Tag: partnerin

  • “Sot do i vini kapak njëherë e mirë të shkuarës dhe do filloni çdo gjë nga e para”, Horoskopi i datës 6 prill 2025

    “Sot do i vini kapak njëherë e mirë të shkuarës dhe do filloni çdo gjë nga e para”, Horoskopi i datës 6 prill 2025

    Dashi
    Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.
    Demi

    Sot nuk do jeni aspak të nxituar dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. Nga ana tjetër me dialog dhe tolerancë do zgjidhni edhe disa probleme të së shkuarës. Ju të dashuruarit do gjeni fjalët e duhura dhe gjestet idealë si ta mbani partnerin pas vetes. Atmosfera do ngrohet edhe më tepër pasdite dhe bë mbrëmje. Ju beqarët do jeni të duruar dhe nuk do bëni sot asgjë zgjedhje. Në punë do ju kërkohet mendimi për një çështje delikate dhe duhet të mendoheni mirë para se të flisni. Përgatituni që të mos kapeni ne befasi. Me shpenzimet duhet të bëni sa më shumë kujdes.
    Binjakët
    Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.
    Gaforrja
    Sot do doni të bëni çdo gjë ndryshe dhe do i keni të gjitha mundësitë për të rënë në sy. Nëse jeni në një lidhje do dini të flisni me takt dhe diplomaci me partnerin dhe do arrini të merrni çdo gjë që dëshironi. Diskutimet do jenë të gjata dhe të ngrohta kurdoherë. Beqarët do jenë telepatikë dhe ka mundësi të hedhin edhe hapa të gabuara. Në punë çdo gjë do varet nga strategjitë që do ndiqni. Po ecët me plane dhe po të jeni të drejtë gjithçka do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne planin financiar mund të merrni një mbështetje të madhe nga disa familjarë dhe do bëni investime më të mëdha.
    Luani
    Sot do jeni më të logjikshëm dhe do mundoheni të toleroni në çdo situatë. Jeta juaj në çift do konsolidohet akoma më shumë. Do ia hapni zemrën njëri-tjetrit dhe do i plotësoni dëshirat reciproke. Ju beqarët nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin sepse thjesht ideja e humbjes së lirisë që keni pasur deri më sot iu tmerron. Në punë duhet të ndiqni me përpikmëri planet që keni bërë në mënyrë që të arrini majat. Po bëtë devijime gjërat do ndërlikohen akoma më tepër. Në planin financiar nuk do jeni shumë të kujdesshëm, por falë ndihmës së familjarëve gjendja ka për të mbetur goxha e mirë.
    Virgjëresha
    Hëna dhe Mërkuri do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot dhe mund të sjellin pështjellime në jetën tuaj. Bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Nëse keni një lidhje reflektoni para se të hidhni hapa dhe flisni hapur me partnerin për gjithçka. Nëse jeni beqarë dhe sot arrini të futeni në komunikim me dikë që pëlqeni, yjet këshillojnë të ruani vetëpërmbajtjen dhe mos hidhni ende hapa. Për punën do jetë një ditë e mirë. Do jeni shumë korrektë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin të papritura. Buxheti do jetë më i kënaqshëm dhe do ndiheni më të lirë kur të shpenzoni.
    Peshorja
