Tag: pashkët

  • ‘Pas çdo sakrifice vjen drita’, Basha uron Pashkët: Thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit

    ‘Pas çdo sakrifice vjen drita’, Basha uron Pashkët: Thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit

    Me rastin e festës së Pashkës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët e krishterë me një mesazh të ndjerë, duke theksuar mesazhin e shpresës, dashurisë dhe solidaritetit që përçon kjo festë.
    Në urimin e tij, Basha nënvizon se Pashkët janë një kujtesë e fuqishme se pas çdo sakrifice dhe vështirësie vjen drita, duke ftuar të gjithë qytetarët të besojnë në mundësinë e ndryshimit dhe në ditë më të mira për Shqipërinë.
    Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
    Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në këtë kremtim të shenjtë të Ringjalljes së Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra: Për shumë vjet Pashkët! Kjo festë e bekuar na kujton se pas çdo sakrifice vjen drita, dhe pas çdo vështirësie lind shpresa. Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.
    Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë. Drita e shpresës dhe e kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.
    Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

  • ‘Krishti u ngjall!’, besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë së bashku Pashkët

    ‘Krishti u ngjall!’, besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë së bashku Pashkët

    Besimtarët e krishterë në mbarë Shqipërinë festuan Pashkët, një ndër festat më të rëndësishme të besimit të tyre, përmes meshave të zhvilluara në të gjitha kishat katolike dhe ortodokse të vendit.
    Në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit”, ku mesha solemne u drejtua nga peshkopi Arjan Dodaj. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi rëndësinë e kësaj vigjiljeje, duke e cilësuar si një lutje pranë Varrit të Krishtit dhe simbol të shpresës së përbotshme. Ai shtoi se “nga druri i kryqit varet fati i botës” dhe se kjo meshë po këndohet njëkohësisht në çdo cep të globit.
    Edhe besimtarët ortodoksë u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku mesha u udhëhoq nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në fjalën e tij, ai përcolli një mesazh shprese dhe uniteti, duke theksuar se dashuria e Zotit është më e fuqishme se çdo urrejtje dhe se ringjallja sjell ripërtëritje shpirtërore për të gjithë.
    Pashkët simbolizojnë ringjalljen e Krishtit dhe triumfin mbi vdekjen, si një rikthim i shpresës dhe një thirrje për reflektim dhe rilindje shpirtërore. Festa e sivjetshme pati një domethënie të veçantë pasi të dy besimet e kremtuan në të njëjtën ditë, një rast që kishte ndodhur për herë të fundit në vitin 2017 dhe do të përsëritet sërish në vitin 2028.
     

  • Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit

    Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit

    Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës.
    Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
    Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.
    “Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.
    Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan.

  • Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit: Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin shpirtëror

    Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit: Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin shpirtëror

    Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës.

    Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
    Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.
    “Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.
    Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan gjatë meshës.

    Top Channel

  • Sali Berisha: Gëzuar Pashkët!

    Sali Berisha: Gëzuar Pashkët!

    Nga Sali Berisha-
    Gëzuar Pashkët!

    Të dashur miq, sonte besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit Mbret.
    Pashka, dita e ngjalljes së Hyjit është per çdo njeri, për të gjithë besimtarët ditë e pavdeksisë, e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij. Vetishëm  Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe në një të ardhme më e mirë.
    Ajo i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët e krishterë shqiptarë dhe miqtë e tyre të besimeve tjera para një zgjedhje historike me datën 11 maj.
    Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët.
    Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!

  • Pashkët “rëndojnë” trafikun në autostradën Tiranë-Elbasan/ Varg makinash drejt destinacioneve për festë

    Pashkët “rëndojnë” trafikun në autostradën Tiranë-Elbasan/ Varg makinash drejt destinacioneve për festë

    Në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan është shënuar pasditen e sotme ngarkesë në trafikun e automjeteve.

