Tag: pashakos

  • Atentati ndaj Julit të Pashakos/ Lala: Dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale

    Atentati ndaj Julit të Pashakos/ Lala: Dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale

    Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin ndaj Julian Sulos, të ndodhur pak ditë më parë.
    Lala tha se Sulo, i njohur ndryshe dhe si Juli i Pashakos ka qenë i shoqëruar dhe për masakrën e vitit 2015 në Lushnje.
    Sa i përket atentatit të pak ditëve më parë, Lala tha se dyshimi kryesor është përplasja mes grupeve rivale.
    Gjithashtu Lala u shpreh se një nga anëtarët e bandës së Aldo Bares ka treguar se Sulo është porositur nga Dubai për vrasjen e Renatos së Kalivaëit. Vrasje të cilën ia ka deleguar Laert Haxhiut.
    Lala tha se në momentin e atentatit, Julit të Pashakos i është prerë rruga nga një automjet me targa greke dhe në momentin që i ka konstatuar ka rritur shpejtësinë e makinës.
    Gazetarja ka thënë se Sulo është plagosur në këmbë dhe nuk është paraqitur në polici fillimisht, por dhe më pas nuk ka pranuar të ketë konflikte.
    Lala tha se kjo ngjarje mund të nisë një sagë të gjatë përplasjesh mes grupimeve në Lushnje.
    “Juli i Pashakos ka qenë i shoqëruar dhe për masakrën e 2015. Dyshimi kryesor ka të bëjë me përplasje mes grupeve kriminale. Anëtari i bandës së Aldo Bares thotë se Juli i Pashakos kishte marrë porosi për të kryer vrasjen e Renatos së Kalivaëit dhe ia delegoi Laert Haxhiut.
    Në momentin e ngjarjes i është prerë rruga nga një automjet me targa greke. I ka konstatuar dhe ka rritur shpejtësinë e makinës. Është plagosur në këmbë dhe nuk ka shkuar në polici por në banesë. Gjatë dëshmisë nuk ka dhënë detaje.
    Kjo ngjarje mund të ndezë konflikte dhe një sagë të gjatë përplasjesh mes grupimeve në qytetin e Lushnjes”, deklaroi gazetarja.

  • Atentati ndaj ‘Julit të Pashakos’, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Atentati ndaj ‘Julit të Pashakos’, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Aldo Bare dhe Julian Sula

    LUSHNJË-Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos, ngjarje e ndodhur mesditën e 25 nëntorit. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo.
    “Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e drogës, dhe bizneset. Të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në ngjarje dhe janë lënë të lirë.
    Sula është shoqëruar në polici edhe në vitin 2017, si i dyshuar për përfshirje në një atentat në tetor të atij viti ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, Xhulio Shkurti, i cili ishte edhe shënjestër e atentatit. Konkretisht Sula ishte ndër të dyshuarit për atentatin ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim. Ai u la i lirë për mungesë provash.

    Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi mesditën e 25 nëntorit drejt automjetit të 45-vjeçarit Julian Sula. Dy autorët e kapur nga kamerat e sigurisë me kapele dhe të maskuar kanë dalë nga mjeti me kallashnikov në duar dhe kanë qëlluar drejt automjetit tip ‘BMW’, në të cilin ndodhej ‘Juli i Pashakos’. Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën.
    Hetimet kanë zbuluar se automjeti i përdorur nga autorët ishte vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa targat ishin vjedhur një vit më parë, po në Greqi, por në qytete të ndryshme. Autoritetet greke, në përgjigjet e dërguara Policisë së Fierit, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për vjedhje pa autorë dhe ngjarje të pazbardhura./ZËRI

  • Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

    Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Është zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka të qartë mënyrën se si dhe nga janë larguar autorët. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dogjën makinën në fshatin Lifaj, dyshimet e grupit hetimor janë se ata mund të jenë larguar me një tjetër automjet, nëpër disa fshtra që të çojnë drejt Kuçovës dhe Beratit, por për shkak se e gjithë zona ku mendohet të kenë kaluar autorët janë toka bujqësore dhe pa biznese, në këto kushte nuk ka ka kamera të kenë filmuar lëvizje të makinës së autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë rivalin e Aldo Bares

    Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë rivalin e Aldo Bares

    Këto janë pamjet nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos.
    Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Gjithashtu, ai njihet edhe si mik i Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
    Julian Sulo është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

  • I shpëtoi breshërisë së plumbave në Lushnjë, ‘Juli i Pashakos’: S’kam konflikt me askënd

    Julian Sula

    LUSHNJË-Julian Sula, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur një dite më parë në Lushnjë ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen. I njohur si ‘Juli i Pashakos’, 45-vjeçari po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë. Por para hetuesve, Sula ka deklaruar se nuk i njeh autorët dhe nuk ka konflikte me njeri.
    “Nuk i njoh personat që më qëlluan, nuk kam konflikt me askënd”,- është shprehur para hetuesve Julian Sula.

