Tag: pashë

  • “E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”/ Horror në Volos, shqiptari vret gruan në sy të fëmijëve, e priti në shkallët e pallatit dhe…

    “E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”/ Horror në Volos, shqiptari vret gruan në sy të fëmijëve, e priti në shkallët e pallatit dhe…

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Volosit, Greqi, ku një burrë 40-vjeçar me origjinë shqiptare vrau gruan e tij 36-vjeçare, gjithashtu shqiptare, me të cilën kishte katër fëmijë. Pas aktit të rëndë, autori është larguar nga vendngjarja dhe ndodhet në kërkim nga policia.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte familja, në rrugën Konstanta. Sipas raportimeve, konflikti mes çiftit ka nisur në apartamentin e tyre dhe më pas ka vijuar në hyrje të pallatit, ku dyshohet se burri ka goditur për vdekje gruan me një mjet të mprehtë. Tragjikisht, një nga fëmijët ka qenë dëshmitar i ngjarjes, dhe mësohet se i ka thënë policisë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë.” Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Autori më pas është parë duke u larguar me vrap në rrugën Gladstonos, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionin për kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe mjeku ligjor, ndërsa pritet të bëhet transportimi i trupit për autopsi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga protothema.gr, nuk ka pasur raportime të mëparshme për dhunë në familje, megjithatë burri dyshohet se ishte përdorues droge.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Hetimet vijojnë në intensitet të lartë, ndërsa autoritetet greke po shqyrtojnë motivet që çuan në këtë vrasje të rëndë, e cila shton bilancin tragjik të dhunës ndaj grave.

  • “Ai pa mesazhin në telefon që do…”/ Detaje, si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi

    “Ai pa mesazhin në telefon që do…”/ Detaje, si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi

    I varur nga droga, me probleme psikiatrike dhe i “verbuar” nga xhelozia!
    Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci, duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve,36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje të jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.
    Që nga pasditja e së premtes, policia ka nisur një kërkim për arrestimin e tij, pasi 40-vjeçari është arratisur pas krimit, ndërsa ka me vete edhe thikën që kreu vrasjen.
    Sipas informacioneve që mediat greke kanë siguruara, oficerët kanë kthyer vëmendjen te pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të vendosura përreth rrugëve Konstanta dhe Gladstonos. Qëllimi është të hartëzohet rruga e ndjekur nga autori menjëherë pas krimit, kur ai iku në këmbë për të shmangur arrestimin.
    Në të njëjtën kohë, një tjetër ekip policie po kontrollon qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të ketë qenë i fshehur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten. Ky skenar po shqyrtohet seriozisht, pasi 40-vjeçari kishte një historik të probleme të shëndetit mendor, teksa thuhet se kishte tentuar vetëvrasje rreth dy muaj më parë.
    Sipas një raportimi nga MEGA, më 28 qershor 2025, ai u transferua në klinikën psikiatrike të Volosit pasi u përpoq të bënte vetëvrasje në verandën e shtëpisë së tij, përsëri para fëmijëve. Po ashtu thuhet se ka qenë nën ndikimin e drogës.
    Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge. Ai qëndroi në burg vetëm për dy muaj dhe që atëherë ka pasur probleme financiare.
    Çfarë thonë dëshmitarët okularë?
    “Dëgjova fëmijët, duke vrapuar poshtë shkallëve”, thanë dëshmitarët. “E pashë në verandë, duke vrapuar. Pastaj, dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar”, thanë ata.
    Një fqinj i çiftit përshkruan për MEGA-n atë që pa menjëherë pas krimit brutal.
    “Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte këtu me një mjet të mprehtë në duar duke shkuar në anën tjetër dhe duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur”, shton një tjetër banor i zonës.
    Si ndodhi krimi?
    40-vjeçari, me goditje të përsëritura me një thikë, i mori jetën gruas së tij para syve të fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri në 18 vjeç, duke kapluar një qytet të tërë në zi.
    Vajza e madhe foli për gegonota.news, duke deklaruar se prindërit e saj kishin debate të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër debat, kur më pas 40-vjeçari mori një thikë dhe e ka goditur në qafë dhe shpinë.
    “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
    Më konkretisht, sherri ndodhi brenda shtëpisë dhe autori e sulmoi 36-vjeçaren me një thikë. Ajo vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Më pas, gruaja u rrëzua mi një vetratë xhami, duke e thyer dhe duke marrë plagë edhe prej copave të tij.
    Pasi la pas trupin e përgjakur të gruas së tij, autori i krimit iku në Rrugën Gladstone. Sipas burimeve nga Spitali, plagët në trupin e 36-vjeçares raportohet se nuk kanë qenë fatale dhe dyshohet se ajo ka ndërruar jetë pasi ka rënë mbi xham.
    Fëmijët janë të tronditur!
    Imazhi që panë fëmijët e çiftit ishte i tmerrshëm… njëri prej tyre, në gjendje shoku, thuhet se i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.
    Komuniteti vendas po i ndjek zhvillimet me tronditje. Askush nuk e priste që familja të zhytej në një tragjedi të tillë, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje në të kaluarën.

