Rudina” në Tv Klan realizon një lidhje të drejtpërdrejtë me ambasadoren e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangajn. Ajo shprehet se ngjarja ishte e papritur dhe ka qenë e vështirë për t’u besuar, sidomos pas shenjave të mira që po shfaqte kryepeshkopi i Romës.Majlinda Frangaj: Unë…kur mora lajmin nuk e besova të them të drejtën sepse dje siç e thatë Papa dha urimin e Pashkëve dhe unë isha aty prezente kështu që pritëm momentin kur ai do të dilte te dritarja që të bënte urimin, por për surprizë edhe të besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit ai doli dhe vizitoi, bëri xhiro me Papa Mobile. Dukej i lodhur por nuk besuam, asnjë që kemi biseduar deri më tani nuk pritej të paktën në këto momente sepse ne e dimë që Papa ka qenë i shtruar në spitalin Gemelli që më 14 shkurt, por dukej sikur po e merrte veten. Filloi të bënte ca takime, priti mbretin e Britanisë së Madhe, priti zv/presidentin e Amerikës, doli dhe përshëndeti të dielën e kaluar, doli dje. Sot në mëngjes doli lajmi i trishtë.
Siç dihet, Papa Françesku u shtrua në spital për shkak të pneumonisë së dyfishtë. Majlinda Frangaj shton se ka gjasa që komunikimi zyrtar për shkaqet të vijojë mbrëmjen e sotme.
Majlinda Frangaj: Dihet që Papa nuk ishte mirë, por shkaqet e vdekjes mendohen të jetë një hemorragji cerebrale.. Sot në orën 20:00 ka mundësi të jepen shkaqet zyrtare. Në ambasadë nuk ka ardhur një komunikim zyrtar për të shpjeguar më hollësishëm. Thjesht ka ardhur ky komunikimi që selia mbeti vakante dhe Papa u nda nga jeta. Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione, por zyrtarisht vetëm ky informacion ka mbërritur në ambasadë. -

Karnavalet e Nartës, e veçanta e festës që kremtohet pas Pashkëve
Karnavalet e Nartës, është festa që nis të dielën e Pashkëve dhe vijon për tre ditë me radhë.
Kjo është një festë e trashëguar brez pas brezi dhe kremtohet ndryshe nga zonat e tjera të vendit.
Banorët vishen me kostume dhe lëvizin në të gjithë fshatin duke sjellë edhe valle tradicionale të zonës. Për vetë banorët, karnavalet janë një traditë e fshatit, por nga viti në vit ka ndryshuar, ndërsa mungon gjallëria e dikurshme edhe për shkak të emigrimit.
Në këto kushte banorët thonë se është më e rëndësishme se kurrë ruajtja e kësaj tradite.
Legjendat mbi kuptimin e tre ditëshit të karnavaleve dhe simbolikës së kostumeve janë të shumta por përgjithësisht thuhet se festa dhe kostumet e karnavaleve kanë lindur si një mënyrë për t’i ikur trishtimit të sëmundjeve të lashtësisë.Top Channel
-

Trafik kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan, qytetarët kthehen nga Korça pas festës së Pashkëve
Pas përfundimit të festës së Pashkëve, shumë qytetarë po kthen nga Korça.
Për pasojë është krijuar trafik në disa kilometra prej Librazhdit në drejtim të Elbasanit.
Nga pamjet e sigurua nga Top Channel, shihet radhë e gjatë automjetesh.
Të dielën besimtarët katolikë dhe ortodoksë festuan Pashkët.
Top Channel
-

Qindra njerëz mbushin rrugët e Vatikanit pas vdekjes së Papa Françeskut: Domethënëse që ndërroi jetë gjatë Pashkëve!
Sheshi i Shën Pjetrit u mbush me qindra njerëz të hënën pas njoftimit të vdekjes së Papa Françeskut, të cilët janë shprehur të trishtuar për këtë lajm.
Për shkak të turmave të mëdha, njerëzit lëviznin ngadalë, disa duke shtyrë biçikletat e tyre, të tjerë duke shtyrë karrocat ose duke i drejtuar fëmijët e tyre nëpër turmë.
Për Alessia Saltinin, një turiste italiane, vdekja e Françeskut “goditi në çdo kuptim”.
“Ajo që ndodhi këtë mëngjes, ishim pak të trishtuar sepse dinim për gjendjen shëndetësore të Papës, por praktikisht e dinim nga lajmet se ai do të vdiste”, tha ajo për Reuters.
Shumë turistë ishin ende në Romë pas fundjavës së Pashkëve, kur 1.3 miliardë katolikë në botë festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.
“Unë jam këtu për Pashkë dhe e shoh shumë domethënëse që Papa ka vdekur gjatë Pashkëve, ose fundjavës së Pashkëve,” i tha Reuters Becca Tusa, një turiste argjentinase.
“Unë jam nga Argjentina, Papa ishte argjentinas, kështu që ka shumë rëndësi për ne. Është një moment pak trishtimi dhe në të njëjtën kohë falënderimi dhe një festë e jetës.” -

Pashkët dhe politika në Fier si Krishti me Antikrishtin!
Nga Marsela Topi, FieriWeb
Edhe këtë vit, festa e Pashkëve ortodokse nuk arriti të bashkojë politikën në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Mes mijëra lutjeve të besimtarëve, qirinjve të ndezur dhe atmosferës shpirtërore të ringjalljes, përfaqësuesit politikë u paraqitën të ndarë, duke mos komunikuar apo bashkëvepruar me njëri-tjetrin. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Fier, Gazmend Bardhi, u shfaq i pari në ceremoni, i ndjekur nga mbështetësit e tij në mënyrë rreshtore. Bardhi shmangu çdo kontakt apo përshëndetje me përfaqësues të kampit kundërshtar, ndërsa këta të fundit u vendosën në pjesën tjetër të kishës, duke krijuar një ndarje të dukshme. Atmosfera e ftohtë politike ngjalli komente mes të pranishmëve, të cilët vërejtën me ironi se situata i ngjante një skene diplomatike mes delegacioneve të një konflikti të pandalur.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Kjo pamundësi për të dhënë një mesazh uniteti u pa si pasojë e tensioneve në rritje për shkak të fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Gazetarët e pranishëm zgjodhën të mos i drejtojnë mikrofonat përfaqësuesve politikë, duke respektuar solemnitetin e momentit dhe mesazhin e fortë të Dom Gjergj Metës, i cili theksoi: “Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë.”
Në këtë klimë të mbushur me tension e heshtje, festa e Pashkëve në Fier solli më shumë reflektim sesa bashkim mes liderëve, ndërsa qytetarët shpresojnë se mesazhi i paqes, tolerancës dhe ringjalljes të përkthehet një ditë edhe në jetën politike të vendit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Mbytet për vdekje me proshutë një 50-vjeçar gjatë drekës së Pashkëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sora, në provincën Frosinone të Italisë, ku një 50-vjeçar humbi jetën nga mbytja teksa hante një fetë proshutë gjatë drekës së Pashkëve.
Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës së drekës, përballë familjarëve me të cilët ai ndante ditën e festës.
Viktima, një invalid i lindur në vitin 1975, ndodhej në shtëpi me prindërit e tij. Ka qenë njëri prej tyre që ka lajmëruar urgjencën, por ekipet e shpëtimit, të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje së bashku me një patrullë policie, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
Të gjitha përpjekjet për reanimim ishin të kota dhe 50-vjeçari u deklarua i vdekur nga mbytja.