Tag: pashaj

  • “Do ta shikosh o plehrë”, dy biznesmenët në Ksamil përleshen për çadrat e plazhit

    “Do ta shikosh o plehrë”, dy biznesmenët në Ksamil përleshen për çadrat e plazhit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Ksamil, ku një konflikt i ashpër mes dy biznesmenëve lokalë ka përfunduar me dhunë fizike.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, i cili është sulmuar me sende të forta brenda ambienteve të hotelit të tij. Si autor i dyshuar i dhunës identifikohet Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
    Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ardhur si pasojë e një konflikti për menaxhimin dhe vendosjen e çadrave në hapësirën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare që shpeshherë është bërë burim mosmarrëveshjesh mes subjekteve private në zonat turistike të jugut.
    Dyshohet se shkaku kryesor i përplasjes lidhet me pretendimet mbi pronësinë dhe kontrollin e territorit në plazh, një problem që ka marrë përmasa shqetësuese sidomos gjatë sezonit turistik veror, ku fluksi i lartë i pushuesve sjell edhe tension mes operatorëve lokalë.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërkohë që Pashaj është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agim Taraj pritet të merret në pyetje nga autoritetet.

    Top Channel

  • Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse – VIDEO

    Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse – VIDEO

    Dhunohet biznesmeni në Ksamil – Sherr për hapësirën e plazhit përpara hotelit, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse!
     
    Albert Pashaj goditet në mes të plazhit me sende të forta. Konflikt i përsëritur për pronësinë e një hapësire bregdetare. Reagon i dëmtuari: “E kam paralajmëruar ministren me foto dhe video. Më lanë në mëshirë të fatit.”
     

     
    Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Ksamil, ku biznesmeni Albert Pashaj, 46 vjeç, është dhunuar publikisht në një nga plazhet më të frekuentuara të zonës, në sy të pushuesve dhe familjarëve të tij. Sipas dëshmisë së vetë Pashajt dhe burimeve zyrtare nga Policia e Sarandës, konflikti ka të bëjë me një përplasje të vazhdueshme për hapësirën e plazhit përpara hotelit të tij.
     
    Pashaj është goditur me sende të forta dhe ka marrë plagë në kokë. Ai pretendon se autorë të dhunës janë persona të lidhur me biznesmenin Agim Taraj, me të cilin është në konflikt të zgjatur për pronësinë e një sipërfaqeje plazhi. Policia ka shoqëruar një nga personat e përfshirë dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve, të evidentuar përmes kamerave të sigurisë në zonë.
     

     
    “Kam hotelin, më hoqën nga lista për plazh” – Pashaj fajëson institucionet
     
    Në një reagim të fortë pas ngjarjes, Albert Pashaj ka akuzuar publikisht Bashkinë Sarandë dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit (AKB), duke thënë se konflikti është krijuar nga paaftësia dhe mosveprimi i institucioneve.
     
    “Kam një hotel dhe aplikova për hapësirën e plazhit përpara tij. M’u miratuan 52 çadra për 26 dhoma. Por Bashkia nuk erdhi asnjëherë për të bërë matjet. E lanë të kalojë afati derisa më erdhi një SMS nga AKB se jam skualifikuar, sepse nuk ishte bërë ngarkesa e dytë në e-Albania. Hapësira u kthye ‘gjoja’ në plazh publik, por në fakt e ka zaptuar Agim Taraj, që më ka kërcënuar prej muajsh,” – shprehet Pashaj.
     
    Ai shton se Taraj ka ndërtuar një beach bar në zonë dhe ka ngritur struktura pa leje, ndërsa institucionet lokale kanë qëndruar në heshtje.
     
    Dhuna e përsëritur dhe akuzat ndaj ministres Kumbaro
     
    Sipas Pashajt, ky nuk është incidenti i parë. Më 6 qershor ai pretendon se është sulmuar për herë të parë nga Taraj dhe tre persona të tjerë, të cilët, sipas tij, hynë në mënyrë të paligjshme në pronën e tij. Ai thotë se për këtë ngjarje ka bërë denoncim dhe ka dorëzuar video nga kamerat e sigurisë, por asnjë masë nuk është marrë.
     
