Për vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, ka reaguar edhe ish-partnerja e tij, modelja Afërdita Dreshaj.
Ata kanë qenë bashkë për shumë vite dhe lidhja e tyre mbetet një nga historitë më të njohura e më të komentuara të showbizit.
Në një postim në rrjete sociale, Afërdita i ka shprehur ngushëllime familjes së artistit.
“Pusho në paqe Shpati. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, tha ajo.
Kujtojmë se Shpat Kasapi raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.
Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roel, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
I lindur më 1 maj të vitit 1985 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në një familje me traditë muzikore, Shpat Kasapi nisi karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pati prezantime në festivalet për fëmijë, dhe në moshën 13 vjeçare u shpall fitues i festivalit “Bletëzat 98”.
Rreth viteve 2000 ai u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern. Në 2002 mori çmimin e parë në festivalin “Këngët e Stinës” në Tiranë, dhe një vit më vonë do të merrte çmimin e publikut në festivalin “Nota Fest” dhe në “Albafest”, në Shkup.
Ndër hitet më të famshme të tijat janë “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, ″Ti je ajo″, ″Depresive″ e shumë të tjera. Ai bashkëpunoi me emra të njohur të industrisë muzikore dhe publikoi një sër albumesh prej të cilave mund të përmendim Do te vije nje dite (2004), Pa ty s’jetoj (2005), Kush të ndau prej meje (2006), Medikament(2010) e të tjera.
Tag: partnerja
-

Ish-partnerja Afërdita Dreshaj shpreh ngushëllimet për këngëtarin: Pusho në paqe Shpati!
-

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit/ Ish-partnerja Afërdita Dreshaj shpreh ngushëllimet: Pusho në paqe…
Afërdita Dreshaj, ish-partnerja e Shpat Kasapit, ka shprehur ngushëllimet e saj për lajmin se këngëtari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër.
“Pusho në paqe, Shpati! Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, shkroi ajo krahas fotos së Shpat Kasapit.
Afërdita dhe Shpati kanë qenë një ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it, por marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2013. -

Partnerja e këngëtarit shqiptar humb fëmijën: “Tani të ka parajsa”
Partnerja e Endrik Bebes, ish-banor i Big Brother VIP Albania, ka njoftuar publikisht humbjen e fëmijës që po prisnin. Lajmin e trishtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it.
Çifti tashmë është prindër të një fëmije tjetër, dhe partnerja e Endrik ka tentuar që shtatzëninë e dytë ta mbajë të fshehtë. Vetëm pas humbjes së foshnjës, ajo vendosi ta bëjë publike lajmin e trishtë, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe dhe përpjekjen e saj për ta përballuar këtë moment të vështirë.
Postimi i saj është një reflektim i ndjeshmërisë dhe guximit për të folur hapur për humbjen, një temë shpesh e ndjerë por rrallë e ndarë publikisht.
Të humbësh një fëmijë është dhimbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe që prek thellë çdo zemër. Në këto momente, çdo ndjenjë trishtimi, zhgënjimi apo boshllëku është e kuptueshme dhe e drejtë. Nuk ka mënyra të lehta për ta përballuar një humbje të tillë, por është e rëndësishme të dihet se nuk jeni vetëm. Mbështetja e familjes, e miqve dhe e njerëzve që ju duan mund të sjellë një dritë shprese dhe ngrohtësi në këtë periudhë të vështirë. Të ndash dhimbjen, edhe pse e vështirë, është një hap i guximshëm dhe një mënyrë për të ndjerë që dhimbja mund të përballohet ngadalë. Kujtimi i ëndrrës së vogël që nuk arriti të vijë në jetë mund të mbahet me dashuri dhe respekt, duke u bërë pjesë e forcës tuaj për të vazhduar përpara.❤️
-