  • Mizoritë e Ali Pashë Tepelenës dhe mirësitë e bijës së tij

    Mizoritë e Ali Pashë Tepelenës dhe mirësitë e bijës së tij

    Në faqet 115 – 119 të librit “La nouvelle Schéhérazade — Sheherazadja e re” të Leïla Hanoum-it, botuar në Paris më 1885, gjejmë një tregim mbi Ali Pashë Tepelenën dhe vajzën e tij “Les tourterelles de Fatma — Thëllëzat e Fatmës”.

    Këtë tregim Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Thëllëzat e Fatmës nga Leïla Hanoum

    Në pashallëkun e Shqipërisë, në Janinë, dikur sundonte Ali Mehmet Pasha (Ali Pashë Tepelena).

    Ai ishte një njeri mizor dhe fanatik, një tiran i vërtetë, siç u imponon ndonjëherë despotizmi krahinave të nështruara. Por askush nuk do të kishte guxuar të ngrinte zërin për të kërkuar drejtësi.

    Ankesa ose qortimi do të kishte vdekjen për përgjigje. Myslimanët, të mësuar me nënshtrim, ulën kokat; vetëm të krishterët murmurisnin me zë të ulët kundër zgjedhës që i shtypte.

    Ali Pasha kishte një vajzë: Fatmën, një brune dhjetëvjeçare, sytë e zinj të së cilës përhapnin dritë si dielli afrikan dhe shpirti i saj ishte i butë si një pëllumbeshë. Tekë e çuditshme e natyrës që nxjerr trëndafila mbi kaçube!

    Në pallatin e frikshëm të Janinës, Fatmën e donin aq sa i urreshin të atin. Kishte aq miq sa i ati armiq.

    Nëse herë pas here një krah hakmarrës mendonte të ngrihej kundër të pabesit, kujtimi i Fatmës e çarmatoste.

    Kjo sepse fëmija i dashur dukej se kishte lindur për të zbutur mizoritë e babait të saj.

    Ali Pasha i urrente të krishterët. Fatmës i vinte keq për ta. Shpesh, vajza e vogël, me një përkëdhelje apo një fjalë të butë, merrte më shumë hire se të gjitha ambasadat e fuqive europiane.

    Barbari ndjente zemrën t’i shkrihej në kontakt me këtë zemër të pastër dhe naive, dëgjonte llafet fëminore të këtij engjëlli të mirë që Zoti kishte vendosur në rrugën e tij.

    Krijesë e vogël e dashur dhe e ëmbël, çfarë detyre plot gracka e trishtim kishte mbi supe! Por me çfarë guximi e çfarë durimi e realizoi çdo ditë !… Përhapje dashamirësie ku mbretëron padrejtësia; për të ngushëlluar të shtypurin. Pastaj për të mbështetur të dobëtin, për të inkurajuar të pafatin, për të shpëtuar të dënuarin, për të falur fajtorët.

    Kjo është ajo që Fatma u përpoq të bënte në Janinë. Prandaj, myslimanët dhe të krishterët e bekuan njëzëri këtë vajzë të vogël, aq të vogël në moshë, aq të madhe në zemër. Atë e kishin pagëzuar me pseudonimin Mélêk (engjëll).

    Një ditë Ali Pashës i ra në vesh se kundër tij ishte kurdisur një komplot. Një dervish i vjetër la të kuptohej se të krishterët nuk ishin të huaj për të.

    Menjëherë, duke dashur të japë një shembull të tmerrshëm, guvernatori shkon në qytet dhe, duke ndaluar rrugës një çift të rinjsh shqiptarë që po shkonin në kishën ortodokse për t’u martuar, kap dhëndrin dhe nusen. Pastaj, për emocionin e madh të të gjithë të pranishmëve, i lidh me zinxhirë dhe i çon në pallatin e tij.

    Është e lehtë të imagjinohet tronditja e përgjithshme për këtë lajm të tmerrshëm. S’kishte më shpresë veç Fatmës. Pikërisht asaj iu drejtuan prindërit e bashkëshortëve të rinj: një degë e dobët shpëtimi, së cilës i ishin bashkangjitur dy jetë të reja !

    Fatma e vogël u premtoi se do të bindte pashain. Kështu ajo shkoi, pas namazit, në hajatin ku Shkëlqesia e Tij ishte shtrirë në mënyrë të pahijshme për të tymosur çibukun. Fatma kishte marrë në duart e saj të lezetshme dy thëllëza që i kishte për zemër dhe që i ati i kishte dhuruar gjatë Bajramit të fundit.

    Duke u dridhur, me zemrën e saj të trazuar fort, vajza e vogël qëndroi midis mureve të hajatit, duke iu lutur në heshtje Allahut që t’ia zbuste zemrën Ali Pashës.

    — Çfarë do, e dashura ime, dhe pse po vjen kaq vonë në selamlik, pyeti guvernatori, duke parë një emocion të papërmbajtur në sytë e së bijës.

    — Shkëlqesi, dua që të më jepni për një moment jataganin tuaj, u përgjigj Fatma me një zë të prerë.