    Ka mundësi që të ndiqni këshillat e disa mive sot dhe të hidhni disa hapa të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do i besoni më tepër partnerit dhe do i pranoni disa ftesa që ai do ju bëjë për të dalë. Pasditja dhe mbrëmja do jenë mjaft interesante. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe të bëni atë që do ju thotë zemra. Mundësitë edhe për ju do jenë të njëpasnjëshme sot. Në punë do shkëlqeni me të vërtetë dhe shefat do ju besojnë verbërisht. Ata mund t’iu caktojnë edhe një post të ri që në fakt e kishit ëndërruar prej kohësh. Shpenzimet nuk do i kufizoni, por financat do mbeten sërish të mira.
    Akrepi
    Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj lëvizjeje për ta përmirësuar jetën tuaj. Do keni kundërshtarë dhe pengues, por sërish do ja dilni. Ju të dashuruarit duhet të zgjidhni që në mëngjes konfliktet që keni me partnerin në mënyrë që më pas të ndiheni më të qetë. Pranoni edhe gabimet sepse të dy palët keni pasur falet tuaja. Në mbrëmje do fryjë një fllad romantizmi. Ju beqarët do e keni Plutonin aleatin tuaj më të fortë që do ju ndihmojë të joshni dhe të afroni pas vetes disa persona. Në punë mund t’iu bëhen propozime për një post të ri ose edhe për një punë tërësisht ndryshe. Mendohuni para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Për financat do keni ide fantastike si ta mbani situatën nën kontroll.
    Shigjetari
    Horoskopi i datës 6 prill 2025 nga Christine Haas
    Vëmendja që do iu kushtoni të tjerëve do jetë e madhe dhe kjo do ju bëjë të fitoni edhe më shumë pikë para të gjithëve. Mundohuni vetëm të mos e lini pas dore vetveten. Nëse jeni në një lidhje sot do ketë disa ndryshime shumë pozitive që do hapin një kapitull të ri në jetën tuaj. Ju beqarët do keni kurajën të bëni propozime, por jo të gjithë do keni fatin të merrni përgjigje pozitive. Në punë do ndiheni të lodhur dhe ndonjëherë mund të dorëzoheni para sfidave. Do keni nevojë për më shumë motivim. Sektori i financave do bëhet edhe më optimist. Do dini gjithmonë si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja.
    Bricjapi
    Sot do influencoheni serish pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftoje në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë ka mundësi t’iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
    Ujori
    Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri ne fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t’iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe sërish do e keni të vështirë t’i shprehni pëlqimet. Disa miq do ju ndihmojnë. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t’iu fillojnë problemet.
    Peshqit
    Sot do i vini kapak njëherë e mirë të shkuarës dhe do filloni çdo gjë nga e para. Nëse jeni në një lidhje do keni një lidhje të paqëndrueshme në mëngjes dhe do flisni me partnerin të bëni disa ndryshime të mëdha. Ju beqarët do takoni disa persona, por ndryshimet e mëdha në moshë do bëjnë që te mos vendosin për të hedhur hapa më tej. Në punë do jeni më të frymëzuar dhe më të motivuar kështu që keni për të hedhur hapa më përpara. Më financat shpesh do tregoheni te palogjikshëm dhe do shpenzoni me sy mbyllur kështu që gjendja nuk do jetë aq e qëndrueshme sa do kishit dashur.

