Tag: pasaportën

  • Rama: Me pasaportën e BE, motrave dhe vëllezërve në Greqi do t’iu njihen automatikisht vitet e punës

    Rama: Me pasaportën e BE, motrave dhe vëllezërve në Greqi do t’iu njihen automatikisht vitet e punës

    Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.
    Ai u ndal te marrëveshja me Italinë për pensionet për shqiptarët, ndërsa tha se nëse do të ishim në BE, nuk do duhej të kishin pritur kaq gjatë.
    “Edhe pasi u mora vesh me motrën time në romë, ju pritet dhe vetëm tre ditë më parë është firmos dokumenti i parë, por nëse do të kishit pasaportën e BE, ju nuk do kishin nevojë për asnjë lloj njohje nga Italia, dhe me pasaportën e BE motrat dhe vëllezërit tanë në Greqi që ende vuajnë për dokumente, do bëhen automatikisht qytetarë të Greqisë dhe u njihen automatikisht vitet e punës dhe pensioni”, tha Rama.

  • “Edhe pse u mora vesh me motrën time në Romë, ju sërish pritët”, Rama thirrje për të votuar PS: Me pasaportën e BE, jeni automatikisht…

    “Edhe pse u mora vesh me motrën time në Romë, ju sërish pritët”, Rama thirrje për të votuar PS: Me pasaportën e BE, jeni automatikisht…

    Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.

    Ai u ndal te marrëveshja me Italinë për pensionet për shqiptarët, ndërsa tha se nëse do të ishim në BE, nuk do duhej të kishin pritur kaq gjatë.
    “Edhe pasi u mora vesh me motrën time në romë, ju pritet dhe vetëm tre ditë më parë është firmos dokumenti i parë, por nëse do të kishit pasaportën e BE, ju nuk do kishin nevojë për asnjë lloj njohje nga Italia, dhe me pasaportën e BE motrat dhe vëllezërit tanë në Greqi që ende vuajnë për dokumente, do bëhen automatikisht qytetarë të Greqisë dhe u njihen automatikisht vitet e punës dhe pensioni”, tha Rama.
     

    Top Channel

  • Rama-emigrantëve në Milano: Dhurojini fëmijëve pasaportën e BE, të kenë të njëjtat të drejta me europianët

    Rama-emigrantëve në Milano: Dhurojini fëmijëve pasaportën e BE, të kenë të njëjtat të drejta me europianët

    “Pasaporta e BE siguron pensionet dhe çdo shqiptar do të marrë kontributet kudo ku po punon”, kështu është shprehur Rama në fjalimin e mbajtur me emigrantët shqiptarë në Milano.
    Gjithashtu u shpreh: “Pasaporta europiane e BE nuk është një tjetër dokument udhëtimi, por është një status i ri qytetarie…Një status që për ne si banorë ndër më të vjetrit të këtij kontinenti që mbase si askush tjetër kemi ngrënë dynjanë për të ngritur kokën dhe për të ardhur këtu dhe të kemi dinjitet me atë pasaportë.
    Ne bëmë një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane t’i njihte pensionet tuaja. Edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë ju pritet për procedurat ligjore dhe vetëm përpara tre ditësh është firmosur dokumenti i fundit. Por nëse do kishim pasaportën e BE nuk do kishit fare nevojë për njohje. Dhe po ashtu edhe vëllezërit tanë në Greqi do të krijohej e njëjta mundësi. Unë ju them se nuk mund t’i bëni fëmijëve asgjë më të paharrueshme se sa me një votë, t’i jepni një pasaportë në dorë. Ju fëmijëve tuaj i jepni lirinë që të lëvizin si qytetarë të BE, njësoj si lëvizim ne të gjithë bashkë kur jemi në Shqipëri”, tha ai.