    “Sot ndodhi e njëjta gjë. Dërgova familjen në plazh – djalin, bashkëshorten dhe vjehrrën. Kur shkova edhe unë, më dolën përpara katër punonjës të Taraj dhe më goditën me shkopinj dhe sende të forta. Policia ndërhyri menjëherë, por nëse institucionet do kishin vepruar në kohë, kjo nuk do ndodhte.”
     
    Ai mban përgjegjëse edhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, për të cilën thotë se është informuar me foto dhe video, por nuk ka reaguar.
     
    “E kam paralajmëruar znj. Kumbaro disa herë për këtë konflikt. Bashkia thoshte se çështjen e kishte AKB, AKB thoshte se e kishte Bashkia. Ky është rezultat i papërgjegjshmërisë së tyre.”
     
    Policia e Sarandës ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë me dije se reagimi ka ardhur pas publikimit të videos së incidentit në rrjete sociale. Deri në atë moment nuk kishte pasur asnjë denoncim zyrtar nga asnjë prej palëve për ngjarjen e ditës së sotme.
    Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se në përplasjen fizike kanë qenë të përfshirë të paktën tre persona, për të cilët është shpallur kërkimi dhe po punohet për kapjen e tyre.
     
    Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet e mëtejshme për këtë ngjarje dhe do publikojë çdo reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Konflikte fizike në plazhe, mbrëmë dajak te koncerti i Ylli Limanit, sonte në Ksamil kërcet tulla kokës

    Konflikte fizike në plazhe, mbrëmë dajak te koncerti i Ylli Limanit, sonte në Ksamil kërcet tulla kokës

    Një konflikt i papritur ka shpërthyer gjatë koncertit të Yll Limanit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, duke prishur atmosferën festive dhe shkaktuar panik mes publikut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur këngëtari po performonte në skenë bashkë me grupin Three Dots.
    Si shpërtheu dhuna?

    Dëshmitarët e ngjarjes raportojnë se një debat mes dy grupeve në zonën VIP të klubit degjeneroi në një përplasje fizike, ku u përdorën sende të forta si shishe dhe gota. Incidenti shkaktoi një kaos të menjëhershëm dhe ndërpreu koncertin, duke sjellë një rremujë të madhe në ambientin e klubit.
    Pas përplasjes, shumë të pranishëm u larguan me nxitim, duke lënë pas një atmosferë të mbushur me panik. Pamjet e publikuara nga disa dëshmitarë të ngjarjes shfaqin një situatë të frikshme dhe kaotike, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për shkakun e incidentit dhe identitetin e të përfshirëve.
    Reagimi i Yll Limanit
    Pas ndërprerjes së koncertit, Yll Limani reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhje të thellë për ndërprerjen e performancës. Ai tha:
    “Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë.”
    Ky reagim i Yll Limanit ka marrë shumë mbështetje nga fansat e tij, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe dëshirën për një shërim të shpejtë të të gjithë të përfshirëve në incident.
    Hetimet vazhdojnë
    Deri më tani, policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e këtij konflikti, apo të përfshirëve në të. Hetimet janë në vijim, dhe janë ngritur dyshime se incidenti mund të ketë pasur lidhje me grindje të mëparshme mes disa individëve të përfshirë.