  • “Zemra e vogël nuk rrihte përsëri”/ Nga beteja e vështirë për tu bërë nënë, te ndarja me partnerin, Rozana përlot me rrëfimin në linjën e jetës: Ndonjëherë themi nuk të dua sepse…

    “Zemra e vogël nuk rrihte përsëri”/ Nga beteja e vështirë për tu bërë nënë, te ndarja me partnerin, Rozana përlot me rrëfimin në linjën e jetës: Ndonjëherë themi nuk të dua sepse…

    Një rrëfim drithërues ka qenë ai i Rozanës, ndërsa në linjën e jetës artistja ka rrëfyer betejën e vështirë për tu bërë nënë.

    Banorja tregoi se si ra shtatëzënë për herë të parë në moshën 35-vjeçare, megjithatë fati nuk i buzëqeshi dhe ai gëzim zgjati shumë pak. Por dëshira për të provuar mëmësinë ishte shumë e madhe dhe përpjekjet e Rozanës nuk përfunduan aty. Ajo ra shtatëzënë sërish pas 3 muajsh, një shtatëzëni që nuk do ti kalonte 10 javë dhe “zemra e vogël e bebit nuk mund të rrihte më”.

    Mirëpo Rozana nuk u ndal, sidoqoftë çdo përpjekje rezultoi në zhgënjim, deri në pikën kur sapo kuptonte se ishte shtatëzënë, nuk lëvizte më sepse kishte frikë se do ta vriste prapë. Kur ky mision i jetës së saj për të pasur një fëmijë rezultoi i pamundur, Rozana vendosi të tërhiqej nga marrëdhënia me partnerin dhe t’i hapte rrugë dashurisë së saj të gjente gjysmën e zemrës diku tjetër. Sipas banores, ajo nuk mund të lejonte që njeriu i saj i zemrës të mbetej pa trashëgimtar, kështu që u largua nga shtëpia e tyre e përbashkët. Pa arritur të zgjidh keqkuptimet në çift, Rozana mori vendimin e vështirë për tu bërë pjesë e formatit të Big Brother VIP 4.

    “Ndonjëherë duhet të themi edhe gjëra të pavërteta; të themi që nuk të dua, nuk ndjej më për ty, vetëm që ta shohësh të lumtur”- tha Rozana duke folur për raportin me partnerin, ndërsa u zotua se pavarësisht se nëse e pret apo jo Shpëtimi jashtë, ajo do bëjë ç’është e mundur për të bërë realitet ëndërrën e saj për të pasur një fëmijë.

    “Në maternitetin e Tiranës dëgjohet e qara e një vajze që pritej të ishte djalë, të cilën gjyshja e pagëzoi me emrin Rozana. Unë jam fëmija i dytë që vijë nga dashuria e dy prindërve të mrekullueshëm. Unë jam rritur si një djalë. Babai im ka qenë pika ime e dobët dhe e fortë. Mami ka qenë një grua e bukur dhe e fortë.

    Vendosa të studiojë në Liceun Artistik për flaut, por dëshira ime ishte aktrimi. Doja t’i ngjaja babait. Gjatë trazirave që ndodhën në Shqipëri unë vendosa të largohesha në Zvicrës, aty bëra një kurs për aktrim dhe këndoja e performoja. Me paratë e para që mblodha, organizova dasmën e motrës time.

    Babi donte të vazhdoja fakultetin, kështu që u ktheva dhe vijova studimet për aktrim në Akademinë e Arteve. Im at nuk më vinte asnjëherë në shkollë për të pyetur shokët e tij nëse isha mirë me studime apo jo. Një ditë para provimit të mjeshtërisë së aktorit kthehem në shtëpi, dhe babi më thotë “eja pak dhe na trego të dëgjojmë ato që do të interpretosh për nesër”. Jo i thashë, nuk dua. Unë ja dalë vetë, nuk dua të më ndihmosh ti. Ishte hera e parë që më pyeti dhe fakti që më pyeti më vrau shumë sepse mendova se nuk kishte besim te unë. Fjeta në kuzhinë atë ditë dhe kur zgjohem në mëngjes, ishte hera e parë që nisem në Akademi pa puthur babin.

    Në një moment në skenë unë harrova tekstin, humba çdo gjë. Në atë moment bie telefoni dhe Andeta më lajmëron që babi nuk është më. Më thonë Rozana, duhet të shkosh në shtëpi sepse babi është pa qejf. Mora makinën, u nisa, ndaloj dhe them me vete: mua më ka vdekur babi. Nuk e di sepse askush nuk ma tha. U futa në dhomën e gjumit ku ishte shtrirë babi dhe i thashë: Ti nuk e mbajte fjalën, më kishe premtuar që nuk do të më lije kurrë vetëm.

    Babi ishte 61-vjeç. Mbas largimit të tij, mami ishte me kancer. Kurimi ishte shumë i shtrenjtë dhe unë u detyrova të shisja gjysmën e shtëpisë ku kisha kaluar të gjithë jetën time. Mami im u përkeqësua nga dita në ditë. Unë fillova punë në Teatrin e Korçës, ndërsa fundjavave këndoja në Maqedoni për të bërë para të tjera që të mund të shpëtoja mamin. Nuk e njihja më. U kthye në një njeri krejt tjetër. Nuk doja më të shkoja në shtëpi, nuk doja të kthehesha dhe të mos e shihja mamin më aty.

