Tag: partive

  • Celibashi: Paratë  e partive  në  “lupë ”, askush nuk e di se kur do mbahen zgjedhjet në  Tiranë

    Celibashi: Paratë  e partive  në  “lupë ”, askush nuk e di se kur do mbahen zgjedhjet në  Tiranë

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të bëjë një auditim të plotë sa i përket shpenzimeve të bëra nga partitë politike gjatë fushatës elektorale të 11 majit.
    Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, teksa zgjodhi të mos komentonte kontratën 1,4 milionë euro të harxhuara nga PD për Chris LaCivita-n theksoi se çdo shume parash do të kontrollohet në detaje.
    “Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, tha Celibashi. 

    Tashmë KQZ është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, për Celibashin, Kushtetuesja është e qartë.
    “Nuk e di,  askush nuk e di nese dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi Celibashi. 
    Kreu i KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik, ndërsa garantoi se stafi tashmë është gati. 334 mijë qytetarë do të mund të votojnë te dielën për kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik./vizionplus.tv

  • A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në raundin e dytë të votimeve në zgjedhje

    A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në raundin e dytë të votimeve në zgjedhje

    Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues?
    Kush kë do të mbështesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundësi që mbështetja e mundshme ndërmjet partive të ndryshme të përcaktojë se kush do të bëhet kryetar komune në një komunë të caktuar – është pyetja kryesore në prag të 2 nëntorit, ditës kur 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e tyre. Në rundin parë të zgjedhjeve më 19 tetor, të gjitha komunat zgjodhën përbërje të re të këshillave, ndërsa kryetarë komunash u zgjodhën në 44 prej tyre. Por, në komunat që gjatë fushatës u vlerësuan si më garë më të ngushtë dhe që ngjallën interes më të madh te publiku, votuesit do të vendosin më 2 nëntor.
    Qendra dhe Karposhi në Shkup, por edhe Kërçova, Tetova, Struga dhe Koçani, janë ndër komunat që analistët politikë i përmendin si interesante për t’u ndjekur, dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk hynë në balotazh mund të jenë vendimtarë për fitore ose për përmbysje.
    Sa i dëgjojnë anëtarët partitë për kë të votojnë?Analisti dhe kryetari i Institutit BIRS, Xhelal Neziri, mendon se është e vështirë për partitë të kontrollojnë votuesit dhe t’i ridrejtojnë për kë të votojnë. Sipas tij, është dëshmuar se kjo nuk funksionon as në rundin e parë në komunat ku ka pasur marrëveshje partiake publike apo të fshehta për bashkëpunim, prandaj vlerëson se do të jetë edhe më e vështirë ta arrijnë këtë në balotazh.
    “Në rundin e parë ishte shumë më e lehtë të orientoheshin votat drejt kandidatëve të partive të tjera, sepse votohej edhe për përbërjen e këshillave, pra për vetë partitë. Në rundin e dytë votohet vetëm për kandidatët për kryetar komune, kështu që do të jetë shumë e vështirë të bindësh votuesit të dalin dhe të votojnë verbërisht për një kandidat që nuk është i tyre”, thotë Neziri për Radio Evropa e Lirë (REL). Megjithatë, ka disa kategori votuesish, ashtu siç ka dallime midis partive – disa i kontrollojnë më shumë, disa më pak, anëtarët e tyre, mendon analisti politik Petar Arsovski. “Kjo varet nga baza e partisë. Ka mbështetës partiakë që do të votojnë për kandidatin e partisë – këta janë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me strukturat partiake lokale. Por, ka edhe simpatizantë që zakonisht votojnë për një parti të caktuar. Kur nuk votojnë për atë parti, qëndrojnë në shtëpi, dhe është e vështirë që ata të kalojnë nga një kandidat te tjetri”, shpjegon Arsovski për REL.
    Ai shton se “vetë struktura e partive” ka rol, sepse tradicionalisht partitë e djathta dhe mbështetësit e tyre janë më të disiplinuar sesa ato të majtat.
    Kërçova dhe Tetova – a do të bashkëpunojnë VMRO-DPMNE dhe VLEN kundër AKI?Tetova dhe Kërçova janë qytetet që Arsovski i përmend si vende ku, pa koalicion ndërmjet partive, zgjedhja e kryetarit të komunës do të jetë e vështirë.
    Në Tetovë, do të përballen kandidatët e dy blloqeve shqiptare – Bilall Kasami nga koalicioni qeverisës VLEN, dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
