Tag: partizanin

  • Tirana shkëlqen në derbi me Partizanin, Elbasani tri pikë në Rrogozhinë

    Tirana shkëlqen në derbi me Partizanin, Elbasani tri pikë në Rrogozhinë

    Abissnet Superiore, java e 33-të.

    Egnatia- AF Elbasani 1-2 ( Fernanado 85’/ Zhoel 43′, Tsague 45+1′)

    Tirana-Partizani 3-0 (Zharmuni 19′, 41′ pen, Ernest 69′ pen)

    Tirana në momentin më kritik të kampionait të 86-të të futbollit gjën shklqimin në derbin numër 178 me Partizanin. Bardheblutë kthehen të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh dhe këtë e bëjnë me shifra të thellë 3-0.

    Vendosi në këtë ringjallje të Tiranës dopieta e Zharmuni ( i dyti me penallti) në fraksionin e parë dhe goli i Ernest me penallti në të dytën.

    Ndërkohë më herët AF Elbasani kaloi 1-2 në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Ngjau pikërisht në përurimin zyrtar të impnatit modren “Arena Egnatia” teksa për verdheblutë shënuan ishi Zhoel dhe Tsague. Në fund Egnatia shurton me Fernandon por pa mundur të dalë me pikë nga ky takim.

    Sakaq në këtë takim pati një episod të rëndë teksa një tifoz ra nga tribuna dhe u dërgua me urgjencë në spital. Po ashtu u godit Bruno Lulaj në momentin që po kujdesej për tifozin e dëmtuar./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Elbasani “kërcënon” Partizanin për vendin e 4-t, i shkon vetëm 1 pikë larg “valles” së titullit kampion

    Elbasani “kërcënon” Partizanin për vendin e 4-t, i shkon vetëm 1 pikë larg “valles” së titullit kampion

    Elbasani ka marrë tre pikë mjaft të vyera mbrëmjen e sotme. Verdheblutë kanë mposhtur Engatian me rezultatin 1-2 në transfertë. Doukouo shënoi golin e parë të takimit në minutë ne 43-të, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Tsague dyfishoi shifrat.
    Egnatia u kundërpërgjigj me anë të Fernandos në minutën e 96, por pa mundur të ndryshojnë fatin e ndeshjes. Me këtë fitore Elbasani ka “kërcënuar” Partizanin për vendin e 4-t në “Abissnet Superiore”. Diferenca mes tyre tashmë ka shkuar në vetëm 1 pikë./|Sport Ekspres/

  • Partizani fiton gjysmëfinalen e parë me Egnatian, rrogozhinasit dominuan, por “demat” fituan

    Partizani fiton gjysmëfinalen e parë me Egnatian, rrogozhinasit dominuan, por “demat” fituan

    Adriatik BALLA
    Partizani hodhi dje një hap të madh drejt finales së Kupës së Shqipërisë, pasi fitoi duelin e parë gjysmëfinal me Egnatian, në stadiumin e kësaj të fundit, me shifrat 1-0. Më shumë se goli i realizuar, për të kuqtë është një mundësi që të menaxhojnë epërsinë në duelin e kthimit dhe të sigurojnë kalimin në finale. Ndeshja e djeshme e luajtur në Rrogozhinë pa vendasit më të fortë e më shumë aktiv në fushë, por në rezultat ishte Partizani që siguroi pritshmëritë. Ndeshja po mbërthehej në barazim pa gola deri në minutën e 81-të, por një aksion pa shumë pretendime i të kuqve nxori skuadrën te goli. Pikërisht në këtë minutë, u dha penallti për Partizanin! Një kundërsulm i shpejtë nxjerr Kekon të vetëm pranë portës, me sulmuesin i cili rrëzohet në zonë pas kontaktit me Zejnullain. Gjyqtari nuk heziton e bën shenjë nga pika e bardhë. Dhe Keko nga 11-metërshi shënon duke kaluar në avantazh Partizanin. Në minutat e fundit, kur Egnatia ishte hedhur e gjitha përpara, Partizani mund të shënonte edhe golin e dytë në kundërsulm.
    Ardhja e trajnerit Skënder Gega sjell fryte
    Duhet theksuar se ardhja e trajnerit Skënder Gega po jep rezultate magjike në krye të demave të kuq. Dy ndeshje-dy fitore për trajnerin e rikthyer në pankinën e Partizanit, fillimisht fitore ndaj Laçit në kampionat, e tani fitore në duelin e parë gjysmëfinal me Egnatian. Fitorja e djeshme në transfertë i jep Partizanit avantazhe të dukshme për duelin e kthimit, që do të luhet në “Arenën e Demave” dhe të kuqve tani u del detyrë të menaxhojnë epërsinë e krijuar. Me trajnerin Gega në stol gjërat duken më të thjeshta dhe një rikthim i tillë sensacional i trajnerit mund të ndihmojë skuadrën të jetë efikase si në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. E në lidhje me kupën, fitorja e djeshme ndaj Egnatias vlen shumë. nëse Partizani fiton trofeun e Kupës për këtë sezon, atëherë do të sigurojë dy objektiva njëherësh. Së pari merr trofe, së dyti arrin të marrë pjesë në Ligën e Konferencës së UEFA-s. Pra, Partizani me Gegën është rikthyer në shinat e duhura dhe po jep shpresë tek tifozët se mund të mbyllë një sezon të suksesshëm. Mjaftuan dy ndeshje, dy fitore dhe gjithçka duket se flet për Partizanin.
    Elbasani shpreson ta përmbysë Partizanin për “Final Four”
    Edhe pse duket një sipërmarrje e vështirë, sepse diferenca me Partizanin është katër pikë, në kampin verdheblu të Elbasanit nuk janë dorëzuar. Synimi është që deri në përballjen e fundit mes tyre, diferenca të shkojë së paku në tri pikë, në mënyrë që të kenë shansin në sfidën direkte për ta mundur, pasi edhe me pikë të barabarta janë të besuarit e Gvozdenoviç që marrin këtë pozicion, sepse janë në avantazh në ndeshjet e tyre direkte. Për këtë arsye, elbasanasit duan që së paku të rikuperojnë një pikë ndaj të kuqve në tri sfidat e ardhshme. Një objektiv i arritshëm duke parë edhe ecurinë e javëve të fundit. Gjithsesi, fillimisht verdheblutë duhet të kalojnë pengesat e tyre që kanë rrugës, sepse nuk kanë ndeshje të lehta. E para që duhet të kalojnë me sukses është ajo ndaj kampionëve të Egnatias këtë të hënë në fushën e këtyre të fundit.