    Mami largohet nga jeta në moshën 53-vjeçare. Aty mbaroi gjithçka. Shtëpia ime mbeti bosh, mbeta vetëm. Unë isha mësuar në një familje të madhe, por kur bëhet vonë për prindërit, bëhet shumë vonë. Unë këtë vonë dua ta fshijë nga fjalori. Ne duhet të themi “të dua” tani. Unë i kam përballuar të gjitha stuhitë me Andetën. Është shtëpia ime, ai divani ku ti ulesh përpara televizorit. Nëse do ti kërkoja një gjë Zotit, do të ishte që motra ime të jetonte më shumë se unë sepse nuk e dua një jetë pa Andetën.

    Më pas Zoti më përplas në një barkë me partnerin tim të zemrës, Shpëtimin. Kemi qenë të dy 33-vjeç. Një dashuri shumë e madhe, me ulje dhe ngritje, ndarje të tjera dhe përsëri dashuri. Ikje dhe ardhje. Në moshën 35-vjeçare unë mbetem shtatëzënë. Gëzimi ishte shumë i madh, por gëzimi zgjati shumë pak. Nuk heqim dorë dhe provojmë sërish pas 3 muajsh, por nuk arrita të bëja dot 10 javëshe pasi zemra e vogël nuk rritet.

    Mbaj mend një rrugëtim shumë të gjatë dhe të dhimbshëm. Shtatëzënia vinte dhe ne e humbnim prapë duke harxhuar vetëm para. Çdo gjë që unë bëja, e bëja për të pasur një fëmijë. Unë kisha filluar që sapo kuptoja se isha shtatëzënë, nuk lëvizja më. Kisha frikë se do ta vrisja prapë sepse i thoja vetes si mundem unë të mos i jap një fëmijë partnerit që nuk ma ka prishur për asgjë.

    Një ditë më vjen një ftesë në Top Channel për të marrë pjesë në Big Brother. Mora vendimin më të vështirë për tu larguar nga shtëpia jonë. Jo sepse nuk e dua partnerin tim, por kush jam unë që të mbaj dikë pa i dhënë një trashëgimtar.Kështu që vendosa ta lë të lirë, për të mos ja mohuar këtë të drejtë. Nuk e kam pyetur kur kam ardhur këtu. Ndonjëherë duhet të themi edhe gjëra të pavërteta; të themi që nuk të dua, nuk ndjej më për ty, vetëm që ta shohësh të lumtur. Sido që të jetë, edhe nëse më pret apo jo partneri im jashtë, unë do mundohem të bëjë realitet këtë ëndërr.

    Ky është Big Brotheri i jetës time, i Rozana Radit”- u shpreh Rozana në linjën e saj të jetës.