    Trafiku është rënduar nga shtimi i udhëtarëve që shkojnë drejt destinacioneve të ndryshme për të festuar Pashkët.

    Në pamjet e publikuara në media, shihet vargu i gjatë i automjeteve.

    Policia ka shtuar efektiv për të menaxhuar situatën e trafikut të rënduar.

  • Armëpushim për Pashkët/ Putin ndalon luftimet në Ukrainë deri të hënën

    Armëpushim për Pashkët/ Putin ndalon luftimet në Ukrainë deri të hënën

    Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën një armëpushim të Pashkëve në konfliktin në Ukrainë duke filluar nga mbrëmja e sotme dhe do të zgjasë deri në mesnatën e së dielës.
    Lajmin Vladimir Putin e konfirmoi në komentet televizive, ndërsa fliste me shefin e shtabit rus Valery Gerasimov , raporton Agence France-Presse (AFP).

  • Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Mundemi dhe duhet të ndryshojmë realitetin tonë

    Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Mundemi dhe duhet të ndryshojmë realitetin tonë

    Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka drejtuar një mesazh urimi në emër të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri në festën e madhe të Pashkëve. Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, ai ka përcjellë urimet e tij jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për ata ortodoksë dhe ungjillorë. Këtë vit Pashkët kremtohen në të njëjtën ditë nga të gjitha degëzimet e krishterimit në vend.
    Imzot Meta thekson se nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Sipas tij që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Ai shtoi se duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.
    Urimi për Pashkët nga Dom Gjergj Meta:
    Të dashur miq, Si çdo herë, për shkak të angazhimit dhe të qenit ipeshkëv në një Dioqezë që përfshin një territor të varfër e të shpopulluar, veçanërisht në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur në situata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, që shpesh u ikin reflektorëve të mediave, madje edhe vetë kujdesit tonë fetar, duke qenë se ndodh shpesh që ne të kujdesemi më shumë për pompozitetin e kremtimeve tona, sesa për jetën e njerëzve. Nuk e fsheh se jo rrallëherë më kap njëfarë trishtimi dhe fjalët e mia, të cilat mëtojnë të sjellin fjalën e Zotit, i shoh të pafuqishme përballë shumë situatave dhembjeje e vuajtjeje që nganjëherë e tejkalojnë imagjinatën tonë.
    E pyes veten se ç’fjalë mund të them gjatë këtyre ditëve? A thua kanë vlerë fjalët e mia përballë dhembjes dhe vuajtjes së shumë njerëzve, qofshin këto fizike, shpirtërore apo edhe morale? Ndërkohë që çdokush në bashkësitë tona mundohet të kapë një audiencë sa më të madhe në rrjetet sociale, për të “reklamuar” gjërat e shenjta, në shumë familje nëpër fshatra, por edhe nëpër zona urbane, konsumohen situata të kalcifikuara dhembjeje dhe vuajtjeje. Jam i sigurt se Zoti më shumë se kudo, është aty, shpesh i heshtur e do të thoja i pafuqishëm për të ndryshuar diçka jashtë jetës së këtyre personave, për faktin e thjeshtë se këtë mision Ai na e ka lënë neve. Ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet të ndryshojmë realitetin tonë.
    Prandaj, të bësh një urim për Pashkët është një përgjegjësi e madhe, pasi rrezikojmë të biem në klishe-të e zakonshme, në fjalët që përdoren për çdo herë, por që gjithnjë e më shumë e largojnë festën nga jeta e shumë njerëzve. Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër i Pashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për të tjerët, sidomos për ata që janë në vargonjtë e padrejtësisë, të dhunës, të luftës e të situatave të rënduara ekzistenciale. Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Por që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Vetëm kështu, duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.
    Këtë vit, Pashkët kanë qëlluar në të njëjtën ditë për të gjithë të krishterët: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Është një rast i bukur që të kremtojmë dhe të gëzohemi të gjithë një zemre, edhe pse secili në bashkësitë e veta.
    Le të jemi ne së pari Pashkë në jetën tonë e kështu të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen. Sigurisht që e gjithë kjo do të ndodhë në liturgjitë dhe shërbesat që do të bëjmë nëpër kishat tona, por këtë duhet ta bërtasim me të madhe nëpër rrugët dhe në situatat e njerëzve të çdo dite, në veçanti të atyre, që për një arsye a një tjetër, gjenden në kryq, janë në varret e vuajtjes dhe të mjerimit për shkak të luftës, ndasive, inatit dhe zemërimit. Vetëm kështu do të kemi kremtuar me të vërtetë Pashkë. Po ju uroj të gjithëve, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë, me përshëndetjen e të krishterëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall!