    Dallimi në rundin e parë ishte më pak se 4.000 vota në favor të Kasamit. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kishin kandidatët e tyre. E Majta (Levica) kishte dhe fitoi rreth 3.300 vota. Socialdemokratët deri tani nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërin, ndërsa VMRO-DPMNE edhe në rundin e parë bëri thirrje të votohej për Kasamin, i cili është partner i tyre në nivel qendror. Megjithatë, deklaratat ndërmjet dy rundeve nga përfaqësues të VLEN-it, përfshirë edhe vetë Kasamin, për zgjedhjet në Kërçovë, kanë lëkundur marrëveshjet e koalicionit brenda strukturës qeverisëse.
    Në Kërçovë, qytetarët do të zgjedhin midis kryetarit të tanishëm nga BDI-ja, Fatmir Dehari, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski. Kasami, i cili në një intervistë për mediat shqiptare aludoi për një mbështetje të mundshme ndaj Deharit, më pas u tërhoq, duke thënë se deklarata ishte keqinterpretuar dhe se ishte bërë në një moment kur kundërshtari politik po përpiqej të luante me kartën etnike.
    Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, i cili pas rundit të parë kishte rreth 6.000 vota më shumë se Dehari, në një fjalim publik falënderoi votuesit e opozitës LSDM dhe E Majta, ndonëse partitë, të paktën publikisht, nuk bënë thirrje për ta mbështetur.
    Karposhi dhe Qendra – më të pasigurtat në ShkupPërveç këtyre, një garë interesante pritet edhe në disa komuna të Shkupit. Në Karposh do të përballen kryetari i tanishëm nga GROM, Stevço Jakimovski, dhe Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE, i cili në rundin e parë kishte epërsi të ngushtë prej rreth 1.500 votash. Kandidatët që u eliminuan deri tani nuk kanë dhënë publikisht mbështetje për asnjërin. Por, shifrat tregojnë se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kandidatja e LSDM-së mori 3.800 vota, kandidati i partisë E Majta rreth 2.800, ndërsa kandidatja e pavarur Nevena Gjorgievska rreth 2.600 vota. Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM hyri në rundin e dytë me një epërsi prej rreth 2.800 votash ndaj Miroslav Labudoviq nga ZNAM. VMRO-DPMNE nuk kishte kandidat të vetin, por e mbështeti Labudoviqin.
    E Majta ende nuk është shprehur, ndërsa nga Të Pavarurit e Bashkuar, kandidatja e të cilëve Biljana Ivanovska mori rreth 4.400 vota (20%), thanë se nuk do të bëjnë thirrje për askënd, sepse “çdo votues është i vetëdijshëm, përgjegjës dhe ka të drejtë të vendosë vetë”. “Mbështetja nga ata që u eliminuan në rundin e parë është e rëndësishme në të dy komunat, por më e rëndësishme në Karposh. Në Qendër, votuesit e Ivanovskës nuk janë të lidhur me ndonjë parti, dhe diferenca midis Gerasimovskit dhe Labudoviqit është më e madhe – nuk është e ngushtë si në Karposh. Kështu që, në Qendër matematika është e dobët, ndërsa në Karposh mund të bëjë diferencë”, shpjegon Arsovski. Edhe Qyteti i Shkupit do të zgjedhë kryetarin më 2 nëntor – shkupjanët do të votojnë midis Orce Gjorgievskit (VMRO-DPMNE) dhe Amar Mecinoviqit (E Majta). Gjorgievski hyri në rundin e dytë me mbi 60.000 vota epërsi, por E Majta dhe kandidati i saj bëjnë thirrje për “veprim kolektiv” dhe besojnë në një përmbysje.
    Kush e fiton Koçanin?Tragjedia në Koçan, ku në mars në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, e ktheu vëmendjen e publikut drejt këtij qyteti gjatë zgjedhjeve lokale. Në balotazh, qytetarët e Koçanit do të zgjedhin midis Venko Krstevskit, ushtrues detyre dhe kandidat i pavarur, dhe Vllatko Grozdanovit nga VMRO-DPMNE. Më 19 tetor, Grozdanovi fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski. LSDM, kandidati i së cilës Igor Hristov ishte në vendin e tretë me 2.400 vota, deri tani nuk ka dalë me qëndrim publik për mbështetje.
    Aleancat kalimtare, jo të përhershmeCilado qoftë kombinimi dhe mbështetja ndërpartiake për balotazh, analisti Arsovski thekson se “koalicionet kalimtare” nuk duhet të shihen si përcaktim i qëndrueshëm politik. “Këto janë marrëveshje që bëhen për një komunë të caktuar, për një kandidat konkret dhe zgjasin aq sa zgjasin zgjedhjet lokale”, thekson Arsovski. Nga 44 komunat në balotazh, më shumë përballje do të ketë midis VMRO-DPMNE dhe LSDM – në 16 sosh. Koalicionet brenda bllokut shqiptar, AKI dhe VLEN, do të përballen në tri komuna. Në komunat e tjera, këto parti dhe koalicione do të garojnë me ndonjë parti tjetër ose me kandidatë të pavarur. Në katër komuna – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, zgjedhjet për kryetar komune u anuluan dhe do të shpallen të reja, sepse nuk u arrit cenzusi i pjesëmarrjes së të paktën një të tretës së votuesve të regjistruar në listën zgjedhore./REL

