Etienne Tare është lojtari i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë prezantuar sulmuesin, i cili ka firmosur për një sezon.
Etienne thyen traditën e familjes së tij me Partizanin.
Igli Tare dhe i ati, Isa Tare, kanë qenë pjesë e Partizanit më parë. Tashmë një prej kësaj familje vesh fanellën e Tiranës.
POSTIMI I TIRANËS:
Mirësevjen, Etienne Tare!
Sulmuesi premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri!
Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.
Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës.
Tag: partizanin
-

Sulmuesi ‘tradhton’ Partizanin, prezantohet te Tirana
-

Futbollisti që shënoi vetëm 2 gola me Partizanin largohet, një formacion i spastruar te “demat”
Agim Zeka e mbylli dje zyrtarisht me Partizanin. Klubi i kuq tregoi se palët kanë ndarë rrugët me mirëkuptim, njoftim i cili ndjek disa largime të mëparshme.
Zeka fitoi edhe ftesën e Kombëtares, ndërsa ishte pjesë e kryeqytetasve. Në shtatorin e kaluar u grumbullua nga Silvinjo para ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Më pas qëndroi në tribunë. Në total, me Partizanin luajti 37 ndeshje, ku shënoi dy gola dhe asistoi katër të tjerë.NJOFTIMI- “Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre. Partizani dëshiron t’i shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron shumë suksese në karrierë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”.
REVOLUCION- Partizani i ri ka nisur që në maj, ndërsa tashmë mund të ndërtohet një skuadër me të larguar. Me përjashtim të portës, të gjitha repartet e tjera janë prekur. Qirko, Hoxha dhe Tahri vijojnë me ekipin e drejtuar nga trajneri Gega. Pjesa tjetër, që mbylli sezonin e fundit, por nuk vazhdon më tej është: Osmanllari, Domgjoni, Shala, Vujnoviç, Taipi, Zeka, Eleke, Podstrelov. Po ashtu, edhe Mintongo që qëndronte i huazuar. Mbrojtësit Zuna dhe Baruti u kthyen nga huazimet në Kategorinë e Parë, por nuk u preferua qëndrimi në ekipin e parë.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Forma e keqe si “kurth” për Partizanin, Kalju ka siguruar Europën
Kalju ka pësuar tjetër humbje që peshon shumë në kampionat. Rivalët e Partizanit në Europë u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Flora. Humbje që dhemb shumë, pasi erdhi në minutën e 93-të kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit pa gola.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit estonez. Sfida nisi më mirë për vendësit e Florës, që patën qarkullimin e topit. Për më tepër, një gol i tyre u anulua për pozicion jashtë lojë. Më tej ishte Kalju që krijoi disa raste të rrezikshme, por fati nuk ishte në anën e tyre. Kalju ndodhet në vendin e katërt me po aq pikë sa Paide e vendit të tretë. Rezultatet e dobëta në tri javët e fundit kanë bërë që të heqë dorë nga gara për titull. Levadia mban vendin e parë me 9 pikë më tepër. Kalju fitoi Kupën e Estonisë në muajin maj.Kjo është arsyeja përse po luan pa presion, për shkak se ka siguruar pjesëmarrjen në Europë për vitin 2026. Tashmë i gjithë fokusi është te përballja me Partizanin. Kalju do t’i presë të kuqtë në Talin, ndërsa ndeshja do të luhet më 10 korrik prej orës 18:45. Dhe pse Partizani ishte në vazon e favoritëve, kompanitë e basteve kanë kuotuar Kaljun më mirë. Avantazhi i tyre qëndron pikërisht se janë në aktivitet.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Europa po afron dhe nuk e gjen Partizanin në formën më të mirë të mundshme. Të kuqtë kanë aktualisht dy lojtarë të dëmtuar. Bëhet fjalë për Redon Ismailin dhe Andi Janjevën. Asnjë prej tyre nuk do të jetë i gatshëm në Europë.
Të dy vazhdojnë të dëmtuar, ndërsa nuk ishin të pranishëm me skuadrën në fazën përgatitore të Ohrit. Ismaili mund të konsiderohet mungesa që peshon më shumë, pasi vjen në mesfushë ku Partizani shfaq nevojë. Në anën tjetër, situata në mbrojtjen e Partizanit shfaqet e qëndrueshme.Kështu edhe mungesa e Janjevës mund të mos ndihet. Kujtojmë se Partizani do të luajë ndeshjen e parë në Talin. “Demat” do të zbresin në fushë, më 10 korrik, ora 20:00, për t’u përballur me Kaljun.
-

Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin në finale & shpallet kampione e Shqipërisë
Vllaznia është shpallur kampione e edicionit 2024-2025 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi mundi Partizanin 2-0 në finalen e “Final Four”.
Në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, për vajzat kuqeblu shënuan Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi, duke siguruar trofeun e 12-të radhazi të kampionatit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 52-të Bajraktari zhbllokoi rezultatin. Doçi vulosi fitoren në minutën e 72-të.
Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës. Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Vllaznisë.
Me këtë sukses, Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Champions League 2025 – 2026.
Partizani, si vendi i dytë, do të marrë pjesë për herë të parë në raundin para-eliminator të kompeticionit të ri UEFA Women’s Europa Cup.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Gramshi mposhti Apoloninë 2-1. -