  • ‘Rama mashtron për pasaportën europiane’, Salvador Kaçaj: Vizat i liberalizoi PD

    ‘Rama mashtron për pasaportën europiane’, Salvador Kaçaj: Vizat i liberalizoi PD

    Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Salvador Kaçaj, gjatë një emisioni televiziv ku diskutohej tema “Nis fushata, PS dhe PD në garë për Trump”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrime dhe manipulime politike.
    Kaçaj theksoi se Rama po përdor figura ndërkombëtare për qëllime elektorale, duke harruar kontributin e Partisë Demokratike në arritje të rëndësishme për vendin.
    “Kryeministri Edi Rama është gënjeshtar dhe mashtrues. Flet për pasaportën europiane, por harron se me anë të liberalizimit të vizave ishte PD që çoi shqiptarët në Evropë,” u shpreh ai.
    Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e emrave si Jared Kushner në diskursin publik, duke thënë se “Kushner ka biznes privat, s’ka pse të përdoret në fushatë”.
    Sa i përket përfshirjes së emrit të LaCivita në kontekstin e marrëdhënieve me SHBA-në, Kaçaj tha: “LaCivita nuk është lobim për Berishën në Amerikë, është person politik për të mbështetur PD dhe Sali Berishën gjatë fushatës”.
    Në fund, Kaçaj bëri apel për përqendrim në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve: “Të zgjidhim hallet e popullit nëpërmjet programit, kjo është e rëndësishme më shumë se gjithçka.”

  • ‘Propaganda e Ramës për pasaportën europiane është një mashtrim’, Tomorri: Nuk ka çfarë u ofron qytetarëve

    ‘Propaganda e Ramës për pasaportën europiane është një mashtrim’, Tomorri: Nuk ka çfarë u ofron qytetarëve

    Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar ashpër deklaratat e Kryeministrit Edi Rama lidhur me pasaportën europiane, duke e quajtur atë një “mashtrim të madh.” Sipas tij, kjo propagandë u rrëzua pas deklaratave të Komisioneres Kaja Kallas, e cila gjatë një konference të përbashkët me Ramën theksoi se integrimi evropian i Shqipërisë nuk varet nga kush është kryeministër, një goditje direkte për thirrjet e Ramës për një pasaportë evropiane.
    Në një intervistë televizive, Tomorri theksoi se propaganda e Kryeministrit për pasaportën ishte një mundësi për të shpëtuar nga dështimet e tjera të qeverisjes dhe mungesës së një plani konkret për të ardhmen e vendit. Ai u shpreh se ky ishte një “mashtrim i madh” që nuk kishte asnjë lidhje me realitetin, duke theksuar se Rama e përdori atë si një alibi për të mbuluar dështimet e qeverisë.
    “Rama nuk kishte më çfarë të ju tregonte shqiptarëve. Nuk mund të thoshte më pas tre mandatesh qeverisje se unë tani do ju sjell ujin 24 orë,” deklaroi Tomorri. “Nuk mund të thoshte dot se unë do ju përmirësoj jetën, do ju rris rroga e pensione, sepse këto duhet ti kishte bërë kohë më parë.”
    Klodian Tomorri tha gjithashtu se, pas goditjes nga Komisionerja Kaja Kallas, Rama është detyruar të ndryshojë taktikat, duke kërkuar nga qytetarët që të mos dalin në zgjedhje. Sipas gazetarit, kjo është një shenjë e qartë e mungesës së një programi dhe të një vizioni të qartë për të ardhmen e vendit.
    “Edi Rama nuk ka çfarë u ofron qytetarëve dhe nuk mund të ju thotë se unë gjatë këtij mandati do ta çoj Shqipërinë në këtë nivel, sepse nuk ka program fare,” shtoi Tomorri.
    Gazetari po ashtu komentoi se, për shkak të dështimeve të qeverisë, Rama ka filluar të dekurajojë qytetarët të mos votojnë, veprim që, sipas tij, është një provë se Kryeministri po përballet me një rënie të besueshmërisë dhe ndikimit politik.
    “Tashmë askush nuk mund të pretendojë më, as vetë Rama, që opozita nuk ka më akses në kancelaritë perëndimore,” përfundoi Tomorri, duke theksuar se PD-ja ka filluar të marrë pjesë në tryezat më të rëndësishme ndërkombëtare, dhe kjo është një tjetër shenjë e dobësimit të Ramës dhe Partisë Socialiste.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Balla nga Brukseli: Me pasaportën e BE-së, shqiptarët të barabartë në Europë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Balla nga Brukseli: Me pasaportën e BE-së, shqiptarët të barabartë në Europë

    Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një video-mesazhi nga Brukseli drejtuar qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, theksoi disa nga përfitimet konkrete që do të sjellë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së.
    Ai theksoi se me pasaportën europiane, të rinjtë shqiptarë do të kenë të drejtën të studiojnë në çdo universitet të Europës me të njëjtat tarifa si studentët vendas, ndërkohë që çdo qytetar shqiptar do të mund të punojë pa leje pune dhe të përfitojë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vendin ku jeton.
    Ai shtoi gjithashtu se shqiptarët do të kenë të drejtë të votojnë dhe të kandidojnë në zgjedhjet vendore të vendeve ku jetojnë, si dhe të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Sipas tij, Shqipëria do të ketë eurodeputetët e vet dhe përfaqësues në institucionet më të larta të BE-së.
    “Qytetarët pyesin shpeshherë se cilat janë disa nga përfitimet e tyre kur marrin pasaportën e Bashkimit Europian. Me pasaportën e BE-së, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë do të mund të studiojnë në çdo universitet të Europës me tarifa të njëjta sikurse studentët e tjerë europianë. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të mund të punojë pa leje pune, si dhe të përfitojë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të shtetit ku punësohet brenda Bashkimit Europian. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të përfitojë nga të njëjtat standarde të larta të mbrojtjes së të drejtave individuale para çdo institucioni të Bashkimit Europian ose çdo gjykate të vendeve anëtare. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë dhe të kandidojë në zgjedhjet vendore kudo që jeton në secilin prej vendeve të Bashkimit Europian, si dhe të votojë për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve europiane dhe madje do të ketë eurodeputetët e vet shqiptarë në këtë ndërtesën këtu pas meje. Do të kemi edhe komisionerin në qeverinë e Bashkimit Europian në një ndërtesë tjetër diku këtu afër, si dhe shumë djem dhe vajza në administratën e Brukselit. Me pasaportën e BE-së, çdo ambasadë e Bashkimit Europian të vjen në ndihmë kudo që të ndodhesh, nëse nuk ke pranë një ambasadë shqiptare. Pra, më 11 maj, voto Partia Socialiste, voto Edi Rama, voto numrin 5”, tha Balla.

  • Recitali ‘Pasaporta’/ Nuk ka program as ide për zhvillimin e Shqipërisë, por ka rubrikën e mashtrimeve Sy m’Sy

    Recitali ‘Pasaporta’/ Nuk ka program as ide për zhvillimin e Shqipërisë, por ka rubrikën e mashtrimeve Sy m’Sy

    Ka shkëputur të gjithë kontaktet me mediat dhe me qytetarët dhe ka vendosur që të komunikojë vetëm më rrjetet e tij te kontrolluar në rubrikën e propagandës Sy m’Sy që e dirigjon paligjshmërisht nga zyra e qeverisë.

    Ka ndaluar të gjithë drejtuesit lokale dhe qendrorë socialistë të komunikojnë me mediat dhe të debatojnë ne studio me opozitën. Kjo për arsyen e vetme se ai nuk ka program dhe vetëm provon me mashtrimet e tij që i përsërit prej 12 vjetësh që të ndikojë ne vendimmarrjen e tyre në votime.

    Është gjatë ditës së sotme Rama përsëriti sërish rëndësinë sipas tij të pasaportës evropiane për çdo qytetar shqiptar. Ky është premtimi më absurd i bërë ndonjëherë. Premton një gjë që nuk e ka në dorë hiç qeveria e tij. Ky është një vendim që vjen vetëm nga BE dhe vendet anëtarë të saj. Shqipëri është aq larg sa çfarëdo force mashtrimi të këtë Rama për standardet rruga është e gjatë e nuk ka asnjë lidhje me atë që është në qeverisje. Ai të zbatojë porositë e BE që të luftojë korrupsionin që ndoshta evropianët të çojnë nëpër mend edhe mundësinë e avancimit me integrimin e shqiptarëve. Por e sigurte është se me një kryetar qeverie që ka me shumë gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetime, kjo çështje nuk ka për të avancuar asnjë hap. Prandaj pasaportat me salmonelë që premton Rama askush nuk duhet ti marrë si të mirëqena por si marrëzia mashtruese e radhës e Ramës. Me ngjan me atë premtimin për ujë të pijshëm 24 orë.

    “Pasaportën evropiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS. Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusi tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, thotë Rama.

