Tag: pasaportën

  • Rama lëvizje surprizë, i dërgon personalisht pasaportën shqiptare yllit të Kosovës, sulmuesit i hapet rruga drejt Juves

    Rama lëvizje surprizë, i dërgon personalisht pasaportën shqiptare yllit të Kosovës, sulmuesit i hapet rruga drejt Juves

    Edon Zhegrova duket tashmë më afër se kurrë Juventusit, e cila erdhi edhe me një ndihmë të vogël nga kryeministri Edi Rama.
    Ky i fundit i dërgoi yllit të përfaqësueses së Kosovës pasaportën shqiptare, gjë të cilën vetë Zhegrova e shpërndau në rrjetet sociale, duke e falënderuar dhe duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”.
    Me anë të këtij veprimi, Zhegrova tani ka mundësinë të transferohet pa probleme drejt “Zonjës së Vjetër”, pasi Shqipëria nuk futet te vendet që bëjnë pjesë jashtë BE-së për Serie A dhe për këtë arsye Juventusi nuk ka pse të lirojë vend për lojtarët që vijnë jashtë vendeve të BE-së.
    Tashmë negociatat pritet të rifillojnë sërish, me yllin e Kosovës që është gati të largohet nga Lille këtë verë dhe të nisë një aventurë të re te gjigantët e futbollit Europian.

  • Edon Zhegrova pajiset me pasaportën shqiptare, poston në Instagram bisedën me Edi Ramën

    Edon Zhegrova pajiset me pasaportën shqiptare, poston në Instagram bisedën me Edi Ramën

    Edon Zhegrova tanimë është një shtetas shqiptar. Bajram Begaj, presidenti i Shqipërisë, e ka pajisur Zhegrovën me pasaportën shqiptare. Një çështje ku ka ndërhyrë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.
    Bisedën e ka publikuar në Story edhe Edon Zhegrova ku njofton me krenari se është pajisur me pasaportën shqiptare: “Krenar të jem shqiptar”, shkruan Zhegrova. /Sport Ekspres/

  • Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare, Juventusi gati…

    Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare, Juventusi gati…

    26 Gusht 2025

    15:39

    Telesport

    Edon Zhegrova është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht.
    Zhegrova, një prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, luan aktualisht te skuadra franceze Lille. Gjatë kësaj hapësire të merkatos, emri i tij është lidhur me klubin gjigant italian, Juventus.
    Bardhezinjtë flitet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 mln euro për shërbimet e tij, ndërsa mund t’i ofrojnë deri në 2,5 milionë euro rrogë vjetore.

  • Dodikut po i merret pasaporta diplomatike, ai ka 15 ditë kohë për ta kthyer atë

    Dodikut po i merret pasaporta diplomatike, ai ka 15 ditë kohë për ta kthyer atë

    Milorad Dodik, mandati i të cilit si President i Republika Srpska ka përfunduar zyrtarisht sipas vendimit përfundimtar të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të humbasë edhe pasaportën diplomatike.

    Portali “Kliks” i Sarajevës publikoi një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme të BiH dërguar Zyrës së Presidentit të RS, ku theksohet se Dodik ka pesëmbëdhjetë ditë kohë për të kthyer pasaportën e tij diplomatike.

    “Duke pasur parasysh se vendimi i KQZ-së së BiH-së i 6 gushtit përcaktoi përfundimin e mandatit të Milorad Dodik-ut, me anë të kësaj i bëjmë thirrje të emëruarit të kthejë pasaportën e tij diplomatike”, thuhet në letrën e MPJ-së.

    Nëse Dodik nuk e dorëzon dokumentin brenda afatit të caktuar, Ministria e Jashtme ka paralajmëruar se do të njoftojë Policinë Kufitare si dhe rrjetin diplomatik e konsullor të BiH se pasaporta e tij është revokuar.

    Ndërkohë, Dhoma e Apelit e Gjykatës së BiH hodhi poshtë ankesën e Dodikut kundër vendimit të KQZ-së, e cila më herët shpalli një vendim përfundimtar me një vit burgim dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të mbajtur poste publike. Ky vendim çoi në heqjen e mandatit të tij për mosrespektim të urdhrave të Përfaqësuesit të Lartë.