  • Horoskopi 30 mars 2025, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 30 mars 2025, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    DASHI
    Një periudhë veprimi dhe lëvizjeje. Do të keni shumë mundësi për të përparuar, sidomos në punë. Megjithatë, në dashuri do të duhet të bëni kujdes që të mos jeni shumë impulsivë: durimi do të jetë çelësi për zgjidhjen e çdo tensioni gjatë orëve në vijim.
    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 30 mars 2025), po përjetoni një fundjavë të qëndrueshme, por me disa ngjarje të papritura. Kujdes nga vështirësitë e vogla në vendin e punës. Megjithatë, në dashuri do të ketë një bashkëpunim të fortë me partnerin, gjë që do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo sfidë.
    BINJAKËT
    Një fundjavë rinovimi për shumë prej jush. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të nisur projekte të reja dhe për të bërë njohje të reja. Parashikimi tregon një afinitet të fortë me partnerin, por do të duhet të bëni kujdes që të mos jeni shumë kërkues. Për sa i përket punës, mund të ketë mundësi të papritura.
    GAFORRJA
    Ajo që po përjetoni do të jetë një periudhë introspeksioni. Mundohuni të reflektoni për atë që ka vërtet rëndësi në jetën tuaj, veçanërisht në marrëdhëniet familjare. Mund të ketë keqkuptime të vogla, por asgjë që nuk mund të zgjidhet me dialog dhe mirëkuptim.
    LUANI
    Një fundjavë plot energji dhe pasion. Do jeni shumë aktiv si në planin profesional ashtu edhe në atë sentimental. Kjo është një kohë e mirë për të marrë iniciativa, por kujdes që të mos tregoheni shumë autoritar. Bashkëfajësia me partnerin do jetë e fortë.
    VIRGJËRESHA
    Një periudhë qetësie dhe reflektimi po vjen. Do të jetë një fundjavë ideale për t’u fokusuar tek vetja dhe nevojat tuaja emocionale. Gjatë orëve të ardhshme, do të duhet të jeni të kujdesshëm që të mos neglizhoni partnerin.
    PESHORJA
    Një fundjavë dinamike dhe plot mundësi për shumë prej jush. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të bërë njohje të reja dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ekzistuese. Në dashuri do të duhet të jeni më të pranishëm dhe të mos e merrni si të mirëqenë partnerin. Për sa i përket punës, angazhimi do të shpërblehet, por ne nuk duhet të lëmë vigjilencën tonë. kurrë.
    AKREPI
    Një fundjavë me intensitet emocional. Një kohë pasioni, por edhe sfidash. Në dashuri mund të ketë debate, por asgjë nuk mund ta kapërceni me durim. Për sa i përket punës, do ndiheni veçanërisht të motivuar, por do të duhet të bëni kujdes që të mos e teproni.
    SHIGJETARI
    Një fundjavë me mundësi të reja. Yjet do favorizojnë marrëdhëniet shoqërore dhe njohjet e reja. Megjithatë, në dashuri duhet të shmangni të qenit shumë impulsiv. Për sa i përket punës, mund të ketë disa sfida, por me vendosmërinë tuaj do t’i kapërceni lehtësisht.
    BRICJAPI
    Një fundjavë me produktivitet të madh, por edhe reflektimi. Kjo do të jetë një kohë e mirë për t’u fokusuar në qëllimet tuaja afatgjata. Komunikimi do të jetë thelbësor për të shmangur keqkuptimet.
    UJORI
    Një fundjavë plot kreativitet dhe ide të reja. Yjet favorizojnë projekte inovative, është koha ideale për të nisur diçka të re. Për të shmangur humbjen e lidhjes me partnerin, do të duhet të përpiqeni të jeni më të pranishëm dhe më pak të shkëputur.
    PESHQIT
    Një periudhë reflektimi dhe qetësie. Përqendrohuni në mirëqenien emocionale dhe fizike. Mund të ketë momente pasigurie, por asgjë që nuk mund të kapërcehet me pak durim. Për sa i përket punës, do të ketë mundësi për rritje. Për sa i përket punës, mund të ketë projekte të reja për të ndërmarrë./vizionplus.tv

  • Horoskopi ditor për nesër, e Premte 28 Mars 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Premte 28 Mars 2025

