Tag: pashë

  • “I pashë njerëzit duke vdekur para syve të mi”/ I mbijetuari britanik rrëfen aksidentin e Air India

    “I pashë njerëzit duke vdekur para syve të mi”/ I mbijetuari britanik rrëfen aksidentin e Air India

    I mbijetuari i tragjedisë ajrore në Indi, Vishwash Kumar Ramesh mendoi se kishte vdekur kur avioni shpërtheu, por shpëtoi duke dalë nga një hapje në trupin e avionit.

    I mbijetuari britanik i aksidentit të avionit të Air India ka përshkruar tmerrin që përjetoi kur pa njerëz “duke vdekur para syve të tij”.
    Vishwash Kumar Ramesh tha se mendoi se kishte vdekur kur avioni u përplas me një ndërtesë, por më pas e kuptoi se ishte gjallë dhe arriti të shpëtonte nga rrënojat.
    Duke folur nga shtrati i spitalit, 40-vjeçari i tha kanalit DD News se avioni “dukej sikur ishte ngujuar në ajër” menjëherë pas ngritjes, përpara se dritat të fillonin të pulsonin jeshile dhe të bardha.
    Avioni Boeing 787 Dreamliner u përplas me një kolegj mjekësor të enjten, duke vrarë 241 personat e tjerë në bord.
    Ky është një ndër aksidentet më vdekjeprurëse për qytetarët britanikë dhe i pari që përfshin një avion të tipit 787.
    Ramesh tha: “Nuk e besoj ende që shpëtova. Për një moment mendova se do të vdisja, por kur hapa sytë dhe pashë përreth, kuptova se isha ende gjallë. Ende nuk e besoj si mbijetova.”
    Ai i tregoi transmetuesit: “Kur u ngrit avioni, brenda 5–10 sekondave dukej sikur ishte bllokuar në ajër. Papritur, dritat filluan të pulsonin – jeshile dhe të bardha.
    Avioni nuk po ngrihej dhe po rrëshqiste në ajër, derisa u përplas me një ndërtesë dhe shpërtheu. Në fillim mendova se kisha vdekur. Më vonë kuptova se isha ende gjallë dhe pashë një hapje në trupin e avionit. U çlirova nga rripi, përdora këmbën për të shtyrë hapjen dhe dola zvarrë jashtë. Nuk e di si shpëtova,” tha ai.
    “I pashë njerëzit duke vdekur para syve të mi – stjuardesat, dhe dy persona që ishin pranë meje… dola nga rrënojat.”
    Vendngjarja u vizitua të premten nga kryeministri indian Narendra Modi, dhe në pamjet filmike shihet duke folur me Ramesh në spital.
    Të paktën pesë studentë të mjekësisë u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën. Ka frikë se numri i viktimave në tokë mund të rritet.
    Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vazhdim.
    Viktima të tjera britanike të konfirmuara:
    Një çift britanik, Fiongal dhe Jamie Greenlaw-Meek, që drejtonin një qendër mirëqenieje shpirtërore, thuhet se ishin mes të vdekurve.
    Grupi Gloucester Muslim Community shprehu “ngushëllimet më të thella” pasi Akeel Nanabawa, bashkëshortja e tij Hannaa, dhe vajza e tyre 4-vjeçare Sara, u raportuan ndër viktimat.
    Kryetari i bashkisë së Wellingborough, Raj Mishra, bëri thirrje për unitet ndërsa konfirmoi vdekjen e Raxa Modha, foshnjës Rudra Modha, dhe zonjës K Mistri, të gjithë nga zona e tij.
    Ekspertë të aviacionit kanë ngritur hipoteza për shkaqet e mundshme të aksidentit, që nga dështimi i të dy motorëve – ndoshta për shkak të përplasjes me shpendë (si në rastin e “Mrekullisë në Hudson” më 2009) – deri te një konfigurim i gabuar i fletëve të krahëve gjatë ngritjes.

