Tag: partive

  • QUINT thirrje Qeverisë dhe partive politike në Kosovë: Mos pengoni regjistrimin e partive që përfaqësojnë komunitetet pakicë për zgjedhje

    QUINT thirrje Qeverisë dhe partive politike në Kosovë: Mos pengoni regjistrimin e partive që përfaqësojnë komunitetet pakicë për zgjedhje

    Foto ilustruese

    KOSOVË- Vendet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike në Kosovë të përmbahen nga “ndërmarrja e hapave të mëtejshëm” për pengimin e regjistrimit të partive të komunitetit pakicë për zgjedhjet e ardhshme lokale, një ditë pasi partisë më të madhe të serbëve në vend iu mohua certifikimi.
    Në një deklaratë të përbashkët të premten, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Serbe.
    “Shprehim shqetësimin lidhur me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar garën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet pakicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit”, thuhet në deklaratë.
    Në mbledhjen e KQZ-së të enjten nuk u certifikua as partia Demokracia Serbe (Srpska Demokratija) e Aleksandar Arsenijeviqit, i cili kërkohet nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.
    QUINT dhe BE vlerësuan se “çdo veprim i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe minon besimin në institucionet e Kosovës”.
    Ato thanë se “presim që qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapa të mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive”.
    Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, votuan kundër certifikimit të Listës, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, abstenuan.
    Të premten më herët, Lista Serbe bëri ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e saj për zgjedhjet e 12 tetorit.
    Në një konferencë për media, kjo parti tha se moscertifikimi i saj është “i paligjshëm dhe diskriminues”.
    QUINT dhe BE nënvizuan se inkurajojmë partitë e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar zgjidhje.
    “Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen rreptësishtë në përputhje me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet tutje në deklaratë.
    Pse s’u certifikua Lista Serbe?
    Zyra e Partive Politike në KQZ – që ka për detyrë shqyrtimin e aplikimeve të partive politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – rekomandoi certifikimin e Listës Serbe.
    Megjithatë, anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin të zëshëm kundër certifikimit të Listës Serbe, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.
    Kurteshi tha se “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.
    Ai e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviqit për kryetar të Novobërdës duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.
    Millosheviq ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.
    Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.
    Këto pretendime u kundërshtuar nga Lista Serbe dhe nga Beogradi zyrtar.
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq tha se ky vendim ishte “shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.
    Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe komisioni zgjedhor nuk e kishte certifikuar atë fillimisht edhe asokohe.
    Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.
    Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.
    Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./REL

  • QUINT thirrje qeverisë dhe partive të mos pengojnë regjistrimin e pakicave për zgjedhje

    QUINT thirrje qeverisë dhe partive të mos pengojnë regjistrimin e pakicave për zgjedhje

    Vendet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike në Kosovë të përmbahen nga “ndërmarrja e hapave të mëtejshëm” për pengimin e regjistrimit të partive të komunitetit pakicë për zgjedhjet e ardhshme lokale, një ditë pasi partisë më të madhe të serbëve në vend iu mohua certifikimi.

    Në një deklaratë të përbashkët të premten, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Serbe.
    “Shprehim shqetësimin lidhur me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar garën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet pakicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit”, thuhet në deklaratë.

    Në mbledhjen e KQZ-së të enjten nuk u certifikua as partia Demokracia Serbe (Srpska Demokratija) e Aleksandar Arsenijeviçit, i cili kërkohet nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.
    QUINT dhe BE vlerësuan se “çdo veprim i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara cenon parimet demokratike dhe minon besimin në institucionet e Kosovës”.
    Ato thanë se “presim që qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapa të mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive”.
    Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, votuan kundër certifikimit të Listës, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, abstenuan.
    Të premten më herët, Lista Serbe bëri ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e saj për zgjedhjet e 12 tetorit.
    Në një konferencë për media, kjo parti tha se moscertifikimi i saj është “i paligjshëm dhe diskriminues”.
    QUINT dhe BE nënvizuan se inkurajojmë partitë e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar zgjidhje.
    “Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen rreptësishtë në përputhje me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet tutje në deklaratë.
    Pse s’u certifikua Lista Serbe?
    Zyra e Partive Politike në KQZ – që ka për detyrë shqyrtimin e aplikimeve të partive politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, rekomandoi certifikimin e Listës Serbe.
    Megjithatë, anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin të zëshëm kundër certifikimit të Listës Serbe, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.
    Kurteshi tha se “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.
    Ai e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviçit për kryetar të Novobërdës duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.
    Millosheviq ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.
    Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.
    Këto pretendime u kundërshtuar nga Lista Serbe dhe nga Beogradi zyrtar.
    Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq tha se ky vendim ishte “shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.
    Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe komisioni zgjedhor nuk e kishte certifikuar atë fillimisht edhe asokohe.
    Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.
    Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.
    Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. /REL/