    — Dhe çfarë do të bësh me të, o bijë e shkretë ?

    — Që të pres kokat e këtyre thëllëzave dhe t’i ekspozoj sonte në dritaret e kështjellës tuaj…

    — Çfarë të kanë bërë këto krijesa të pafajshme që je kaq mizore me to ? tha Ali Pasha, i habitur që në zemrën e pastër të së bijës mbiu një ndjenjë gjakmarrjeje.

    — Ato nuk më kanë bërë asgjë më shumë, babai im, se ata të dy të krishterët që do të flijohen pas pak; por, për të qenë të denjë për ju. A nuk duhet të sakrifikojmë pafajësinë ndaj shpifjeve dhe padrejtësive ?…

    Ali Pasha shikoi të bijën: ajo kishte lotë të mëdhenj në sy. E tërhoqi butësisht pranë vetes dhe duke e përqafuar i tha :

    — Mbaji thëllëzat e tua, e shtrenjta ime; Unë do të fal çiftin e krishterë, me kusht që të mos më bësh më kurrë një vërejtje të tillë. Lotët e tu, që rrjedhin, e ndaluan hakmarrjen time.

    — Le të pengojnë gjakun të rrjedhë njësoj, thirri Fatma ! Të të bëjnë, o babai im, po aq të nderuar nga drejtësia, ashtu siç je i madh nga trimëria !

    Është kaq e ëmbël të duhesh nga ata që qeveris ! A nuk është më mirë, më thuaj, të ngjallësh besim sesa frikë ?

    — Fatma, tha Ali Pasha pasi u mendua pak çaste, fuqia në duart e mia është si një shpatë e mprehtë që plagos e shtyp.

    Ndërsa mirësia jote, fëmijë i dashur, më duket si një mburojë gjithmonë e gatshme për të mbrojtur ata që dua të godas.

    Kështu Allahu në mëshirën e tij të pafund e lejon luanin e shkretëtirës të kursejë thëllëzat e pafajshme. Butësia shumë shpesh paralizon forcën më brutale…

    Vazhdo të jesh e mirë dhe bamirëse, bija ime. Dhe jam unë Pashai i Janinës që do të përpiqem të jem si ti!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALI PASHË TEPELENA KISHTE THESARE SI NË “NJË MIJË E NJË NET”/ SI I BËRI?

    Lettres champenoises” kanë botuar, më 1820, në faqet n°226 – 228, një shkrim mbi Ali Pashë Tepelenën (Janinën). Të cilin shkrim Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Pas Mbretëreshës së Anglisë, personazhi që zë më shumë vëmendjen e publikut është pashai i famshëm i Janinës. Ai e ka hedhur zgjedhën dhe është bërë i pavarur nga Porta.

    Nëse despotizmi bëhet burrë, me siguri që ai do të përhapet në botë nëpërmjet Aliut.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Tudor, pas fitores ndaj BVB: Na mungonte pak freskia, por pashë dëshirë dhe përkushtim

    Tudor, pas fitores ndaj BVB: Na mungonte pak freskia, por pashë dëshirë dhe përkushtim

    11 Gusht 2025

    7:53

    Alfred Lleshi

    “Rezultati në gusht nuk ka asnjë rëndësi, por ishte një stërvitje e mire. Ishte një ndeshje serioze, na mungonte pak freskia, por pashë përkushtim dhe dëshirë për t’i bërë gjërat mirë”. Ky ishti vlerësimi i trajnerit të Juventusit, Igor Tudor, pas fitores 2-1 në miqësoren ndaj Borussia Dortmundit.
    “David lëviz mirë dhe kur të jetë më i freskët në këmbë, gjithçka do të jetë më e lehtë për të. Douglas Luiz është lojtari im dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Bremer është mirë, luajti një pjesë loje të një ndeshjeje serioze. Tani do të shohim në testet e ardhshme, edhe sepse debutimi ndaj Parmës është shumë afër”.
    Mbyllja për merkaton: “Kolo Muani? Nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me dje, nuk ka të reja”.

  • Ali Pashë Tepelena kishte thesare si në “Një mijë e një net”/ Si i bëri?

    Ali Pashë Tepelena kishte thesare si në “Një mijë e një net”/ Si i bëri?

    “Lettres champenoises” kanë botuar, më 1820, në faqet n°226 – 228, një shkrim mbi Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Pas Mbretëreshës së Anglisë, personazhi që zë më shumë vëmendjen e publikut është pashai i famshëm i Janinës, i cili ka hedhur zgjedhën dhe është bërë i pavarur nga Porta.

    Nëse despotizmi bëhet burrë, me siguri që ai do të përhapet në botë nëpërmjet Aliut.

    Thuhet se thesaret e tij, të cilat qëndrojnë në pasazhe të mëdha nëntokësore dhe që mund të krahasohen me ato të Abulkasemit, në “Një mijë e një net”, arrijnë në dyqind milionë.

    Kjo shumë e madhe është fryt i plaçkitjeve, grabitjeve dhe mizorive të tij.

    Kushdo që gjendej në sundimin e saj, nëse dyshohej se ishte i pasur, vihej menjëherë në shënjestrën e tij; e cila ishte e barazvlefshme me një dënim me vdekje.

