Tag: partnerja

  • E rëndë/ Një 35-vjeçar gjendet i copëtuar në një kosh me gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

    E rëndë/ Një 35-vjeçar gjendet i copëtuar në një kosh me gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

    Një krim i rëndë është zbuluar në zonën Udine në veri të Italisë , ku autoritetet zbuluan trupin e copëtuar të një 35-vjeçari, në dhomën e magazinimit të shtëpisë së tij.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Krimi brutal dyshohet se është kryer nga nëna e tij dhe partnerja e tij, të cilët, sipas informacioneve nga agjencia italiane ANSA, tashmë e kanë rrëfyer krimin. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Dy gratë, partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere, ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti, gjetën trupin e 35-vjeçari në gjendje dekompozimi, i cili ishte copëtuar dhe vendosur në një kosh të madh në depo, i mbuluar me shtresa gëlqereje, ndoshta për të mbuluar erën dhe për të vonuar dekompozimin.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Dy gratë janë marrë në pyetje për orë të tëra, ndërsa prokuroria e Udines ka marrë përsipër çështjen. Edhe pse ato kanë pranuar përfshirjen e tyre në krim, ende nuk është sqaruar se cilat ishin motivet e tyre.

    Sipas mediave italiane, incidenti i paimagjinueshëm ndodhi pas një grindjeje për një çështje për motive banale. Viktima, Alessandro Venier, mësohet se kishte një vajzë gjashtëmuajshe me partneren e tij, e cila është vënë nën mbrojtjen e shërbimeve sociale të bashkisë.

    Lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Fqinjët thonë se janë të tronditur, pasi nëna e viktimës ishte një person shumë i dashur dhe i njohur në zonë.

    “Nuk më kujtohet të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë këtu”, tha kryetari i bashkisë së Gemonës, Roberto Reveland, dukshëm i tronditur. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe tronditëse. Nuk e njihja personalisht Venierin, më thanë se punonte shpesh jashtë vendit. Nuk e di se çfarë lloj marrëdhënieje kishte midis tij dhe nënës së tij”, shtoi ai.

  • Tmerr në Itali: Burri 35-vjeçar vritet, copëtohet dhe varroset nën gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

    Tmerr në Itali: Burri 35-vjeçar vritet, copëtohet dhe varroset nën gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    ITALI- Një rast i tmerrshëm u zbulua të enjten në mëngjes në Udine, në veri të Italisë, kur autoritetet zbuluan trupin e copëtuar të 35-vjeçarit Alessandro Venier në dhomën e magazinimit të shtëpisë së tij. Krimi brutal dyshohet se është kryer nga nëna dhe partnerja e tij, të cilat e kanë pranuar krimin.
    Dy gratë – partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere – ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit. Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti, panë një pamje të tmerrshme: trupin e 35-vjeçarit, në gjendje dekompozimi, i cili ishte copëtuar dhe vendosur në një kosh të madh në depo, i mbuluar me shtresa gëlqereje, ndoshta për të mbuluar erën dhe për të vonuar dekompozimin.
    Dy gratë janë marrë në pyetje për orë të tëra, ndërsa prokuroria e Udines ka marrë përsipër çështjen. Edhe pse ato kanë pranuar përfshirjen e tyre në krim, ende nuk është sqaruar se cilat ishin motivet e tyre. Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi pas një grindjeje për një çështje të parëndësishme.
    Venier kishte pasur së fundmi një vajzë gjashtëmuajshe me partneren e tij, e cila është marrë nga shërbimet sociale të bashkisë. Lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Fqinjët thonë se janë të tronditur, pasi nëna e viktimës ishte një person shumë i dashur dhe i njohur në zonë./ZËRI

  • “Dua të martohem me ty’/ Partnerja i propozon Bleros, ja reagimi i tij

    “Dua të martohem me ty’/ Partnerja i propozon Bleros, ja reagimi i tij

    Këngëtari i njohur Blero ka bërë publike lidhjen e tij të re, duke ndarë me ndjekësit një copëz intime nga jeta personale. Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, ai ka publikuar një pjesë nga biseda me partneren e tij, ku dashuria dhe ndjenjat mes tyre janë më se të dukshme. E dashura e tij shfaqet e sinqertë dhe e dashuruar, teksa i shkruan:
    “Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty. Unë thashë PO, pa m’vet hiq”, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji që qesh me lot.
    Ky moment i ëmbël duket se konfirmon jo vetëm lidhjen e tyre, por edhe afrimitetin dhe ndjenjat e forta që i bashkojnë.

  • Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time

    Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke zgjedhur të jetosh në jetën time

    Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlan Shabës, ka reaguar me tone të forta në një postim në Instagram, i cili duket të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë për Livian, ish-partneren e Mevlanit. Në një mesazh të qartë dhe ironik, Ornela shkruan:
    “Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj.”
    Ajo vijon duke thënë se personi që përpiqet ta mallkojë, harron se ajo ka diçka që tjetra nuk do ta ketë kurrë, ndërsa e konsideron “qesharake” mendimin se ajo mund të fitojë në këtë situatë. Në fund, Ornela përmend se është dikush “që e mbron dhe i jep atë që meriton”, duke nënkuptuar qartë se ndodhet në një pozicion më të qëndrueshëm dhe të sigurt në raportin e saj aktual me Mevlanin.

  • Neymar dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushja Mel

    Neymar dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushja Mel

    Ylli brazilian i futbollit, Neymar, dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë bërë prindër për herë të dytë.

    Çifti ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.
    Krahas fotove të ëmbla të publikuara në Instagram, ata kanë ndarë me ndjekësit edhe emrin e të voglës, të cilën e kanë quajtur Mel.

    “Mel-i ynë erdhi në jetë, për ta plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë botën tonë! Mirë se erdhe, bijë! Zoti e bekoftë jetën tënde dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Jemi të emocionuar të nisim këtë kapitull të ri me ty. Të duam pafund”, shkruan çifti krah fotove të vogëlushes.

  • FOTO/ Gjesti i partneres së Brad Pitt që mori vëmendje në tapetin e kuq të “F1” në Londër

    FOTO/ Gjesti i partneres së Brad Pitt që mori vëmendje në tapetin e kuq të “F1” në Londër

    Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, morën pjesë së fundmi në premierën londineze të filmit “F1”, ku aktori luan rolin kryesor.

    Të dy u shfaqën në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, veçanërisht për një moment të ëmbël mes tyre. Në një çast, Ines u përkul për ta ndihmuar Bradin të rregullonte kravatën dhe shallin prej sateni, ndërsa pozonin para kamerave. Gesti i saj u komentua gjerësisht si një shenjë e mbështetjes së fortë që aktori gjen te partnerja e tij.

    Teksa kalonin nëpër turmë, çifti mbante duart, duke dhënë një imazh të dashurisë dhe afërsisë së tyre.
    61-vjeçari Pitt pati gjithashtu një takim të përzemërt me aktorin Tom Cruise, të cilin e përqafoi sapo mbërriti. Të dy yjet pozuan së bashku për fotografët, duke u bërë një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes.
    Brad dhe Ines janë në një lidhje që nga viti 2022. Burime pranë çiftit kanë pohuar më herët për mediat ndërkombëtare se Pitt është “kokë e këmbë i dashuruar” me Ines dhe se lidhja e tyre është serioze.

    Ines, me origjinë nga New Jersey, është diplomuar në administrim biznesi në vitin 2013. Sipas profilit të saj në LinkedIn, që nga viti 2020 ajo ka qenë menaxhere e shitjeve me shumicë në kompaninë e njohur të bizhuterive Anita Ko, e cila numëron mes klientëve të saj emra si Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber.
    Karriera e saj përfshin gjithashtu përvoja të tjera në industrinë e bizhuterive dhe modës, duke përfshirë Christie’s dhe de Grisogono. Ajo është gjithashtu një poliglote e talentuar, që flet rrjedhshëm anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2025

    DashiDo të ndiheni shumë mirë nëse ndani lumturinë tuaj me të tjerët. Dikush me të cilin jetoni mund të mërzitet për shkak të mos kryerjes së detyrave që ju takojnë. Mund të krijoni një lidhje të re dashurie, por mos zbuloni informacione që janë personale dhe konfidenciale.
    DemiDo të realizoni një udhëtim, të cilin keni kohë që e planifikoni. Pavarësisht agjendës së ngarkuar, do ta përballoni lodhjen. Do të përballeni me një ngërç financiar, por do të dilni prej tij pas mbështetjes së të afërmve tuaj.

