Tag: pashë

  • Kopja e dënimit me vdekje/ Ja kush e urdhëroi ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës (Foto)

    Kopja e dënimit me vdekje/ Ja kush e urdhëroi ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës (Foto)

    Ali Pashë Tepelena

    Asgjësimi i tij u urdhërua prej Sulltanit të asaj kohe, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau në rrjetet sociale, kopjen e dënimit me vdekje (jafta), që vizualisht është e ngjashme me një pikë loti.Nën sundimin e Ali Pashës për 40 vjet me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore.

    Po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës.Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PËR HATËR TË ZOTIT, TI A NUK MË FAL…

    Nga: Robert Burns

    Lamtumirë përrojeku lehtë fryn puhizaRreth kasollës së vjetërku rrit shtatin Eliza.Asgjë s’vlen kujtimiAsgjë s’më ngushëllonNë gjoksin tim trishtimiBrinjët mi shkallmon.N’pranga i pashpresëZinxhirë në shpirt e duarNë çdo venë një zjarrNë heshtje i dënuar.Skllavin e dashurisëS’e sheh s’e denjon,Por dhimbja e pamëshirëS’më vlen, s’më shpëton.Gjoksi më gufonDhimbje, psherëtimëZemra s’e tradhtonpërjetë dashurinë.

    Në heshtje i durojdëshpërimin,vuajtjenI mbushur plot brengë,i mbushur plot mall.Elizë moj e dashurA s’më dëgjon lutjenPër hater të zotit, aTi a nuk më fal.…………Zëri yt si melodiSe ë’më mban peng më skllavëronPor s’më trembin më jo ata sySe frika nga asgjë nuk më shpëton.Si marinari jam i tmerruarnga dora kur i ik timoni të shkretitDhe e përpin vorbull e mallkuarE merr gjithçka në fund të detit.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend!

    Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend!

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa, ka reaguar në rrjete sociale pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me katër plumba pas një seance gjyqësore për një çështje pronësie.
    Në një postim emocional, Mikela tregoi se ndodhej në trafik në momentin kur pa një autokolonë policore dhe ambulanca që po lëviznin me urgjencë drejt vendngjarjes. Fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një aksident, por më vonë mësoi nga rrjetet sociale për atentatin ndaj gjyqtarit.
    Postimi i plotë i Mikelës:
    “Sot si çdo ditë tjetër, isha në rrugët e Tiranës, në kulmin e trafikut, mes zhurmës së borive që biën sapo hapet semafori, duke u munduar të mbaja korsinë time, edhe pse makinat ishin në garë se kush të kalonte e para. Papritur pashë një ndodhi që nuk e kisha hasur më parë. E hutuar në makinë, ndërsa i këndoja Aurës, po vinin një varg motorësh policie. Njëri prej tyre më ra në xham që të hapja krahun. Në panikun e tyre, hyra edhe unë dhe u spostova sa munda. Ishin shumë motorë, dy ambulanca dhe makina të blinduara. “Zot çfarë ka ndodhur?”, thashë më vete. Mendova se ndoshta kishte ndodhur ndonjë aksident dhe u luta të ishin gjallë. Por kur hapa rrjetet sociale, pashë që kishte ndodhur një ngjarje tragjike, e frikshme: në dyert e drejtësisë, pikërisht në sallën e gjyqit, ishte vrarë gjyqtari. U trishtova, u ligështova. “Zot ç’bëhet në këtë vend”?, thashë përsëri.Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend”. 

     

  • “Nuk pashë asgjë”/ Vrasja e gjyqtarit, avokatja tregon momentet e tmerrit tek Apeli: Panik, u strehuam të gjithë në…

    “Nuk pashë asgjë”/ Vrasja e gjyqtarit, avokatja tregon momentet e tmerrit tek Apeli: Panik, u strehuam të gjithë në…

    Avokatja Brunilda Lika, e cila iu bashkua sot homazheve në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, është shprehur e tronditur për ngjarjen.
    Ajo tha për mediat se ngjarja e djeshme është këmbanë alarmi për sigurinë në sistemin e drejtësisë. Ajo pohoi se kur ndodhi ngjarja ishte brenda gjykatës.
    “Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pashë asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës.”, tha avokatja.