    Dashi
    Do e shijoni ne maksimum sot kohen qe do kaloni me partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. Nuk do keni me çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe serish do ngelen vetëm. Ne planin financiar priten përmirësime te vogla te situatës. Kjo nuk do te thotë qe ju mund te shpenzoni ne pafundësi.
    Demi
    Çdo gjë do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift, madje atmosfera do mbetet gjithmonë harmonike. Do e kuptoni njëherë e përgjithmonë se partneri i tanishëm është ideali për te kaluar gjithë jetën. Beqaret duhet te shmangnin personat e shenjës se Akrepit dhe Bricjapit. Ata nuk janë aspak te përshtatshëm. Ne planin financiar situata mund te përkeqësohet për shkak te lojërave te fatit.
    Binjaket
    Sot jeta juaj ne çift do filloje pak nga pak te stabilizohet. Do jeni me te përgjegjshëm për ato qe do thoni dhe nuk do nxitoheni te merrni vendime. Për beqaret priten takime intereresante, por ata duhet te harxhojnë kohen e nevojshme për t’i njohur me mire personat. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por jo dhe shume te këqija. Shpenzoni me maturi.
    Gaforrja
    Fale ndikimit pozitiv te Diellit do filloni te tregoheni me te hapur me partnerin tuaj dhe do ja shprehni atij gjithçka qe do ndjeni. Edhe ai nga ana tjetër do ju kushtoje me tepër kohe dhe vëmendje. Beqaret nuk do kenë takimet qe kane pritur kështu qe do qëndrojnë vetëm. ne planin financiar nuk duhet bere shaka. Situata mund t’iu dale jashtë kontrollit po nuk treguat kujdes.
    Luani
    Do pajtoheni me partnerin tuaj sot dhe një tjetër etape do filloje për jetën tuaj. Nuk do i mbani me te fshehta, por për gjithçka do flisni hapur. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim impresionues do i beje te ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat do vazhdojnë te jene te ekuilibruara. Ne këtë sektor nuk do keni për çfarë te qaheni.
    Virgjeresha
    Çiftet ka rrezik te kalojnë një krize te vështirë sot. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe situata mund t’iu dale shpesh jashtë kontrollit. Kujdes! Beqaret do afrohen shume me personin qe pëlqejnë dhe mund te nisin shpejt një lidhje emocionuese. Për shkak te disa shpenzimeve urgjente qe do kryeni, financat do jene delikate.
    Peshorja
    Do jeni shume te drejtpërdrejte me partnerin tuaj sot dhe do flisni me te për gjithçka qe ju shqetëson. Edhe po e ngritët paksa zërin ne ndonjë moment ai do iu kuptoje. Beqaret do bëjnë mire te mos iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse do lëndohen. Ne planin financiar qëndroni gjithë kohës vigjilente nëse nuk doni te keni vështirësi.
    Akrepi
    Mjedisi yjor do ju ndihmoje ta përmirësoni shpejt jetën tuaj ne çift sot. Ne mbrëmje do kaloni momente te paharruara te cilat i keni pare vetëm neper filma. Beqaret do takohen me miq te vjetër ne këtë periudhe festive dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri. Ne planin financiar gjerat do vijnë duke u përmirësuar. Vazhdoni t’i menaxhoni me maturi te ardhurat.
    Shigjetari
    Do bëni mire te mos ëndërroni me shume sesa duhet sot ne planin sentimental sepse realiteti do iu zhgënjejë pa mase. Beqaret do jene sharmante dhe do kenë me shume mundësi për ta gjetur personin e duhur. Sektori i financave do jete goxha i stabilizuar. Nuk do keni me asgjë për çfarë te shqetësoheni, madje do hiqni edhe ndonjë para mënjanë.
    Bricjapi
    Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet sot. Do i kërkoni falje partnerit për gabimet qe keni bere dhe ai do iu kuptoje. Venusi do i nxite beqaret te kërkojnë veten aventura kalimtare. Mundësitë do jene te shumta ne fakt, por edhe mund te lëndoheni. Financat do jene ne gjendje shume te mire prandaj mund te bëni edhe investimet e nevojshme.
    Ujori
    Asgjë e veçante nuk pritet te ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe bëni atë qe ndjeni për momentin. Beqaret do kenë takime pa fund, por prej tyre mund te lindin vetëm histori dashurie pa te ardhme. Prisni edhe pak për personin e duhur. Plutoni do ju beje me te kthjellet ne planin financiar dhe do e dini mire sa te shpenzoni.
    Peshqit
    Do merrni bekimin e yjeve gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete e shkëlqyer. Emocionet qe do përjetoni do jene te papërshkrueshme. Për beqaret do jete dite e animuar dhe e këndshme. Shfrytëzojeni edhe pse jo te gjithë do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar duhet te veproni me shume kujdes nëse nuk doni qe situata te dale jashtë kontrollit.