    Pas vendimit të Gjykatës, Dodik zyrtarisht nuk është më President i Republika Srpska.

  • Vazhdon aksioni në Theth/ Turisti britanik kërkon pasaportën e valixhen, policia i përgjigjet ashpër

    Vazhdon aksioni në Theth/ Turisti britanik kërkon pasaportën e valixhen, policia i përgjigjet ashpër

    Ditën e sotme në Theth kanë shkuar ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.
    Teksa filmohej aksioni i IKMT-së që kundështrohej nga banorët dhe dy demokratët, ka ndërhyrë një turist i cili është përplasur me efektivët.
    Ai shprehet se është shtetas britanik dhe se brenda ndërtesës që po shembej ndodhej pasaporta e tij, si edhe valixhja, duke kërkuar që t’i merrte.
    Por, turisti britanik, i cili tha se kishte 1 muaj që qëndronte në godinën në Theth, nuk është lejuar nga blutë, pavarësisht edhe kërkesë së dy demokratëve.
    “Jam shtetas britanik, aty ndodhen valixhja ime, pasaporta ime, gjithçka e imja është atje. Kam jetuar këtu për 1 muaj, kam rezervuar për 2 muaj”, shprehet turisti.
    “Do pasaportën, i ka brenda, edhe valixhet tek ndërtesa”, i thotë ish-kryebashkiaku i Shkodrës efektivëve.
    Një nga policët i drejtohet: “T’i kishte marrë me kohë. Ai e ka mendjen të filmojë”.

  • “Skipëtare nga Italia”, Rama batuta me Mogherinin: Nuk e di pse nuk aplikon për pasaportë shqiptare!…

    “Skipëtare nga Italia”, Rama batuta me Mogherinin: Nuk e di pse nuk aplikon për pasaportë shqiptare!…

    Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë me Presidentin e KE, Antonio Costa.
    Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu edhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë. Në fakt, definicioni ekzakt nuk është mike por ish-mike sepse tanimë është “Skipëtare” nga Italia, Frederica Mogherini, që nuk e kuptoj akoma pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportën shqiptare. Vetëm një justifikim ka, që pret të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë, se nuk do këtë pasaportën me lëvizje të lirë por pa të drejtë qëndrimi në BE.

  • Këlliçi: Të dielën të paketojmë Ramën! Të votojmë PD-në e Sali Berishën, jo për pasaportën e narkoshtetit!

    Këlliçi: Të dielën të paketojmë Ramën! Të votojmë PD-në e Sali Berishën, jo për pasaportën e narkoshtetit!

    Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi erdhi me pasaportën që Edi Rama u premton shqiptarëve në këto zgjedhje. Ajo nuk është pasaporta e BE-së por e narkoshtetit.

    “Nëse duan të votojnë pasaportën e parë të narkoshtetit në Europë le të shkojnë të votojnë. Nëse duan të vijojnë të jenë pjesë e narkoshtetit të parë në Europë të shkojnë e tia japin.  që tia bëjnë jetesën më të vështirë” tha Këlliçi

    Kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Tiranës i bëri thirrje shqiptarëve të largojnë Ramën me votë me qëllim që ai të përballet me krimet e korrupsionit që ka bërë.

    Ka ardhur momenti ta paketojmë e ta çojmë në penison politik dhe ta cojmë tek shokët e tij, tek Erion Veliaj e kompani.

