Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot për herë të parë publikisht deklaratën e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, i cili u shpreh se gjatë fushatës nuk do të dalë në publik krah kryetarëve të partive politike.
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë.
“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë! Ka një linjë, një rrymë që vërtet nuk realizojnë dot dallimin mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jopartiak të propozuar nga partitë politike,” tha Berisha.
Sipas tij, kandidati i pavarur që garon më vete nuk ka pse të shfaqet në skenën elektorale përkrah drejtuesve të partive, por mbështetja politike nuk mungon dhe do të jetë aktive gjatë fushatës.
“Nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e partive. Por partitë do të angazhohen për fushatën,” shtoi ai.
Berisha u shpreh se reagimet kritike ndaj Binajt vijnë nga një “rrymë keqdashëse”, që sipas tij është e shqetësuar nga fakti që kandidatura e tij ka premisa për mbështetje të gjerë qytetare.
Ai vlerësoi gjithashtu intervistën e fundit të aktorit dhe kandidatit për bashkinë, duke thënë se ishte një shfaqje e sinqeritetit dhe ndershmërisë.
Tag: partive
-

Binaj refuzon fushatën me kryetarët e partive, Berisha: Është kandidat i pavarur, s’ka përse
-

Binaj refuzoi fushatën me figurat lider të partive opozitare/ Berisha zbulon çfarë do ndodhë tani
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot për herë të parë publikisht deklaratën e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, i mbështetur nga opozita, i cili u shpreh se gjatë fushatës nuk do të dalë në publik krah kryetarëve të partive politike.
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë.
“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë! Ka një linjë, një rrymë që vërtet nuk realizojnë dot dallimin mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jopartiak të propozuar nga partitë politike,” tha Berisha.
Sipas tij, kandidati i pavarur që garon më vete nuk ka pse të shfaqet në skenën elektorale përkrah drejtuesve të partive, por mbështetja politike nuk mungon dhe do të jetë aktive gjatë fushatës.
“Nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e partive. Por partitë do të angazhohen për fushatën,” shtoi ai.
Berisha u shpreh se reagimet kritike ndaj Binajt vijnë nga një “rrymë keqdashëse”, që sipas tij është e shqetësuar nga fakti që kandidatura e tij ka premisa për mbështetje të gjerë qytetare.
Ai vlerësoi gjithashtu intervistën e fundit të aktorit dhe kandidatit për bashkinë, duke thënë se ishte një shfaqje e sinqeritetit dhe ndershmërisë. -

Bashkimi i partive të reja me PD/ Spahiu: U dogj shansi historik për një pol të tretë në Shqipëri
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se bashkimi i partive të reja me PD për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për Bashkinë Tiranë sipas tij, dogji mundësinë për krijimin e një poli të tretë politik.
Ai theksoi se në Tiranë mes PS dhe PD nuk ka pasur ndonjëherë garë, pasi PS ka fituar.
‘Suksesi i parë i liderit të opozitës ishte moslejimi i krijimit të një poli të 3 sepse do të dëmtonte PD. Në Tiranë për 35 vite nuk është vënë në diskutim gara mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Arlindi futet si parti më vete. Po këtu lider të rinj nuk gjejnë gjuhën me njëri- tjetrin dhe pastaj futen tek liderët e vjetër. Kjo është sukses për Partinë Demokratike. Në tërësi Partia e Lirisë edhe kur ka qenë LSI në zgjedhje lokale ka bashkëpunuar me Partinë Demokratike, edhe kur ka qenë në pushtet Partia Demokratike ka pasur koalicione edhe në zgjedhjet lokale, unë them se PL ka më shumë prurje se partitë e reja’, tha ai. -