    Atij i ka ndodhur të rrafshojë fshatra të tërë për t’u marrë atë që kishin.

    Ai komunikonte shpesh me Bonapartin, sepse kishte dëgjuar se ai ishte një njeri që e kuptonte despotizmin në mënyrë të admirueshme.

    Madje pretendohet se ai fshehurazi ishte xheloz.

    Ai foli për këtë një ditë me Z. de Pouqueville dhe e pyeti se çfarë dobie kishte për të një organ legjislativ :

    — Për të bërë ligje, u përgjigj Z. de Poucqueville.

    — Çfarë, ligje! Pra, ekzistojnë gjëra të tjera përtej vullneteve të tij?

    — Pa dyshim, madje ka edhe disa anëtarë të këtij organi legjislativ që kanë guxuar t’i thonë të vërtetën, dhe Z. de Poucqueville përmendi emrat e Z. Laîné dhe Z. Raynouard.

    — Dhe çfarë u bë me ta?

    — Ata jetojnë.

    — Ata jetojnë!!! Ky është Bonaparti juaj! mos më flisni më për këtë.

    Ali Pasha është mbi gjashtëdhjetë vjeç; e mundon përdhesi, i cili e pengon të hipë në kalë.

    Porta po bën përgatitje të jashtëzakonshme kundër tij dhe po përgatitet për ta sulmuar nga toka dhe nga deti.

    Këto përgatitje e shqetësojnë shumë. Duket se kjo luftë do t’i japë fund si pushtetit, ashtu edhe mizorive të tij.

    ObserverKult  

    Lexo edhe:

    JA ÇKA KISHTE THËNË NJERIU QË PUNOI ME ALI PASHË TEPELENËN

    Libri në gjuhën frënge, “Vie d’Ali-Pacha, visir de Janina, surnommé Aslan ou le Lion – Jeta e Ali Pashës, vezirit të Janinës, i thirrur Asllan ose Luan”, të autorit Alphonse de Beauchamp.Ky është botuar në Paris në vitin 1822, derisa solli një fragment të veçantë. Kjo në faqen n°180, mbi rrëfimin e një filozofi shqiptar* për Ali Pashë Tepelenën.

    Më poshtë, do të gjeni tekstin e plotë. Ky tekst është i sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e biznesmenin turk/ Kush është Halit Yukay: Martesa e tij me një grua greke dhe kompania e anijeve

    Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e biznesmenin turk/ Kush është Halit Yukay: Martesa e tij me një grua greke dhe kompania e anijeve

    Kërkimet vazhdojnë intensivisht për biznesmenin 43-vjeçar turk Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës, kur ai u nis me jahtin e tij nga Gialova në Turqinë jugperëndimore me destinacion Mykonos.

    Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet nga roja bregdetare turke i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur pranë Prokonnisos (një ishull në Detin Marmara pranë Propontis). Ndërkohë, sipas një raporti në Milliyet, një kapiten anijeje mallrash ka treguar disa detaje rreth situatës që ai ka parë në det me anisen e biznesmenit duke u fundosur.

    “Papritmas ndjeva një dridhje, nuk e kuptova çfarë po ndodhte, shikova përpara meje dhe pashë dy copa në të djathtë dhe të majtë. Nuk mund ta kuptoja çfarë po ndodhte. Shikova përpara meje dhe pashë dy copa në të djathtë dhe të majtë. Pashë diçka si copa druri. Kalova nga mesi, por pas pak u ktheva me anijen. Nuk u ndjeva rehat. Në atë moment, pashë një varkë shpëtimi. Nuk e kuptova se çfarë ishin copat e drurit që pashë në të djathtë dhe të majtë. Kur e kuptova se nuk kishte të bënte fare me mua (anijen time), vazhdova udhëtimin tim.

    Pas pak kohe, thirra përfaqësuesin e kompanisë dhe i shpjegova situatën. Pastaj më thanë se nuk kishte të bënte fare me ne. Thashë: Po vazhdoj udhëtimin tim. Normalisht, kur has një situatë të tillë, njofton rojen bregdetare. Por në gjendjen psikologjike që isha në atë moment, nuk mund të mendoja. Kishte dy ose tre anije përpara meje. Nuk pashë ose dyshova se ishte një varkë, sepse ishte pa pilot në mes të detit dhe nuk kishte të bënte fare me ne. Nuk pati përplasje. Do ta kishim dëgjuar zhurmën, do ta kishim vënë re”, tha ai.

    Kush është Halit Yukay?

    Halit Yukay lindi në Stamboll në vitin 1982. Ai është sipërmarrës dhe krijues i Mazu Yachts, me të cilën u dallua në fushën e ndërtimit të anijeve, të cilat shumë njerëz të shquar në Turqi dhe jo vetëm i zgjedhin, për shkak të cilësisë së tyre. Mazu Yachts, e themeluar në vitin 2011, njihet si një kompani me theks në dizajn dhe teknologji. Ai vetë e donte detin që nga fëmijëria, siç pohoi në një intervistë që dha për Volvo Penta disa vite më parë, ai projektoi anijen e tij të parë në moshën 6 vjeç, në një fletore shkolle.

