Tag: pasaportën

  • PL: Premtimi për pasaportën europiane mashtrim delirant

    PL: Premtimi për pasaportën europiane mashtrim delirant

    Sekretari për Sipërmarrjen në Partinë e Lirisë, Fllohe Vojka, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se premtimi i qeverisë për pasaportën europiane në vitin 2030 është një mashtrim në gjendje deliri.
    Ai theksoi se një mandat tjetër i Rilindjes do të sillte regres në statusin e vendit kandidat për BE. Kapitulli 27 i negociatave, që lidhet me mjedisin, sipas tij nuk mund të hapet, e jo më të mbyllet nga kjo qeveri. Ai e cilësoi qeverinë aktuale si “narkoshtet” që përjashton profesionistët për të mbajtur në pushtet patronazhistët.
    Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 11 maj.
    ‘Në këto pak ditë që kanë mbetur që numërohen me gishtat e dorës përpara se Shqiptarët ti drejtohen kutive të votimit me datë 11 Maj, të vazhdosh të besosh dhe mashtrohesh nga qeverisja Rilindase për marrjen e Pasaportës Europiane në vitin 2030, mund të arrihet vetëm në gjëndje deliri si socialistja në Vlorë e cila ju drejtua qytetarëve duke ju thenë që vendi ka arritur majat dhe ka mbetur vetëm për të sjellë hënën në tokë.
    Të vetmen gjë që mund të sjellë një mandat tjetër i qeverisjes Rilindase në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, udhehequr nga slogani Vetem Per-Para dhe jo Vetem Perpara i Kryeministrit Rama dhe shpurrës së tij SOROSIANE prej vitesh, ështe kthimi një hap prapa në Statusin e Vendit Kandidat dhe jo në përfundimin e negociatave dhe reformave për tu anëtarësuar’, tha ai.

  • Hera e parë që lista e kandidatëve është 100% nga Qarku i Gjirokastrës, Kumbaro: Mandati i ardhshëm i PS na siguron pasaportën europiane

    Hera e parë që lista e kandidatëve është 100% nga Qarku i Gjirokastrës, Kumbaro: Mandati i ardhshëm i PS na siguron pasaportën europiane

    Drejtuesja politike e PS në Gjirokastër Mirela Kumbaro dhe kandidati Piro Dhima kanë zhvilluar takimin e radhës me banorët e zonës së Cepos, banorë të 11 fshatrave.
    “E kishim festë të vërtetë takimin organizuar me ftesë të Piro Dhimës me qytetarët e zonës së Cepos, banorë të 11 fshatrave njëri më i bukur se tjetri, një zonë me një trashëgimi të jashtëzakonshme bashkuar me bukurinë natyrore ku prezantuam skuadrën fituese të zgjedhjeve të 11 Majit, që punon dhe e njeh me pëllëmbë këtë qark, me një program të pasur në zhvillimin e infrastrukturës, punësimit, projekteve në turizëm, bujqësi, por edhe projektin e PS për integrimin në BE që na bën europianë me pasaportë dhe çdo të drejtë tjetër të qytetarëve të kësaj familjeje”, shprehet Kumbaro.
    Kumbaro deklaroi gjatë takimit se është e para herë që Gjirokastra ka një listë kandidatësh 100% nga qarku.
    “Është e para herë që të pestë kandidatët e listës janë 100% nga Qarku i Gjirokastrës. Nuk është më çështje e majtë apo e djathtë, është çështje për punën, rrugët, fëmijët, shëndeti, arsimi, turizmi, ekonomia, pensionet, pagat dhe e rëndësishme është të votojmë atë forcë politike që ruan këto vlera. Nëse ne kemi bërë rrugë, ujësjellësa, ku Gjirokastra s’kishte ujë, sot ka ujë 24 orë, pra gjithë këto punë që janë bërë, mandati i katërt i Partisë Socialiste të rinjve tanë u jep pasaportën europiane”, tha Kumbaro.

  • Rama reciton Migjenin: Qeshu rini qeshu, se bota është jotja!

    Rama reciton Migjenin: Qeshu rini qeshu, se bota është jotja!