“Nuk ka rëndësi emri”/ Shehaj mbështet Binajn: Jemi me kandidatët jashtë partive politike
“Në nuk kemi folur por asnjë emër. Ne Kemi folur vetëm për parimin. Kemi bërë një propozim që për fat të mirë është pranuar nga PD. Ne jemi krenar për këtë, se fal propozimit tonë u pa si zgjidhje sepse pati entuziazëm dhe nga propozimi dhe nga emrat. U detyruam të nxjerrim dhe emra dhe përmendëm Ermalin në tavolinë, jemi krenarë për këtë. Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrë të keqe të mundshme u premë në besë. Është herë e parë që ndodhi ky lloj dialogu. U mbyll në mënyrën më të keqe. PD na preu në besë sepse na tha hajde ulemi se propozimi është i mirë dhe hajde të ulemi e të diskutojmë për emrat.
Pak rëndësi ata veprojnë si ata veprojnë. Ne do mbështesim kandidatin jo politik dhe do të mbështesim Florian Binajn sikur ta kemi propozuar ne. Ne jemi koherent në çfarë kemi thënë që në ditën e parë duhet një kandidat jashtë partive politike dhe ne nuk kemi kusht emrin. Ka dal Binaj që i plotëson kushtet dhe pavarësisht problemi që kemi me PD qëllimi është që ti japim Tiranës një krybashkiak të pa korruptuar. Do e mbështesim sikur të ishte propozuar nga ne. Mbështetja për Binaj është në të gjitha format që ai e shikon të arsyeshme dhe të nevojshme. Ne do e mbështesim si të ishte propozimi ynë, por e them dhe njëherë. Që nesër jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë se si ai e mendon se të bëj fushatë. Unë mendoj se kjo fshat nuk duhet të jetë tradicionale me kryetarët e partive në krah, por me qytetarët. Jam i bindur që formula që kemi zgjedhur është fituese”, tha Shehaj. -

Berisha zyrtarizoi Florjan Binajn kandidat për Tiranën, reagon Agron Shehaj: U hodh në erë procesi
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij nuk e mbështet procesin e përzgjedhjes së kandidaturës së Florian Binajt.
Në një deklaratë për shtyp, ai tha se “qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur.
Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim?
Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë.
Kjo është e papranueshme”.
“Arsyeja pse kemi thirrur kete konference per shtyp ne fakt, ka te beje me diskutimet midis partive opozitare per te zgjedhur nje kandidat fitues ne zgjedhjet e ardhshme ne bashkine e Tiranes.
Para disa ditesh kemi filluar, kemi propozuar nje proces qe kishte nje qellim te vetem. qe te dilnim me je kandidat te perbashket, me mbeshtetjen e te jgithe partive opozitare, qe te kishte mundesine te fitonte.
Propozuam nje kandidat jashte partive politike, nje proces ku kishim mundesi te nxirrnim me te mirin midis kandidateve te mundshem. Ky propozim qe ne beme, pati si fillim dakordesine e PD-se.
Propozimi ne vetvete dhe dakordesia ngjalli ne vetvet entuziazem, ne opinionin publik sepse per here te pare po shkohej jashte partive politike, me nje kandidat jashte politikes, por fatkeqesisht, z. Berisha doli ne konference per shtyp dhe na vuri perballe faktit te kryer duke shpallur kandidatin e PD-se per zgjedhjet e ardhshme per Bashkine e Tiranes.
Z. Berisha hodhi ne ere te gjithe procesin qe kishim menduar dhe fiku te gjitha shpresat e atyre qe mendonin se gjerat kishin ndyshuar dhe PD-ja kishte dale ne konkluzionin se duhet te shkonte pertej vetes nese donte te kishte shanse per te fituar zgjedhjet ne Tirane.
Praktikisht, u shkelen parimet qe kishim ndare. Z. Berisha doli para mediave dhe shprehu se ishte dakord per nje kandidat jashte partive politike. Ai perdori nje term tjeter, tha: i pavarur, qe defacto eshte e njejta gje, thjesht sinonime dhe tha qe do te zgjedhim kandidatin me te mire.
Eshte e paqarte sesi kane dale ne konkluzionin qe kandidati qe ata kane propozuar, eshte ai qe ka me shume shanse per te fituar. Eshte e paimagjinueshme per nje parti politike aq me teper per nje parti opozitare, ne kushtet qe eshte opozita sot, eshte e paimagjinueshme te zgjedhesh nje kandidat pa bere minimalisht, nje sondazh per te kuptuar se kush eshte realisht kandidati me me shume mundesi per te fituar.
Por mesa duket, zgjodhen te merrnin vendim, me pak a shume, pa te dhena te sakta, sepse zgjodhen te vepronin duke menduar se kane zgjedhur personin qe kane me shume besim. Eshte zgjedhur, madje zgjedhja eshte bere ne 24h, kane shpallur kandidatin, e kane diskutuar, jo me te gjitha partite opozitare.
Mesa duket mesazhi eshte qe nuk i intereson aq shume fakti qe jo vetem te dalin me kandidatin me te mire por dhe qe te dalin me nje te perbashket. Deri para disa oresh po punonim qe te arrinim kete qellim, me ne fund te dilnim me nje kandidat te perbashket. Tani, morem vesh qe ky nuk eshte synimi i PD-së” – u shpreh Shehaj, ndërsa vendimin për të dalë ose jo me kandidat të “Mundësisë” për Tiranën tha se do ta merrnin strukturat e partisë ditët në vijim. -

