DashiEdhe pse do të keni shumë presion nga jashtë gjatë kësaj dite, do të arrini ta menaxhoni si duhet situatën dhe nuk do të gaboni. Jupiteri dhe Marsi do të sjellin fat me shumicë për ju të dashuruarit. Do të jeni të logjikshëm, të kujdesshëm dhe tej mase shprehës. Ju beqarët do të keni ndryshime në jetën tuaj. Për ju shumë gjëra do të ndryshojnë ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do t’i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Një epror do t’ju vëzhgojë me kujdes dhe mund t’ju bëjë disa propozime interesante. Mendohuni pak para se të jepni përgjigje. Edhe financat kanë për të qenë të mira pasi në çdo moment do të shpenzoni me plan dhe largpamësi.
DemiGjatë kësaj dite do të jenë emocionet që do t’ju dominojnë dhe mund të bëni edhe gjëra të pamenduara me kujdes. Sektori i dashurisë nuk do të ketë asnjë ndikim të drejtpërdrejtë nga yjet. Herë pas here mund të debatoni me partnerin dhe në disa momente do të ndiheni të trishtuar. Ju beqarët do të keni takime, por nuk do të ndiheni ende plotësisht gati për të hedhur hapa të mëdha. Në punë ambienti do të jetë shumë i këndshëm. Do të merreni vesh mirë me kolegët dhe së bashku mund të arrini gjëra të mëdha. Mund të merrni edhe detyra të reja. Në planin financiar do të keni fat me shumicë. Nëse gjeni mënyrën e duhur të menaxhimit të të ardhurave, gjendja do të përmirësohet pafundësisht disa ditë më vonë.
BinjakëtGjatë kësaj dite do të dini çfarë do të doni të bëni dhe do të bëni përpjekjet tuaja për t’i arritur. Askush nuk do t’ju bëjë të ndryshoni mendim. Nëse keni një lidhje, edhe pse marrëdhënia me partnerin ka qenë e shkëlqyer kohët e fundit, ju nuk duhet t’i besoni verbërisht partnerit dhe të bëni atë që do t’ju thotë ai. Shmangni lëndimet e mëvonshme. Nëse jeni beqarë, mundësi për takime do të keni, por duhet të tregoheni sa më të logjikshëm që të mundeni. Në punë do t’ju vendosin në krye të një projekti dhe të gjithë do t’ju mbështetin. Do të bëheni edhe më ambiciozë se më parë dhe nuk do të ndaleni asnjë çast. Me paratë do t’i keni punët mirë dhe situata ka për të mbetur nën kontroll.
GaforrjaGjatë kësaj dite do të jeni shumë më të organizuar, më largpamës dhe më të logjikshëm se më parë. Për ju të dashuruarit kanë për të ndodhur shumë gjëra të jashtëzakonshme. Emocionet do të shumëfishohen dhe do t’ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do të jeni gati ta pranoni propozimin e dikujt dhe do të filloni një lidhje serioze. Në punë nuk do të jeni më sipërfaqësorë si dikur. Do t’i shihni gjërat më me kujdes dhe do të vendosni rregull. Edhe nëse para pak kohësh ishit mërzitur dhe kishit menduar të shkëputeshit nga kompania, sot do të ndryshoni mendim. Gjendja e të ardhurave nuk do të jetë aq e mirë sa mendonit. Lërini për më vonë disa investime dhe mos shpenzoni shuma të mëdha.
LuaniGjatë kësaj dite gjërat nuk do të ecin përherë ashtu si doni ju dhe do të mërziteni në disa raste. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do të ketë ndikim shumë të madh nga planetët. Herë do të jeni në humor të mirë dhe herë do të konfliktoheni për gjëra të kota me partnerin. Ju beqarët do të flirtoni gjithë kohës me disa persona që në fakt nuk ia vlejnë. Kujdes, mos bëni gabime. Jeta profesionale nuk do të shkojë sipas planeve. Nuk do t’i arrini dot objektivat dhe mund të konfliktoheni me personat që keni rreth e rrotull. Financat menaxhojini me përkujdes në mënyrë që gjithçka të ecë më së miri.
VirgjëreshaKjo ditë do të jetë e mrekullueshme për ju dhe kjo falë Marsit dhe Hënës që do të ndikojnë pozitivisht. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi dhe komunikimi që do të keni me partnerin do të jetë i adhurueshëm. Të gjithë do t’ju shohin me zili dhe do t’ju kërkojnë edhe këshilla sesi arrini të mbani një marrëdhënie kaq perfekte me atë që keni në krah. Edhe ju beqarët do të jeni shumë të privilegjuar. Në punë, më në fund, do të përfundoni disa projekte me rëndësi dhe do të ndiheni më të përmbushur se më parë. Ja që me durim dhe pak përpjekje mund të arrihet shumë. Financat bëni mirë t’i menaxhoni me shumë kujdes sepse po ju dolën nga duart do të keni probleme serioze.