  • A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në raundin e dytë të votimeve në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

    A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në raundin e dytë të votimeve në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

    Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues?

    Kush kë do të mbështesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundësi që mbështetja e mundshme ndërmjet partive të ndryshme të përcaktojë se kush do të bëhet kryetar komune në një komunë të caktuar – është pyetja kryesore në prag të 2 nëntorit, ditës kur 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e tyre. Në rundin parë të zgjedhjeve më 19 tetor, të gjitha komunat zgjodhën përbërje të re të këshillave, ndërsa kryetarë komunash u zgjodhën në 44 prej tyre. Por, në komunat që gjatë fushatës u vlerësuan si më garë më të ngushtë dhe që ngjallën interes më të madh te publiku, votuesit do të vendosin më 2 nëntor.

    Qendra dhe Karposhi në Shkup, por edhe Kërçova, Tetova, Struga dhe Koçani, janë ndër komunat që analistët politikë i përmendin si interesante për t’u ndjekur, dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk hynë në balotazh mund të jenë vendimtarë për fitore ose për përmbysje.

    Sa i dëgjojnë anëtarët partitë për kë të votojnë?

    Analisti dhe kryetari i Institutit BIRS, Xhelal Neziri, mendon se është e vështirë për partitë të kontrollojnë votuesit dhe t’i ridrejtojnë për kë të votojnë. Sipas tij, është dëshmuar se kjo nuk funksionon as në rundin e parë në komunat ku ka pasur marrëveshje partiake publike apo të fshehta për bashkëpunim, prandaj vlerëson se do të jetë edhe më e vështirë ta arrijnë këtë në balotazh.

    “Në rundin e parë ishte shumë më e lehtë të orientoheshin votat drejt kandidatëve të partive të tjera, sepse votohej edhe për përbërjen e këshillave, pra për vetë partitë. Në rundin e dytë votohet vetëm për kandidatët për kryetar komune, kështu që do të jetë shumë e vështirë të bindësh votuesit të dalin dhe të votojnë verbërisht për një kandidat që nuk është i tyre”, thotë Neziri për Radio Evropa e Lirë (REL). Megjithatë, ka disa kategori votuesish, ashtu siç ka dallime midis partive – disa i kontrollojnë më shumë, disa më pak, anëtarët e tyre, mendon analisti politik Petar Arsovski. “Kjo varet nga baza e partisë. Ka mbështetës partiakë që do të votojnë për kandidatin e partisë – këta janë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me strukturat partiake lokale. Por, ka edhe simpatizantë që zakonisht votojnë për një parti të caktuar. Kur nuk votojnë për atë parti, qëndrojnë në shtëpi, dhe është e vështirë që ata të kalojnë nga një kandidat te tjetri”, shpjegon Arsovski për REL.

    Ai shton se “vetë struktura e partive” ka rol, sepse tradicionalisht partitë e djathta dhe mbështetësit e tyre janë më të disiplinuar sesa ato të majtat.

    Kërçova dhe Tetova – a do të bashkëpunojnë VMRO-DPMNE dhe VLEN kundër AKI?
    Tetova dhe Kërçova janë qytetet që Arsovski i përmend si vende ku, pa koalicion ndërmjet partive, zgjedhja e kryetarit të komunës do të jetë e vështirë.