Shehaj: Ja formula me të cilën opozita merr votat që i duhen për Tiranën
Agron Shehaj, drejtuesi i partisë “Mundësia” është i mendimit se bashkëpunimi i opozitës për kandidatin për zgjedhjet në Tiranë është e vetmja zgjidhje. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai shpreh qëndrimin për një kandidat jashtë partive politike sepse do të garantojë fitoren.
Agron Shehaj: Unë mnedoj që opozita është në gjendje jo të mirë le të themi dhe jam i bindur që e vetmja zgjidhje për të fituar bashkinë e Tiranës është që ne të dalim me një kandidat jashtë partive politike.
Blendi Fevziu: Është e mundur?
Agron Shehaj: Absolutisht është e mundur. Mjafton vullneti politik.
Blendi Fevziu: Është e mundur për të fituar zgjedhjet në Tiranë?
Agron Shehaj: Absolutisht sepse pikërisht me atë llogaritje që unë bëra, është e vërtetë që shumatorja nuk është ajo, por është pikërisht kjo formulë që të jep mundësinë që të shkosh përtej votave të opozitës.
Sipas Shehajt, kandidati mund të jetë një formulë suksesi.
“Unë jam i bindur që një kandidat jashtë partive politike jo vetëm që merr votat e partive politike opozitare, por mund të marrë edhe vota që asnjë parti politike opozitare nuk i ka marrë në zgjedhjet e fundit”, përfundoi ai. -

“Kandidati, jashtë partive politike”, Mediu: Duhet koalicion i gjerë opozitar për zgjedhjet në Tiranë
Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet mbi ankimimin e Erion Veliajt për vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës, opozita vijon me diskutimet për gjetjen e një kandidatit në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakoheshme.
Në një lidhje me Skype në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se duhet të gjendet një koalicion sa më i gjerë, nga forcat politike parlamentare dhe jo parlamentare. Ai theksoi se nevojitet një figurë që do të pranohet gjerësisht nga të gjitha forcat politike.
“Kemi vendosur disa kritere, i pari është që të gjendet një koalicion sa më i gjer. Për të arritur këtë marrëveshje, ne duhet të kalojmë interesin e ngushtë politikë të një partie politike, apo ambicien e një individi. Të kërkojmë të gjejmë një figurë të pranuar gjerësisht nga të gjitha forcat e politike. Kriteri tretë është që të gjitha forcat politike që bëhen pjesë e këtij diskutimi do propozojnë të gjithë kandidaturat e tyre dhe më pas do të vendosim kriteret përkatëse të kandidaturave që marrin më shumë mbështetje. Besoj që duhet të jetë një kandidaturë gjithëpërfshirëse, qytetare”, tha Mediu.
I pyetur nëse do të jetë apo një figure politike kandidati për Tiranën, Mediu ndau bindjen se do të ishte më mirë të shikohej jashtë partive politike. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që kandidati të vijë nga partitë politike, në rast se do të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve.
“Jo brenda partive politike, por propozuar nga partitë politike. Mendoj se një kandidat i pranueshëm është kur ka më pak qasje apo njehsohet me një parti politike sepse paragjykimet në opozitë janë rreth partive politike dhe për të shmangur këtë kemi dalë jashtë idesë që duhet të jetë nga një parti politike. Megjithatë nuk përjashtohet që nëse një figurë e një partie politike është e pranueshme nga të gjitha palët, pse jo. Por unë kam bindjen që të shikojmë jashtë partive politike, ku secili subjekt të propozojë kandidaturat që ata mendojnë që janë përfaqësuese”, theksoi ai.
Ndalur te debatet në Kuvend, Mediu akuzoi maxhorancën socialiste për shkelje të rregullores dhe veprime në kundërshtim me Kushtetutën.
“Nuk respektohet rregullorja e Kuvendit, nuk respektohet Kushtetuta. Debati dje ishte për faktin se na u paraqit një program pune i cili, sipas rregullores, duhej të kishte komisionet përkatëse që e shqyrtonin dhe datat përkatëse, gjë që nuk ndodhi sipas rregullores dhe ndaj e kundërshtuam. Është në vijim të disa debateve më parë siç ishte ndryshimi i rregullores në mënyrë antikushtetuese dhe veprimet antiligjore të kryeministrit gjatë seancës së prezantimit të qeverisë ku për herë të parë qytetarëve iu mohua e drejta për të dëgjuar programin, për të njohur se kush janë ministrat dhe për të ndjekur debatin rreth programit qeverisës. Qeveria e këtij vendi nuk është e interesuar që të ketë parlamentarizëm, debat. Ka tendencën për të kontrolluar çdo institucion dhe ne nuk jemi më një republikë parlamentare, por republikë kryeministrore”, deklaroi Mediu.
Ankimimi i Veliajt pezullon shkarkimin e tij dhe ngrin procesin e përcaktimit të një date për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese. -