    Pas atentatit të ndodhur meditën e djeshme (25 nëntor) Sula u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi. Autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën. Brenda mjetit u gjet edhe një kallash, i cili do të analizohet me imtësi nga ana e Policisë me qëllim identifikimin e autorëve./ZËRI

  • “Nuk i njoh personat që më qëlluan”/ I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”, ja çfarë tha ai…

    “Nuk i njoh personat që më qëlluan”/ I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”, ja çfarë tha ai…

    Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” i shpëtoi një atentati me armë zjarri një ditë më parë në Lushnje. Mësohet se 45-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë. Por në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”.
    Ngjarja
    Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet. Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje.
    Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit. Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës.
    Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. “Nuk kam konflikte me asnjë”, ka deklaruar para hetuesve. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe gjashtë persona.
    Kush eshte Juli i Pashakos
    Julian Sulo njohur ndryshe si “Juli i Pashakos” punon e jeton në Karbunarë të Lushnjës, ku menaxhon një bar–restorant së bashku me familjen.
    Ai është rival i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës. Sulo ka qenë i dyshuar edhe për atentatin e organizuar ndaj nipit të Bares, Xhulio Shkurti, në 2017-ën. Sulo u la i lirë pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte me atentatin, që njihet ndryshe edhe si masakra e Lushnjës.
    Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 21 nëntor 2025. Në masakrën e Lushnjës u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosjes e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.

  • ‘Juli i Pashakos’ nuk nxjerr asnjë fjalë. ‘S’kam lidhje me Baren, nuk e di kush më qëlloi me armë…’

    ‘Juli i Pashakos’ nuk nxjerr asnjë fjalë. ‘S’kam lidhje me Baren, nuk e di kush më qëlloi me armë…’

    Elton Qyno – Syri.net/

    Është lënë i lirë të shkojë në banesën e tij, Julian Sula i njohur gjerësisht në Lushnjë dhe policia si “Juli i Pashakos”, i cili mesditën e sotme është marrë në pyetje në ambientet e policisë duke dhënë një dëshmi të thatë për hetuesit e çështjes.

    Objektivi i atentatit në Lushnjë që fatmirësisht kaloi pa viktima, nuk ka pranuar të japi detaje mbi ngjarjen duke sqaruar se s’kishte arritur të shikonte asgjë identifikuese të dy personave që kanë dalë nga mjeti dhe më pas e kishin qëlluar.

    Julian Sula, i ka treguar policisë së Lushnjës se nuk ka asnjë lidhje me Aldo Baren dhe asnjë hasmëri me këtë të fundit, duke shtuar se nuk e di kush janë personat që e kanë qëlluar me armë.

    Duke refuzuar të japi detaje, Julian Sula, më pas është lënë i lirë të shkojë në banesën e tij. Sipas burimeve të policisë, ai gëzon shëndet të plotë dhe asnjë plumb nuk ka marë në trup.

    “…një plagë që ka në pjesën e këmbës Julian Sula, ndodhet mbi gishtat e këmbës dhe më tepër besohet se e ka dëmtuar kur është larguar me vrap se sa nga plumbat. Megjithatë qartazi këtë pjesë do e caktojë eksperti mjeko-ligjor…”- tha një burim pranë policisë së Lushnjës.

    Sipas këtyre burimeve, makina tip “Nissan” nga zbritën autorët e krimit është parë të qarkullojë rreth qytetit një orë para ngjarjes së rëndë.

    Tre personat që ndodheshin në makinë, i kanë zënë pritë Julit të Pashakos në afërsi të spitalit të Lushnjës.

    Sapo ai është afruar në zonën ku ata kishin parkuar makinën, dy prej atentatorëve kanë zbritur menjëherë nga mjeti “Nissan” dhe qëlluar rreth 7 herë në drejtim të mjetit jo të blinduar me të cilin udhëtonte Julian Sula.

    Ky i fundit ka mundur të largohet me shpejtësi, duke i shpëtuar rrezes së plumbave të lëshuar nga dy personat e armatosur.

    Aktualisht rasti po ndiqet nga policia e Lushnjës dhe Fierit si dhe prokuroria e këtij qyteti për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë.

  • Nuk është hera e parë që i bëhet antenat, në 2016 ‘ushtarët’ e Aldo Bares e lanë për të vdekur “Julin e Pashakos”

    Nuk është hera e parë që i bëhet antenat, në 2016 ‘ushtarët’ e Aldo Bares e lanë për të vdekur “Julin e Pashakos”

    Julian Sula që i shpëtoi sot një atentati me armë zjarri në rrugën mes spitalit dhe stadiumit, në qytetin e Lushnjës njihet si biznesmen.

