Tag: partnere

  • Black Friday dhe Nentori i rekordeve ne iute

    Black Friday dhe Nentori i rekordeve ne iute

    Nëntori i rekordeve për iute Albania:  6000 mije kliente zgjedhin te blejne me 4 keste me 0% interes per nje total rreth 5 milionë euro blerje me keste.  Black Friday afron Shqipërinë me trendet globale “Buy Now, Pay Later”

    Nëntori ishte muaji ku konsumatori shqiptar zgjodhi më qartë se kurrë blerjen me këste pa asnje kosto shtese, interes apo komosion. Produkti “bli tani, paguaj më vonë” i Iute-s, me 0% interes për 4 muaj, shënoi nivele rekord në gjithë rrjetin e partnerëve, me një performancë që e vendos iute në një linjë me lojtarët më të mëdhenj globalë të BNPL si Klarna, Paypal, Affirm , Afterpay apo Scalapay.

    CFARE ESHTE BLERJA ME SMART 0% 4 KESTE DHE PSE E PREFEROJNE KLIENTET?

    Shembull: Per nje produkt qe kushton 80,000 leke dhe biznesi partner e ofron me 4 keste me iute, nese kredia i miratohet, klienti paguan 4 keste nga 20,000 leke secili pra ne total paguan vjeren 80,000 leke, aq sa kushton produkti. Biznesi merr shumen e parave qe i takojne ne llogari nga iute brenda te nesermes, ndersa klienti paguan me 4 keste mujore.

    Perfitimi kryesor i klientit eshte fakti qe e ndan pagesen me 4 pjese/keste dhe per kete nuk paguan asnje kosto shtese.

    Perfitimet e tjera lidhen me edukimin financiar dhe krijimin e nje historiku pozitiv kredie ne Rregjistrin e Kredive.

    CILAT BIZNESE MOREN PJESE ?

    Në fushatën e Nentorit u përfshinë 544 dyqane te bizneseve partnere qe ofruan Smart 0% me 4 keste me iute.

    nder bizneset më të mëdha në Shqipëri, qe jane partnere te iute, duke bërë që rreth 90% e retail-it modern te ofronte Smart 0% me 4 keste. 

    Neptun, Vodafone, Megatek, Aza Electronics Globe, GoTech, Redline Electronics, 3V Fejzo, Bestseller, Gorenje, Elektromagic – Miele, Smeg, Max Optica, Precioza, Supermart, Enzo Attini, Tufina, Idea Furniture, Fabrika e Ofertave, Verde Watches, Optika Luani, Vanto-Smeg, ishin nder emrat kryesore po kishte edhe dhjetëra brand-e të tjera në elektronikë, pajisje shtëpie, optikë, fashion, etj. Iute konfirmon se nëntori 2025 ka qenë muaji më i fortë i vitit për blerjet me këste duke qene zgjedhja e mbi 6,000 klienteve  qe realizuan ne volum blerjesh / kredish prej 5 milione euro. Kjo ehste nje rritje prej afro 65 % ne krehasim me Nentorin e 2024.

    PERFITIMET E BIZNESEVE PARTNERE

    Perfitimet kryesore te bizneseve partnere jane:

    Me shume shitje ne pergjithesi por edhe në kategori me vlerë të lartë (TV, smartphone, pajisje shtëpie, orendi, optike, produkte premium);

    Rritje e vlerës mesatare të shportës

    Me shume kliente te rinj te cilet me pare nuk mundeshin te perballonin vleren e plote te blerjes por tani e ndajne me keste. 

    Transaksion cashless. Leket per blerjen e produktit shkojne me transferte bankare tek llogaria e biznesit partner

    Per nje pjese te klienteve qe bene blerje me 4 keste me 0% ne disa prej bizneseve partnere pati edhe nje perfitim tjeter: Zbritje shtesë prej 5 000 lekësh nga Iute për çdo blerje të kryer me këtë produkt. Kjo zbritje ishte mbi zbritjet qe vete partneret kishin bere per Black Friday.