    Top Channel

  • “Inter-Roma? Pashë Empolin”, Antonio Konte: Titulli kampion do të ishte një mrekulli

    “Inter-Roma? Pashë Empolin”, Antonio Konte: Titulli kampion do të ishte një mrekulli

    Napoli është shkëptur në +3 pikë në krye të Serisë A, por gara për titullin kampion vazhdon të mbetet e fortë dhe e hapur deri në fund. Antonio Konte ka thënë pas fitores së sotme se Skudetoja do të ishte një mrekulli për të, duke mbetur kështu i kënaqur me sigurimin e një bileteje për në Ligën e Kampionëve. Sa i përket duelit mes Interit dhe Romës, Konte ka zbuluar se preferoi të ndiqte një tjetër ndeshje, atë mes Fiorentinës dhe Empolit.
    “Kanë mbetur edhe 4 hapa. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve tashmë është arritur edhe matematikisht. Skudetoja do të ishte një mrekulli. Inter-Roma? Nuk e pashë. Jam duke vuajtur mjaftueshëm për veten, imagjinoni të vuaj edhe për të tjerët. Pashë pjesën e dytë e ndeshjes Fiorentina-Empoli këtë mbrëmje”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspes/

  • “Të pashë të zhveshur”, çfarë ndodhi te “Njishi”? Agravon debati mes Frederikut dhe Albës

    “Të pashë të zhveshur”, çfarë ndodhi te “Njishi”? Agravon debati mes Frederikut dhe Albës

    Albi, pas eliminimit nga Ferma VIP mbrëmjen e djeshme ka zgjedhur Frederik Ndocin si kryefermer. Ky i fundit, zgjodhi Albën për të qëndruar bashkë në shtëpinë e Njishit.
    Por duket se gjërat nuk kanë shkuar fort mirë në mbrëmjen e parë në shtëpinë e Njishit.
    Frederiku i ka thënë Albës se e ka parë gjysmë të zhveshur në banjë pasi e kishte lënë derën hapur.

    “Në banjë, e kishe lënë derën hapur dhe të pashë gjysmë nudo. Por e kishe fajin ti”, është shprehur Frederiku.

    Alba e ka mohuar që ka qenë e zhveshur dhe më pas diskutimi është agravuar.
    Kjo bisedë ka bërë që Alba të thyej rregullat e Agait dhe ka lënë shtëpinë e Njishit, duke shkuar në fermë. Atje, fermerja ka ndarë situatën me Nurin ka është shprehur e prekur./vizionplus.tv

  • “I dëgjova duke debatuar”, nëna e Mark Samson: Hapa derën dhe pashë Ilarian e vdekur

    “I dëgjova duke debatuar”, nëna e Mark Samson: Hapa derën dhe pashë Ilarian e vdekur

    Detaje të reja janë zbardhur rreth dëshmisë  së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e Ilaria Sulës. Nëna e autorit është shprehur se e ka kuptuar në mëngjes se ishte një person në banesë. Më pas ajo shtoi se ka hyrë në dhomë dhe ka parë 22-vjeçaren e vrarë.
    “Në mbrëmje po flija. Vetëm në mëngjesin e 26 marsit kuptova se ishte dikush tjetër në shtëpi, kur pashë dy filxhanë kafeje. I dëgjova duke debatuar, pastaj s’u dëgjua më asgjë. Hapa derën dhe pashë vajzën të vdekur. Kam humbur ndjenjat”, ka thënë nëna e Mark.

    Mediat italiane shkruajnë se nëse konfirmohet se njollat e gjakut që policia ka konstatuar në muret e banesës së të riut, të cilat dyshohet se kanë mbetur gjatë tentativës së Ilarias për tu larguar nga shtëpia e ish partnerit dhe nëse nëna e Mark nuk e ka gjetur 22-vjeçaren të vdekur por të plagosur.  Njollat e gjakut gjithashtu mund të jenë shkaktuar gjatë përpjekjes për të fshehur trupin e Ilarias, i cili u fut në një valixhe të marrë nga dhoma e prindërve të Mark dhe u hodh në një greminë.
    Hetimet janë të fokusuara edhe në përcaktimin e saktë të kohës së vdekjes së vajzës. Mark ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se ka pasur marrëdhënie seksuale me të në orët e natës, gjë që do të verifikohet përmes autopsisë, dhe se e ka vrarë mëngjesin pasues, pasi i kishte çuar mëngjesin në dhomë. Rrobat që kishte veshur viktima, pantallona të zeza dhe një bluzë e bardhë, jo pizhame, hedhin dyshime mbi versionin e tij.
    Nën hetim është marrë edhe babai dhe xhaxhai i autorit. Mark ka deklaruar se babai i tij ndodhej në punë pranë Vatikanit në momentin e ngjarjes, por kjo po verifikohet nga autoritetet. Nën shqyrtim është edhe roli i xhaxhait, që banon në të njëjtën ndërtesë dhe pretendon se ndodhej në punë në kohën e vrasjes.