    Ai ka një lokal dhe një lavazh në qytet dhe shumë e njohin me nofkën “Juli i Pashakos”. Për policinë është një person me rrezikshmëri të lartë.
    Problemet e tij me ligjin kanë nisur diku rreth vitit 2013 kur u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndonëse dyshimet ishin të mëdha për përfshirje në trafik droge, veprimtari kriminale për të cilën rezulton edhe të jetë dënuar. Tre vite më vonë më 11 qershor të vitit 2016 Julian Sula u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh.
    Lokali ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Arjan Aliços, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Në këtë ngjarje Sulo u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva dhe u la si i vdekur buzë rruge, ndonëse një kalimtar i rastit e shpëtoi. Një vit më vonë në 2017 ai u shoqërua si një prej organizatorëve të masakrës së Lushnjës. Shënjestër e atentatit ishte Xhuljo Shkurti, nipi i Aldo Bares por viktima mbetën miqtë e tij, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut.
    Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve por u lirua më pas për mungesë provash. Një vit më vonë më 18 mars 2018, është arrestuar nga forcat speciale në Lushnjë pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, ndërsa në makinën e blinduar ju gjet një pistoletë me fishekë.
    Dy vite më parë, në 2023 biznesmenit që për ca vite jetoi edhe në Dubai dhe së fundmi në Lushnjë i janë sekuestruar disa pasuri që dyshohet se i kishte vënë përmes aktivitetit kriminal.

    Top Channel

  • Atentati në Lushnje/ Tre persona plagosin “Julin e Pashakos”, rival i Aldo Bares

    Atentati në Lushnje/ Tre persona plagosin “Julin e Pashakos”, rival i Aldo Bares

    Atentati në Lushnje/ Tre persona plagosin “Julin e Pashakos”, rival i Aldo Bares
    Julian Sula, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”, është shënjestra e atentatit në Lushnjë, i cili mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 10:40 në afërsi të stadiumit Lushnjë.
    Ndaj 45-vjeçarit, autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje, që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj.
    Makina që u gjet duke u djegurPolicia bën të ditur se 45-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
    Blutë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.”- njofton policia.
    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Kush është Julian Sula
    I konsideruar edhe si rivali i Aldo Bares, Julian Sula, njihet ndryshe në qytetin e Lushnjës edhe si “Juli i Pashakos”.
    Me precedentë penalë dhe i shoqëruar shumë herë në Polici, Sula u soll në vëmendjen e medias për sekuestrimin e pasurive dhe një automjeti luksoz, i cili kushtonte më shumë se 60 mijë euro. Julian Sula, ka pasur në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës.
    “Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro”, njoftoi Policia më 2 Tetor 2019.
    Në atë kohë, Julian Sula u shoqërua në Polici si i dyshuar për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja në qytetin e Durrësit. Nga atentati me armë zjarri mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërsa u plagos vetë Ndoja dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi. Për atentatit arrestuar Redjan Rraja, ndërsa për Sulën nuk pati prova.
    Sula është shoqëruar në polici edhe në vitin 2017, si i dyshuar për përfshirje në një atentat në tetor të atij viti ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.
    Ndërkohë, më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.
    Aliço, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit.
    Sulo nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor, por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg. Sulo ka udhëtuar vazhdimisht me makinë të blinduar, si dhe i armatosur me armë zjarri.

  • Juli i “Pashakos” shkoi vetë në spital, “kyç” gojën para hetuesve, mbi 20 të shoqëruar në polici

    Juli i “Pashakos” shkoi vetë në spital, “kyç” gojën para hetuesve, mbi 20 të shoqëruar në polici

    Policia e Lushnjës ka marrë në pyetje Julian Sulën, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili ditën e sotme i shpëtoi një atentati.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 minuta në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku ndaj makinës së 45-vjeçarit u qëllua me breshëri arme.
    Fatmirësisht ai mori vetëm një plumb në këmbë dhe shkoi i vetëm në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Vizion Plus mëson se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona në polici, të cilëve u janë sekustruar telefonat.
    Ndërsa Sula gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë.
    Gjithashtu policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë 3.
    Pas ngjarjes, në fshatin Lifaj të Lushnjës u gjet një makinë e djegur  me një armë  brenda që dyshohet se i përket  autorëve të krimit.
    Julian Sula i njohur edhe si kundërshtar i Aldo Barës, drejtues i një tjetër grupi kriminal në Lushnjë,  i është bërë edhe më herët atentat.
    Emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula./vizionplus.tv