Tag: partizanit

  • Tirana fiton me 3 gola derbin ndaj Partizanit

    Tirana fiton me 3 gola derbin ndaj Partizanit

    Tirana merr një fitore spektakolare 3-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Bardheblutë rikthehen te fitorja në derbi, e cila mungonte prej 10 ndeshjesh.
    Dopieta e shënuar nga Jarmouni në pjesën e parë dhe goli i Ernest në pjesën e dytë, i dhanë 3 pikë të arta skuadrës së Shkëmbit.

    Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë dhe vazhdon luftën për mbijetesë. Partizani renditet në vendin e katërt me 47 pikë.

  • LIVE/ Tirana ndizet në derbi, bardheblutë i shënojnë dy gola Partizanit në pjesën e parë

    LIVE/ Tirana ndizet në derbi, bardheblutë i shënojnë dy gola Partizanit në pjesën e parë

    Në “Arenën Kombëtare” është duke u zhvilluar ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar, ajo mes Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë janë ndezur në derbi, teksa e ka përfunduar pjesën e parë të lojës në epërsi.
    Zharmuni e ka dërguar topin dy herë në rrjetën e të kuqve. Në minutën e 19, një godijte spektakolare nga goditja e dënimit ka përfunduar në traun e portës së Partizanit. Topi u kthye sërish në zonë, ku Zharmuni e dërgoi me kokë në portën e boshatisur.
    Ndërkohë, në minutën e 41-të ishte përsëri sulmuesi i Tiranës ai që ndëshkoi “demat e kuq” me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Por, loja nuk ka përfunduar ende, teksa janë ende të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/

  • Tirana “leksione” Partizanit! Bardheblutë shënojnë golin e dytë (video)

    Tirana “leksione” Partizanit! Bardheblutë shënojnë golin e dytë (video)

    Po luhet në “Arenën Kombëtare” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Tre përballjet e para të këtij sezoni kanë përfunduar në barazim, dy pre të cilave pa golave dhe njëra 1-1.
    Partizanit i duhet fitorja për të siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”, aq më tepër që tani janë vetëm një pikë larg Elbasanit të vendit të pestë, ndërsa Tiranës i duhen pikët për të dalë nga zona e ftohtë, ku rrezikon shumë rënien nga Kategoria.
    Derbi i sotëm ka nisur shumë vrullshëm për të dy ekipet. Bardheblutë kanë gjetur të parët golin, në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 40-të ishte sërish Walid Jarmouni që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga vetë francezi, i cili pasi hyri bukur në zonë dhe topi i pasur prej tij ndalet me dorë nga Ismaili. Nuk kishte nevojë për shumë diskutime, arbitri Juxhin Xhaja tregon me dorë nga shenja e penalltisë, aty ku u tregua i saktë Jarmouni. SHIKOGOLIN
    Tirana shënon të dytin dhe tani do të kërkojë të ruajë rezultatin, ndërsa pritet reagimi i “Demave të Kuq”, të cilët deri tani nuk kanë treguar thuajse asgjë.

  • Derbi i kryeqytetit, zbulohen formacionet e Tiranës dhe Partizanit

    Derbi i kryeqytetit, zbulohen formacionet e Tiranës dhe Partizanit

    Zbulohen formacionet zyrtare të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili luhet sot në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
    Formacionet zyrtare:
    Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest; Trajner: Bledi Shkëmbi
    Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko; Trajner: Skënder Gega

  • Partizani në baskeboll për meshkuj shpallet kampion  dhe rikthehet në Superligë

    Partizani në baskeboll për meshkuj shpallet kampion dhe rikthehet në Superligë

    Nga Fatmir Popja

    Ekipi i basketbollit për meshkuj i Partizanit ka arritur të triumfojë në ndeshjen finale për ngjitjen në Superiore duke mundur Elbasanin në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” me rezultatin 90-85.Ky ishte një duel i fortë dhe emocionues pasi pjesa më e madhe e ndeshjes ishte e barabartë .Ndryshimi i rezultatit erdhi kryesisht gjatë periodës së tretë të lojës ku ekipi i Partizanit arriti të ndërmarrë një avantazh të rëndësishëm që e mbajti deri në fund.

