Tag: pasagjerë

  • Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, furgoni me pasagjerë përplaset me “Benz”-in! Shtatë të plagosur, tre në gjendje të rëndë

    Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, furgoni me pasagjerë përplaset me “Benz”-in! Shtatë të plagosur, tre në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Saver, ku janë përfshirë dy automjete.

    Të plagosur kanë mbetur 7 persona, prej të cilëve 3 ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.
    Sipas informacioneve paraprake, të siguruara nga gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, një furgon tip “Benz”, që transportonte pasagjerë drejt Aeroportit të Rinasit, është përplasur nga pas nga një automjet tip Benz AMG 63, gjatë një parakalimi.
    Pas përplasjes së fortë, automjeti AMG 63 është përfshirë nga flakët. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjes, ku po marrin trajtim të specializuar.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

    Top Channel

  • Furgoni me pasagjerë aksidentohet me “Benz”-in në aksin Fier-Lushnjë/ Shtatë të lënduar, tre në gjendje të rëndë

    Furgoni me pasagjerë aksidentohet me “Benz”-in në aksin Fier-Lushnjë/ Shtatë të lënduar, tre në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Saver, ku janë përfshirë dy automjete.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të plagosur kanë mbetur 7 persona, prej të cilëve 3 ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas informacioneve paraprake, një furgon tip “Benz”, që transportonte pasagjerë drejt Aeroportit të Rinasit, është përplasur nga pas nga një automjet tip Benz AMG 63, gjatë një parakalimi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Pas përplasjes së fortë, automjeti AMG 63 është përfshirë nga flakët. Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjes, ku po marrin trajtim të specializuar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Ishte nisur për në Londër/ Aeroplani në Indi me 242 persona në bord rrëzohet, gjenden 30 trupa të pajetë

    Ishte nisur për në Londër/ Aeroplani në Indi me 242 persona në bord rrëzohet, gjenden 30 trupa të pajetë

    Pamjet nga vendi i ngjarjes

    INDI- Një avion i “Air India” me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në aeroportin e qytetit Ahmedabad të Indisë perëndimore. Deri tani janë nxjerrë 30 trupa të pajetë, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën. Shefi i policisë në Ahmedabad thotë se nuk ka gjasa të ketë të mbijetuar
    Aeroplani ishte nisur për në Angli, por në rrethana që janë ende të paqarta, u rrëzua gjatë ngritjes. Sipas IndiaToday, në bordin e avionit ndodheshin 242 persona, nga të cilët 230 ishin pasagjerë dhe 12 ishin anëtarë të ekuipazhit. 
    E njëjta media raporton se destinacioni i fluturimit ishte aeroporti ‘Gatwick’ i Londrës. Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë pamjet e para nga aksidenti ku mbizotëron tymi i zi dhe pasagjerët që transportohen me barrela dhe ambulanca për në spital.
    PAMJET NGA INDIA: 

    Në bord ishin 242 persona, 169 pasagjerë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë. Mes tyre kishte 11 fëmijë.
    Avioni kishte shumë orë fluturimi dhe nuk ishin hasur probleme mekanikë apo teknike, por hetimet do zbulojnë se çfarë ndodhi. Piloti ishte me eksperiencë, mbi 8 mijë orë fluturimi, kurse bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë. Nga hetimet e deritanishme konfirmohet se piloti i avionit, me eksperiencë të gjatë në fluturime, ka dhënë sinjalin SOS pak sekonda para rënies mbi një konvikt studentësh të mjekësisë. Mjeti fluturues mori një lartësi rreth 200 metra, por më pas humbi kontrollin dhe ra mbi zonën ku kishte shtëpi dhe pallate banimi, duke shpërthyer gjithçka në re të mëdhaja tymi dhe flakësh.
    Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për viktima. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) pritet të nisë një hetim formal, së bashku me një ekip teknik nga Boeing./ZËRI

  • Informacionet e para të tragjedisë/ Piloti dha sinjalin SOS sapo u ngrit, mister shkaku! 169 pasagjerë indianë dhe 53 britanikë

    Informacionet e para të tragjedisë/ Piloti dha sinjalin SOS sapo u ngrit, mister shkaku! 169 pasagjerë indianë dhe 53 britanikë