    BinjakëtSensi juaj i humorit do të ndihmojë një mikun tuaj të dalë nga pesimizmi. Përmirësimi i financave do t’ju bëjë që të bëni disa blerje të rëndësishme. Përpiquni të përkushtoheni sa më shumë ndaj partnerit duke e bërë këtë ditë të paharrueshme.
    GaforrjaPresioni në punë dhe në shtëpi do t’ju bëjë të humbisni durimin. Mund të mos e besoni, por një person shumë afër jush po ju vëzhgon pasi ju sheh si model, çfarë do të ngrejë reputacionin tuaj. Madje sot, shumë persona do t’ju komplimentojnë.
    LuaniTregohuni optimist dhe shikoni anën e mirë të gjërave. Është koha e duhur që të hidhni një hap të rëndësishëm si martesa. Mund të takoheni me një mik që keni kohë pa e parë. Kushtojini më shumë rëndësi punës dhe prioriteteve tuaja.
    VirgjëreshaNuk do të jeni shumë të qëndrueshëm emocionalisht, ndaj bëni kujdes me sjelljen. Merrni mendimin e anëtarëve të familjes para se të finalizoni diçka. Vendimet tuaja të njëanshme mund të krijojnë probleme. Përpiquni të krijoni harmoni në familje në mënyrë që të arrini rezultatet e kërkuara.
    PeshorjaPërpiquni të mos shpenzoni shumë për t’u argëtuar apo për look-un tuaj. Ndërhyrja në punët e partnerit/partneres suaj mund të përkeqësojë situatën mes jush. Përpiquni t’i kushtoni më shumë rëndësi të dashurit të zemrës. Një nga të afërmit tuaj mund t’ju surprizojë sot.
    AkrepiËshtë e nevojshme të relaksoheni për të fituar energjitë e humbura, Bëni mirë të dilni me miqtë tuaj të ngushtë, të cilët kuptojnë plotësisht problemet tuaja. Sa i përket anës romantike do të jetë një ditë e ndërlikuar.
    ShigjetariShmangni ushqimet pikante dhe të yndyrshme. Kontrolloni tendencën për të jetuar momentin dhe për të shpenzuar shumë para për argëtim. Bashkëpunoni dhe flisni me familjarët tuaj që të jetoni në harmoni. Partneri/partnerja juaj do t’ju tregojë diçka me shumë rëndësi sot.
    BricjapiËshtë e rëndësishme të qetësoheni dhe të largoni stresin pasi do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Përdorni fuqinë tuaj profesionale për të ecur edhe më tej në karrierë. Partneri/partnerja juaj do të tregohet shumë romantik/e sot.
    UjoriPërdorini energjitë tuaja aty ku duhet. Është dita e duhur për të investuar aty ku e kishit menduar. Partneri/partnerja juaj do të kërkojë më shumë përkushtim prej jush. Përpiquni të mos bëni komente të ashpra, pasi mund të përfshiheni në konflikt.
    PeshqitKeqpërdorimi i marrëdhënieve personale për të përmbushur pritshmëritë tuaja mund të shkaktojë një situatë shumë të pakëndshme. Duhet të relaksoheni dhe të gjeni lumturinë mes familjarëve dhe miqve tuaj të ngushtë. Teksa keni kaluar disa ditë të tensionuara në punë, sot të kaloni një ditë të kënaqshme.
     

  • Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël

    Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël

    Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partnerja e tij, Klea Verri, do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur, që prej vitesh janë në një lidhje, pritet të mirëpresë një anëtar të ri në familje, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër hap të rëndësishëm.
    Lajmin e ka bërë publik vetë Klea përmes një fotoje në “InstaStory”, ku shfaqet në plazh me bikini, duke treguar barkun e rrumbullakosur. Postimi është shoqëruar me një ikonë gruaje shtatzënë dhe një diell, duke konfirmuar lajmin e bukur.

    Prej ditësh kishin qarkulluar dyshime për shtatzëninë e saj, pasi në disa foto të fundit barku i saj ishte i dallueshëm, por tashmë gjithçka është bërë zyrtare nga vetë Klea.
    /vizionplus.tv

  • “Ylli pëlqen burrat”, miku i fermerit në “Ferma Club”: E pavërtetë, ish-partnerja e ka dërguar letrën nga xhelozia

    “Ylli pëlqen burrat”, miku i fermerit në “Ferma Club”: E pavërtetë, ish-partnerja e ka dërguar letrën nga xhelozia

    Ylli mori një letër tronditëse nga ish-bashkëshortja e tij, letër e cila u lexua gjatë spektaklit të së hënës në “Ferma VIP”. Ajo përmes letrës akuzoi Yllin se  ka pëlqim për burra, pretendim i mohuar kategorikisht nga modeli.

    Arnold Krasniqi, familjar i Yllit në një lidhje të drejpërdrejtë me “Ferma Club” në Vizion Plus mendon se ish-partnerja e ka dërguar këtë letër për shkak të xhelozisë Ai gjithashtu mohoi pretendimin e ish-partneres dhe tha se aq sa e ka njohur ai, Ylli nuk ka pëlqim për burra.
    “Me sa u informova nga Ylli, ata janë të ndarë. Kjo punë është bërë trend. Kur ndahesh me një fermër mundohet të të degjenerojë. Nuk kam koment më shumë. Ylli më ka thënë se janë të ndarë. Më ka treguar për disa probleme dhe më ka thënë që nuk ka funksionuar. Mendoj që e ka shtyrë edhe xhelozia të dërgojë ato lloj mesazhesh”, tha ai./vizionplus.tv