    “Projektova projektin tim të parë, një varkë rreth 18 metra të lartë, dhe pata fatin ta shisja që në dizajnin e parë. Kështu filloi gjithçka”, tha 43-vjeçari.

    Interesi i tij për varkat erdhi jo vetëm nga revistat që blinte i ati, por edhe nga verat që kalonte shpesh me familjen në një varkë.

    “E dua detin. Më pëlqen shumë lundrimi me vela dhe kam lundruar që kur linda. Gjyshi im kishte një varkë dhe pastaj im atë, kështu që i kalonim të gjitha verat, dhe ndonjëherë edhe dimrat, duke lundruar”, tha ai.

    Marrëdhënia e tij me Greqinë duket se nuk kufizohet vetëm në udhëtime, pasi sipas TRT Haber, 43-vjeçari është i martuar me një grua greke, e cila punon si menaxhere e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në kompaninë e tij. Ata kanë një fëmijë së bashku, siç mund të shihet nga profili i saj në Facebook.

    Thriller me zhdukjen e 43-vjeçarit

    Autoritetet ishin informuar nga të afërmit e Youkait, pasi ata nuk kishin mundur ta kontaktonin atë pas nisjes së tij për në ishullin e erërave. Roja Bregdetare Turke u njoftua në orën 23:40 të mbrëmjes së së hënës dhe disa orë më vonë, në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh anijeje tregtare njoftoi dhomën e operacioneve se kishin parë rrënoja, të cilat rezultuan të ishin Graywolf e Youkai-t. Në operacionin për kërkimin e biznesmenit turk, morën pjesë një zhytës, një helikopter dhe anije të rojes bregdetare.

  • Mirditasit: “Ali Pasha, urdhrat tuaja ne na fyejnë. Ne nuk jemi armatosur të luftojmë kundër njerëzve të çarmatosur e të mbyllur..”

    Mirditasit: “Ali Pasha, urdhrat tuaja ne na fyejnë. Ne nuk jemi armatosur të luftojmë kundër njerëzve të çarmatosur e të mbyllur..”

    Në vitin 1812, mirditasit kundërshtuan urdhërin e Ali Pashë Tepelenës, për të masakruar kardhiqiotët e lidhur.Siç dihet nga historia, në ushtrinë e Ali Pashës kishte edhe mirditas.Qenë pikërisht këta mirditas që në vitin 1812, bënë aq shumë emër, sepse tek Hani i Valaresë kundërshtuan urdhërin e Vezirit, Ali Pashë Tepelena, për të masakruar kardhiqotët e lidhur.Francezi Samson Klever, ish gjeneral i ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës, e përshkruan kështu këtë ngjarje:

    “Aliu u ngarkoi mirditasve masakrën. U dëgjuan pëshpëritje në radhët e tyre. Aliu kujtoi se do ishte puna për shpërblimin dhe nuk ua vuri veshin.Ndrek Gazulli, komandant i mirditasve doli përpara dhe me zë të sigurtë tha:“Ali Pasha, urdhrat tuaja ne na fyejnë. Ne nuk jemi armatosur të luftojmë kundër njerëzve të çarmatosur e të mbyllur. Lërini të dalin kardhiqotët, jepu armët e tyre, të njoftohen për tu mbrojtur dhe ne do të dimë të luftojmë. Mirditasit…nuk janë për t’u shërbyer si xhelatë”.Fama e Mirditës mori dhenë. Urdhërin e kobshëm për masakrimin e kardhiqiotëve e zbatoi Thanas Vaja.Konsulli francez në Shkodër, Alexandre Degrand, në fund shek. XIX, ndër të tjera do të shkruante:“Në këngët shqiptare, kur vajtohet një betejë e humbur dhe heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditasve në radhët e tyre”.Fatjon Merturi /FaceBook

