Tag: partizanin

  • Pragsfida me Partizanin, dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve

    Pragsfida me Partizanin, dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve

    Problemet me dëmtimet vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për trajnerin Roberto Bordin dhe stafin e tij teknik para sfidës vendimtare me Partizanin. Ermal Meta ishte prezent me këmbën e fashuar, duke treguar se nuk është ende i gatshëm për një rikthim të plotë, ndërsa Alfred Mensah nuk ishte fare në seancën stërvitore, pasi dëmtimi e mban jashtë fushës dhe nuk ka marrë ende leje për të marrë pjesë në ndeshje.
    Nga ana tjetër, lajmi pozitiv vjen nga Qëndrim Ismajli, i cili është rikthyer dhe është bashkuar sërish me grupin për stërvitje të plota, duke treguar se po e rikuperon gradualisht ritmin e lojës. Gjumsi vazhdon procesin e riaftësimit, ndërsa rikuperimi i tij do të kërkojë akoma disa seanca intensive, duke e mbajtur jashtë për pjesën më të madhe të përgatitjeve. Kola, i sapo operuar, gjithashtu nuk ka ende mundësi të rikuperojë dhe rikthimi i tij në formacion do të kërkojë kohë shtesë, pasi shërimi post-operativ është ende në proces.

    Një pikë tjetër e paqartë është gjendja e dy lojtarëve Dembele dhe Marku, të cilët dje u stërvitën vetëm me ekipin e dytë. Pjesëmarrja e tyre në derbin me Partizanin mbetet e pasigurt dhe kjo detyron trajnerin Bordin të mendojë për rrotacione dhe alternativa të tjera në sulm dhe mesfushë.
    Në këtë situatë, dëmtimet dhe mungesat e disa prej titullarëve kryesorë janë një sfidë reale për Tiranën. Megjithatë, stafi teknik po punon intensivisht për të gjetur zgjidhje taktike, duke analizuar formacionet alternative dhe kombinimet e lojtarëve të shëndetshëm, me qëllim që skuadra të ruajë konkurrencën dhe të hyjë e përqendruar në këtë derbi vendimtar.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Bylisi përmbys Partizanin me fitore, Dinamo mund Tiranën në derbi dhe e lë në vendin e fundit

    Bylisi përmbys Partizanin me fitore, Dinamo mund Tiranën në derbi dhe e lë në vendin e fundit

    Sot janë zhvilluar dy takime në Superiore, me ndeshje që kishin jo pak interes. Bylisi ka fituar kundër Partizanit në shifrat 3-1, duke zhytur më keq të kuqtë që kanë një nisje kampionati jo të mirë.
    Isgandarli kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 17, por që nuk zgjati shumë. Dopieta e Malomos dhe Mouctar në minutën e 72, i dhuruan fitoren e madhe Bylisit. Kështu Partizani renditet në vendin e tetë me 4 pikë në 5 javë kampionat. Nga krahu tjetër Dinamo ka fituar në shifrat 1-2 ndaj Tiranës, duke lënë bardheblutë në fund. Golat e Goudiaby dhe Vilës bën që goli i Patsatsia te Tirana t’i shërbënte vetëm statistikave. /Sport Ekspres/

  • Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

    Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

    Dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje në Superiore dhuruan emocione të mëdha.
    Elbasani ia ka dalë të triumfojë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, me shifrat 1-0. Bunjaku gjeti të papërgatitur kryeqytetasit në minutën e 36-të, duke dërguar kështu mysafirët në epërsi në dhomat e zhveshjes.

    Gjërat u komplikuan në maksimum për të kuqtë pasi luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bytyçit. Elbasani feston në fund dhe merr kështu 3 pikë me peshë.
    Kampionët e Egnatias treguan forcën duke thyer 2-0 Tiranën.Rrogozhinasit dominuan në këtë sfidë, ndërsa shumë pak për të thënë për bardheblutë, në një natë “jo”.
     

    © BalkanWeb

  • Përmbysje e madhe në Shkodër, Vllaznia përmbys Partizanin

    Përmbysje e madhe në Shkodër, Vllaznia përmbys Partizanin

    Vllaznia thyen 4-1 Partizanin në Shkodër, në ndeshjen e kampionatit. Isgandarli i dhuroi epërsinë të kuqve, pas 26 minutash lojë.
    Të besuarit e Edi Martinit barazuan shifrat me të zakonshmin Balaj, në fund të pjesës së parë.

    Për përmbysjen e madhe duhet të vinte fundi i ndeshjes. Golat e Balaj, Hakaj e Bismark nderuan Vllazninë, me këta të fundit që koleksionojnë 3 pikët.
    © BalkanWeb

  • Vllaznisë i dëmtohet titullari i rëndësishëm, Martini ka gati një debutim të sigurt ndaj Partizanit – Balkanweb.com – News24

    Vllaznisë i dëmtohet titullari i rëndësishëm, Martini ka gati një debutim të sigurt ndaj Partizanit – Balkanweb.com – News24

    Aron Jukaj nuk do të jetë i gatshëm për Vllazninë e Edi Martinit kundër Partizanit. Portieri u dëmtua në ndeshjen e Kombëtares U-21, ndërsa do të qëndrojë për disa javë jashtë fushës së blertë.
    Jukaj ka fituar vendin e titullarit, pas largimit të Kristi Qarrit. Zëvendësuesi i tij është gati për takimin me Partizanin.

