Tag: partneren

  • FOTO/ Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    FOTO/ Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    Anduel Kovaçi, një nga finalistët e spektaklit “Ferma VIP 2”, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me partneren e tij Klean, duke rikthyer vëmendjen te jeta e tij personale. Në një postim në InstaStory, këngëtari shihet i përqafuar me të dashurën para një vendi të shenjtë, por sërish ka zgjedhur të mos zbulojë fytyrën e saj.

    Gjatë qëndrimit në fermë, Andueli tregoi një anë shumë të ndjeshme të vetes, duke folur hapur për dashurinë që ka për Klean. Në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, partnerja e tij e surprizoi me një letër prekëse që emocionoi publikun dhe banorët e tjerë.

    Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh, i cili shkoi për reperin Big Basta, Andueli fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin dhe përkushtimin ndaj lidhjes së tij. Ai vazhdon ta ruajë jetën private me shumë kujdes, duke ndarë vetëm copëza të vogla me ndjekësit.
    /vizionplus.tv

  • Caktohet dita! Konstantinos Argyros do të martohet me partneren e tij

    Caktohet dita! Konstantinos Argyros do të martohet me partneren e tij

    Konstantinos Argyros do të zyrtarizojë lidhjen e tij me Alexandra Nikën të hënën e ardhshme, më 7 korrik.
    Sipas informacioneve, dasma e çiftit do të zhvillohet në shtëpinë e familjes Nika në Mavro Lithari në Anavyssos.
    Lidhja e Konstantinos Argyrou me Alexandra u bë e njohur në mars të vitit 2023. Alexandra është vajza e biznesmenit grek George Nika dhe Miranda Patera, nga një familje e njohur pronarësh anijesh. Të dy u njohën përmes mikut të tyre të përbashkët Anestis Evangelopoulos.
    Partnerja 26-vjeçare e këngëtarit të famshëm solli në jetë fëmijën e tyre, i cili quhet Vasilis për nder të babait të tij Konstantinos Argyros. Konstantinos Argyros kishte folur për atësinë dhe partneren e tij në një intervistë që dha në emisionin “To Proino” më 16 shtator. Siç kishte deklaruar ai, arsyeja pse nuk flet shpesh për jetën e tij personale është për të mbrojtur njerëzit përreth tij, të cilët mund të mos duan ta ekspozojnë jetën e tyre.

  • Shqiptari kthehet i dehur dhe terrorizon familjen/ Karabinieri plagoset duke u përpjekur që ta ndalonte

    Shqiptari kthehet i dehur dhe terrorizon familjen/ Karabinieri plagoset duke u përpjekur që ta ndalonte

    Ngjarja ka ndodhur në Savena të Bolonjës, teksa i dyshuari u ndalua dhe ndodhet në pritje të gjyqit me procedurë të shkurtuar.
    Një 33-vjeçar shqiptar ka përfunduar në qelitë e karabinierisë pasi akuzohet se jo vetëm dhunoi partneren e tij pasi shkoi i dehur në shtëpinë ku jetonin, por edhe sulmoi efektivët gjatë ndërhyrjes për ta shoqëruar dhe shmangur rëndimin e situatës.
    Karabinierët u njoftuan për një konflikt familjar dhe menjëherë shkuan në vendngjarje. Në momentin e mbërritjes panë 33-vjeçarin që po shkatërronte shtëpinë dhe po grindej me partneren. Kjo e fundit i informoi se ai ishte kthyer i dehur nga lokali në banesë dhe e kërcënonte.
    Fillimisht ai u bind ndaj thirrjes së efektivëve për t’u qetësuar, por kur pa partneren që u afrua sërish shpërtheu në një valë të dytë dhune, që përfshiu edhe karabinierët. Si pasojë e shtyrjes prej tij, ata u përplasën me derën e jashtme të xhamtë në korridor, e cila u thye, duke lënduar edhe një prej tyre, që u mjekua në urgjencën e spitalit, informon media italiane.
    Pas një rezistence të shkurtër shqiptari u arrit të ndalohej dhe mbyllej në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë dhe procesit.

  • Shqiptari kthehet i dehur në shtëpi dhe kërcënon partneren, karabinieri plagoset duke u përpjekur që ta ndalonte

    Shqiptari kthehet i dehur në shtëpi dhe kërcënon partneren, karabinieri plagoset duke u përpjekur që ta ndalonte

    Foto ilustruese

    ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka përfunduar në qeli pasi akuzohet se jo vetëm dhunoi partneren e tij. Shqiptari shkoi i dehur në shtëpinë ku jetonin, por edhe sulmoi efektivët e Policisë italine gjatë ndërhyrjes për ta shoqëruar dhe shmangur rëndimin e situatës.
    Sipas mediave italiane, efektivët e Policisë italiane ishin njoftuar për një sherr në familje që kishte nisur në një banesë në lagjen “Savena” të Bolonjës. Kur mbërriti makina e patrullës, partnerja e 33-vjeçarit i njoftoi se bashkëshorti ishte kthyer në banesë i dehur dhe kishte nisur që t’i bërtiste. Po ashtu, kishte shkatërruar edhe banesën.
    Fillimisht, shqiptari dukej se donte ta pranonte kërkesën e karabinierëve për t’u qetësuar dhe për të bashkëpunuar. Megjithatë, me të parë gruan, ai u përpoq ta sulmonte, duke u bllokuar nga ushtarët. Gjatë përplasjes, një nga karabinierët u shty pas një dere xhami në korridor, e cila u thye, duke i rrezikuar jetën efekticit. 
    Vetëm falë veprimit në kohë të karabinierëve të tjerë, 33-vjeçari u mobilizua, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme, u arrestua dhe u transferua në qelinë e paraburgimit./ZËRI

