Gjykata e Posaçme shtyn për më 22 dhjetor, ora 11:00 shqyrtimin e dosjes “Partizani”, ku nën akuzë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca e stome dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.
Mësohet se gjyqtarja e GJKKO, Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore.
Tag: partizanin
-

GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, zbulohet arsyeja, ja kur do të mbahet e radhës
-

Vllaznia dhe Egnatia ndajnë një pikë në kryesim, Vora frenon Partizanin
Adriatik BALLA
Java e 10-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me dy duelet e fundit, ku nuk pati fitues, por as humbës, pasi të dy ndeshjet u mbyllën në barazim. Kështu, Egnatia dhe Vllaznia, dy rivalet kryesore të garës së këtij edicioni, barazuan 2-2 në një ndeshje me shumë tension, të papritura, kartonë dhe gola, kurse Partizani dëshmoi dhe një herë atë që është thënë, pra që ka probleme, rrjedhimisht u mjaftua me një pikë ndaj Vorës brenda në stadiumin e tij (edhe pse luante si ekip mik). Kjo ndeshje u mbyll 0-0 me vorakët që i qëndrojnë larg fundit për momentin dhe Partizanin në vend të tetë në një krizë loje e rezultatesh që mund të ketë pasoja për vazhdimësinë e sezonit dhe objektivat që ka klubi.
Vllaznia e nis mbarë, por në fund merr një pikë
Vllaznia dhe Egnatia u përplasën dje në Rrogozhinë mes tyre, dy skuadra që kanë lakmi për titullin. Shkodranët e nisën mirë ndeshjen, por nuk e bitisën në të njëjtin ritëm. Për pasojë të dy ekipet ndanë nga një pikë, pasi rezultati i ndeshjes doli 2-2, rezultat që u dha nga një pikë dhe i mban mbërthyer në renditje me kryesim të ngjeshur dhe në garë të shtuar edhe me Elbasanin dhe Dinamon. Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët me Kallakun i cili realizoi një supergol. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Pjesa e dytë dhuroi emocione të forta nga të dyja skuadrat. Në të 62′ Jahaja barazoi shifrat falë një gabimi të portierit Pohls. Gjërat shkuan keq për Egnatian në momentin që Fangaj shkaktoi penallti dhe u largua nga fusha me të kuq. Balaj nuk fali para portës duke rikthyer baraspeshën. Teksa gjithçka dukej se do të mbyllej kështu, Aleksi me Haime bënë një skemë fantastike për ti rikthyer buzëqeshjen dhe barazimin Egnatias. Kështu të dyja skuadrat mjaftohen me 1 pikë nga dueli në Rrogozhinë.
Vora frenon Partizanin, të kuqve u mungon sërish goli
Kampionati për Partizanin po bëhet një “malore” e vërtetë. Kjo për faktin e ndodhet në tre vendet e fundit të renditjes kur janë luajtur 10 xhiro të garës nga 36 gjithsej. Natyrisht, dje ishte një rast i mirë që Partizani të merrte maksimumin e pikëve pasi, edhe pse luante në transfertë ai ndodhej në fushën e tij (sipas marrëveshjes mes dy klubeve). Thënë ndryshe, Vora dhe Partizani kanë ndarë pikët ditën e djeshme në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në “Arenën e Demave”, në një përballje mes dy skuadrash që luftojnë për të qëndruar larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Ka qenë një ndeshje që dhuroi pak emocione, me të kuqtë që kishin iniciativën, por jo shënjestrën e duhur për të rrezikuar me gjuajtjet e vazhdueshme nga jashtë zonës. Rastet e vërteta të ndeshjes erdhën në pjesën e dytë, kur Janjeva goditi fillimisht shtyllën e më pas traversën për skuadrën e Partizanit. Por në fund rrjeta nuk u tund dhe barazimi pa gola, pa skuadrat të ndanin pikët. Vora ruan vendin e 7-të, me 11 pikë, kurse Partizani mbetet në vend të tetë më 9 pikë, duke qenë i rrezikuar në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes. -

Dinamo fiton derbin me Partizanin. Elbasani fundos Tiranën
Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 9-të të Superiores. Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.
Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, sakaq Partizani e sheh veten në vendin e tetë.
Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë.
Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të.
Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4. -