  • Imzot Arjan Dodaj uron besimtarët për Pashkë: Kemi nevojë për bukuritë që gjenerojnë të ardhmen, siç është familja

    Imzot Arjan Dodaj uron besimtarët për Pashkë: Kemi nevojë për bukuritë që gjenerojnë të ardhmen, siç është familja

    Besimtarët katolikë dhe ortodoksë do të festojnë nesër Pashkët ku këtë Pashkët katolike përkojnë me ato ortodokse. Në vigjilje të kësaj feste nuk kanë munguar as urimet nga figura të njohura të institucioneve fetare. Imzot Arjan Dodaj ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.
    Ai u shpreh se ashtu siç Krishti u ringjall edhe njerëzit duhet të ringjallin shpresën për një të ardhme sa më të mirë dhe në paqe.
    Imzot Arjan Dodaj dha mesazhin e tij duke kërkuar më tepër mbështetje për çiftet e reja, për të ndaluar emigrimin e shqiptarëve.
    Ai tha se është koha që të gjithë ne duhet të promovojmë njeriun që jeton dhe punon me ndershmëri.
    “Të mësojmë nga gabimet e shumë vendeve perëndimore dhe mos t’i pranojmë me sipërfaqësi. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë, por i gjithë institucioneve duhet të jetë pro institucionit të hershëm që është: institucioni Hyjnor, i jetës dhe i familjes. Zoti e krijoi njeriun burrë e grua. I bekoi dhe i tha: shtohuni dhe shumohuni, mbusheni tokën dhe sundojeni atë. Urimi i kësaj feste është që kombi shqiptarë të vijojë në trashëgiminë e këtij bekimi hyjnor për familjen dhe rininë shqiptare. Sikurse ndër shekuj pavarësisht padrejtësive që kemi përjetuar kanë ditur të na e përcjellin të bukur e të pastër breznitë të hershme.
    Në këtë vit jubilar është më e fortë ftesa për t’u kthyer nga Zoti. Shpeshherë njeriu, i bërë për gjërat e bukura, angazhohet dhe lodhet për bukuri kalimtare që jo rrallëherë bëhen fasadë dhe zhgënjejnë. Kemi nevojë për bukuritë që gjenerojnë të ardhmen, siç është familja, veçanërisht tek çiftet e reja, sepse pa çiftet e reja do të thellohet më tej dimri demografik.
    Të bëhemi bashkë për të kultivuar punën e ndershme që është fryti i njeriut që nuk e ka më të varrosur ndërgjegjen, përkundrazi nuk ka kurrë frikë ta dëgjojë atë. Të bëjmë në mënyrë që Shqipëria të jetë e të gjithëve me pasuritë e saj të larmishme natyrore, shpirtërore, kulturore, artistike etj.
    Sepse në këto vite jo rrallë herë për përfitimin e një pakice kemi humbur thesare që nuk kthehen më. Krishti është ringjallur, të ringjallim edhe ne shpresën për një  të ardhme më me plot jetë entuzuiazëm, paqe dhe harmoni mes nesh. Gëzuar për shumë mot Pashkët”, u shpreh Izmot Arjan Dodaj.