  • Monumentet/ndërtimet e shqiptarëve në udhën e Haxhit

    Monumentet/ndërtimet e shqiptarëve në udhën e Haxhit

    Abdullah Klinaku

    Shqiptarët, pas pranimit të islamit dhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, mbërritën jo vetëm në postet më të larta në perandori, por lanë gjurmë të pashlyera në të gjithë gjeografinë në të cilën sundonte Perandoria Osmane, përfshirë edhe tokat arabe. Madje jo vetëm që lanë gjurmë apo që lanë vepra monumentale por edhe krijuan shtete dhe formuan dinastitë e veta. Duke qenë se aktiviteti i shqiptarëve në tokat arabe regjistrohet që nga viti 1522, po që nga kjo kohë regjistrohet edhe interesimi i tyre për ndërtimin e objekteve në tokën e Shamit, përmes së cilave lehtësohej udha e haxhilerëve.➡️ Mehmet pashë Dukagjini, i biri i Ahmet pashë Dukagjinit dhe i motrës së Sulltan Selimit I, ishte vali i Halepit. I një qyteti strategjik e të rëndësishëm për udhën e haxhilerëve si dhe për udhëtarët e tjerë që vinin nga perëndimi. Mehmet pash Dukagjini, ndërtoi vakëfin e tij afër tyrbes së nënës së tij dhe xhamisë “El-Adilije – Xhamisë së drejtësisë” në vitin 1556, e cila ishte edhe xhamia e parë e ndërtuar sipas stilit osman në Halep. Në kuadër të vakëfit të parë Mehmet pashë Dukagjini ndërtoi tre karvan-saraje, një pazar të vogël dhe dy furra, ndërsa në kuadrin e vakëfit të dytë ndërtoi njëra pas tjetrës tre hane të mëdha dhe dy karvansaraje.➡️ Sinan Pash Topojani, i lindur në fshatin Topojan të Shqipërisë, sanxhakbej i Tripolit, Gazës, Mallatajës, i Halepit të Sirisë dhe sadriazem –kryeministër i Perandorisë Osmane, u interesua më së shumti për Vilajetin e Damaskut, për shkak të rëndësisë së madhe politike që kishte ky vend si pikë takim i haxhilerëve. Në saje të kësaj, Sinan Pasha si vali dhe si sadriazem shpenzoi një pjesë të pasurisë për ngritjen e shumë objekteve ekonomiko-shoqërore në kuadër të institucionit të vakëfit për të krijuar një stabilitet në vilajetin ku kalonte “rruga e haxhit”. Madje, Sinan Pasha, duke e parë rëndësinë e një toke në “rrugën e haxhit” siç e quan prof. M. Mufaku, e themeloi një fshat, ku edhe njihet si themelusi i Kutajfes, për shkak të ndërtimit të xhamisë, hamamit, 10 dyqaneve, karvansaraji që ofronte ushqim dhe vend fjetje falas për udhëtarët dhe vendasit për rreth.➡️ Në rrugën e haxhit, vërehen po ashtu edhe gjurmët e Ahmet Pashë Arnautit, i cili e ndërtoi imaratin e tretë, pas atij të Sulltan Selimit I (1518) dhe atij të sulltan Sylejmanit I (1556). Veçoria e imaratit të Ahmed pash Aranautit është edhe kombinimi midis imaratit dhe teqesë. Megjithatë, të qenurit në shërbim të udhëtarëve e të adhuruesve të Zotit është e përbashkëta e këtyre dy institucioneve. Ndonëse ky ishte imarati i tretë në Damask, kishte rëndësi tepër të madhe për rrugën e haxhit. Damasku, si qendër e vilajetit kishte peshë specifike për shkak të tubimit të myslimanëve që vinin nga Ballkani, Anadolli dhe Azia Qendrore për t’u nisur me një karvan nëpër shkretëtirë deri në Mekë. Imarati i Ahmet Pashë Arnautit, i vendosur në fshatin Kadam, rreth pesë kilometra nga qendra e Damasakut, shërbente për nisjen ceremoniale të haxhilerëve pasi bëhehin gati. Vendi ku Ahmet pashë Arnauti e ndërtoi imaratin e tij konsiderohej si kupola e haxhit, për shkak të rëndësisë gjeografike dhe ceremoniale që kishte.➡️ Përpjekja për të lënë gjurmë në udhën e haxhit ka qenë e vazhdueshme por këto ishin disa raste të theksuara të kontributit të arnautëve-shqiptarëve për udhën e haxhit për të vazhduar pastaj edhe me ata të periudhës së fundit të Perandorisë Osmane.Pjesë nga shkrimi “Gjurmët e shqiptarëve në udhën e Haxhit” botuar në Revistën “Uji”.

  • Tentativa e Mahmud Pashë Bushatliut për krijimin e Konfederatës Ilirike, Pashallëku i Shkodrës, Mali i Zi dhe pjesë të Bosnjës

    Tentativa e Mahmud Pashë Bushatliut për krijimin e Konfederatës Ilirike, Pashallëku i Shkodrës, Mali i Zi dhe pjesë të Bosnjës

    NGA: DORIAN KOÇI

    Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë së Skënderbeut me Bushatlinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit 1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot – Skënderbeut, përqendron të gjitha forcat e tij me komandant Hasan Oda. Po cili ishte konteksti historik i kohës dhe përse në këtë kohë Mahmud Bushatliu një përfaqësues i shquar i pushtetit otoman në Shqipëri risjell në vëmendje figurën e Skënderbeut?

    Relacioni i detajuar vjen një vit pas zhvillimeve politike dhe ushtarake të ethshme në Pashallëkun e Shkodrës. Mahmud Pashë Bushatliu në shkurt të vitit 1785 kishte shkëputur me forcë nga elajeti i Bosnjës, kështjellat e Podgoricës dhe Shpuzës që kishin ngritur krye në rastin e ekspeditave 1775-1776 dhe kish nënshtruar katër muaj më vonë Malin e Zi që kish ngritur krye qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe të nënshtrimit, në rrugën e kthimit në Shkodër ndëshkoi rëndë krahinën e Pastroviqit për punë provokimi të armatosur me nxitjen e autoriteteve të Venedikut. Qëllimi i këtij provokimi kishte qenë shpresa se Porta e Lartë, për të mos krijuar një skandal politik me Republikën e Shën Markut, do ta hiqte qafe këtë pasha të pabindur dhe të rrezikshëm si për autoritetin e sulltanit në Shqipëri, ashtu dhe për sigurinë e zotërimeve venedikase në kufi të Pashallëkut të Shkodrës dhe për interesat ekonomikë të republikës në këtë trevë.