Pas kritikave në rrjet, reagon Blerta, partnerja e Princ Lekës
Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani njoftoi se puntata e parë e sezonit të ri të emisionit të saj do të kishte të ftuar Princ Lekën, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi. Lajmi u prit menjëherë me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku nuk munguan as komentet pozitive, por edhe kritikat dhe diskutimet e ashpra.
Disa ndjekës shprehën pakënaqësinë e tyre për praninë e Princ Lekës, duke argumentuar se situata e tij e fundit dhe ndarja me ish-partneren, Elia Zaharia, e bën të diskutueshme ftesën e tij në emision. Debati shpërtheu në rrjet, duke ndarë opinionet mes atyre që e shohin ftesën si një të drejtë për të folur hapur dhe atyre që e konsiderojnë të panevojshme pjesëmarrjen e tij.
Në këtë kontekst, Blerta Celibashi vendosi të reagojë publikisht. Përmes një postimi në Instagram, ajo theksoi se jo çdo histori që diskutohet në mediat online pasqyron realitetin e atyre që e jetojnë atë. “Titujt e nxituar flasin shumë, por nuk njohin të vërtetën tonë, atë që ruhet me dinjitet dhe që askush nuk mund ta bëjë pis,” shkroi ajo.
Blerta shtoi gjithashtu se në emisionin e Arbanës, ajo do të ndajë për herë të parë një rrëfim të ndjerë mbi marrëdhënien e saj me Princ Lekën, duke zbuluar atë që deri tani ka mbetur i pathënë për publikun. -

“Do ta shohësh”, e dashura e Martinelli-t bëri parashikimin e bujshëm
22 Shtator 2025
15:50
Telesport
Partnerja e yllit të Arsenal-it, Gabriel Martinell-i, Isabella Ruosso, ka zbuluar mesazhin që i dërgoi yllit brazilian përpara ndeshjes kundër Manchester City.
Ajo po i përgjigjej lojtarit, i cili e kishte informuar për vendimin e Mikel Arteta-s për ta lënë në stol për ndeshjen në Emirates.
Në Instagramin e saj, Isabella postoi një foto të ekranit të televizorit të saj me Martinelli-n duke festuar dhe shtoi një screenshot të mesazhit të saj drejtuar tij.
Lojtarit të Arsenalit iu dërgua një mesazh inkurajues nga partnerja e tij, e cila parashikoi se ai do të shënonte një gol në pjesën e dytë:
“Do të luash kundër këmbëve të lodhura në pjesën e dytë dhe do të shënosh një gol, do ta shohësh”.
Martineelli shënoi golin e barazimit në fund për të ndihmuar ekipin e Arteta-s të merrte një pikë pasi ishin 1-0 në disavantazh pas një goli nga Erling Haaland në pjesën e parë. -

Skandal spiunazhi në Kroaci, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova! Dyshohet se punonin për Serbinë
Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave Ajrore të Ushtrisë Kroate, J.I., dhe partnerja e tij A.M., nga Kosova, shtetase serbe nga Mitrovica e Veriut.
Sipas informacioneve të medias kroate Index, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim midis policisë civile dhe asaj ushtarake, ndërkohë që në rast është përfshirë edhe agjencia ndërkombëtare Europol.
Dyshohet se piloti i helikopterit ushtarak i ka transmetuar informacione të ndjeshme partneres së tij, e cila më pas i ka dërguar ato te partia “Lista Serbe” në Kosovë.
Të dy janë marrë në pyetje dhe pritet vendimi nëse do të vendosen në paraburgim. J. I., i cili ka shërbyer më parë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), dyshohet se i ka zbuluar partneres informacione konfidenciale për lëvizjen e trupave të KFOR-it si dhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, përfshirë komunën e Zubin Potok.
Sipas hetuesve, informatat përfshinin gjithashtu të dhëna për lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri më sot, si dhe për angazhimet dhe vendndodhjen e njësive të KFOR-it.
Po ashtu, çifti dyshohet për shkëmbim informacioni lidhur me transportin e Dejan Pantiqit, një ish-polic kosovar i arrestuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.
Pas arrestimit të Pantiqit në dhjetor 2022, shpërthyen protesta në veriun e Kosovës, me bllokada dhe barrikada në rrugët kryesore drejt pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
Meqë Kosova nuk disponon helikopterë të vet, autoritetet kërkuan ndihmën e KFOR-it për ta transferuar Pantiqin në një institucion tjetër. KFOR është i vetmi mekanizëm në rajon me kapacitet për transportin ajror të personave të ndaluar apo të plagosur.
Piloti kroat, i cili ka marrë pjesë në misione humanitare dhe operacione shpëtimi, përfshirë edhe Afganistanin, dyshohet se i ka kaluar informacione të ndjeshme partneres të tij që mund të kenë cënuar sigurinë kombëtare dhe stabilitetin në rajon.
Partnerja e pilotit kroat ka punuar më herët për një kompani të huaj në Serbi dhe është njohur në qarqet mediatike si gazetare nga Mitrovica e Veriut. Ajo është sociologe me profesion dhe ka vizituar disa herë Kroacinë më parë.
Çifti është arrestuar më 25 korrik të këtij viti, por çështja është bërë e ditur së fundmi.
Ndërkohë që piloti ndodhet në paraburgim, partnerja e tij është dëbuar nga Kroacia dhe është vendosur në qendrën e pritjes për të huajt në qytetin Trilj.
Dyshohet se hetuesit kanë gjetur më vonë komunikime komprometuese në telefonat e tyre, të cilat tani shihen si prova nën dyshimet për spiunazh në favor të Serbisë. -