    Avioni i ‘Air India” ka dhënë alarmin para se të rrëzohej mbi zonën e banuar. Autoritetet konfirmuan dinamikën paraprake të tragjedisë ajrore, duke sqaruar se ka qenë piloti ai që e lëshoi sinjalin SOS pak para përplasjes.
    Por nuk dihet se çfarë ka qenë shkaku i rrëzimit në pak sekonda. Avioni ndryshoi kurs sapo u ngrit në rreth 200 metra lartësi, teksa u shkëput nga pista.
    Në bord ishin 242 persona, mes tyre 230 pasagjerë dhe 12 staf. Nga këta, 169 pasagjerë janë indianë dhe 53 britanikë. Mjeti fluturues u ngrit nga aeroporti në orën 08:30 të mëngjesit dhe do mbërrinte orët e pasdites në aeroportin e Londrës “Gateëick” orët e pasdites së sotme.
    Avioni kishte shumë orë fluturimi dhe nuk ishin hasur probleme mekanikë apo teknike, por hetimet do zbulojnë se çfarë ndodhi. Piloti ishte me eksperiencë, mbi 8 mijë orë fluturimi, kurse bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë.

  • LAJMI I FUNDIT/ Rrëzohet një avion që udhëtonte drejt Londrës, dyshohet se ndodhen 242 pasagjerë në bord

    LAJMI I FUNDIT/ Rrëzohet një avion që udhëtonte drejt Londrës, dyshohet se ndodhen 242 pasagjerë në bord

    Një aeroplan Boeing Dreamliner 787-8 është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, në Indinë perëndimore.
    Ka raportime se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, por sipas BBC kjo nuk është konfirmuar.
    Sipas agjencisë Reuters, e cila citon policinë, në bordin e avionit ndodheshin 242 pasagjerë.
    Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan tym të zi të dendur që ngrihej në qiell.
    Nuk ishte menjëherë e qartë se sa njerëz ishin në bord ose numri i viktimave.
    Air India tha se një nga fluturimet e saj me destinacion Londrën ishte përfshirë në një “incident”.
    “Fluturimi AI171, që operonte Ahmedabad-Londër Gatwick, u përfshi në një incident sot, më 12 qershor 2025”, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se linja ajrore po mbledh më shumë informacion dhe do të japë përditësime të mëtejshme.

    An aeroplane has crashed in India’s northwestern city of Ahmedabad
    The flight, a Boeing 787-8 Dreamliner, was carrying 242 people, including 230 passengers and 12 crew members, local media reported. It was flying to London’s Gatwick airport pic.twitter.com/X2fZlT0ebi
    — The Telegraph (@Telegraph) June 12, 2025

     

  • VIDEO/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord në Indi

    VIDEO/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord në Indi

    Një aeroplan me 242 pasagjerë në bord është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.

    Sipas raportimeve, avioni u rrëzua në zonën Meghani të qytetit, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm emergjent.

    Deri tani nuk ka të dhëna për numrin e viktimave.

    Gazeta “Times of India” raporton se një avion Boeing 787 Dreamliner i Air India, me destinacion Londrën, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.

    Uebsajti i gjurmimit të fluturimeve, Flight Radar, thotë në X: “Ne po ndjekim raportet për një rrëzim të fluturimit #AI171 të Air India. Ne morëm sinjalin e fundit nga avioni në orën 08:08:51 UTC, vetëm disa sekonda pas ngritjes.

     

    We are following reports of a crash of Air India flight #AI171 from Ahmedabad to London. We received the last signal from the aircraft at 08:08:51 UTC, just seconds after take off.The aircraft involved is a Boeing 787-8 Dreamliner with registration VT-ANB… pic.twitter.com/EmKKISJldF
    — Flightradar24 (@flightradar24) June 12, 2025

     

  • Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano, plagosen disa pasagjerë

    Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano, plagosen disa pasagjerë

    Një fluturim nga Berlini drejt Milanos është kthyer në një përvojë traumatike për dhjetëra pasagjerë, pasi avioni u përball me turbulenca të forta që shkaktuan plagosjen e nëntë personave.