  • Zgjedhjet e 12 tetorit/ KQZ çertifikon sot partitë politike në Kosovë, në shqyrtim dhe…

    Zgjedhjet e 12 tetorit/ KQZ çertifikon sot partitë politike në Kosovë, në shqyrtim dhe…

    Ka filluar mbledhja e KQZ-së, ku në rend dite është certifikimi i partive politike që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit. mes të cilave dhe certifikimi i Listës Srpska.
    E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, pas një takimi të mbajtur në qeveri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, deklaroi para medias se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e konsideruar përjashtimin e “disa partive politike” nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

  • BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

    BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

    Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të përparuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të organit ligjvënës.

    Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të delegacionit në Kosovë, Bashkimi Evropian theksoi se “Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme” dhe se nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik që po pengon funksionimin normal të Kuvendit dhe institucionet e Kosovës.
    “BE i bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të përparuar me procesin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, vijon deklarata e BE-së.

    Kjo thirrje vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, e cila urdhëroi deputetët që përmes votimit të hapur të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit dhe ta përmbyllin konstituimin e tij brenda një afati prej 30 ditësh.
    Procesi i konstituimit të Kuvendit të ri ka ngecur prej disa javësh për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes partive kryesore parlamentare, duke krijuar kështu një ngërç që po pengon ngritjen e institucioneve.

  • Ngërçi politik në Kosovë/ BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

    Ngërçi politik në Kosovë/ BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

    Foto ilustruese

    BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik.
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.
    BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë.
    Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i gjejnë “kompromiset e nevojshme” dhe të lëvizin shpejt me emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
    Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.
    Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.
    Sipas vendimit të Kushtetueses, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.
    Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.
    Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.
    Ajo e urdhëroi kryesuesin e seancës konstituive të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, pra emërimin e kryetarit përmes votimit të hapur.
    Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
    Deputetët kanë dështuar që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.
    Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
    Derisa Vetëvendosje ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”./REL

  • Konstituimi i Kuvendit, BE thirrje partive parlamentare të respektojnë vendimin e Kushtetueses

    Konstituimi i Kuvendit, BE thirrje partive parlamentare të respektojnë vendimin e Kushtetueses

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik.
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.
    BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë. Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i gjejnë “kompromiset e nevojshme” dhe të lëvizin shpejt me emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
    Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.  Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.
     
     

    Sipas vendimit të Kushtetueses, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.  Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.
    Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.  Deputetët kanë dështuar që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.
    Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
    Derisa Vetëvendosje ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”./REL

  • Kosova pa Kuvend, BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

    Kosova pa Kuvend, BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

    Kosova E Premte, 8 Gusht 2025 18:55
    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve. BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë.
    Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i gjejnë “kompromiset e nevojshme” dhe të lëvizin shpejt me emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.

    Sipas vendimit të Kushtetueses, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë. Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

    Ajo e urdhëroi kryesuesin e seancës konstituive të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, pra emërimin e kryetarit përmes votimit të hapur. Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deputetët kanë dështuar që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.
    Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota. Derisa Vetëvendosje ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”./REL/

  • “Nuk ka më kohë”/ BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

    “Nuk ka më kohë”/ BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik.
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.
    BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë.
    Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i gjejnë “kompromiset e nevojshme” dhe të lëvizin shpejt me emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
    Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.
    Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.
    Sipas vendimit të Kushtetueses, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.
    Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.
    Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.
    Ajo e urdhëroi kryesuesin e seancës konstituive të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, pra emërimin e kryetarit përmes votimit të hapur.
    Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
    Deputetët kanë dështuar që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.
    Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
    Derisa Vetëvendosje ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”./Rel