Derbi ndaj Partizanit, Bregu: Dua të shënoj, ekipi është i fokusuar
Futbollisti i Dinamos, Dejvi Bregu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Partizanit.
“Atmosfera në skuadër para derbit me Partizanin është shumë e mirë. Kemi pasur një ecuri mjaft pozitive këto javët e fundit. Derbi është një ndeshje e bukur, ka një rëndësi të veçantë dhe besoj se jemi gati për këtë sfidë.
Ndeshja në Elbasan? Kemi luajtur gati një vit aty dhe na është bërë si shtëpia jonë. Është derbi i Tiranës dhe mirë do të ishte të luhej në Tiranë, por këto janë gjëra të jashtme dhe ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja.
Normalisht, do të ishte më mirë nëse të dyja skuadrat dp të rivalizonin për kreun, por mbetet një derbi. Ne jemi përgatitur dhe ata vijnë nga dy rezultate pozitive radhazi. Dhe ne vijmë nga një paraqitje goxha e mirë dhe mbetet ta tregojë fusha gjithçka.
Partizani mbetet një kundërshtar i fortë, pavarësisht se njerëzit mund të thonë që ka pasur krizë më përpara. Nuk i besoj këto zëra, ata kanë lojtarë me cilësi në përbërje. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë që janë gati.
Gol në derbi? Do të ishte bukur, por siç e kam thënë gjithmonë, e rëndësishme është që të fitojë skuadra. Kemi një ecuri të mirë dhe do të ishte mirë për ne të kemi vazhdimësi. Si lojtarët e formacionit, edhe ata që janë në stol, janë të gatshëm plotësisht për këtë sfidë.Ndeshjet e ardhshme janë sfida interesante, me rivalët tanë direkt, por ne duhet të fokusohemi vetëm te përballja e nesërme me Partizanin. Shpresoj shumë ta kalojmë me rezultat pozitiv Partizanin, pastaj do të mendojmë për ndeshjet e tjera”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Flamurtari mund edhe Partizanin e nis shkëputjen, suksesi i parë sezonal për Studentin
Janë luajtur të premten ndeshjet e javës së 3-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion mbetet i pamposhtur, duke fituar 70-61 në kryeqytet ndaj Partizanit dhe udhëheq renditjen me 6 pikë të plota.
Një ndeshje e ekuilibruar në 20 minutat e para (34-32 për kryeqytetaset), ndërkohë që në pjesën e dytë vjen shkëputja e vlonjateve. Mucenji me 21 pikë e Brisker me 20 pikë u dalluan për vlonjatet, ndërsa Lalaj realizoi 16 pikë për Partizanin.
Në “Asllan Rusi”, skuadra e Studentit fitoi 59-41 ndaj Vllaznisë, duke korrur suksesin e parë sezonal. Kryeqytetaset u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Sali me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë e takimit.
Kategoria e Parë-Femra, java e 3-të
Partizani – Flamurtari, 61-70
Studenti – Vllaznia, 59-41
Tirana (pushim)
Renditja: Flamurtari 6 pikë, Partizani 4 pikë, Tirana 3 pikë, Studenti 3 pikë, Vllaznia 2 pikë. -

Tirana gjen shpëtim në derbi, “zhyt” në krizë Partizanin, tani Milinkovic rrezikon shkarkimin
Tirana gjen shpëtim në derbi, “thyen” pastër 3-0 Partizanin, duke spostuar krizën në kampin e kuq. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës për këtë sezon, një fitore që erdhi përballë rivalëve të përjetshëm. Për bardheblutë derbi nga një makth është kthyer në një bekim, kjo pasi ishte fitorja e 2 radhazi ndaj “demave”, 6 gola të shënuar në 2 derbe, ndërsa nuk njohin humbje në 5 përballjet e fundit.
Ky fakt “ngroh” edhe presidentin Halili, me këtë të fundit që i premtoi lojtarëve 20 mijë euro premio, por i kërkoi që të japin maksimumin edhe në 3 takimet e radhës që mbyllin dhe fazën e parë.Me 5 pikë në 6 javë, Tirana “parakalon” Partizanin, me të kuqtë që janë mbërthyer nga një krizë totale me 4 humbje në 4 ndeshjet e fundit. Ecuria shumë negative vendos në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Mladen Milikovic, me këtë të fundit që saktësoi se do të flas me drejtuesit e bordit për t’i dëgjuar, pasi ky është një moment delikat.
Panorama
Partizani-Tirana “pushtoi” edhe faqen e parë të Panorama Sport: “Derbi vishet bardheblu, Tirana ‘zbor’ Partizanit”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive në vend.
()
© BalkanWeb -

