Tag: partnere

  • Zv/kryeministri Bislimi flet për DW: S’ka krizë qeveritare, Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë

    Zv/kryeministri Bislimi flet për DW: S’ka krizë qeveritare, Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë

    Kosova E Enjte, 29 Maj 2025 17:39
    Zv/kryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi në një intervistë për Deutsche Wellen lidhur me krizën parlamentare është shprehur se Vetëvendosje nuk ka nevojë për partnerë. Bislimi tha ndër të tjera se “Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë, por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit”.
    Lidhur me krizën në Kosovë pas zgjedhjeve dhe bllokimin e Kuvendit, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës fajësoi partitë e deritanishme në opozitë, që nuk duan të votojnë në Kuvend. I pyetur nga Deutsche Welle në Aachen të Gjermanisë, se me cilët partnerë LVV do ta tejkalojë bllokadën në Kuvend, ku as pas 23 vazhdimesh nuk ka zgjedhje të kryetares së propozuar Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri Bislimi tha se kërkesat e opozitës janë të pakuptimta.

    ”Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pret qeverinë e re që do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, theksoi Bislimi.
    Ndërsa pyetjes së Drejtueses së Programeve Evropa në DW, Adelheid Feilcke, se kush janë partnerët e preferuar të LVV-së për tejkalimin e bllokadës në Kuvend, Bislimi u shpreh kështu: “Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.
    “Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”, theksoi Bislimi, duke shtuar se “LVV-ja e ka paraqitur propozimin e saj dhe e ka kryer pjesën e punës që i takon, ndërsa partitë e tjera duhet të votojnë. ”Ajo që kërkohet nga kjo fazë është që subjekti ta bëjë nominimin dhe të votojë”, theksoi Bislimi duke shtuar se “partitë e tjera duhet të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”. Më pas vjen faza e krijimit të qeverisë së re.
    Besnik Bislimi theksoi se LVV “ka paraqitur disa propozime dhe alternativa, duke filluar nga konsultimet e deri tek propozimi për ndryshimin e metodës së votimit, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Por opozita ka refuzuar deri tani propozimet e LVV”.

  • Presidentja Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po forcon pozicionin si partnere euroatlantike

    Presidentja Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po forcon pozicionin si partnere euroatlantike

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
    Në një postim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ishte pjesëmarrëse në një panel të rëndësishëm kushtuar integrimit euroatlantik të Kosovës dhe çështjeve të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

    “Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë”, ka shkruar Presidentja.

  • “Vuçiç të mos shkojë në Moskë”, BE: Serbia të tregojë se është partnere e besueshme

    “Vuçiç të mos shkojë në Moskë”, BE: Serbia të tregojë se është partnere e besueshme

     Pas konfirmimit të presidentit serb Vuçiç për të vizituar Moskën në ditën e shënimit të fitores, ka ardhur edhe reagimi i Brukselit.
    Komisioni Europian është shprehur se Unioni dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë BE-në për kursin e tij strategjik.
    “Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës,” ka theksuar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.

    Më herët, Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
    /vizionplus.tv