    PROCES DIXHITAL

    97.6% e kontratave te kredise u nënshkruan me firmen elektronike te sigurte nga aplikacioni Myiute. Dixhitalizim e thene thjesht do te thote te mbarosh pune nga celulari apo tableti/PC. Iute, si nje biznes me qender ne Tallinn, Estoni, ka ne qender te aktivitetit te saj qasjen dixhitale duke operiar me standardet e nje FINTECH ndërkombëtare.

    Per pjesen me te madhe te klienteve kjo do të thotë një proces plotësisht “paperless” pa letra, me sherbim i shpejte në pikat e shitjes fizike dhe online te bizneseve partnere. pa radhë, pa dokumente fizike dhe një eksperiencë e njejte me Klarna, PayPal Affirm, etj. në tregjet perëndimore. 

    CILAT JANE TRENDET NE BE DHE SHBA

    Globalisht, “Buy Now, Pay Later” po bëhet një nga mënyrat kryesore të pagesës krahas pageses me karte krediti. 

    Vetëm gjatë periudhës Black Friday–Cyber Monday 2025, BNPL shënoi rekorde të reja, me miliarda dollarë të shpenzuar përmes blerjeve me keste me 0%.

    Black Friday, average expenditure of 220 euro (more than France and Spain) – Il Sole 24 ORE, E Marketer

    Kompani si Klarna, Affirm, Afterpay dhe PayPal Pay Later shohin rritje të fortë pikërisht në këtë periudhë, duke raportuar rritje të volumit të transaksioneve në Black Friday nga 20% deri në 45% në disa tregje, teksa konsumatorët kërkojnë mënyra fleksibël për të përballuar rritjen e çmimeve pa u mbështetur vetëm te kartat e kreditit.
    Studimet ndërkombëtare tregojnë se Gen Z dhe Millennials janë përdoruesit më aktivë të BNPL: në shumë tregje, mbi 40% e të rinjve kanë përdorur një shërbim të tillë, dhe në disa anketa BNPL përdoret prej tyre edhe më shumë se kartat e kreditit gjatë sezonit të festave. Të njëjtën sjellje po e vërejmë edhe në Shqipëri. Të rinjtë përqafojnë më shpejt blerjet online dhe aplikimet dixhitale, janë më të hapur për modele të reja financimi, me këste të vogla dhe afate të shkurtra si dhe e shohin BNPL si mënyrë për të planifikuar më mirë shpenzimet, jo vetëm për t’i shtyrë ato.

    PERFITIME PER TE 3 PALET

    Rezultatet e nëntorit dhe Black Friday 2025 tregojnë se modeli i Iute-s sjell vlerë të qartë për të gjitha palët: Për klientin – mundësi për të blerë më shumë dhe më mirë, pa kosto shtesë, me transparencë të plotë dhe nënshkrim dixhital; Për partnerët tregtarë – rritje të shitjeve, biletë mesatare më të lartë dhe akses tek një bazë klientësh më të rinj e më dixhitalë; Për tregun shqiptar – transaksione cashless, qasje dixhitale dhe formalizim

    Me një nëntor historik, me 5 milionë euro financime, rritje të qëndrueshme vit pas viti dhe një rrjet partnerësh që tashmë përfshin pjesën dërrmuese të retail-it modern në vend, Iute konfirmon rolin e vet si fintech lider i blerjeve me këste në Shqipëri. 

  • “Ca zhigolo janë mbledhur në kafe, flasin për “plakën” partnere”/ Avokati i Berishës sulmon ashpër Salianjin

    “Ca zhigolo janë mbledhur në kafe, flasin për “plakën” partnere”/ Avokati i Berishës sulmon ashpër Salianjin