Osmani i bën thirrje partive: Të konsituohet Kuvendi, ti hapet rruga krijimit të qeverisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive parlamentare ta gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën e vendit për t’i themeluar Kuvendin dhe Qeverinë e re sa më parë që jetë e mundur.
Thirrja e Osmanit vjen në një kohë kur parlamenti ka mbetur peng i zgjedhjes së nënkryetarit nga pakica serbe, hapi i fundit i nevojshëm për konstituimin e Kuvendit.
“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur”, tha Osmani.Gjatë javës deputetët bënë një hap përpara, duke zgjedhur kryetarin e Kuvendit, megjithatë për të përfunduar procedurën e Konstituimit duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët. Partitë parlamentare kanë pasur sërish mosmarrëveshje për votimin e nënkryetarit nga pakica serbe në Kuvend.
Seanca e radhës do të mbahet të shtunën, ndërsa konstituimi i Kuvendit do ti hapte rrugë formimit të qeverisë së re. Sipas një letre të publikuar nga mediat, Brukseli ka ndërprerë vizitat në zyrën e qeverisë në Kosovë si shprehje pakënaqësie deri në formimin e qeverisë së ardhshme. -

Osmani ultimatum partive politike: Lini bllokadat, Kosova s’ka luks të mbetet pa institucione
Partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe të vendosin përpara interesin e vendit. Kështu deklaron Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin polak “TVP World” duke u bere thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet.
“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, u shpreh Osmani. Osmani ka thënë se si pasoje e kësaj bllokade politike, vendi po humbet projekte të Bashkimit Evropian, dhe po ashtu marrëveshje me administratën e re të SHBA-së.“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim.
Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”, theksoi presidentja Osmani. Ajo ka shtuar se Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë kaq gjatë pa institucione. “Do të ketë shumë që thonë Belgjika ka dy vjet pa qeveri, Austria ka 6 muaj. E kuptoj, por ne nuk e kemi luksin për të pritur aq gjatë. Ne duhet vërtetë të ecim para me reforma, me anëtarësim në organizata”, tha ajo. Osmani shprehu kritika edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo deklaroj se ndonëse Kosova është e rreshtuar qind për qind me politikat e BE-së dhe se 97 e qytetarëve në Kosovë janë pro anëtarësimit në BE dhe NATO, prapë kjo nuk po i bie në sy shteteve anëtare. Ajo u ndal edhe tek zhvillimet ne Serbi, duke e quajtur Vucic, mjeshtër të propagandës, përmes së cilës po e bën Perëndimin të besojnë se ai është duke qëndruar mes dy karrigeve, por ka zgjedhur të ulet në karrigen e Rusisë