    Mirëpo nëse në politikën e jashtme Mahmud Pashë Bushatliu kishte arritur disa fitore të rëndësishme, në planin e brendshëm situata politike nuk ishte fort e mirë në Pashallëkun e Shkodrës, në thellësi të territoreve shqiptare. Mahmud Pashë Bushatliu ishte në konflikt të hapur me pushtetin qendror otoman për shkak se kishte sulmuar pashallëqet e Elbasanit dhe Beratit.

    Konflikti i lindur me Ahmet Kurt Pashën për zotërimin e administrimin e maliqenesë të ardhurave) të tokave të Durrësit që i përkisnin Valide Sulltanës dhe që zotërimi i të cilave nënkuptonte një pushtet më të fortë në terren por edhe simpati nga Stambolli, kishte filluar për shkak të mbylljes së portit të Durrësit për tregtarët shkodranë dhe ulqinakë , çka në fakt kishte sjellë dhe rënien e të ardhura si pronë të maliqenesë së Durrësit. Nënshtrimi i Malit të Zi dhe i sanxhakut të Elbasanit tërhoqën vëmendjen dhe shkaktuan zemërime në Fuqitë e Mëdha përkatëse që operonin në rajon. Porta e Lartë dhe Venediku, tregtarët e të cilit humbinin pozitat favorizuese të akorduara nga Kurt Pasha në maliqenenë e Durrësit u ndjenë të pakënaqura nga këto zhvillime, kurse Austria dhe Rusia që kishin interesa të kundërta me Perandorinë Osmane kërkuan të gjenin një aleat të besueshëm te veprimet ushtarake të Mahmud Pashë Bushatliut. Porta e Lartë i konsideroi fushatat kundër Beratit dhe Elbasanit si veprim rebel dhe sulltani i shpalli dy Bushatlinjtë dhe Ali Pasha Tepelenën si kryengritës dhe në vjeshtë të vitit 1785 dha urdhër për përgatitjen e një ekspedite ndëshkimore kundër Shkodrës.[5]

    Ishin këto masa që e nxitën Bushatliun që mosbindjen ta kthente në kryengritje. Ndërkohë në planin ndërkombëtar po afrohej lufta austro-ruse-osmane dhe elita shqiptare e kësaj kohe e përfaqësuar nga Bushatliu po kërkonte të rikonfigurohej në teatrin e ri diplomatik që po hapej në Çështjen Lindore. Kontakte të ndryshme diplomatike ishin vendosur në terren nga këto dy fuqi të mëdha ku Pouqeuville, konsulli francez pranë Ali pashë Tepelenës përmend tentativat e Mahmud Pashë Bushatliut për të organizuar një Konfederatë Ilirike në Kuvendin e Podgoricës që do përfshinte Pashallëkun e Shkodrës, Malin e Zi dhe pjesë nga Bosnja. Në dokumentin e botuar nga studiuesi Stavri Naçi në librin e vet “Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatlinjve (1757-1796)” në raportin e konsullit Jak Suma të Venedikut i datës 2.4.1786 konfirmohet mbledhja e Podgoricës, ku shprehimisht shkruhet se …ky i shkëlqyeshmi Mahmut Pasha ka një javë që ka shkuar në qytetin e Podgoricës dhe ka mbledhur njerëz, rreth pesëqind vetë, shkaku nuk dihet se nuk është lehtë të kuptohen qëllimet e tij. Këtu thuhet se vajtja e tënit Pashë në Podgoricë ka qenë të thërrasë krerët e Malit të Zi dhe të këshillohet, po përse?”[6]

    Për këtë tentativë të Bushatliut nuk gjejmë të dhëna në dokumentacion por ka mundësi që Pouqeuville mund ta ketë marrë nga raportet e konsullit frëng në Dalmaci. Të bie në sy si në raportin e Palladhoklit apo dhe ngjarje që referon Pouqeuville përmendja e emrit Skënderbeut dhe organizimi si konfederatë ilirike ka një referencë të së shkuarës së lavdishme të shqiptarëve. Vetshpallja si pasardhës i Skënderbeut nga ana e Bushatliut tregon se ai e njihte mirë traditën e fortë lokale ku emri i Skënderbeut kishte rrënjë të forta pasi Pashallëku që ai zotëronte përfshinte një pjesë të madhe të zotërimeve të dikurshme të Skënderbeut, por ka të ngjarë të ketë qenë edhe e influencuar nga kontakti me diplomatët rusë dhe austriakë me të cilët ai po bashkëpunonte ngushtë në këtë periudhë të rebelimit të tij. Në dokumentacionin rus e publikuar nga historiani i njohur rus Gregori ARSH, gjendet një letër e një personi të quajtur Feliks Kastrioti që i drejtohej Ekaterinës II për mbështetje të një kryengritje në territoret shqiptare. Nuk mund të diskutohet për vërtetësinë e raportimit apo gabimit në përkthim pasi Konsulli Rus, Antonio Palladhokli që ishte me origjinë nga ishulli grek Mitilini dhe qe vendosur në Rusi në 1762 si pedagog në Manastirin Troice-Sergiu e njihte shumë mirë rusishten. Raportimet e para të tij që ishin dërguar në 1785, janë të shkruara në rusisht, krahasuar me raportimet e konsujve të tjerë të Rusisë me origjinë ballkanike, raportimet e të cilëve ishin në frëngjisht dhe italisht. Po kështu që më herët në shkurt të vitit 1783 kur Antonio Palladhokli shërbente si përkthyes në Ministrinë e punëve të Jashtme të Rusisë në një raport që i dërgonte Ekaterinës së II, rreth gjendjes të Sllavëve, Epirotasve, Shqiptarëve grekë(lexo ortodoksë) dhe turqve(lexo myslimanë) shqiptarë, nënvizonte faktin se këto popullsi mund të përdoreshin për një kryengritje ndaj otomanëve duke ndjekur shembullin e Skënderbeut.