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka sulmuar ashpër takimin e pak ditëve më parë, ku ish-deputeti Ervin Salianji mblodhi disa prej kandidatëve më të votuar në primaret e zgjedhjeve të 11 Majit.
    Gjokutaj i ka quajtur “zhigolo” dhe shpreh habinë në mos “po lind ndonjë trend i ri politiko-erotik që të mblidhen në kafe dhe të bisedojnë për ‘plakën’ partnere”.
    “Siç po dëgjojmë këtë PD-në “plakë” po e gjuajnë e zilepsin shumë dhe madje të gjithë jaranët kandidatë janë të rinj!
    Çfarë të ketë ndodhur vallë?
    Mos po lind ndonjë trend i ri politiko – erotik që ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri dhe flasin e bisedojnë për “plakën” partnere?
    Pastaj nëse PD-ja në moshë të thyer ka marrë fund, apo nuk kthehet më siç thonë bandillët ateherë përse ju hyn në punë axhaminjve politikanë që janë mësuar ndryshe?
    Pastaj kjo PD-ja sado moshatare prindërit i ka gjallë dhe mirë do ishte të drejtoheshin në familje që kjo krushqi të ngjiste!
    Gjithsesi hoxha që i ka yshtur dhe u ka shkruar nuskat më thotë që kafetë kanë bërë mirë që i kanë pirë por i kisha porositur që ta pinin turke me qëllim që të shikonin edhe filxhanin! Këtë porosi nuk ma kanë dëgjuar po thotë hoxha i dëshpëruar ndaj kjo krushqi vështirë të bëhet!” – shkruan Gjokutaj.

  • Avokati i Berishës reagon pas takimit te Salianjit me më të votuarit: Ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri e flasin për “plakën” partnere

    Avokati i Berishës reagon pas takimit te Salianjit me më të votuarit: Ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri e flasin për “plakën” partnere

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka sulmuar ashpër takimin e pak ditëve më parë, ku ish-deputeti Ervin Salianji mblodhi në një takim disa prej kandidatëve më të votuar në primaret e zgjedhjeve të 11 Majit.
    Gjokutaj i ka quajtur zhigolo dhe shpreh habinë në mos po lind ndonjë trend i ri politiko-erotik që të mblidhen në kafe dhe të bisedojnë për ‘plakën’ partnere.
    “Siç po dëgjojmë këtë PD-në “plakë” po e gjuajnë e zilepsin shumë dhe madje të gjithë jaranët kandidatë janë të rinj!
    Çfarë të ketë ndodhur vallë?
    Mos po lind ndonjë trend i ri politiko – erotik që ca zhigolo janë mbledhur në kafeteri dhe flasin e bisedojnë për “plakën” partnere?
    Pastaj nëse PD-ja në moshë të thyer ka marrë fund, apo nuk kthehet më siç thonë bandillët ateherë përse ju hyn në punë axhaminjve politikanë që janë mësuar ndryshe?
    Pastaj kjo PD-ja sado moshatare prindërit i ka gjallë dhe mirë do ishte të drejtoheshin në familje që kjo krushqi të ngjiste!
    Gjithsesi hoxha që i ka yshtur dhe u ka shkruar nuskat më thotë që kafetë kanë bërë mirë që i kanë pirë por i kisha porositur që ta pinin turke me qëllim që të shikonin edhe filxhanin! Këtë porosi nuk ma kanë dëgjuar po thotë hoxha i dëshpëruar ndaj kjo krushqi vështirë të bëhet!” – shkruan Gjokutaj.

  • Takim bilateral me Zv.Kryeministrin italian, Spiropali: Bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha fushat ku jemi partnerë strategjikë

    Takim bilateral me Zv.Kryeministrin italian, Spiropali: Bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha fushat ku jemi partnerë strategjikë

    Është mbajtur sot në Romë takimi i parë mes dy qeverive, asaj italiane dhe shqiptare, ku janë firmosur 16 marrëveshje.