  • Dështon edhe tentativa e 52-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

    Dështon edhe tentativa e 52-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, gjatë seancës së mbajtur sot, duke lënë vendin në një krizë të zgjatur institucionale.Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive të ish-opozitës — PDK, LDK dhe AAK — të propozonin emra për përbërjen e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por asnjëra prej këtyre partive nuk bëri propozime, duke e bërë të pamundur formimin e komisionit.Komisioni i propozuar mori 54 vota pro, por pa pjesëmarrjen e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ai nuk arriti të kalojë. Seanca e radhës është caktuar për nesër në orën 14:00 — një ditë vendimtare, pasi përfundon edhe afati ligjor për konstituimin e Kuvendit.Në seancën e sotme morën pjesë edhe ambasadorë të vendeve partnere të Kosovës, duke reflektuar shqetësimin ndërkombëtar për situatën.Sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të afatit 30-ditor më 27 korrik, Kuvendi dhe deputetët nuk do të mund të marrin më asnjë vendim deri më 8 gusht. Kjo masë e përkohshme synon të parandalojë çdo veprim jashtë kornizës kushtetuese në mungesë të një Kuvendi të konstituuar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, gjatë seancës së mbajtur sot, duke lënë vendin në një krizë të zgjatur institucionale.Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive të ish-opozitës — PDK, LDK dhe AAK — të propozonin emra për përbërjen e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por asnjëra prej këtyre partive nuk bëri propozime, duke e bërë të pamundur formimin e komisionit.Komisioni i propozuar mori 54 vota pro, por pa pjesëmarrjen e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ai nuk arriti të kalojë. Seanca e radhës është caktuar për nesër në orën 14:00 — një ditë vendimtare, pasi përfundon edhe afati ligjor për konstituimin e Kuvendit.Në seancën e sotme morën pjesë edhe ambasadorë të vendeve partnere të Kosovës, duke reflektuar shqetësimin ndërkombëtar për situatën.Sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të afatit 30-ditor më 27 korrik, Kuvendi dhe deputetët nuk do të mund të marrin më asnjë vendim deri më 8 gusht. Kjo masë e përkohshme synon të parandalojë çdo veprim jashtë kornizës kushtetuese në mungesë të një Kuvendi të konstituuar.

  • Financimi i partive politike, Xhafaj: Jo me dy qasje, shohim kush prevalon

    Financimi i partive politike, Xhafaj: Jo me dy qasje, shohim kush prevalon

    Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit është zhvilluar sot në Kuvend një tryezë konsultimi për projektligjin “Për financimin e partive politike”. Ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë këtij komisioni, përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, diskutuan për punën përgatitore për hartimin e një drafti ligjor “Për financimin e partive politike”.
    Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, tha se përgatitja e këtij drafti është një nga çështjet që duhet adresuar me shpejtësi për shkak të detyrimeve të procesit negociues të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian. ”Janë të mirëpritura komentet tuaja. Natyrisht që mund të ketë dy lloj qasjesh dhe ne do të shohim kush do të jetë më i përshtatshëm e kush do të prevalojë. Do të shkojmë me një ligj të posaçëm për këtë çështje apo amendim të legjislacionit ekzistues. Mbasi të kemi zgjidhur këtë vendimarrje, ne do të kalojmë në hartimin e draftit. Atëherë do të jeni bashkëpjesëmarrës me në këtë proces konsultimi”, tha Xhafaj në nisje të fjalës së tij.