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me të rinjtë e kryeqytetit, të cilët votojnë për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare.
    Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti ndryshe nga daljet e tjera, recitoi vargjet e poetit të madh, Migjenit.
    Rama u bëri thirrrje të rinjve që të votojnë PS-në për pasaportën europiane.
    Pjesë nga fjala e Ramës:
    Kur ta merrni pasaportën në dorë, do iu kujtohet 11 maji dhe do thoni e dhashë kontributin tim që ta marrë këtë pasaportë. Kjo nuk është histori e jona, është histori prej shekujsh. Kur Skënderbeu i vuri barrikadën perandorisë nuk kishte BE. Na përcaktoi se vendi i këtij populli është në Europë.
    Erdhën më prapa rilindasit, na e lanë me shkrim. Pastaj ndodhi fillimi i transformimit kur ra komunizmi, ajo që doli nga brenda shpirti “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Sot është fati jonë, jemi te pragu i derës. Por është fati juaj, siç thotë poeti “qeshu rini qeshu se bota është jotja”. Ju ka ardhur fati që të qeshni por jo të talleni. Të bëheni bashkë në 11 maj, ti japim mundësi këtij populli të hapim një perspektivë krejt të re.

  • “Ilir Vrenozi, lideri i vërtetë i PD”, Rama: U kemi borxh fëmijëve që t’u lëmë në dorë pasaportën e BE

    “Ilir Vrenozi, lideri i vërtetë i PD”, Rama: U kemi borxh fëmijëve që t’u lëmë në dorë pasaportën e BE

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se personazhi i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, është lideri i vërtetë i Partisë Demokratike.
    Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në një takim në Skrapar, ku tha se fjalimi i Ilir Vrenozit në mitingun e PD-së në Korçë, është fytyra dhe programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
    Ai tha gjithashtu se politika u ka borxh fëmijëve që t’u lërë në dorë pasaportën e BE-së, teksa shtoi se shqiptarët duhet të votojnë masivisht PS-në, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo lideri i kësaj force, që është vetë Rama.
    “Sot Shqipëria ka arritur aty ku nuk ka qenë kurrë dhe sot flamuri shqiptar respektohet dhe vlerësohet dhe dinjiteti i Shqipërisë është vënë në vend. Prandaj ata kanë hapur derën edhe për interesin e tyre, jo vetëm tonin. Kush është më pranë që ata ta marrin e ta fusin brenda që ata t’I tregojnë botës se po zgjerohemi? Është Shqipëria.
    Ata na kanë thënë bëni procedurat e negociatave deri në 2027 dhe hajdeni. Ne na ka ardhur mundësia që të përmbushim profecinë e Gjergj Kastriotit. Edhe kërkesa e të gjithë fëmijëve tanë, borxhi që u kemi fëmijëve tanë, është që t’u lëmë pasaportën europiane në dorë.
    Tani si mund të vihen këto në diskutim se s’të pelqen PS dhe Edi Rama? Ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin që është lideri i vërtetë i PD-së. Fjalët e tij në sallën në Korçë janë programi i PD-së”, tha Rama,

  • “Më jepni votën, t’ju jap pasaportën europiane”/ Berisha për Ramën: Festoi dy herë çeljen e negociatave. Këneta, zhapikët, hardhucat…

    “Më jepni votën, t’ju jap pasaportën europiane”/ Berisha për Ramën: Festoi dy herë çeljen e negociatave. Këneta, zhapikët, hardhucat…

    Gjatë takimit me fermerët e Elbasanit, kreu i PD, Sali Berisha komentoi deklaratat e rivalit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.