    Ministrja për Europën Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale pas mbledhjes, teksa shfaqet në krah të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, ndërsa shprehet se mes dy vendeve do të vijojë  bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha format ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë.
    “Me mikun e shqiptarëve, Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani për thellimin e bashkëpunimit shumëplanësh në të gjitha fushat dhe forat ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë në qëndrim e veprim.
    Mes prioriteteve tona strategjike është edhe Korridori VIII-të, me rëndësi për ndërlidhjen, tregtinë si dhe sigurinë e kontinentit.
    E falenderova Ministrin Tajani për angazhimin e tij për të çuar përpara të gjitha këto projekte si dhe për mbështetjen e kurdohershme të Italisë në rrugëtimin Europian të Shqipërisë”, shkruan ministrja Spiropali.

    Top Channel

  • “Kush kalëron në dy kuaj,shqyhet”, Murrizi shpërthen pas takimit të anëtares së PD-së me PS-në: Tradhti politike nuk..

    “Kush kalëron në dy kuaj,shqyhet”, Murrizi shpërthen pas takimit të anëtares së PD-së me PS-në: Tradhti politike nuk..

    Demokrati Myslym Murrizi, ka shpërthyer ndaj një anëtare të Kryesisë së Partia Demokratike në Elbasan, e cila duket se ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga ministri Blendi Gonxhe, me të rinjtë e PS-së.
    Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi ironizon anëtaren e Kryesisë së PD-së, duke thënë se ajo mund të jetë ngatërruar dhe ka menduar se në Elbasan, takimet e PD-së dhe PS-së, bëhen bashkarisht. Më tej, Murrizi shton se nëse personi në fjalë është bezdisur me PD-në dhe do të kalojë te PS-ja duhet ta thotë, pasi sipas tij, kalërimi në dy kuaj njëkohësisht të bën dëm për shëndetin.
    “Kjo VD e një takimi të ministrit Gonxhe me të rinjtë e rilindjes në Elbasan para 3 ditësh që duket sikur kaloi pa “zhurmë” nga liderat dhe nga media e portale që paguhen nga halet që lepijnë liderat
    Kjo vajza me flokë ngjyrë të kuqerremtë në krah të djathtë të deputetes së PS, të Qarkut Elbasan, Sara Miles është fiks Zj. Megi Balliu që me letra është antare e kryesisë së PDSH dhe mban postim e sekretares për organizatat partnere.
    Ose ka menduar që PS e deputetes Sara Mile është organizatë partnere me PD dhe ka menduar që takimet i bëjnë bashkarisht PD-PS për qarkun e Elbasanit. Ose të thotë që nuk mund të duroj dot më në opozitë dhe po kaloj nga pushteti dhe është në të drejtën e saj të shkoj ku të dojë dhe kur të dojë.
    Por mos na hapni barkun se po na fyeni edhe injorancën mirë inteligjencen, që edhe antare në kryesin e madhe të PD dhe sekretare për organizatat partnere edhe në stafin apo shoqninë politike të Sara Miles, Bledi Gomxhes dhe të rinjve socialistë.
    Kush kalëron në dy kuaj njeherësh shqyhet nga të ndejurat prandaj në rrespekt të shendetit tuaj po e bëj këtë postim sqarues”, shkruan Murrizi.

  • “BMW” zbulon modelin e parë “Neue Klasse”

    “BMW” zbulon modelin e parë “Neue Klasse”