    Vetëm kur dëgjon këto shpërthime propagandistike bindesh tërësisht se ky do të vijojë të jetë mashtrimi i programuar i Ramës për këtë fushatë. Ky do të jetë programi i tij. Duke harruar se shqiptarët tashmë janë integruar në Evropë. Disa ikën më herët e shumicën i përzuri po ky, që u përmend pasaportën çdo ditë. Vetëm ai dhe hajdutët që e rrethojnë nuk e kanë kuptuar këtë./E.I/

  • “Rruga europiane, në interes të shqiptarëve”/ Rama: Fokusi është BE-ja dhe pasaporta europiane

    “Rruga europiane, në interes të shqiptarëve”/ Rama: Fokusi është BE-ja dhe pasaporta europiane

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rubrikën “Sy më Sy”. Rama ritheksoi sërish rëndësinë e pasaportës europiane për çdo qytetar shqiptar.
    “Pasaportën europiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS. Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusu tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, thotë Rama.

  • “Do merrni Noc Rrokun”, Rama sherr me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh

    “Do merrni Noc Rrokun”, Rama sherr me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh

    Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale iu përgjigj një komentuesi që i tha se më 11 maj do të marrin Noc Rrokun. Por, kreu i qeveris ëi bëri thirrje që të investojë për të marrë pasaportën europiane, ndërsa theksoi se ka frikë se më 11 maj do të zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve.
     
    “Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5”, tha Rama.
     
    Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një komentuesi që shkruante se nuk ka asnjë program elektoral.  Rama deklaroi se pjesë e programit është edhe anëtarësimi në BE.
     
    “Nuk kemi asnjë program? Po mirë, futja në BE nuk të duket program. Ti mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë? Të merret BE dhe thua që zgjidhni mes meje dhe bufit të kënetës? Përkundrazi. Megjithatë, edhe më e bukura është se ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program nuk e dëgjoni hiç”, tha kryeministri.
     
    Një tjetri që e pyeti se si do të rikëmbëhet ekonomia, kryeministri iu përgjigj:
     
    “Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”.

  • Rama: Me pasaportën e BE, do të uleni në çdo tryezë evropiane përgjithmonë si shqiponja

    Rama: Me pasaportën e BE, do të uleni në çdo tryezë evropiane përgjithmonë si shqiponja

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë, u shpreh se me pasaportën e Bashkimit Europian, ata do të ulen “në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja”.
    “Me këtë pasaportë, ti ke mundësi të qëndrosh këtu (Greqi), ose të shkosh në çdo vend të Evropës dhe të respektohesh si i barabartë mes evropianësh. Kur prindërit e tu erdhën këtu, u detyruan të bëjnë shumë gjëra për të mbijetuar, për ta ulur kurrizin deri në tokë, për të mos e humbur betejën, të bëjmë punë që ti, biri apo bija jonë as nuk mund t’i imagjinosh sot që i ke të gjitha të mirat, dhe të duket se jeta ka qenë gjithmonë kështu, por këto i bëmë për ty e ju, dhe tani jemi të lehtësuar sepse juve duhet ta respektoni kryqin e bardhë në flamurin e Greqisë se është vendi që ju ka adoptuar po ama s’keni nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni apo aq më keq ta ndërroni”, tha Rama.

    Kryeministri shtoi: “Ju jeni shqiponja dhe do të jeni gjithmonë shqiponja. Me pasaportën evropiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Evropës përgjithmonë si shqiponja. Ashtu sikundër në të gjitha tryezat ku mblidhet Evropa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë dhe lartë nëpër ballkon janë përkthyesit e të gjitha gjuhëve, ashtu do të jetë edhe përkthyesi i shqipes, kur përfaqësuesi i Shqipërisë të flasë shqip dhe të tjerët të vënë kufjet për të dëgjuar. Ky është momenti, sepse sot për herë të parë, që kur kemi filluar këtë rrugëtim, Shqipëria ka filluar rrugëtimin kolektiv, ju keni bërë këtu përpjekjet për t’u integruar, Shqipëria i ka bërë përpjekjet për t’u integruar në botën e madhe”.
    “Për herë të parë Bashkimi Europian thotë se jemi gati që brenda 2027 të mbyllim marrëveshjen me ju dhe brenda kësaj dekade të jemi bashkë. Kjo ka ardhur si pasojë e atyre që kemi bërë ne, e këmbënguljes tonë, që na shikonin në rastin më të mirë me keqardhje, në rastin e zakonshëm me bezdi dhe në të keqin me përçmim, në një situatë kur na shikojnë me respekt dhe besim. Por kjo ka ardhur edhe si rezultat ku është sot Evropa. Për këtë arsye nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por edhe BE ka hapur një derë dhe thotë ejani hynë një orë e më parë”, deklaroi më tej Rama.