    Duke iu referuar deklaratës së Ramës “Më jepni votën t’ju jap pasaportën europiane”, Berisha tha se kryeministri ka festuar dy herë çeljen e negociatave.
    Ndër të tjera, kreu i PD theksoi se opozita synon që shqiptarët të behën më të paguarit në rajon.
    “Ne synojmë që shqiptarët të paguhen më mirë se rrethet përreth. Asnjë vend përreth s’ka pasuritë e Shqipërisë. S’do ketë më kryeministër me avion privat. S’do lëmë më ministër që të shpenzojë 10 mijë euro në muaj për lavash të makinës. S’ka sot milioner, miliarder të shpenzojë 10 mijë euro. Apo të blejë kreshtin e Edenit 5 milionë euro.
    Nuk hapet shishja 33 mijë euro. Edhe dhuratë s’mund ta marrë, ia ndalon ligji. Ka një kod. Po këta s’kanë asnjë kod, asnjë etikë, këta vetëm vjedhin shqiptarët. 12 vjet asnjë bilanc, 12 vjet nuk është i aftë të tregojë… edhe ato pak që janë bërë nuk i tregon se dalin shumë xhunga. I del unaza me 13 lote. Nuk e përmend më rrugën e Llogarisë 60 mln euro vjedhja.
    Rruga e Arbrit, 11 mln euro km, rruga 10 metra e gjerë. Këta janë të inkriminuar shumë thellë ndaj he pastrimi i shtëpisë është detyrim madhor. Do bëjmë çmos të gjejmë paratë ku i kanë fshehur, ku i kanë çuar për tua kthyer qytetarëve.
    “Më jepni votën t’ju jap pasaportën evropiane’, e di si është? Si djegësi i Tiranës. Ku është djegësi i Tiranës? E mbani mend si festoi 2 herë çeljen e negociatave, ndau dekorata, vetëm mashtrime e mashtrime. Do ta transformojë jo këneta, zhapikë, hardhuca… Ky njeri solli në Shqipëri, futi në kopshte dhe shkolla, konceptin e Prindit 1 dhe Prindit 2.”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Studentja: Nuk duam pasaportën e Ramës për të ikur! Më 11 Maj shqiptarët do të zgjedhin të qëndrojnë…

    Studentja: Nuk duam pasaportën e Ramës për të ikur! Më 11 Maj shqiptarët do të zgjedhin të qëndrojnë…

    Studentja: Nuk duam pasaportën e Ramës për të ikur! Më 11 Maj shqiptarët do të zgjedhin të qëndrojnë…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarët e Kamzës, ku prezantoi edhe kandidatët.

    Në këtë takim, studentja Albana Gjika mbajti një fjalën e saj, duke sjellë zërin dhe shqetësimet e rinisë shqiptare.

    Ajo cilësoi se sot të rinjtë nuk kërkojnë favore e as pasaportën e premtuar të Edi Ramës për tu larguar nga vendi, por duan një Shqipëri me kushte Europiane për të ndërtuar të ardhmen e tyre pranë familjes.

    Albana Gjika

    Dua ta ndërtoj të ardhmen time pranë prindërve të mi, e jo të shpërndahem nëpër botë si shumë shqiptarë sot. Prindërit tanë kanë sakrifikuar çdo ditë të jetës së tyre për të na dhënë një jetë më të mirë.

    Sot, arsimi në Shqipëri është në krizë: programet janë të vjetruara, mungon teknologjia, mungon motivimi, studentët ndihen të harruar dhe diploma mbetet vetëm një letër, sepse nuk të pret një mundësi e re punësimi.

    Të rinjtë nuk kërkojnë favore, kërkojnë drejtësi dhe kushte të barabarta për të ndërtuar jetën me ndershmëri. Nën drejtimin tuaj, unë besoj se arsimi do të kthehet në prioritet, pensionet do të rriten, biznesi do të zhvillohet dhe mirëqenia do të përmirësohet.

    Kjo është Europa që duam. Nuk duam pasaportë për të ikur, siç do Edi Rama. Dua kushte europiane në vendin tim.

    Sot, ne jemi të gjithë të përndjekur nga pushteti i Edi Ramës: nga korrupsioni, krimi, papunësia dhe arsimi i braktisur. Unë, si një e re, i bëj thirrje rinisë në vend dhe në diasporë, i bëj thirrje studentëve të rrëzojmë këtë regjim për të mirën tonë dhe të vendit.

    Mbi 1 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi, por më 11 maj shqiptarët do të zgjedhin të qëndrojnë…

  • Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni për ca kohë. Nëse i doni shumë kthehuni, por…

    Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni për ca kohë. Nëse i doni shumë kthehuni, por…

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij për pasaportën e BE-së.