    Prodhuesi gjerman i makinave “BMW” zbuloi në Mynih modelin e parë të linjës së vet, “Neue Klasse”, në bashkëpunim me partnerë kinezë të teknologjisë për bateritë, inteligjencën artificiale dhe drejtimin autonom, shkruan “Xinhua”.
    iX3, i planifikuar për prodhim në vitin 2026, shënon fillimin e planit të BMW-së për të lançuar më shumë se 40 modele të reja ose të përditësuara në të gjithë botën deri në vitin 2027.
    Fabrika e BMW-së në Shenyang të provincës Liaoning, vendi i saj më i madh i prodhimit jashtë Gjermanisë, prezantoi gjithashtu një version të iX3 të përshtatur për konsumatorët vendas.
    “Pavarësisht se cila teknologji e ngasjes përdoret, e gjithë linja e produkteve të BMW-së do të përfitojë nga inovacionet e Neue Klasse. iX3 është pasardhësi i një prej modeleve tona më të suksesshme tërësisht elektrike dhe gjithashtu shënon fillimin e një epoke të re”,- deklaroi Oliver Zipse, kryetar i bordit të menaxhimit.
    Kina është tregu më i madh i vetëm i BMW-së dhe një pjesë kyçe e zinxhirit të saj global të furnizimit.
    Kompania punëson më shumë se 3000 dizajnues, inxhinierë, ekspertë softuerësh dhe specialistë testimi.
    iX3 do të ketë sisteme të lokalizuara të asistencës për shoferin dhe integrim me ekosistemin dixhital të vendit.
    BMW-ja po punon me partnerë kinezë, përfshirë “CATL”, “EVE Energy”, “Momenta” dhe “Alibaba”, për bateritë, inteligjencën artificiale dhe drejtimin autonom.
    BMW-ja bëri të ditur se prodhimi provë i qelizave të baterive cilindrike të gjeneratës së ardhshme ka filluar tashmë në Shenyang.
    “Strategjia e BMW-së ilustron thellësinë e bashkëpunimit industrial Kinë-Europë dhe potencialin për integrim të mëtejshëm në lëvizshmërinë elektrike”,- deklaroi një ekspert i industrisë.

  • Kina dhe India zotohen të jenë ‘partnerë, jo rivalë’

    Kina dhe India zotohen të jenë ‘partnerë, jo rivalë’

    Udhëheqësit e Kinës dhe Indisë thonë se tashmë ekziston një besim më i thelluar mes tyre pas viteve të tensioneve, përfshirë edhe mosmarrëveshjen e gjatë kufitare.

    Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri indian Narendra Modi u takuan në kuadër të takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin portual të Tianjin. Kjo është hera e parë e Modit në Kinë në shtatë vjet.
    Xi i tha Modit se Kina dhe India duhet të jenë partnere, jo rivale, ndërsa Modi tha se tani ekziston një “atmosferë paqeje dhe stabiliteti” midis tyre.

    Në samit merr pjesë edhe Presidenti rus Vladimir Putin, së bashku me mbi 20 liderë botërorë, megjithatë këtë vit takimi është lënë në hije nga luftërat tregtare me SHBA-të.
    Presidenti Trump ka vendosur tarifa të larta për mallrat indiane si ndëshkim për blerjen e vazhdueshme të naftës ruse nga Delhi.
    Ndërsa marrëdhëniet SHBA-Indi përballen me vështirësi gjithnjë e më të mëdha, Modi po i afrohet Xi-së.
    Të dy vendet jo vetëm që janë më të populluarat, por kanë edhe dy nga ekonomitë më të mëdha në botë.
    Modi njoftoi se fluturimet midis Indisë dhe Kinës, të pezulluara që nga përplasjet vdekjeprurëse të trupave në kufirin e tyre të përbashkët në Himalaje në vitin 2020, do të rifillojnë, pa dhënë një afat kohor.
    Xi tha: Duhet t’i qasemi dhe ta trajtojnë marrëdhënien tonë nga një lartësi strategjike dhe perspektivë afatgjatë dhe është zgjedhja e duhur që të jemi miq.
    Samiti i SCO-së në vetvete është kryesisht simbolik, por do t’u lejojë udhëheqësve të shprehin pakënaqësitë dhe interesat e përbashkëta.
    Ai vjen disa ditë para një parade masive ushtarake në Pekin që do të shënojë 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
    Në grup ka 10 shtete anëtare, përfshirë Rusinë, Pakistanin dhe Iranin, dhe 16 partnerë dialogu dhe vëzhgues.
    Putin, i cili është një aleat i ngushtë i Kinës, u prit me qilim të kuq në Tianjin të dielën.
    SCO u krijua nga Kina, Rusia dhe katër vende të Azisë Qendrore në vitin 2001 si një kundërmasë për të kufizuar ndikimin e aleancave perëndimore si NATO./vizionplus.tv

  • Rama në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve: Të bëhemi partnerë dhe të trajtojmë problematikat e kësaj bote të re

    Rama në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve: Të bëhemi partnerë dhe të trajtojmë problematikat e kësaj bote të re

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dhe start up-eve mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë2030 në Bashkimin Europian.