  • Sulmi në sinagogë në Mançester, dëshmitari: Pashë të keqen dhe urrejtjen tek autori

    Sulmi në sinagogë në Mançester, dëshmitari: Pashë të keqen dhe urrejtjen tek autori

    Një dëshmitar në Mançester, njëkohësisht edhe drejtues i lutjeve, ka rrëfyer momentet dramatike kur një person u përpoq të hynte me forcë në sinagogë, e më pas të kryente sulmin me pasoja në jetë njerëzish.

    “Pashë të keqen, pashë urrejtjen”, tha ai për BBC.
    Dëshmitari Daniel Walker është shprehur se ai dhe të tjerë mbajtën me forcë të mbyllura dyert e sinagogës Heaton Park, ndërsa sulmuesi Jihad Al-Shamie përpiqej të hynte brenda.
    “Po sulmonte dyert, hidhte vazo të rënda me bimë, bënte gjithçka që mundej për të hyrë. Duhet ta them se pashë heroizëm të vërtetë. Njerëz që vrapuan për të ndihmuar të tjerët, jo për të ikur. Ishte e mahnitshme”, tregoi Walker.
    Sipas tij, sulmi ndodhi pak para se të niste shërbesa për Yom Kippur, kur më vonë pritej prania e qindra personave në ambient.
    “Nëse një zotëri në veçanti nuk do të kishte vepruar aq shpejt për të mbyllur dyert, mund ta imagjinojmë se çfarë tragjedie mund të kishte ndodhur”, shtoi ai.
    Gjatë sulmit, dy persona humbën jetën, Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç, ndërsa tre të tjerë mbeten në spital me lëndime të rënda.
    Sulmuesi, Jihad Al-Shamie, u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje. Policia e Mançesterit të Madh ka konfirmuar se një nga viktimat është goditur nga të shtënat e gjatë përpjekjes për të neutralizuar autorin. Policia e ka klasifikuar sulmin si një incident terrorist.

    Top Channel

  • Ardit Gjebrea interpreton këngën “Shumë të kam dashur…”/ Teksti: Teodor Keko

    Ardit Gjebrea interpreton këngën “Shumë të kam dashur…”/ Teksti: Teodor Keko

    Teksti: Teodor Keko

    Në Selanik anijet mbërrijnë,në port unë mbeta far i gjallë.Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,veç ty ama, kërrkund s’të pashë.Në Selanik avionët mbërrijnë,në pistë unë pija lotin tim.Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,veç ty s’të gjeta n’udhëkalim.Atëherë u mbylla në vetveteme shumë whisky e n’akull pak.Në darkë i dehur po mendoja:Shumë të kam dashur, por s’është gjithçka…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARDIT GJEBREA & SAIMIR PIRGU: TA DIJA SE NJË DITË NUK DO TË T’KEM(TEKSTI DHE KËNGA)

  • Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

    Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

    Poezi nga Bajram Mjeku

    Takat e saj trokitnin rëndë përmbi asfaltnë sheshin e vetmuar s’dukej asnjerinuk di si u zhduk bashkë me mjegullëndhe nata e mbështolli si në blasfemi.

    Papritur preftova udhën përkrah sajsiç papritur n’trotuar gjeta një trëndafilishte trëndafili i ngrirë dimrin e fundit,që kish nisur të shkrihej atë fundprill.

    E kërkova gjatë në sheshin e boshatisurbukurinë e fisme nuk e pashë askundishte diçka si krizantemë, ishte diçka siëndërr e përmotshme që nuk mori fund.

    Asnjëherë nuk mësova emrin e sajnetëve të errëta në dimrin e gjatëSi të ishte hije e dalë nga legjendatU kthye sërish të fshihet në baladë.

    Ndodhi moti një mbrëmje pa hënëas vet nuk di si u kthye në kujtesëatëherë netët ishin më të bukurabari në nadje mbushullohej me vesë.