    Rama iu tha vajzave të reja, se nëse i dashuri i tyre iu thotë se do të votojnë “bufin e kënetës”, mos t’ua varin. Por ai shtoi se nëse e duan shumë të dashurin, të kthehen tek ata, por djemtë të kenë marrë mësim dhe të votojnë PS-në, që dhe si çift të kenë një pasaportë europiane, që ju jep më tepër mundësi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Edi Rama: Me pasaportën e BE, çdo universitet europian është si çdo universitetet shqiptar. Pasaporta sot është dokument udhëtimi, por jo qëndrimi. Na thonë se ku do rrish, a të pret njeri dhe pastaj të thonë dhe pyetjen e tmerrshme se kur do ikësh. Nuk rrimë dot sot, për të qëndruar në vendet e BE duhet të kërkojmë azil. Me pasaportën e BE, do mirëpriteni si çdo shtetas europian, mund të punosh ku të duash, do jetoni në një Shqipëri të madhe sa BE, do të njihen të gjitha vitet e punës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Me pasaportën e BE-së, nuk keni nevojë për pasaportën e Italisë dhe të Greqisë. Vajza, bindni djemtë që të votojnë PS-në, se do merrni të dy pasaportën. Vajza, nëse i dashuri ju thotë që do votojë për bufin e kënetës, mos ia varni fare. Nëse i doni shumë, lërini të pendohen dhe kthehuni, që të kuptojë se ka gabuar. Djemtë më pas do shikojnë pasaportën e BE dhe do thonë që rroftë e dashura ime, se nuk do e merrja këtë pasaportë.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Rroftë dashnorja ime për pasaportën e BE”, Rama batuta me të rinjtë në Tiranë: Vajzat të përdorin fuqinë që djemtë e lëkundur t’i bindin të votojnë PS

    “Rroftë dashnorja ime për pasaportën e BE”, Rama batuta me të rinjtë në Tiranë: Vajzat të përdorin fuqinë që djemtë e lëkundur t’i bindin të votojnë PS

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal sërish te rëndësia e integrimit të Shqipërisë në BE, që sipas tij mund ta realizojë vetëm PS.

    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në këtë pikë shqiptarët janë më të zgjuar se londinezët, sepse këta të fundit dolën nga BE.
    Pas kësaj ai vijoi me batuta kur tha se tani do të shkruajnë që ai diskriminon londinezët, siç bënë me deklarata që ai bëri dje, kur iu drejtua vajzave të reja duke u thënë që nëse partnerët e tyre nuk votojnë për PS, duhet që t’u vendosin kusht.
    “Në këtë fazë jemi më të zgjuar se Anglia, se ata dolën nga BE. Tani prite kur të dalin lajmet në ato mediat e kënetës që Rama diskriminon anglezët, se ishin mërzitur shumë me atë që u thash vajzave dje që partnerëve të tyre duhet t’u vënë kusht që nëse votojnë për bufin e kënetës, nuk ia vlejnë, mos ia varni fare.
    Po qe se i doni aq shumë aq sa të ktheheni te ata, lërini disa kohë sa të pendohen dhe më pas kthehuni. Ata do shohin pasaportën e BE dhe do thonë ‘rroftë dashnorja ime se të ishte për ne nuk do futeshim kurrë në BE’.
    Nuk është shkaka, na duhet çdo votë. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse për ata djemtë e lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut dhe të votojnë PS në 11 maj, dhe le të shkruajnë çfarë të duan ata”, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane

    Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e një familjeje që voton nga Europa për zgjedhjet e 11 majit dhe shkruan:
    “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 🇦🇱🖐️🇪🇺Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”. 

  • “Jua shpërblefsha me pasaportën europiane”/ Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Sa prekëse dhe frymëzuese…

    “Jua shpërblefsha me pasaportën europiane”/ Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Sa prekëse dhe frymëzuese…

    Që prej ditës së djeshme ka nisur votimi nga diaspora.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e një familjeje që voton nga Europa për zgjedhjet e 11 majit, ku shprehet se ‘do ua shpërblej me pasaporta europiane’.
    “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.
    Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”-shkruan Rama.