    Në Tetovë, do të përballen kandidatët e dy blloqeve shqiptare – Bilall Kasami nga koalicioni qeverisës VLEN, dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

    Dallimi në rundin e parë ishte më pak se 4.000 vota në favor të Kasamit. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kishin kandidatët e tyre. E Majta (Levica) kishte dhe fitoi rreth 3.300 vota. Socialdemokratët deri tani nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërin, ndërsa VMRO-DPMNE edhe në rundin e parë bëri thirrje të votohej për Kasamin, i cili është partner i tyre në nivel qendror. Megjithatë, deklaratat ndërmjet dy rundeve nga përfaqësues të VLEN-it, përfshirë edhe vetë Kasamin, për zgjedhjet në Kërçovë, kanë lëkundur marrëveshjet e koalicionit brenda strukturës qeverisëse.

    Në Kërçovë, qytetarët do të zgjedhin midis kryetarit të tanishëm nga BDI-ja, Fatmir Dehari, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski. Kasami, i cili në një intervistë për mediat shqiptare aludoi për një mbështetje të mundshme ndaj Deharit, më pas u tërhoq, duke thënë se deklarata ishte keqinterpretuar dhe se ishte bërë në një moment kur kundërshtari politik po përpiqej të luante me kartën etnike.

    Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, i cili pas rundit të parë kishte rreth 6.000 vota më shumë se Dehari, në një fjalim publik falënderoi votuesit e opozitës LSDM dhe E Majta, ndonëse partitë, të paktën publikisht, nuk bënë thirrje për ta mbështetur.

    Karposhi dhe Qendra – më të pasigurtat në Shkup

    Përveç këtyre, një garë interesante pritet edhe në disa komuna të Shkupit. Në Karposh do të përballen kryetari i tanishëm nga GROM, Stevço Jakimovski, dhe Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE, i cili në rundin e parë kishte epërsi të ngushtë prej rreth 1.500 votash. Kandidatët që u eliminuan deri tani nuk kanë dhënë publikisht mbështetje për asnjërin. Por, shifrat tregojnë se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kandidatja e LSDM-së mori 3.800 vota, kandidati i partisë E Majta rreth 2.800, ndërsa kandidatja e pavarur Nevena Gjorgievska rreth 2.600 vota. Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM hyri në rundin e dytë me një epërsi prej rreth 2.800 votash ndaj Miroslav Labudoviq nga ZNAM. VMRO-DPMNE nuk kishte kandidat të vetin, por e mbështeti Labudoviqin.

    E Majta ende nuk është shprehur, ndërsa nga Të Pavarurit e Bashkuar, kandidatja e të cilëve Biljana Ivanovska mori rreth 4.400 vota (20%), thanë se nuk do të bëjnë thirrje për askënd, sepse “çdo votues është i vetëdijshëm, përgjegjës dhe ka të drejtë të vendosë vetë”. “Mbështetja nga ata që u eliminuan në rundin e parë është e rëndësishme në të dy komunat, por më e rëndësishme në Karposh. Në Qendër, votuesit e Ivanovskës nuk janë të lidhur me ndonjë parti, dhe diferenca midis Gerasimovskit dhe Labudoviqit është më e madhe – nuk është e ngushtë si në Karposh. Kështu që, në Qendër matematika është e dobët, ndërsa në Karposh mund të bëjë diferencë”, shpjegon Arsovski. Edhe Qyteti i Shkupit do të zgjedhë kryetarin më 2 nëntor – shkupjanët do të votojnë midis Orce Gjorgievskit (VMRO-DPMNE) dhe Amar Mecinoviqit (E Majta). Gjorgievski hyri në rundin e dytë me mbi 60.000 vota epërsi, por E Majta dhe kandidati i saj bëjnë thirrje për “veprim kolektiv” dhe besojnë në një përmbysje.

    Kush e fiton Koçanin?

    Tragjedia në Koçan, ku në mars në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, e ktheu vëmendjen e publikut drejt këtij qyteti gjatë zgjedhjeve lokale. Në balotazh, qytetarët e Koçanit do të zgjedhin midis Venko Krstevskit, ushtrues detyre dhe kandidat i pavarur, dhe Vllatko Grozdanovit nga VMRO-DPMNE. Më 19 tetor, Grozdanovi fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski. LSDM, kandidati i së cilës Igor Hristov ishte në vendin e tretë me 2.400 vota, deri tani nuk ka dalë me qëndrim publik për mbështetje.