    Konflikte të përsëritura në ambiente publike
    Turistët dhe pushuesit janë shokuar nga ngjarja që ndodhi sot në Ksamil.
    Mësohet se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, ndërsa autori i dyshuar i dhunës është Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
    Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit të Pashajt dhe dyshohet se konflikti ka shpërthyer për shkak të vendosjes së çadrave dhe kontrollit të hapësirës së plazhit përballë hotelit.
    Një konflikt i përhershëm për pronësinë e një plazhi midis Albert Pashajt dhe biznesmenit Agim Taraj, pronar i një restoranti në Ksamil, ka degjeneruar sërish në dhunë fizike. Sipas informacioneve të fundit, Pashaj është goditur rëndë në kokë gjatë një përplasjeje që ka ndodhur paraditen e së shtunës, më 19 korrik 2025.
    Skena e dhunës ka ndodhur në prani të dhjetëra pushuesve, të cilët kanë mbetur të shokuar dhe të frikësuar nga ngjarja. Dëshmitarët e përshkruajnë momentin si një akt të papranueshëm të dhunës, ndërkohë që Pashaj është parë me fytyrën të mbuluar nga gjak, duke treguar pasojat e goditjes.
    Tullë si mjet dhune – Pashaj ka goditur Tarajn?
    Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se, në një moment të ngjarjes, Pashaj ka pasur në dorë një tullë, e cila sipas disa informacioneve jozyrtare, mund të jetë përdorur për të goditur Tarajn, i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin e dhunshëm. Ndërkohë, ka pasur të tjera informacione që flasin për mundësinë e përfshirjes së disa personave të tjerë në ngjarje, megjithëse policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.
    Dhuna e dytë – Pashaj është goditur edhe më parë
    Ky nuk është hera e parë që Albert Pashaj është i përfshirë në një incident të tillë dhune. Në 6 qershor 2025, ai është goditur edhe më parë nga Agim Taraj në afërsi të të njëjtit vend, që do të thotë se konflikti mes tyre ka shpërthyer përsëri, duke krijuar një situatë të pasigurisë dhe tensionit të vazhdueshëm mes të dy palëve.
    Policia ende pa njoftim zyrtar
    Megjithëse ngjarja ka ndodhur para disa orësh, Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Burime të sigurta konfirmojnë se po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes, përfshirë mundësinë e përfshirjes së persona të tjerë të dyshuar. Dëshmitarët kanë folur për një skenë dhune të papërballueshme, e cila ka tronditur të pranishmit.
    Çfarë fshihet pas konfliktit?
    Ky konflikt ka të bëjë me një pronësi plazhi, e cila është burim i tensioneve të vazhdueshme mes dy biznesmenëve. Ky është një nga shumë rastet që pasqyrojnë përshkallëzimin e konflikteve për pasuri të paluajtshme në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe pasojat e mëdha që ato mund të kenë për sigurinë e qytetarëve dhe turizmin.

  • Dy biznesmenë rrihen për çadrat e plazhit, tmerrohen pushuesit! VIDEO e sherrit në plazhin e Ksamilit

    Dy biznesmenë rrihen për çadrat e plazhit, tmerrohen pushuesit! VIDEO e sherrit në plazhin e Ksamilit

    Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në plazhin e Ksamilit, një nga plazhet më të populluara. 

    Pronari i një hoteli në Ksamil u dhunua me sende të forta.

    Shkak i dhunimit të  Albert Pashajt ka qenë konflikti i vazhdueshem për pronësinë e një plazhi midis tij dhe biznesmenit Agim Taraj, i cili është pronari i një restoranti në Ksamil informon gazetarja e Syri TV.

    Albert Pashaj është goditur në kokë, infomron gazetarja e Syri Tv.  

    Nga video e siguruar nga Syri Tv dëgjohet zëri i tronditur i një gruaje që thërret: O Plehër! 

    E ndërsa një person largohet nga plazhi, personi tjetër që duhet të jetë Pashaj e ka fytyrën të mbuluar me gjak. 

    E gjithë skena e potolerueshme e dhunës ka ndodhur paraditen e së shtunës (19 korrik 2025) në sy të dhjetëra pushuesve të cilët janë shokuar dhe frikësuar nga skena. Në një moment Pashaj ka në dorë një tullë që sipas informacioneve jo zyrtare është mjeti me të cilin e ka goditur Taraj. 