  • Gjysmëfinalet e para/ Flamurtari “leksion” durrsakeve, Tirana fiton derbin me Partizanin

    Gjysmëfinalet e para/ Flamurtari “leksion” durrsakeve, Tirana fiton derbin me Partizanin

    Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale play off në basketboll për femra, mes katër ekipeve më të mira në përfundim të sezonit të rregullt. Në derbin e kryeqytetit, Tirana fitoi 77-73 ndaj Partizanit.
    Një ndeshje e ekuilibruar përgjatë 40 minutave, me një epërsi të lehtë të bardhebluve, sidomos në pjesën e dytë. 20 minutat e para u mbyllën 35-33 për Tiranën, që shkëputet në çerekun e tretë.
    Përpjekjet e Partizanit për të rihapur ndeshjen nuk japin rezultat. Ikete me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Tiranën, ndërsa për Partizanin u dallua Mgbeike me 19 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Në Vlorë, Flamurtari arriti një fitore të lehtë ndaj Teutës në gjysmëfinalen tjetër, me shifrat 83-66. Sfidë e komanduar nga vlonjatet gjatë gjithë kohës, ku u dallua Ramos me 27 pikë. Në fundjavë luhen ndeshjet e kthimit.
    Gjysmëfinale-Femra (ndeshje 1)
    Flamurtari – Teuta, 83-66 (1-0)
    Tirana – Partizani, 77-73 (1-0)
    Ndeshjet e kthimit (5 prill)
    Teuta – Flamurtari, 16:00
    Partizani – Tirana, 16:00

  • Skënder Gega kthen Partizanin te fitorja para derbit, Skënderbeu shkatërron Dinamon me përmbysje

    Skënder Gega kthen Partizanin te fitorja para derbit, Skënderbeu shkatërron Dinamon me përmbysje

    Skënder Gega është ulur në stolin e Partizanit dhe të kuqtë kthehen te fitorja. Kryeqytetasit kanë mundur Lacin në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Elekes në minutën e 40 pas një gabimi të portierit kundërshtar që në dëshirën për të larguar topin, sfera u përplas në trupin e Elekes dhe më pas shkoi në rrjetë.
    Në fund Partizani kontrolloi qetësisht lojën dhe ishim shumë pranë dyfishimit të rezultatit, por Keko nuk konkretizoi dot. Një tre pikësh qetësie për Partizanin që mban një distancë me Elbasanin dhe tani mund të përgatis më i qetë derbin me Tiranën. Nga ana tjetër, Skënderbeu ka shkatërruar Dinamon, 4-1. Miqtë shënuan të parët me Qardakun në minutën e 9, ndërsa Nikaj në të 55, do të barazonte rezultatin. Më pas skena iu la Nasr që me tre gola, përmbysi i vetëm ndeshjen në 4-1. /Sport Ekspres/