PeshorjaGjatë kësaj dite do të reflektoni gjatë para se të veproni dhe asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë. Për ju të dashuruarit gjithçka do të ndodhë si me magji dhe emocionet e kënaqësitë do të jenë të papërshkrueshme. Ju beqarët do të ndihmoheni nga Jupiteri. Më në fund do të afroheni më tepër me personin që pëlqeni dhe do t’ia shprehni ndjenjat në një mënyrë të veçantë. Në punë mund të kaloni edhe ndonjë peripeci, por gjithmonë do të dini si t’ia dilni mbanë. Besimi në vetvete dhe këmbëngulja janë dy pikat më të forta që keni. Financat do të varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë, do të përballeni me vështirësi pa fund.
AkrepiGjatë kësaj dite do të jeni shumë bujarë dhe të gatshëm për t’i bërë të qeshin personat rreth e rrotull. Për ju që keni një lidhje, e sotmja do të jetë pozitive. Do të jeni më optimistë dhe nuk do të futeni aspak në debate me atë që keni në krah. Ju beqarët do të joshni dhe do të josheni në çdo moment. Edhe sikur të doni ju, nuk do e shmangni dot krijimin e një lidhjeje. Në punë do të kërkoni me ngulm të ndryshoni rrjedhën e gjërave dhe mund të bëni edhe sakrifica për këtë gjë. Me shpenzimet tregohuni të moderuar dhe keni për ta parë që do t’i shmangni problemet serioze.
ShigjetariGjatë kësaj dite duhet patjetër të fiksoni disa rregulla strikte që ta ndryshoni situatën, pasi gjërat nuk do të jenë të lehta. Për ju të dashuruarit, e sotmja do të jetë tejet e vështirë. Nuk do të merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër. Ju beqarët do të keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Puna do të vazhdojë po njësoj për të gjithë, përveç atyre që janë në fushën e mjekësisë. Mund të merrni edhe një pozicion të ri falë arritjeve të fundit. Buxhetin do ta menaxhoni me shumë përkujdes. Nuk do të kryeni aspak investime të panevojshme të cilat do të mund ta tronditnin situatën.
BricjapiGjatë kësaj dite do të jeni shumë optimistë, por edhe të ndjeshëm. Ju të dashuruarit do të zgjoheni me optimizëm dhe dëshirë për të rregulluar çdo problem. Do të flisni më hapur me partnerin dhe do të arrini të zgjidhni mosmarrëveshjet. Ju beqarët do të jeni më të gatshëm për takime dhe nuk do ta kufizoni veten nga asgjë. Kështu do t’i shtoni mundësitë për të filluar lidhje serioze. Në punë do të keni konflikte të njëpasnjëshme me disa kolegë për mënyrën sesi do ta vijoni një projekt të nisur bashkërisht. Vetëm ndërhyrja e miqve të përbashkët do t’ju bëjë të reflektoni. Financat do të jenë goxha të mira dhe do të arrini të kryeni çdo nevojë.
UjoriGjatë kësaj dite do të jeni më të aftë për të ndërmarrë sfida dhe asgjë nuk do t’ju ndalë të bëni atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje, pasi keni kaluar momente të vështira me partnerin, sot gjithçka do të rregullohet dhe do të ndiheni më të qetë. Nëse jeni ende të vetmuar, mund të keni vetëm mundësi për flirte dhe për lidhje afatshkurtra. Ende nuk do të vijë koha juaj më me fat. Në punë keni për të marrë vendime të rëndësishme që do të ndryshojnë tërësisht rrjedhën e gjërave. Një kapitull i ri ka për të filluar për ju. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më strikte që gjendja të mos përkeqësohet më tepër sesa është.
PeshqitDo të zgjoheni me optimizëm gjatë kësaj dite dhe do t’i shihni ndryshe gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do të fillojë të stabilizohet goxha pas disa masave që keni marrë. Nuk do të jeni më kokëfortë dhe do t’i pranoni edhe kritikat që do t’ju bëhen. Ju beqarët do të jeni ende të palogjikshëm dhe ka rrezik të vazhdoni të hidhni hapa të gabuara. As sot nuk do të jetë dita më e përshtatshme për ju. Në punë do t’ju dalin para goxha sfida me të cilat duhet të përballeni. Nëse e shihni që vetë nuk ia dilni dot, më mirë kërkoni ndihmë nga kolegët ose këshillohuni me shefat. Çdo ndihmë, sado e vogël, për ju do të jetë e vyer. Buxhetin, fatmirësisht, do të dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do të gjendeni në vështirësi.