    Zonjën e kolme nuk e pashë më kurrëas takat e saj nuk i dëgjova në sheshqysh atëherë kur pashë hijen e sajtrokitjet e tyre më oshëtijnë në vesh.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BAJRAM MJEKU: QAN LULJA PËR LULEN

    Zëri më i ëmbël i muzikës shqiptare Tefta Tashko Koço, u shua kur i kishte vetëm 37 vjet, por zëri i saj në zemrën dhe shijen e shqiptarëve mbeti i përjetshëm edhe sot mbas 76 vjetësh.

    Duke ia dedikuar këtë postim fare simbolik sopranos së madhe shqiptare, me njërën nga këngët më emblematike të saj me titull: “Qan lulja për lulen”, do të bartja mesazhin për shumë të rinj shqiptarë që merren me artin muzikor…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Prapaskenat nga dhoma e zhveshjes, zbulohet çfarë u tha Silvinjo kuqezinjve ndaj Letonisë: Pashë Dakun dhe Hoxhën te…

    Prapaskenat nga dhoma e zhveshjes, zbulohet çfarë u tha Silvinjo kuqezinjve ndaj Letonisë: Pashë Dakun dhe Hoxhën te…

    Shqipëria mori fitore të rëndësishme ndaj Letonisë, falë golit të Kristjan Asllanit nga penalltia. Kështu akoma mbetet gjallë ëndrra për kualifikimin në Botërorin 2026.
    Pas ndeshjes plot emocion ku bënte punë vetëm fitorja, trajneri Silvinjo . Sot është publikuar edhe fjala e Silvinjos në dhomën e zhveshjes.

    “Çuna, patëm një problem. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sonte. Urime të gjithëve. Keni bërë shumë mirë të gjithë. Kjo është rruga jonë, nuk ka rrugë tjetër. Më vjen shumë keq nëse dikush nuk luan në një ndeshje, por ishte një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Marashi që u aktivizua vetëm 2-3 minuta, e kuptoj. Kam qenë futbollist, është ndjenjë e shëmtuar, por bravo.
    Kur Asllani merr topin për të gjuajtur penalltinë, pashë secilin në pankinë, pashë Dakun dhe Hoxhën te linja e fushës. Bravo çuna, mbështeteni skuadrën tuaj, bëni më të mirën tuaj. Tani nuk e kemi më këtë problem. Bravo, punë shumë e mirë. Le të vazhdojmë kështu”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

    Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

    “Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, duke dhënë kështu emrin e njeriut që e tradhtoi –  që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

    Nuremberg, 16 mars. Ne lexojmë në gazetën tonë, artikullin si më poshtë: Kufijtë e Italisë, 10 Mars. “Po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri, në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij dhe iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili, menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj.

    Ekstradimi u bë më 2 shkurt. Të nesërmen trupat turke hynë dhe pushtuan fortesën e Janinës. Një shqiptar, me emrin Vaia (Athanas ose Thanas Vaja), një mik i ngushtë i Aliut, dhe në të cilin ai kishte besim të pakufizuar, e tradhëtoi, për interes të Hurshid Pashës. Ky i fundit drejtoi vëmendjen e tij kryesisht tek thesari i Aliut, i cili përbënte një shumë të madhe, si në para dhe në bizhuteri; A ia dorëzoi Vaja të gjithin ?

    Besohet se Hurshid Pasha tani do të marshojë ndaj Suliotëve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar Portës, siç pretendohej; por ata sulmuan shqiptarët myslimanë, të cilët kohët e fundit mbështetën Hurshid Pashën dhe kështu, ata shkatërrojnë pronat e tyre. Lufta civile është më e ndezur se kurrë, në Epir.”

    ———————–

    Lexo edhe:

    HAPET PALLATI 2400-VJEÇAR, KËTU ALEKSANDRI I MADH U BË MBRET I MAQEDONISË

  • Merret në pyetje shënjestra e atentatit, Erogen Brajoviç: Pashë Pashë një person me skafandër në kokë dhe armë, ika me vrap…

    Merret në pyetje shënjestra e atentatit, Erogen Brajoviç: Pashë Pashë një person me skafandër në kokë dhe armë, ika me vrap…

    Erogen Vaso Brajoviç është marrë në pyetje sërish nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë (8 Shkurt) ku të vrarë mbetën dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos.