    Në të njëjtën kohë edhe emri i Skënderbeut gjallonte fort në Austri që ishte vazhdimisht në konflikt me Perandorinë Osmane si dhe në fiset shqiptare katolike, aleatë të Bushatliut që ishin nën proteksionin fetar e kulturor të Austrisë. Përmendja vetëm për njëherë e trashëgimisë historike prej Skënderbeut, vetëm në rebelimin e parë të Mahmud pashë Bushatliut tregon se ajo mund të ketë qenë një histori e importuar nga oborri i Austrisë sesa një vetëdije e brendshme e Mahmud Pashë Bushatliut dhe bashkë me të e klasës feudale shqiptare.

    Vite më vonë këtë fakt historik mesa duket të njohur nga kleri katolik shqiptar i transmetuar ndoshta në formën e kujtesës kolektive popullore do ta përdorte dhe Fishta në veprën e tij dramatike të pambaruar kushtuar rebelimit të Bushatliut.

    Në të njëjtën frymë është shkruar dhe “Frati i Pashallarëve të Shkodrës” nga At Zef Pllumi shumë vite më vonë duke reflektuar një tendencë sesi do të duhej të kishte qenë historia sesa në të vërtetë i përgjigjej realitetit.

  • At Zef Pllumi: Shkodra e Mehmet Pashë Plakut, qyteti më i pasur i Perandorisë Osmane..

    At Zef Pllumi: Shkodra e Mehmet Pashë Plakut, qyteti më i pasur i Perandorisë Osmane..

    Pas triumfit te familjes se Bushatlinjeve te Shkodres te cilet u vune ne krye te Sanxhakut te Shkodres,dhe konkretisht ne vitin 1757,kohe kur Mehmet Bej Bushatliu arriti te marr nga Sulltani titullin “Pashe” dhe te emrohet Mytesarif i Sanxhakut te Shkodres.I njohur si Mehmet Pashe Plaku i cili themeloi edhe dinastin e Bushatlinjeve,e cila sundoi per nje periulle te panderprere 75-vjecare.Per Shkodren nisi vertet nje epok e re dhe zhvillimore per kohen dhe kushtet ne te cilat jetohej.Kohe ose periudhe qe mund te quhet edhe si lulzimi i Shkodres,qytet i cili u be me i pasuri i Perandoris pas Stambollit.

    Mehmet Pashe Plaku,ka sunduar me te drejt autonomie nga Porta e Larte,duke qeverisur me shume me Kanunin e Maleve se sa me ligjet e Sheriatit Osman.

    Gjate sundimit te tij,u realizuan vepra te medhe publike monumentale si ura prej guri mbi lumin Drin,mjerisht e zhdukur,Ura e Mesit mbi lumin Kir,Xhamia e Plumbit,Medreseja ne Qafe,Kisha e Freterve pertej Bunes e sa e sa vepra te tjera me te vogla.Ai ndertoi gjithashtu nje flote te fuqishme tregtare mbi skelen e Shkodres dhe mbi Lumin Buna,dhe nje tjeter me te madhe ne Ulqin,dhe jo vetem tregtare por edhe ushtarake.Mehmet Pashe Bushtaliu eshte i pari qe ka dhene te drejta te barabarta per Terzite e Tabaket e Shkodres,qe ishin mysliman e te krishter dhe ne konflikt.

    Nje mision te tidhe e ka vazhduar edhe pasardhesi ose djali i tij Mahmudi   ose Karamahmud Pasha,i cili e ka marr fronin tri vite pas te jatit.Edhe ky i ka kushtuar nje vemendje te madhe komunikacionit duke ndertuar rruge dhe ura,sic jane ura ne Kukes,e cila njihet si ura e Vezirit,ura e Podgorices mbi Morace,ura e Tamares ne Kelmend mbi lumin Cem,Bizistenin e famshem te Shkodres,Medresene e Madhe dhe dhjetra vepra te medha e te vogla infrastrukturore.

    Nga: At Zef Pllumi