Tirana shkatërron Partizanin në “Arena Kombëtare”, derbi kryeqytetas vishet bardheblu
Adriatik BALLA
Derbi i parë sezonal midis Partizanit dhe Tiranës, luajtur mbrëmë në stadiumin “Arena Kombëtare” e kryeqytetit, përfundoi me fitoren e bardhebluve 3-0, një fitore e thellë dhe shpërthyese nga Tirana, që del nga derbi me tri pikë të çmuara. Ishte një fitore prestigji për Tiranën, e në të njëjtën kohë një humbje e rëndë e turpëruese për Partizanin që ka një nisje të vakët këtë edicion.
Pjesa e parë, dy gola mes tensionit
Partizani e nisi më mirë ndeshjen e mbrëmshme deri, duke qenë më këmbëngulës në 10 minutat e para. Në minutën e 7-të, Garsia harkon një top në zonë për Bintsuka i cili devijon me kokë, por gjen Tafas të vëmendshëm në pozicion. Ndërkohë, në minutën e 11-të, Hjuman harkon në zonë një goditje dënimi, Soler largon rrezikun para katërkëndorit bardheblu. Por atë që se bëri Partizani, e realizoi Tirana që në aksionin e parë serioz që organizuan bardheblutë. Në minutën e 19-të Tirana gjeti kështu golin e epërsisë. Top i gjatë i Soler i cili gjen Falaje në zonë, gjuajtja me kokë e sulmuesit mes mbrojtësve dhe dalja e gabuar e Hoxhës bën që sfera të shkojë në rrjetë. Partizani i gjendur i papërgatitur përpiqet të reagojë, por pa forcën e duhur. Në të 22’, Kote provon nga jashtë zonës, goditja është qendrore dhe shkon në duart e Tafas. Tri minuta më pas, Marku ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Fernandez, ndërsa vetë futbollisti i bardhebluve merr të verdhë gjithashtu pasi kërkoi karton për kundërshtarin. Në minutën e 29-të do të vinte momenti i një episodi që la gjurmë në ndeshje, pasi i dha drejtim fitores së Tiranës. Fernandezit i ik topi nga këmbët në të djathtën, sfera shkon te Patsatsia i cili rrëzohet pas një shtyrje të Markut. Gjyqtari Eldorjan Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. Nga 11-metrat tregohet i saktë Patsatsia që dyfishon shifrat e Tiranës që në pjesën e parë. pas golit ka tension, ku portieri Tafas merr karton të verdhë. Në minutën e 39-të u bë e njëjta skemë si te goli i parë, por këtë herë portieri Hoxha u tregua i saktë në ndërhyrje. Pjesa e parë mbyllet me Partizanin në sulm që në ato momente aktivizoi edhe Skukën, por Tirana ia doli ta mbyllë 2-0 këtë fraksion.
Pjesa e dytë, bardheblutë rreshtohen në mbrojtje
Në pjesën e dytë Partizani për afro 15 minuta me radhë sulmon furishëm për të gjetur golin, por lojtarët e kuq tregohen të pavëmendshëm në momentet deçizive. As Skuka e as Garsia nuk ia doli të devijojnë topin në rrjetë. Tirana do të kundërsulmonte në të 60’, por Vogli i vetëm përballë portierit Qirko (aktivizuar në fillim të pjesës së dytë), nuk arrin të godasë. Tirana përpiqet të ulë ritmin e ndeshjes duke bërë zëvendësime, kurse Partizani shton forcat në sulm për të ngushtuar diferencën. Por fuqitë e Partizanit janë të limituara dhe rregulli në futboll “po s’shënove do e pësosh”, ndodhi edhe në këtë takim. Tabekou shënon për Tiranën golin e tretë në minutën e 74-t, duke e vendosur fitoren bardheblu në “shinat e duhura”. Me këtë rezultat përfundoi derbi, pra Tirana fiton 3-0 dhe lë pas hijet krizës duke ia faturuar atë rivalëve të qytetit që i zbret në vend të parafundit. Partizani, është skuadra që ka pësuar më shumë gola, plot 11 të tillë, e ka shënuar vetëm 3 gola.
Abissnet Superiore – Java 6
E premte, 3 tetor
Partizani-Tirana 3-0
E shtunë, 4 tetor
Dinamo Siti-Flamurtari 15:30
Vllaznia-Elbasani 19:00
E diel, 5 tetor
Vora-Egnatia 14:00
Teuta-Bylis 17:00
Renditja
Nr.Skuadra Pikë
1.Elbasani 11
2.Vllaznia 10
3.Egnatia 10
4.Teuta 7
5.Vora 7
6.Dinamo 7
7.Bylis 6
8.Tirana 5
9.Partizani 4
10.Flamurtari 2 -