    Bëhet fjalë për Leon Pohls. Ky i fundit u transferua në merkaton e verës, ndërsa akoma nuk ka debutuar me kuqeblutë.
    Sfida me Partizanin është e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Do të luhet pikërisht në “Loro Boriçi”, më 13 shtator ora 19:00.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Erdhi dita e historisë”! Vora e pret ndryshe ndeshjen me Partizanin: Sot shkruajmë faqen tonë të historisë

    Partizani do të përballet sot kundër Vorës në Arenën e Demave. Kjo ndeshje do të luhet në orën 20:00 dhe do të jetë takimi i parë për të dyja ekipet në këtë sezon të ri të Superiores.
    Por nëse për Partizanin kjo është një ndeshje normale, për Vorën nuk konsiderohet e tillë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vora e quan këtë takim një faqe e re në historinë e klubit me debutimin në Abissnet Superiore.
    “DITA HISTORIKE ERDHI!Futboll Klub Vora shkruan sot faqen më të re të historisë sonë, me debutimin në Abissnet Superiore.Në javën e parë të kampionatit, ekipi ynë përballet me Partizanin, në “Arena e Demave”, ora 20:00.Një udhëtim i ri ka nisur. Një sfidë e madhe përpara.Bashkë drejt historisë”, shkruhet në faqen e Vorës. /Sport Ekspres/

  • Testi/ Laçi mund Partizanin, vendos Myrta

    Testi/ Laçi mund Partizanin, vendos Myrta

    Partizani B i Kategorisë së Dytë dhe Laçi i së Parës, u takuan sot në Kompleksin “Partizani” në një test miqësor. Takimi nisi në 10:30 me të dyja skuadrat që më së shumti e patën vëmendjen te kontigjenti në dispozicion. Të kuqtë e teknikut Oltijon Kernaja përballuan mirë në 45′ e para të dominuara nga kurbinasit.

    Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52′, bardhezinjtë e teknikut Riu Amorim shënuan golin e parë dhe të vetëm me Olsi Myrtën për 0-1 final.

    Kjo ishte miqësorja e tretë e laçianëve të cilët më parë kishin barazuar 3-3 me Kukësin dhe mundur në Peshkopi me Korabin 2-0./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gati për Europën, rekordmeni Tedi Cara nis përgatitjet në Poloni për… Partizanin

    Gati për Europën, rekordmeni Tedi Cara nis përgatitjet në Poloni për… Partizanin

    Nga Partizani në Tiranë, te Partizani i Beogradit. Tedi Cara do të kthehet përsëri të luajë këtë javë në Europë, por këtë herë me një fanellë tjetër, atë të OIeksandrias.
    Sulmuesi u largua nga Partizani me petkun e rekordmenit të të kuqve në kompeticionet europiane, me 9 gola të shënuar me fanellën e “demave”. Ai nisi një aventurë të re te Oleksandria në Ukrainë duke u kthyer brenda pak muajsh në një nga liderët e kësaj skuadre që shkëlqeu në kampionatin vendas dhe kaloi çdo parashikim pasi siguroi Europën.

    Këtë javë, skuadra e tij është zhvendosur drejt Polonisë, aty ku këtë të enjte do të presë një kundërshtar shumë të vështirë, Partizanin e Beogradit, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Dhe për Carën do të jetë momenti për ta vazhduar aty ku e ka lënë, duke shënuar gola të rëndësishëm që dikur ndihmonin Partizanin të kalonin ture, por tani do të kenë si qëllim të fundosin një Partizan tjetër.

  • Seanca për “Partizanin”, Berisha mbërrin në SPAK

    Seanca për “Partizanin”, Berisha mbërrin në SPAK

    Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e SPAK, ku është pritur nga simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike.
    Kujtojmë se sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”.
    Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
    Seanca e parë, që u mbajt më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së kryedemokratit Berisha, i cili pretendoi se nuk kishte marrë fletëthirrjen zyrtare për t’u paraqitur në gjykatë.
    Në atë seancë mungoi gjithashtu edhe Bektashi, për arsye shëndetësore.
    Dosja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.
    Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

  • VIDEO/ Eleminuan Partizanin, estonezët e “djegin” në “Air Albania”, festë e madhe në dhomat e zhveshjes

    VIDEO/ Eleminuan Partizanin, estonezët e “djegin” në “Air Albania”, festë e madhe në dhomat e zhveshjes

    Nomme Kalju u kualifikua për në turin e dytë të Conference League, pasi eliminoi Partizanin. Ekipi estonez, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, ia doli që të triumfojë 0-1 në Tiranë ndaj të kuqtë.
    Pas sfidës së “Air Albania”, festa i takoi e gjitha Nomme Kalju, me lojtarët dhe stafin që krijuan atmosferë në dhomat e zhveshjes.

    Si lojtarët, ashtu edhe stafi, bashkë me presidentin, të gjithë u bënë një. Nomme Kalju do përballet me irlandezët e ST Patrick në turin tjetër.