    Në fokus të këtij takimi ishin nxitja e sipërmarrjes së re, përshtatja me transformimin digjital, si dhe nevoja për krijimin e instrumenteve të reja financiare që mbështesin sektorin privat.
    Kryeministri theksoi rëndësinë e krijimit të një sinergjie mes qeverisë dhe inovatorëve të rinj, duke vlerësuar kapitalin njerëzor si çelës për zhvillimin e vendit.

    Edi Rama: Nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë edhe më shumë brumë për të pjekur në këtë furrë të re. Ajo që unë i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është pikërisht që duke ftuar një numër prej jush dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo dhe të trajtojmë në një mënyrë sa më shteruese problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë duke folur për kapitalin njerëzor dhe për përshtatjen e aftësive, transformimin dixhital, të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, duke folur për financimin sektorial, integrimin ndërkombëtar, etj,.
    Ne kemi filluar të përpiqemi të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejpërdrejtë me ju, në funksion të interesave që ne përpiqemi të mbrojmë edhe të mishërojmë në të mirë të rritjes së cilësisë së qeverisejs, por edhe partnerë të financimit të nismave tuaja. Këtu kemi nevojë të krijojmë instrumenta të rinj financiarë në shërbim të sektorit. Besoj se ju keni çfarë të na mësoni, çfarë të na sugjeroni në ecurinë e punës tuaj. Ndërkohë që po forcojmë dita-ditës mbrojtjen  në sektorin publik jemi të shqetësuar që sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm./vizionplus.tv

  • Shqipëria nxjerr nga Irani 5 shqiptarë, Hasani: U arrit me ndihmën e vendeve partnere

    Shqipëria nxjerr nga Irani 5 shqiptarë, Hasani: U arrit me ndihmën e vendeve partnere

    Qeveria shqiptare është përfshirë në një tjetër operacion për evakuimin e shqiptarëve nga Irani. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani jep detaje mbi evakuimin nga Irani të një familjeje shqiptare.
    “Kemi ruajtur vëmendje maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që ndodhen në vende me të cilat nuk kemi marrëdhënie diplomatike, siç është Irani.

    Pesë ditë më parë kemi bërë të mundur tërheqjen e një familjeje nga Irani, përmes vendeve fqinje që janë vende mike dhe partnere.
    Kemi arritur që një familje me dy prindër dhe tre fëmijë të mbërrijë dhe të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke angazhuar fort gjithë rrjetin tonë diplomatik”, tha Hasani.

  • Manja pret Presidentin e Eurojust: Shqipëria, partnere kyçe në drejtësinë ndërkombëtare

    Manja pret Presidentin e Eurojust: Shqipëria, partnere kyçe në drejtësinë ndërkombëtare

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur sot në një takim zyrtar Presidentin e Eurojust, Michael Schmid, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale dhe ndihmës së ndërsjellë juridike.
    “Zoti Schmid është një mik i Shqipërisë dhe një partner i çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare,” u shpreh ministri Manja në një status në rrjetet sociale, duke theksuar vlerësimin që gëzon Shqipëria në Eurojust si një partnere serioze, efikase dhe aktive.
    Në fokus të diskutimeve ishin Skuadrat e Përbashkëta Hetimore (JITs), të cilat po rezultojnë si një model i suksesshëm në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar transnacional, veçanërisht në bashkëpunim me SPAK dhe autoritete partnere në Europë dhe Amerikën Latine.
    “Rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar janë dëshmi e këtij bashkëpunimi të ngushtë,” tha Manja, duke theksuar gjithashtu se Shqipëria mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi drejtësie efikas dhe të besueshëm, në përputhje me standardet evropiane.
    Takimi vjen në një moment kur përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet në procesin e integrimit evropian janë intensifikuar, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë penale.