  • Fluturimi fatal i CEO së Siemens dhe familjes së tij, detaje të reja nga rrëzimi tragjik i helikopterit në Nju Jork

    Fluturimi fatal i CEO së Siemens dhe familjes së tij, detaje të reja nga rrëzimi tragjik i helikopterit në Nju Jork

    Një tjetër detaj shton edhe më shumë peshën e tragjedisë që ndodhi në Nju Jork me familjen prej pesë anëtarësh të drejtorit ekzekutiv të Siemens Spanjë, Agustin Escobar, të zhdukur nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin, raportojnë mediat spanjolle.

    Siç raportohet nga El Diario, Escobar, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre, 4, 5 dhe 11 vjeç, udhëtuan për në Nju Jork për të festuar ditëlindjen e njërit prej fëmijëve.

    Dear God
    The rotor came off this helicopter
    There was nothing the pilot could do after that
    Maintenance history will be a key part of this investigation
    A family was reportedly onboard doing an aerial tour
    Just awful 😢
    pic.twitter.com/uU1IGJmpXE
    — Phil Holloway ✈️ (@PhilHollowayEsq) April 10, 2025

    Familja Escobar kishte mbërritur nga Barcelona në Nju Jork pak orë para fluturimit tragjik, duke zgjedhur të bënte një nga turet ajrore të zgjedhura nga turistët që vizitonin metropolin amerikan, rreth Statujës së Lirisë dhe deri në Urën George Washington.

    🙏Shocking footage from the helicopter crash site in New York’s Hudson River
    All six people on board were killed — including Agustin Escobar, a top executive at Siemens Spain, who was on a sightseeing flight with his wife and three children.
    Eyewitnesses say the helicopter… pic.twitter.com/doRMQOJuDY
    — NEXTA (@nexta_tv) April 11, 2025

    Teoria e re për shkakun e aksidentit
    Në të njëjtën kohë, ekspertët po përpiqen të analizojnë shkaqet e aksidentit duke shqyrtuar pamjet e regjistruara nga dëshmitarët okularë.
    Në pamje, helika në bishtin e helikopterit duket se është prerë.
    “Pamjet tregojnë se rotori goditi trupin kryesor të helikopterit, duke i prerë bishtin me këtë rezultat tragjik”, tha për Daily Mail ish-piloti ushtarak Jim Brussell. Sipas tij, kjo mund të jetë shkaktuar ose nga dështimi mekanik ose nga nga një gabim njerëzor.
    Në të njëjtën mënyrë, një ekspert që foli për Fox 5 tha: “Nëse koka rrotulluese shkëputej nga helikopteri, mjeti patjetër që do rrëzohej. Nuk ka asnjë mënyrë që një helikopter të bëjë një ulje normale me një dëmtim të tillë. “E vetmja gjë që do të ndodhë është se do të rrëzohet”.
    Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, helikopteri “ra si gur” në lumin Hudson, me pasojë vdekjen jo vetëm të familjes Escobar, por edhe të pilotit 36-vjeçar.
    “Dëgjova një kërcitje të fortë.” Ngrita sytë dhe pashë një helikopter duke rënë dhe duke u rrëzuar në ujë. “Unë nuk pashë askënd që notonte,” tha një dëshmitar okular për New York Times.
    “E pashë të binte nga qielli”. “Dëgjova pesë ose gjashtë tinguj të fortë që dukeshin si të shtëna armësh në qiell dhe pashë copa të helikopterit të thyheshin dhe më pas të binin në lumë”, përshkroi Danny Horbiak, i cili pa përplasjen nga dritarja e shtëpisë së tij.
    Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e aksidentit, videot e momentit të rënies së helikopterit tregojnë se helika në bisht i ishte shkëputur.