    Në fillim të ndeshjes periudha e parë ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet që treguan angazhim të madh dhe luftuan fort për çdo top. Të dy ekipet kërkonin të shfrytëzo in çdo mundësi për të shënuar, ndërsa mbrojtjet ishin të forta dhe gabimet ishin të paktë. Rivaliteti i ashpër mes Partizanit dhe Elbasanit u reflektua në rezultatin e kësaj periudhe, që mbyllet me barazim të plotë, 20-20.Në periodën e dytë, Elbasani i mbështetur nga tifozët e tij të zjarrtë arriti të shfrytëzojë entuziazmin e publikut dhe të marrë një epërsi të vogël. Megjithatë, Partizani mbeti i vendosur dhe në fund të kësaj periode shifrat ishin 40-39 në favor të vendasve, një avantazh të cilin Elbasani do të përpiqej ta mbante deri në fund të ndeshjes.

    Gjatë periodës së tretë, Partizani tregoi forcën e tij duke ndërmarrë një strategji më agresive dhe duke rritur diferencën në 17 pikë. Lojtarët e Partizanit shfrytëzuan dobësitë e Elbasanit, veçanërisht humbjet e shumë topave që shpërndaheshin në mënyrë të pakontrolluar. Ky ishte një moment kritik i lojës që i dha ekipit të kryeqytetit një epërsi të madhe. Pas një periode mjaft të fortë ajo u mbyll me rezultatin 53-64 në favor të Partizanit duke i dhënë atij një avantazh të konsiderueshëm prej 11 pikësh.Elbasani, megjithatë nuk e dorëzoi veten dhe në periodën e katërt tentoi të përmbysë shifrat duke shtuar presionin mbi Partizanin. Ata u përpoqën të ngushtonin diferencën, por përpjekjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të kthyer rezultatin.

    Partizani mbajti nën kontroll lojën dhe në fund mundi të fitojë me shifrat 90-85, duke siguruar ngjitjen në Superiore dhe duke shpallur veten kampionët e këtij “play-off”-i të basketbollit të meshkujve.Kjo fitore e Partizanit është një arritje e madhe për klubin e të kuqve që ka treguar nivel të lartë të lojës dhe ka arritur të shfrytëzojë më së miri mundësitë e tij gjatë ndeshjes finale. Pavarësisht përpjekjeve të Elbasanit, ekipi i Partizanit arriti të ruajë avantazhin dhe të festojë triumfin që i siguron vendin në elitën e basketbollit të Shqipërisë.

    Vazhdo leximin

  • Skënder Gega kthen Partizanin në rrugën e fitoreve, të kuqtë mundin Egnatian në transfertë

    Skënder Gega kthen Partizanin në rrugën e fitoreve, të kuqtë mundin Egnatian në transfertë

    Puna e Skënder Gegës te Partizani ka nisur të ndihet. Ish-futbollisti i njohur i të kuqve e ka kthyer skuadrën në rrugën e fitoreve. Kryeqytetasit kanë triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
    “Demat e kuq” kanë arritur të mposhtin me rezultatin minimal 0-1 Egnatian në Rrogozhinë. Ndeshja u vendos në minutën e 85-të nga Albers Keko. Sulmuesi i Partizanit tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur fitoren e Partizanit./Sport Ekspres/

  • Gafa në pasimin e golit dhe humbja e penalltisë i kushtojnë Partizanit derbin me Dinamon, Teuta ngjit 3 pozicione në renditje

    Gafa në pasimin e golit dhe humbja e penalltisë i kushtojnë Partizanit derbin me Dinamon, Teuta ngjit 3 pozicione në renditje

    Partizani ka humbur derbin e sotëm me Dinamon. Këta të fundit ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 59 të saj. Një pasim i gabuar në mbrojtje bëri që Baton Zabërgja ta dërgonte topin në rrjetën e Partizanit.
    Të kuqtë patën mundësinë të barazonin shifrat në minutën e 94-t. Domgjoni mori përsipër të godiste nga pika e bardhë e penalltisë, por topi përfundoi në traun e portës. Me këtë humbje Partizani rrezikon vendin e katërt në renditje, duke qenë se Elbasani gjendet vetëm 4 pikë larg.
    Në krahun tjetër Teuta ka fituar duelin me kundërshtarin e drejtpërdrejtë, Skënderbeun. Durrsakët triumfuan me shifrat 1-0, falë golit të shënuar nga Rrok Toma në minutën e 11 e takimit. Me tre pikët e sotme Teuta është ngjitur nga vendi i fundit në vendin e 7 të “Abissnet Superiore”-s./Sport Ekspres/