    Ditën e dielë ta cojmë e ta paketojmë. Edi Rama do të ketë fundin më të keq që ka pasur ndonjë politikan shqiptar për shkak të dëmit të madh që i ka bërë Shqipërisë. Bashkëpunëtorët e tij më të afërt sot i ka armiqtë e tij dhe që e spiunojnë kudo nëpër agjencitë e huaja, në ambasada dhe kanë treguar bëmat. Ai është një njeri  që ka korruptuar kreun e kundëzbulimit të FBI, Mcgonigal. Njeriu që dikur hiqej si gruaja e Bilalit.  Ka ardhur momenti që më mirë të ikë vetë se ka vjedhur si asnjë politikan në historinë e tranzacionit. Ia kalon dhe Erjol Veliajt në vjedhje. Është ky arkitekti kryesor.Është ky pa u shpikur skema  5D dhe skema 5 B e Belinda Ballukut. 10 mijë euro për të larë makinën tek lavazhi në pronësi të mamasë së Ervin Hoxhës. Kjo është çmenduri. Ky njeri që ka rekordet më të zeza të dielën duhet larguar masivisht me votë.Ndërkohë Berisha nuk është kthyer si politikan por si misionar për të larguar të keqen e madhe Edi Rama. Jepni votën PD e Sali Berishës. Për 100 ditë implementojmë paketën e dhembshurisë.

  • “Bën sakrificë,votuan për një maskara si Rama”, kreu i PS u kërkon votën demokratëve

    “Bën sakrificë,votuan për një maskara si Rama”, kreu i PS u kërkon votën demokratëve

    E ndërsa 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të këtij vendi, partitë politike janë mobilizuar për të kërkuar votën qytetarëve, e këtu nuk bën përjashtim as kreu i qeverisë, Edi Rama.
    Ky i fundit, e kërkon votën me “ngulm”, duke luajtur kartën e anëtarësimit evropian, rëndësinë e saj për Shqipërinë dhe benefitet që u jep ajo për të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi.
    Rama pati një thirrje për demokratët, që të “sakrifikohen” në këto zgjedhje, duke votuar Partinë Socialiste, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfitojnë pasaportën evropiane, për të cilën kryesocialisti shpesh herë e ka cilësuar si një vlerë qytetarie në kontinent.
    “Duhet të votojnë për fëmijët e tyre, që t’u japin pasaportën evropine. E kur fëmijët të kuptojnë për çfarë bëhet fjalë, të thonë për këtë pasaportë, baba e nëna jote bën një sakrificë shumë të madhe, votuan për një maskara si Edi Rama. Por ama pasaportën na dhanë. Që Edi Rama ishte burrë i mirë nuk e thonë ata. Le të thonë ç’të duan për  mua, puna është të votojnë për 5″, tha Rama.
    Në të kundërt, kryeministri dha një “këshillë”, të ndjekur nga ai në vitin 1992, që ata që nuk votojnë Partinë Socialiste më 11 Maj, mos të votojnë aspak për asnjë parti tjetër që t’i hapet rruga shumicës, siç shprehet ai.
    “Nëse nuk e kapërcejnë dot këtë fare, duhet të bëjnë atë që bëra unë në Mars të ’92. Nuk vajta fare të votoja. Se unë nuk votoja dot fare për bufin, me thënë të drejtën, se ja dëgjoja erën që kur e kam parë në minutën e parë atje tek Qytet Studenti. Por, nuk vajta të votoja për askënd tjetër. Sepse kush nuk shkon të votojë, i hap rrugën opsionit të shumicës. Kështu është rregulli. Patjetër që unë u bashkova me ata qe i hapën rrugën Shqipërisë që të dilte nga gjithë errësira e gjatë e komunizmit, e hynte në një rrugë të re, drejt Evropës”, tha Rama.
     

  • Rama: Me pasaportën shqiptare të BE-së, anashkalojmë negociatat dypalëshe për njohjen e pensioneve me Greqinë

    Rama: Me pasaportën shqiptare të BE-së, anashkalojmë negociatat dypalëshe për njohjen e pensioneve me Greqinë

    Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në takimin përmbyllës elektoral sot në Sarandë u shpreh se “nëse ka një pjesë të popullit që mund ta kuptojë deri në fund vlerën e asaj pasaportë, janë të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që morën arratinë në fillim të viteve ’90-të vetëm me rrobat e trupit, të mjerë, të leckosur, pa asnjë gjë, me fëmijët në krahë, kaluan kufirin, nëpër male dhe shkuan në Greqi”.
    Sot, theksoi Rama, “ata janë në një ankth shumë të madh, ankthin e njohjes së pensionit. Një pjesë e tyre kanë dalë, një pjesë e tyre po dalin. Një pjesë shumë e madhe do të dalin pas pak dhe nuk kanë asnjë garanci që vite të tëra gjaku, djerse, lotësh për të krijuar një jetë të re për fëmijët e tyre do t’iu kthehen së paku në njohjen e pensionit të tyre, sepse ata kanë punuar shumë dhe në të zezë si skllevër, por kanë punuar shumë dhe kanë paguar shumë edhe sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe nuk e kanë sot sigurinë e pensionit”.
    Për ta pasur atë siguri, nënvizoi Rama, “duhet që qeveria greke të merret vesh me ne dhe ne të merremi vesh me të. Siҫ u morëm vesh më në fund, por pas ca kohësh, vite e vite të tëra me Italinë, dhe me Italinë falë marrëdhënies time me “motrën” time atje, që atë motër nuk m’a solli nëna, m’a solli vota, a e kuptoni. Shumë vite. Dhe pasi u pranua nga ata marrëveshja, ne dolëm thamë e bëmë, kaluan dhe nuk e di sa kohë deri sa më në fund u mor dhe miratimi, nja 7-8 miratime, ik andej, ik këtej dhe mua më thoshin shqipot andej “na gënjeve”. Se kur janë atje dhe përballen me burokracinë atje ata e dinë se ç’heqin, mirëpo nga unë dhe nga shteti shqiptar i duan të gjitha gjërat menjëherë”.
    “Me grekët si do bëjmë? Kemi filluar negociatat mund të zgjasin me vite, por fati e ka sjellë në dorën tonë që nëse ne bëjmë atë që duhet të bëjmë tani që i kemi sjellë gjërat tek pika ku s’kemi qenë kurrë dhe tani që ata kanë hapur derën dhe yjet tona janë bashkuar me yjet e tyre, ne mund ta anashkalojmë gjithë negociatën dypalëshe me atë pasaportë”, tha Rama.
    “Pse? Sepse në momentin që Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, çdo shqiptar merr atë pasaportë. Dhe në momentin që çdo shqiptar merr atë pasaportë, mund t’iu duket çudi, por është kaq e thjeshtë dhe është kaq e vërtetë, ajo pasaporta kuqezi është e mjaftueshme dhe është e barabartë me atë pasaportën bardhe blu nga ana tjetër dhe me të gjitha pasaportat e tjera”, tha Rama.
    Kryeministri theksoi se “ajo pasaportë të bën automatikisht qytetar të barabartë në çdo metër katror të BE-së: pensionin, sigurimet shëndetësore, shoqërore, sistemet e mbështetjes, të drejtat juridike, studentët nuk janë më studentë të huaj, nuk paguajnë 10 herë më shumë sesa ata, janë studentë të barabartë njësoj si të tjerët. Është njësoj, është faktikisht dhe pa asnjë ekzagjerim si të nisesh nga Saranda të shkosh në Vlorë, ku ke po atë shtet, ke po ato ligje, ke po ato norma, ke po ato të drejta. Do të jetë të nisesh nga Shqipëria në Greqi, në Itali, në Portugali, në Spanjë, në Poloni”.
    Në atë pasaportë, shtoi Rama, “jo vetëm që i ke të gjitha njësoj, por gëzon edhe të drejtën që duke qenë shqiptar, qytetar i BE-së, në çdo vend të BE-së, Greqi, Itali të kandidosh për këshill komunë, për këshill bashkie, për kryetar bashkie, edhe për deputet në parlamentin evropian. Po more votat shkon atje përfaqësues i atij shteti ku je me listën tënde etj. E vetmja gjë që s’bën dot ti me pasaportën shqiptare kudoqoftë dhe ata me pasaportën e tyre këtu është të zgjidhen deputetë dhe ministra. Kaq. Gjithë të tjerat. Po shqiptarët për t’u zgjedhur deputetë vijnë këtu, se tani kemi dhe votën e diasporës”.