    Sipas dëshmive të pasagjerëve për mediat gjermane, tronditja ishte aq e dhunshme sa disa prej tyre u përplasën në tavanin e kabinës. “Kam menduar se do të ndahej aeroplani në dysh. Nuk kam qenë kurrë më e frikësuar,” tregoi një pasagjere për gazetën Bild.

    Në momentin kur ndodhën turbulencat, disa pasagjerë ishin ngritur nga vendet e tyre, ndërsa një nënë me foshnjën ndodhej në tualet. Disa prej udhëtarëve pretendojnë se nuk u paralajmëruan në kohë për të vendosur rripat e sigurimit.

    Për shkak të situatës së krijuar, avioni me 179 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Memmingen, në Gjermaninë jugore.

    Tre persona janë dërguar në spital për trajtim, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar me mavijosje, një grua me dëmtime në kokë dhe një pasagjere që ankohej për dhimbje shpine. Ndërkohë, disa të tjerë morën ndihmën e parë në aeroport.

    Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit dhe nëse procedurat e sigurisë u respektuan në mënyrë të duhur.

  • VIDEO/ Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen tre drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë

    VIDEO/ Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen tre drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me Rreth rtotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen Haxhias.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur.
    Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.
    Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.
    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

    Top Channel

  • Avioni bie mbi shtëpitë, ka viktima në San Diego

    Avioni bie mbi shtëpitë, ka viktima në San Diego

    Bota E Enjte, 22 Maj 2025 17:49
    Në San Diego të Kalifornisë, një avion i vogël ra mbi një lagje banimi, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe viktima. Disa pasagjerë të avionit kanë humbur jetën, ndërsa asnjë banor i zonës nuk është lënduar rëndë. Avioni kishte 8 deri në 10 pasagjerë dhe u rrëzua në lagjen Murphy Canyon mëngjesin e së enjtes.
    Disa shtëpi u shkatërruan dhe makina të shumta morën flakë. Një banor, Christopher Moore, tregoi se u zgjua nga një shpërthim i fortë dhe, duke parë tymin, mori familjen dhe iku në rrugë, ku panë një makinë të përfshirë nga flakët. Ai e përshkroi situatën si “tmerruese”, por theksoi rëndësinë e shpëtimit të jetës.

    Avioni dyshohet se po shkonte drejt Montgomery Field, një aeroport i afërt. Hetimet janë në vazhdim dhe priten më shumë informacione në orët në vijim.

  • Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

    Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

    Studioja italiane Lazzarini Design ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar që po trondit botën e arkitekturës dhe teknologjisë detare: Pangeos, një anije në formë breshke, me përmasa gjigante. Sipas CNN, kjo anije do të jetë më e madhja ndonjëherë e ndërtuar dhe do të ketë qendra tregtare, hotele, pishina, kopshte dhe deri në 60.000 pasagjerë.

    Me një gjatësi prej 550 metrash dhe një gjerësi maksimale prej 610 metrash, Pangeos nuk është thjesht një mjet lundrimi, por një qytet lundrues. Për ndërtimin e saj do të nevojitet një kantier i posaçëm prej 600 me 650 metra, ndërkohë që Arabia Saudite është përzgjedhur si vendi më i përshtatshëm për ndërtimin, shkruan A2 CNN.

    Kostoja totale e projektit parashikohet të arrijë në 8 miliardë euro, dhe ndërtimi pritet të nisë gjatw kwtij viti, duke kërkuar një periudhë prej 8 vitesh pune për t’u përfunduar. Financimi do të realizohet përmes teknologjisë NFT, përmes shitjes së pasurive virtuale “Unreal Estates” në versionin digjital të jahtit në metaverse.

    Përveç përmasave marramendëse, Pangeos do të jetë i pajisur me teknologjitë më moderne, përfshirë një mini-port të brendshëm, dritare panoramike rrëshqitëse dhe sistem hidroale, që e lejon të ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe të lëvizë me shpejtësi, falë tre motorëve me hidrogjen. “Që në vitin 1964 industria e kishte potencialin të ndërtonte struktura të tilla – tani është koha të realizohet”, thotë Lazzarini Design.