    Top Channel

  • “Zero ambicie për luks dhe para, në moshën time interesat janë të tjera”, Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD

    “Zero ambicie për luks dhe para, në moshën time interesat janë të tjera”, Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD

    Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se rikthimi i tij në krye të partisë dhe kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit nuk vinë si ambicie për para apo luks.Në takimin në Lushnje, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Berisha tha se ai u rikthye për të mos ia lënë kontrollin e opozitës kryeministrit Edi Rama.
    Sali Berisha: Ju siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin, kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Në këtë moshë timen, interesat e mia janë krejt të tjera. Por, u ktheva sepse pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi që thahet e pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar. E pashë se kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama siç e bën tani ai Bravën (Berishën) e merr pas vetes. E pashë se kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj. Kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim, asnjë shkak tjetër. Natyrisht, nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri madhështore. Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh mbrapsht parave shqiptarëve në rroga e pensione. 

  • “Zero ambicie për luks dhe para! Në moshën time, interesat janë të tjera”/ Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD-së: Kur pashë se opozita drejtohej nga Rama…

    “Zero ambicie për luks dhe para! Në moshën time, interesat janë të tjera”/ Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD-së: Kur pashë se opozita drejtohej nga Rama…

    Sali Berisha: Ju siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin, kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Në këtë moshë timen, interesat e mia janë krejt të tjera. Por, u ktheva sepse pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi që thahet e pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar. E pashë se kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama siç e bën tani ai Bravën (Berishën) e merr pas vetes. E pashë se kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj. Kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim, asnjë shkak tjetër. Natyrisht, nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri madhështore. Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh mbrapsht parave shqiptarëve në rroga e pensione.

    Top Channel

  • Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet Mark Samson: I pashë mesazhe me një djalë tjetër, krimin e bëra i vetëm

    Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet Mark Samson: I pashë mesazhe me një djalë tjetër, krimin e bëra i vetëm

    Mark Samson dhe Ilaria Sula

    ITALI- Mark Samson, ish i dashuri i Ilaria Sulës, iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares së çështjes për më shumë se 5 orë. Në një artikull të mediave italiane, zbulohen detaje nga dëshmia e tij. I ndihmuar nga avokati Alessandro Pillitu, 23-vjeçari me origjinë filipinase, i sapodiplomuar për Arkitekturë në Universitetin “La Sapienza”, iu përgjigj të gjitha pyetjeve për të rindërtuar ngjarjet e natës midis 25 dhe 26 mars, ashtu edhe për të sqaruar pikat ende të paqarta të vrasjes.
    Por sipas asaj që bëhet me dije, Samsoni kishte preferuar të mos u përgjigjej shumë pyetjeve të prokurorit Presta. Ai shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën e tij për t’i kthyer disa nga rrobat e tij. Ajo qëndroi me të deri vonë në darkë dhe kishte rënë dakord që të flinte në shtëpinë e tij në mënyrë që të mos kthehej në apartamentin e saj me transport publik. Sipas djalit, të dy së ​​fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.
    “Ajo më solli disa rroba më pas ndaloi të flinte nga unë. Mëngjesin e 26 marsit e godita me thikë pasi pashë një mesazh nga një djalë tjetër. E mbështolla trupin me celofan dhe më pas në një qese dhe e futa në valixhe. Nuk e kam paramenduar krimin,”-këto ishin fjalët e tij të para gjatë rrëfimit. Më pas shtoi: E godita me thikë pas shpine. Çdo gjë e kam bërë veten. E ngarkova trupin në makinë dhe e braktisa në një humnerë. Më pas u ktheva dhe pastrova vendin e krimit.

    Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

  • Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.

     

     
    Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.

    Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:
    O të hanën kur topi krisi, amaneIa dha kalasë anë o për anë, amaneO mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezirMbi vezir Ali Pashën, amaneAli Pasha i ngratëLufton ditë e natëÇu ba muhaserëBini gegë e biniSe fishekë tek kiniBini toskë e gegëFishekë ju nap vetë
    Njizetekatër pashallarë, amaneO dojn me i hi kalasë përmrendë, amaneAli Pasha del i parë, o more Ali PashëAli Pashë TepelenaAli Pashë BeratiÇ’po luftonte i atiAli Pashë tërhallaÇ’po t’shkëlxhente pallaBini gegë e biniSe fishekë tek i kiniBini toskë e gegëFishekë iu nap vetë.