Zekaj: E vlerësojmë shumë Partizanin, por luajmë vetëm për titullin kampion
29 Prill 2025
13:06
Alfred Lleshi
Egnatia, kampionia e vendit në fuqi, do të kërkojë ta mbrojë “kurorën” që mban. Në 36 javë të kampionatit të rregullt, skuadra rrogozhinase kryesoi me meritë. Shorti i sotëm i “final four” e vendosi skuadrën e Edlir Tetovës përballë Partizanit, duke përsëritur shumë shpejt gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku rrogozhinasit dolën triumfues.
Në emër të Egnatias foli drejtori për marrëdhëniet me publikun, Xhevdet Zekaj, i cili nënvizoi para gazetarëve: “Klubi ynë funksionon perfekt, i ka të gjitha strukturat e tij, ndaj mendoj se jam një zë zyrtar i Egnatias. Pra, të jeni të sigurt që edhe këto fjalë që po them janë në emër të Egnatias.
E vlerësojmë realisht Partizanin, ka një trajner shumë të mirë, ka shumë peshë fanella e kuqe, por ne shkojmë në gjysmëfinalen e ‘final four’ për të bërë atë që Egnatia di të bëjë më mirë, të luajë denjësisht, sa më mirë dhe me objektiv fitimin e titullit kampion”. -

“Mos harroni ku ishim”! Drejtori i Elbasanit me mesazh të qartë: Para dy vitesh festonim ndaj Tepelenës, dje humbëm me Partizanin për Europë
Elbasani ka bërë një kampionat të mrekullueshëm këtë sezon duke i dhënë shumë hijëshi kampionatit tonë me lojën e zhvilluar dhe tifozerinë e mrekullueshme. Dje kjo skuadër ka humbur me Partizanin, duke hequr shansin e artë për të marrë pjesë në Europë. Këtij ekipi i mjafton edhe barazimi me të kuqtë, por në fund kryeqytetasit ia dolën.
Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku, nuk e cilëson këtë humbje si një dështim sezoni, duke kujtuar që para dy vitesh kjo skuadër festonte në ndeshjen e fundit në kategoritë më të ulëta.
“Ne sport nuk ka deshtim por ka “Shkalle drejt suksesit” ka dite te mira ka dite te keqija si ne cdo fushe te jetes. Kush promovohet cdo vit ne punen e tij?
Vetem 4 vjet me pare rilindi ky klub, sot eshte ne 5 me te miret ne Shqiperi, dhe me nje akademi ku sterviten rreth 300 femije cdo dite.. Mos te harrojme qe vetem dy vjet me pare festonim ndeshjen e fundit ndaj Tepelenes, dje humbem ndaj Partizanit per nje vend ne Europe..Nuk quhet deshtim por “Shkalle drejt Suksesit”, shkruan Guranjaku. /Sport Ekspres/ -

Teuta trondit Tiranën dhe feston qëndrimin, Elbasani parakalon Partizanin
Askush nuk dinte të bënte llogari para ndeshjeve të sotme. Madje dhe ndeshja e Rrogozhinës e cila konsiderohej e lehtë për Egnatian, nuk i shpëtoi surprizave të sfidave të tjera.
Tirana në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, humb në ‘Arena Kombëtare’ dhe mbetet me një këmbë jashtë Superiores. Ndërkohë në Ballsh, Bylis mund sërish Partizanin 1-0 dhe hedh hapin e madh të shpëtimit sezonal.
Në ‘Elbasan Arena’, AF Elbasani barazon 1-1 me Vllazninë duke parakaluar në rënditje Partizanin (ndeshje direkte) ndërsa Dinamo bie në Laç me kurbinasit që ende kanë një përqindje shumë të vogël shprese për shpëtim.
Java e 35:
AF Elbasani- Vllaznia 1-1
Laçi- Dinamo 1-0
Tirana- Teuta 0-1
Egnatia Skënderbeu 0-0
Bylis- Partizani 1-0 /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Derbi i çudirave, Tirana e vendit të fundit i jep leksion Partizanit pretendent
Tirana e vendit të fundit ka mundur Partizanin pretendent për titull me rezultatin 3-0.
Ndeshja foli vetëm për bardheblutë që morën një fitore të çmuar në derbin e kryqytetit, duke iu bashkuar Teutës me 35 në vendin e tetë.
Ishte Zharmuni ai që me dy gola në minutat 19-të dhe 41-të tronditi të kuqtë që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë “demat” ishin sërish të paqartë dhe pak konkretë, ndërsa skuadra e Shkëmbit realizoi edhe të tretin në minutën e 69-të.
Në minutën e 88-të Keko shënoi golin e nderit për Partizanin, por edhe ai u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.
REZULTATI:
TIRANA 3-0 PARTIZANI
Jarmouni 20′, 41′, Ernest 68′
RENDITJA:Top Channel