Derbi vishet blu, Tirana e Bordin funksionon
Tirana rikthehet të bëjë Tiranën e madhe. Në duelin e sotëm me Partizanin në “Air Albania Stadium”, formacioni i teknikut Roberto Bordin fitoi me shifrat 0-3 duke spostuar të kuqtë në vendin e 9-të e kaluar te i teti me 5 pikë. Vendimtar Falaje në të 19′ me sulumuesin bardheblu i cili shfrytëzoi në maksimum një gabim të mbrojtjes për të gjetur golin e parë.
E ndërsa pritej reagimi i skuadrës së Milinkoviç, Tirana godet sërish në të 31′. Një tjetër gabim në prapavijë për një penallti të shndërruar në gola nga Patsatsia për 0-2.
Më pjesën e dytë ndërsa të kuqtë po dominonin në qarkullim, vjen goditja e tretë dhe më e rënda. Sulmuesi bardheblu Tabeku në të 73′, i sherbyer nga Qëndrim Ismajli (rikthyer pas një dëmtimi të gjatë), godet bukur tokazi për të mposhtur Qirkon.
Deri në fund nuk ngjet asgjë me Tiranën ‘mike’ në këtë takim që arrin fitoren e parë sezonale. Për Partizanin ka javë që bien këmbanat e alarmit./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

E FUNDIT/ Tirana ndizet në derbi, “zhyt” Partizanin në krizën e humbjeve (VIDEO)
Kryeqyteti vishet bardheblu. Derbi ka “ndezur” Tiranën, e cila ka mposhtur me shifrat 0-3 rivalin e përjetshëm, Partizanin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 të takimit, kur një top i gjatë i hedhur në zonë nxorri huq dy mbrojtësit e Partizanit. Falaje shfrytëzoi më së miri rastin, duke e dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 31-të bardheblutë dyfishuan shifrat. Këtë herë ishte gjeorgjiani Patsatsa ai që nga pika e bardhë e penalltisë e dërgoi topin pas shpinës së Alban Hoxhës.
Shpresat e “demave të kuq” u shuan përfundimisht në minutën e 74-t, atëherë kur Tabekuja vulosi shifrat në 0-3. Tirana merr kështu fitoren e parë në kampionat dhe shkon në kuotën e 5 pikëve. Ndërkohë, Partizani zhytet në krizën e rezultateve, teksa numëron humbjen e 4-t radhazi në “Abissnet Superiore”./Sport Ekspres/ -

Derbi i parë i sezonit është bardheblu, Tirana dominon me tre gola Partizanin dhe e parakalon në zonën e ftohtë të renditjes
Tirana është fituesja e derbit të parë të kryeqytetit, duke mundur 0-3 Partizanin.
Një derbi i dominuar nga bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19’ nga Falaye.
Në minutën e 31’ Patsatsia dyfishoi shifrat me anë të një penalltie duke i çuar të qetë në dhomat e zhveshjes bardheblutë.
Djemtë e Bordon ishin më të saktë dhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 74’ Tabekou shënoi dhe golin e tretë, ndërsa më pas tensioni pushtoi fushën me lojtarët e të dyja skuadrave që u përplasën me njëri-tjetrin.
Tirana del me tre pikët e para të sezonit nga kjo sfidë, duke u ngjitur kështu në vendin e 8-të të renditjes me 5 pikë, ndërsa Partizani bie në vendin e parafundit me 4 pikë.
REZULTATI:PARTIZANI 0-3 TIRANAFalaye 19’, Patsatsia 31’ (P), Tabekou 74’