‘Pse nuk e bëre darkën?’/ Zbulohet SHKAKU i vrasjes makabër në Itali, e ëma copëtoi me sëpatë djalin
Alessandro Venier, partnerja dhe e ëma
ITALI- Zbulohen detaje të reja për vrasjen e Alessandro Venierit, 35 vjeç, i cili u ekzekutua nga e ëma dhe partnerja e tij; e më pas u fsheh në një kosh plot me gëlqere. Tashmë në pranga janë vendosur: Marylin Castro Monsalvo, 30 vjeç, dhe nëna e tij, Lorena Venier, 62 vjeç. Pasi kufoma u zbulua ishte nëna e viktimës ajo që e pranoi e para krimin duke u shprehur: Isha unë, dhe e di që ajo që bëra ishte monstruoze!
Lorena Venier
Debatet, të bërtiturat dhe qortimet ishin të zakonshme në një familje që luftonte për të siguruar jetesën vetëm me një të pagë të qëndrueshme që përdorej për të mbajtur katër persona. Dhe, me sa duket, Alessandro konsiderohej një barrë, veçanërisht nga nëna e tij, e cila kishte kaluar një jetë plot me sakrifica për të rritur djalin e saj të vetëm pasi ishte braktisur nga babai i tij.
Viktima
Sipas “La Repubblica”, natën e krimit, ndoshta të premten, ai kishte premtuar të përgatiste darkën dhe pastaj kishte harruar.
Për harresën, nëna e tij e qortoi dhe ai u përgjigj me dhunë. Kështu ishte arsyeja përse e vrau dhe ia copëtoi trupin duke e fshehur në një kovë me gëlqere. Pas ngjarjes, Lorena Venier shkoi në punë rregullisht. Ajo është një infermiere e vlerësuar me një karrierë të gjatë në spitalin e Udines.
Si u vra 35-vjeçari?
Nuk ka ende një dinamikë të qartë, por dyshohet se dy gratë u frikësuan shumë kur 35-vjeçari u bë i dhunshëm. Kështu u përpoqën që ta qetësonin duke i thënë ilaçet e partneres së tij. Partnerja, Marylin, dikur punonjëse sociale, kishte qenë në depresion për njëfarë kohe pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë me viktimën dhe prej kohësh po trajtohej në një qendër të shëndetit mendor.Partnerja e viktimës
Kështu, besohet se infermierja i ka dhënë një dozë të lartë ilaçesh duke e kaluar të riun në overdozë. Pasi ai ka ndërruar jetë, kanë përdorur një sëpatë për të prerë trupin. Nga frika se krimi do të zbulohej dhe shërbimi social do t’u merrte vajzën e mitur, dy gratë kanë tentuar që të fshehin kufomën. Për të fshehur erën e kufomës, trupin e mbuluan me gëlqere. Deri më tani nuk janë gjetur gjurmë të dukshme gjaku në shtëpi: nëna dhe partnerja e burrit e pastruan me kujdes vendin pas vrasjes – e cila besohet të ketë ndodhur midis fundit të javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave./ZËRI