    Nadia Rusi në emër të grupit të ekspertëve tha se në këtë fazë paraprake do merren sa më shumë sugjerime e komente nga të gjithë aktorët. Ajo bëri një paraqitje të legjislacionit aktual për çështjen e financimit të partive. “Në kontekstin e ligjit për partitë politike kemi rregulla që mbivendosen. Si organ kryesor i cili monitoron financimin e partive, legjislacioni aktual përcakton Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shtete të tjera në fakt kanë modele të ndryshme duke e deleguar financimin e partive në organe të pavarura që merren vetëm me këtë çështje dhe e kanë të lidhur sferën e funksionit të tyre me antikorrupsionin sesa me mënyrën e administrimit të çështjeve zgjedhore”, tha Rusi.
    Vildan Plepi, përfaqësues i Institutit Demokratik Amerikan tha se në tërësi kuadri ligjor që rregullon financimin e partive politike nuk është i keq për shkak të amendimeve të njëpasnjëshme që janë bërë. Por ai tha se rekomandimi i NDI është për një ligj të posaçëm për financimin e partive politike, për t’i dhënë një rëndësi të shtuar kësaj fushe. Praktia e vendeve të tjera është kryesisht me ligj të dedikuar shtoi ai.
    Kristaq Kume, përfaqësues i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve mbështeti gjithashtu idenë e trajtimit të problemit të financimit të partive përmes një ligji të veçantë. “Duhet ta ndërtojmë këtë ligj me të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar transparencën maksimale”, tha Kume.
    Afrim Krasniqi, përfaqësues i Institutit për Studime Politike tha se aktualisht gropa më e madhe informale në Shqipëri është financimi i partive politike. Ai vlerësoi legjislacionin italian si një model të mirë për t’u marrë shembull në këtë pikë. Krasniqi vuri theksin të konsenusi politik në mënyrë që ndërhyrja ligjore të jetë e qëndrueshme dhe efektive.
    Valbona Kuko, drejtuese e Fondacionit Ëestminister për Demokraci, tha se anjë nga partitë s’kanë struktura apo manual të menaxhimit financiar dhe se kjo është një çështje që duhet adresuar. “Sot partitë kanë vetëm nga një person për financat” tha ajo. Sipas znj.Kuko duhet të trajtohet edhe financimi për grupet e nënpërfaqësuara, siç janë të rinjtë dhe gratë.
    Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tha se ligji aktual për partitë politike është i papërshtatshëm pasi lë jashtë edhe kandidatët e pavarur. Sipas tij financimi i partive politike që konsiderohen të vogla, do duhet të ketë konsideratë nga fondet publike për të garantuar një suport në garë. E po kështu edhe mbështetja për subjektet e disavantazhura.
    Arianita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania tha se modeli aktual që ka Kosova është parë si i suksesshëm dhe duhet konsideruar, por duke bërë korrigjime të nevojshme për vetë specifikat që ka vendi ynë në adresimin e këtij shqetësimi. Ajo vuri theksin te konsensusi i gjerë politik që kërkon ky proces, me përfshirjen e të gjitha palëve.
    Armela Krasniqi, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive përmendi fushatat zgjedhore që sot zhvillohen kryesisht online në rrjetet e kompanisë “Meta”, në Tik Tok etj. Ajo sugjeroi për të marrë në konsideratë Aktin Europian të Lirisë së Medias, ku flitet edhe për reklamën politike, si dhe Aktin për Shërbimet Dixhitale. Kryqëzimi i këtyre dy instrumentave ligjore të miratuara nga Parlamenti Europian, tha Krasniqi, jo vetëm japin informacion shumë të mirë, por japin detyrim te platformat e mëdha të shpërndarjes së videove, që t’i përgjigjen shtetit shqiptar me transparencë të detajuar se sa para është harxhuar nga secili individ në këto platforma.
    Licela Veliu, përfaqësuese e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tha se KQZ është e detyruar të auditojë një numër të lartë të partive politike dhe ky është një proces shumë burokratik. Sipas saj është mirë të vendosen prioritete, ndoshta të auditohen ato parti që kanë përfituar fonde publike.
    Në fund të takimit kryetari i Komisionit të Posaçëm, z.Fatmir Xhafaj, theksoi se sot nuk kemi një draft paraprak. “Ne duam të bëjmë një kornizë, një dokumet politik se si do t’i qasemi. Ne kemi parashikuar nevojën për të pasur ndryshim ose një ligj të ri për partitë politike. Kjo është dhe në Planin Kombëtar të Veprimit. Tani është në vullnetin e ligjvënësit në shtator se si do të vendosë. Ne bëmë një hap të parë, i cili nuk do të ishte shumë i shëndetshëm nëse nuk do të bënim këtë diskutim me ju sot. Konsensusi më i mirë është korniza e BE-së dhe certifikimi që do t’i bëjë Bashkimi Europian”, tha Xhafaj.