    43-vjeçari ka rrëfyer se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë.

    “Në atë moment”, deklaroi Erogen, Brajoviç, “u ngrita dhe u largova me vrap”.

    Por theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gilam, e ndoqi nga pas duke e qëlluar.

  • Sherr për një SMS, detaje nga krimi makabër në Volos, shqiptari ende në arrati

    Sherr për një SMS, detaje nga krimi makabër në Volos, shqiptari ende në arrati

    I varur nga droga, me probleme psikike dhe i “verbuar” nga xhelozia!
    Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci, duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, 36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.
    Që nga pasditja e së premtes, policia ka nisur një kërkim për arrestimin e tij, pasi 40-vjeçari është arratisur pas krimit, ndërsa ka me vete edhe thikën që kreu vrasjen.
    Sipas informacioneve që mediat greke kanë siguruar, oficerët e Nëndrejtorit të Sigurisë kanë kthyer vëmendjen te pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të vendosura përreth rrugëve Konstanta dhe Gladstonos. Qëllimi është të hartëzohet rruga e ndjekur nga autori menjëherë pas krimit, kur ai iku në këmbë për të shmangur arrestimin.
    Në të njëjtën kohë, një tjetër ekip policie po kontrollon qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të ketë qenë i fshehur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten. Ky skenar po shqyrtohet seriozisht, pasi 40-vjeçari kishte një historik të probleme të shëndetit mendor, teksa thuhet se kishte tentuar vetëvrasje rreth dy muaj më parë.
    Sipas një raportimi nga MEGA, më 28 qershor 2025, ai u transferua në klinikën psikiatrike të Volosit pasi u përpoq të bënte vetëvrasje në verandën e shtëpisë së tij, përsëri para fëmijëve. Po ashtu thuhet se ka qenë nën ndikimin e drogës.
    Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge. Ai qëndroi në burg vetëm për dy muaj dhe që atëherë ka pasur probleme financiare.
    Çfarë thonë dëshmitarët okularë?
    “Dëgjova fëmijët, duke vrapuar poshtë shkallëve”, thanë dëshmitarët. “E pashë në verandë, duke vrapuar. Pastaj, dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar”, thanë ata.
    Një fqinj i çiftit përshkruan për MEGA-n atë që pa menjëherë pas krimit brutal.
    “Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte këtu me një mjet të mprehtë në duar duke shkuar në anën tjetër dhe duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur”, shton një tjetër banor i zonës.
    Si ndodhi krimi?
    40-vjeçari, me goditje të përsëritura me një thikë, i mori jetën gruas së tij para syve të fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri në 18 vjeç, duke kapluar një qytet të tërë në zi.
    Vajza e madhe foli për gegonota.news, duke deklaruar se prindërit e saj kishin debate të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër debat, kur më pas 40-vjeçari mori një thikë dhe e ka goditur në qafë dhe shpinë.
    “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
    Më konkretisht, sherri ndodhi brenda shtëpisë dhe autori e sulmoi 36-vjeçaren me një thikë. Ajo vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Më pas, gruaja u rrëzua mbi një vetratë xhami, duke e thyer dhe duke marrë plagë edhe prej copave të tij.
    Pasi la pas trupin e përgjakur të gruas së tij, autori i krimit iku në Rrugën Gladstone. Sipas burimeve nga Spitali, plagët në trupin e 36-vjeçares raportohet se nuk kanë qenë fatale dhe dyshohet se ajo ka ndërruar jetë pasi ka rënë mbi xham.
    Fëmijët janë të tronditur!
    Imazhi që panë fëmijët e çiftit ishte i tmerrshëm… njëri prej tyre, në gjendje shoku, thuhet se i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.
    Komuniteti vendas po i ndjek zhvillimet me tronditje. Askush nuk e priste që familja të zhytej në një tragjedi të tillë, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje në të kaluarën.