    Konflikti nuk ka ka nisur tani por më herët. Pashaj është hera e dytë që dhunohet, pasi është goditur nga Taraj edhe në 6 qershor në afërsi të të njëjtit vend. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar ndërsa flitet se ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

  • Dalin pamjet/ Si u konfliktuan brutalisht një muaj më parë pronarët e dy hoteleve në Ksamil

    Dalin pamjet/ Si u konfliktuan brutalisht një muaj më parë pronarët e dy hoteleve në Ksamil

    Përplasja fizike e ndodhur ditën e sotme në Ksamil, ku u dhunua pronari i “Euro Hotel” Albert Pashaj, duket se nuk ka qenë një rast i veçuar. Pamje të reja të siguruara hedhin dritë mbi një tjetër përplasje mes të njëjtave palë, e cila ka ndodhur rreth një muaj më parë.
    Në video shfaqen Albert Pashaj dhe Agim Taraj, pronari i “Sunset Restorant”, teksa godasin njëri-tjetrin me grushta. Konflikti, që duket i ashpër, ndërpritet vetëm pasi ndërhyjnë persona të tjerë për t’i ndarë.
    Ky zhvillim i ri forcon dyshimet se sherri i fundit nuk ka qenë spontan, por pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme mes dy biznesmenëve të zonës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkaku kryesor i mosmarrëveshjes lidhet me kontrollin e hapësirës së plazhit përpara hotelit të Pashajt, ku edhe ndodhi incidenti i fundit.

  • Fenomenet e veçanta të natyrës shqiptare/ Ekploruesi tregon zonat që nuk duhen humbur

    Fenomenet e veçanta të natyrës shqiptare/ Ekploruesi tregon zonat që nuk duhen humbur

    Përkthyesi dhe eksploruesi Anri Pashaj ju ka bërë thirrje të gjithë turisvëve vendas dhe të huaj që gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri të viztiojnë vendet që ofrojnë fenomene të veçanta të natyrës shqiptare.

    I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, eksploruesi zbuloi vendet ne Shqipëri që ofrojnë pamje të fenomeneve të veçanta natyrore.
    Pjesë nga biseda:

    Anri Pashaj: Ne duhet të dalim të shijojmë vendin tonë. Përveç natyrës shumë të bukur, në mrekullitë tona të shtresëzuara në gjithëfarë shtresezimesh historike, ne kemi dhe fenomene të ndryshme. Paraidolia është një fenomen interesant, kur shikojmë lart retë, pra kur syri shikon diçka. Sa prej nesh e kanë përjetuar paraidolinë te “Guri i Capit”.
    Borakaj: Ku ndodhet?
    Anri Pashaj: Në Moravë, sipër në Korçë. Pasi ti e shikon dhe tjetër gjë percepton truri. Tjetër është Brerorja e akullit, e cila është kur perceptohet hija jote sikur po ecën në re. Është e rrallë dhe e papërsëristëshme.
    Borakaj: Një bloger do pyeste i bëhet foto?
    Anri Pashaj: Po foto dhe video. Është diçka për ta kërkuar. Këndi i diellit që është kur je në kreshtë, sidomos kur je në dimër, dhe nga krahu ku ke re, hija jote mund të projektohet në një lloj ylberi, dhe duket sikur je duke ecur në re.

  • Skandali i korrupsionit në drejtësi, GJKKO vendos për fatin e ish-gjyqtares së njohur

    Skandali i korrupsionit në drejtësi, GJKKO vendos për fatin e ish-gjyqtares së njohur

    Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka. Vyshka ishte arrestuar për korrupsion rreth 3 vite më parë.
    Gjithashtu, Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.
    Gjykata e Lartë kishte urdhëruar pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve në Gjykatën e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
    Por edhe trupa e re la në fuqi shkallën e parë. Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
    Gjyqtarja Zamira Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
    Ky vendim erdhi pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve në Gjykatën e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
    Por edhe trupa e re la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë.
    Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
     
     

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Zamira Vyshkën dhe avokatin Pashaj

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka.
    Gjithashtu Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.
    Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj. Apeli vendosoi pefundimisht denimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.
    Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.