  • Ronald Araujo martohet në vendlindje, ceremoni emocionuese me partneren e tij të jetës (fotot)

    Ronald Araujo martohet në vendlindje, ceremoni emocionuese me partneren e tij të jetës (fotot)

    Mbrojtësi uruguajan i Barcelonës, Ronald Araujo, u martua të shtunën me partneren e tij të jetës, Abigail Olivera, në një ceremoni emocionuese që u zhvillua në Montevideo. Çifti, i fejuar që prej vitit 2016, prindër të dy vajzave, Aitana dhe Adara, kremtoi martesën në Kishën Metodiste përpara familjarëve dhe miqve më të afërt.

    Ceremonia, intime dhe e mbrojtur nga vëmendja mediatike, pati festën pasuese në “La Baguala”, ku të ftuarit duhej të linin telefonat celularë, duke garantuar privatësi, sipas mediave uruguajane. Vetë futbollisti publikoi fotografitë e dasmës në profilin e tij zyrtar në Instagram. Pas ngjarjes, të dielën në mesditë u organizua një darkë e thjeshtë me miqtë dhe familjarët më të afërt.

    Ndër të ftuarit ishte edhe Ansu Fati, shoku i skuadrës dhe mik personal, i cili udhëtoi posaçërisht për ta shoqëruar çiftin në këtë ditë të veçantë. Kjo martesë vjen vetëm 5 muaj pas rinovimit të kontratës së Araujo me Barçën, deri në vitin 2031.

    Sezoni i fundit ishte i komplikuar për mbrojtësin, me lëndime dhe disa gabime në mbrojtje, por që nuk do të ndikojnë negativisht në reputacionin e tij. Flick dhe Deco e konsiderojnë atë si top-mbrojtës, një nga më të mirët në botë.

    Largimi i tij do ta dobësonte ekipin katalanas, sipas paralajmërimit të drejtorit sportiv në “La Vanguardia”. Gjatë sezonit të fundit, Araujo luajti 24 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar në fitimin e titullit në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

    Kjo mbështetje e klubit për të bën që Christensen të jetë më pranë largimit këtë verë. Danezi ka luajtur vetëm 6 ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe Barça e konsideron të mbyllur kapitullin e tij në klub.

  • Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij ukrainase, i gjendet armë zjarri dhe kaçavidë pas arrestimit

    Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij ukrainase, i gjendet armë zjarri dhe kaçavidë pas arrestimit

    Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 20:30, brenda një lokali në qendër të Parete-s në Itali. Një shqiptar ka dhunuar brutalisht ish-partneren e tij, një shtetase ukrainase, duke e goditur me shqelma dhe grushte në fytyrë para klientëve të pranishëm në klub.

    Sipas dëshmitarëve, gruaja hyri në lokal në një gjendje të panikosur, duke kërkuar ndihmë, ndërsa burri e ndoqi dhe ka vazhduar me dhunën ndaj saj. Disa klientë u përpoqën të ndërhynin për ta mbrojtur atë, por shqiptari ka reaguar edhe më keq, duke shkatërruar disa nga orenditë e lokalit. Ukrainasja arriti diltë jashtë lokalit, ku ndaloi një patrullë karabinierësh. 

    Shqiptari u vu në pranga nga policia italiane, ndërsa mediat vendase raportojnë se gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri dhe një kaçavidë e madhe. Gruaja, ende në gjendje shoku, i kërkoi policisë të shkonte në shtëpinë e saj për të kontrolluar gjendjen e djalit të saj të vogël, nga frika se ai mund të ishte i përfshirë. Për fat të mirë, fëmija u gjet i padëmtuar.

  • Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time!

    Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time!

    Debati i ashpër mes Albës dhe Ganiut ka prekur edhe Limin. Shkak është bërë hyrja e Ganiut në shtratin e Albës gjatë kohës që kjo e fundit po flinte gjumë.
    Limi u shpreh se Ganiu ka cënuar emrin, krevatin dhe partneren e tij.Lexo edhe :Related Posts
    Ai deklaroi se priste një reagim tjetër nga fermerët dhe jot ë bëheshin bashkë e të sulmonin Albën.

    Pjesë nga biseda:
    Limi: Ganiu ka kaluar çdo cak. Ka cënuar emrin tim, krevatin tim dhe partneren tim. Unë këtu kam një shoqëri të pastër, dhe nuk e prisja që edhe vajzat të cënonin hapësirën time. Me Big Mamën u ula dhe u sqarova. Për gjithë moshën e tretë, që janë më profesionistë dhe më artistë se ne, prisja një reagim ndryshe. Por po bëhen të gjithë bashkë pa asnjë arsye.
    Federik: Nuk pashë një qëllim të keq nga Ganiu, sikur donte të përdhunonte dikë. Ne skema kemi parë edhe nga Limi.
    Alba: Ishte pa lejen time.
    Federik: Bravo Alba, e shfrytëzove bukur.
    /vizionplus.tv