Tag: pasaportave

  • Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Shërbimet e pasaportave dhe vizave…

    Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Shërbimet e pasaportave dhe vizave…

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas mbylljes së qeverisë federale në SHBA për shkak se ligjvënësit nuk ranë dakord për miratimin e fondeve buxhetore.
    Ambasada shprehet se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht.
    Ndërsa në lidhje me shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit, ambasada bën me dije se do të vazhdojnë sipas mundësive.
    “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.
    Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.“, shkruan ambasada.

     

  • Prodhuesi shtetëror i pasaportave fitoi 16 mln euro në 2024-n, normë 44%

    Prodhuesi shtetëror i pasaportave fitoi 16 mln euro në 2024-n, normë 44%

    Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti dhe pasaportave, IdentiTek, e cila ka vijuar aktivitetin e koncesionarit “Aleat”, ka raportuar të ardhura prej gati 3.7 miliardë lekësh në vitin 2024, sipas pasqyrave financiare të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kompania kishte aktivitet vetëm në gjysmën e dytë të vitit, të ardhurat janë dyfishuar.Shoqëria, ashtu si pasardhësi i saj, “Aleat” ka vijuar “traditën” e normave të larta të fitimit dhe një aktivitet që e ka kthimin e garantuar. Fitimi para taksave ishte 1.63 miliardë lekë, ose rreth 16 milionë euro. Norma e fitimit ishte 44%, shumë më e lartë sesa mesatarja e ekonomisë, që nuk i kalon 10%, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.Deri në korrik të vitit 2023, prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit realizohej përmes koncesionit për prodhimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Ky koncesion u firmos në vitin 2008, me partnerë si IDEMIA SA (Francë), që operoi përmes shoqërisë “ALEAT”.Gjatë operimit të tij, ALEAT ka realizuar norma të larta fitimi. Psh në vitin 2022, i fundit i operimit si i plotë, ALEAT regjistroi të ardhura prej 5.5 miliardë lekë, dhe fitime 1.7 miliardë lekë, me një normë fitimi prej 31%. Në 2021-n, që është dhe viti me rezultatin më të lartë, të ardhurat ishin 6.5 miliardë lekë dhe fitimi 2.6 miliardë lekë, me një normë prej rreth 40%, që gjithsesi mbetet pak më e ulët se ajo e operatorit shtetëror. ALEAT realizoi një qarkullim vjetor prej mbi 404 milionë euro xhiro dhe rreth 110 milionë euro fitime neto gjatë një dekade operimi, sipas të dhënave nga bilancet.Shtetasit shqiptarë kanë ndërkohë kostot më të larta në rajon për marrjen e pasaportave dhe kartave të identitetit. Në Shqipëri për të marrë një pasaportë biometrike duhen paguar 7500 lekë, ose rreth 75 euro. Me afat të përshpejtuar, për 2-3 ditë, tarifa rritet në 18 mijë lekë (rreth 180 euro).Në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tarifa për pasaporte biometrike është 30 euro për personat mbi 18 vjeç dhe 15 euro për pensionistët. Për procedurë të përshpejtuar (brenda 72 orëve) shtohen edhe 5 euro. Për fëmijët, kosto është 20 euro (për 5 vjet).Në Mal të Zi, pasaporta normale biometrike kushton 40 euro. Në Maqedoninë e Veriut kosto është rreth 40 euro. Edhe në Serbi e Mal të Zi, tarifa nuk i kalon 40 euro.Në BE, tarifat për pasaportë biometrike luhaten zakonisht në 30–40 euro në vendet e Europës Lindore / Qendrore (p.sh. Bullgaria, Hungaria, Kroacia) dhe 60–90 euro në vendet e Europës Perëndimore (p.sh. Franca ~86 euro, Gjermania ~70 euro, Italia ~73 euro). Disa vende kanë tarifa dhe më të larta (p.sh. Zvicra mbi 140 CHF ≈ 145 €).Mesatarja europiane është rreth 70–80 euro, pra dukshëm më e lartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, ku çmimet janë mes 30–40 euro, përveç Shqipërisë që është shumë më pranë mesatares së BE-së. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pala greke pezullon punën në Doganën e Kakavijës, zbulohet shkaku përse

    Pala greke pezullon punën në Doganën e Kakavijës, zbulohet shkaku përse

    Një zjarr i rënë në pjesën greke të Kakavijës, ka detyruar zyrtarët policorë fqinjë që të ndërpresin përkohësisht punën.
    Zjarri ka rënë larg objektit përpunues të pasaportave apo doganës greke, por tymi i çliruar nga flakët ka nxitur policët fqinj që të zbatojnë protokollin e emergjencave të zjarreve duke ndaluar procesin e kalim-përpunimit të pasaportave, si në hyrje dhe në dalje të territorit grek.
    Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e kufirit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke, si dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit.

  • Renditja e re e vitit 2025/ Ja kush mban kreun e renditjes globale të pasaportave, Kosova dhe Bjellorusia ndër më të dobëtat në Evropë

    Renditja e re e vitit 2025/ Ja kush mban kreun e renditjes globale të pasaportave, Kosova dhe Bjellorusia ndër më të dobëtat në Evropë

    Singapori ka siguruar sërish vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley për vitin 2025, duke ofruar udhëtarëve të tij qasje pa viza në 193 destinacione.

    Renditja, e cila bazohet në të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), tregon një dominim të vendeve aziatike dhe evropiane në pozicionet e para. Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë vendin e dytë me nga 190 destinacione, ndërsa një grup prej shtatë vendesh të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, renditen të tretat me 189 destinacione.

    Megjithatë, jo të gjitha vendet evropiane janë në rritje. Kosova dhe Bjellorusia zënë pozicionet më të ulëta në kontinent, respektivisht në vendin e 61-të dhe 62-të, me akses në vetëm 82 dhe 81 vende, shumë më poshtë mesatares globale prej 109. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të kufizuara, këto dy vende vazhdojnë të mbeten jashtë rrymës së liberalizimit të vizave në Perëndim.

    Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë humbur ndjeshëm terren në krahasim me një dekadë më parë. Britania renditet e gjashta, ndërsa SHBA në vendin e 10-të – pozicioni më i dobët në historinë e indeksit që nga themelimi i tij 20 vite më parë.

    Sipas Henley & Partners, vendet që investojnë në diplomaci dhe marrëveshje ndërkombëtare përfitojnë më shumë nga liria e lëvizjes. Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Kina janë ndër shtetet që po përparojnë shpejt në renditje, falë politikave aktive për heqjen e vizave dhe lehtësimin e hyrjes.

  • Zbulohet laboratori për falsifikimin e pasaportave në Tiranë! Vihen në pranga babë e bir

    Zbulohet laboratori për falsifikimin e pasaportave në Tiranë! Vihen në pranga babë e bir

    Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”.
    Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
    Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.
    Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
    Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
    Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
    Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.
    Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Greqi/ zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Greqi/ zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

    Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur ‘Kerveros’, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara.

    Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.

    Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3.700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50.000 euro cash.

    Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash.

    Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë.

    Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro.

    Detaje të reja lidhur me operacionin priten në orët në vijim. Syri.net-Epirusgate.gr.