    Aleancat kalimtare, jo të përhershme

    Cilado qoftë kombinimi dhe mbështetja ndërpartiake për balotazh, analisti Arsovski thekson se “koalicionet kalimtare” nuk duhet të shihen si përcaktim i qëndrueshëm politik. “Këto janë marrëveshje që bëhen për një komunë të caktuar, për një kandidat konkret dhe zgjasin aq sa zgjasin zgjedhjet lokale”, thekson Arsovski. Nga 44 komunat në balotazh, më shumë përballje do të ketë midis VMRO-DPMNE dhe LSDM – në 16 sosh. Koalicionet brenda bllokut shqiptar, AKI dhe VLEN, do të përballen në tri komuna. Në komunat e tjera, këto parti dhe koalicione do të garojnë me ndonjë parti tjetër ose me kandidatë të pavarur. Në katër komuna – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, zgjedhjet për kryetar komune u anuluan dhe do të shpallen të reja, sepse nuk u arrit cenzusi i pjesëmarrjes së të paktën një të tretës së votuesve të regjistruar në listën zgjedhore./REL

  • BIRN: Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

    BIRN: Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

    Në nisje të mandatit të katërt në shtator, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për një reformë kushtetuese që do çonte drejt “një parlamenti të vogël”. Sipas Ramës, Kuvendi i Shqipërisë duhej të reduktohej nga 140 deputetë në të paktën 101 të tillë.
    Dy muaj më pas, ideja po mbështetet në distancë edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili po shprehet në favor të një sistemi parlamentar me dy dhoma, i shoqëruar nga reduktimi i numrit të deputetëve.
    “Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksëpaguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve,” deklaroi ai.
    Qëndrimet në të njëjtën linjë të Ramës dhe Berishës po i hapin rrugën një pakti të dytë mes tyre, që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 që përcaktuan shtyllat e sistemit politik që vendi trashëgon edhe sot. Me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvend, palët po kalkulojnë efektet e një marrëveshjeje të mundshme drejt këtij synimi. Për organizatat që monitorojnë Kuvendin, çdo ndryshim në Kushtetutë do të duhet të jetë gjithpërfshirës dhe transparent dhe të mos shkasë në ‘pazare politike’ mes dy partive të mëdha, në dëm të partive të reja.
    “Çdo marrëveshje konsensuale midis dy partive kryesore politike në vend përbën monopol të rrezikshëm për demokracinë, veçanërisht plurarizmin politik si një nga shtyllat kryesore të saj si dhe shtetin e së drejtës,” tha për BIRN Erida Skëndaj, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
    Skëndaj theksoi se procesi duhet të garantojë pjesmarrjen aktive të çdo individe apo partie politike që mund të preket nga ndryshimet e pritshme. Rrjedhimisht, shton Skëndaj, “partitë e vogla politike si dhe grupe të tjera interesi kanë të drejtë të dëgjohen në çdo proces vendimmarrës, aq më tepër në ndryshime të nivelit të tillë kushtetues, në aktin themeltar, nga të cilat ato mund të cenohen apo preken”.
    Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike e sheh si të nevojshme dhe të vonuar një reformë për reduktimin e numrit të deputetëve, por nga ana tjetër ai flet për rriskun që ekziston për ‘pazare’, sa herë që dy partitë e mëdha bien dakord që të ndryshojnë Kushtetutën.
    “Shqipëria nuk e ka më luksin të ketë 140 deputetë, shumë prej të cilëve prej disa legjislaturash nuk janë aktivë dhe nuk ushtrojnë detyrat parlamentare,” tha Krasniqi, duke argumentuar se ky reduktim duhet të shoqërohet me reduktim të partive fiktive politike, strukturës administrative dhe strukturës shtetërore në institucione, që janë sipas tij, më shumë burokratike se sa funksionale.
    Por nga ana tjetër, ai pranon se, “kur palët bien dakord që të ndryshojnë Kushtetutën, ekziston rrisku dhe frika që palët mund të kërkojnë koncensione të njëri-tjetri për të bërë ndërhyrje të tjera në Kushtetutë”. Krasniqi nuk e sheh reduktimin e numrit të deputetëve si kufizim të hapësirës për partitë e reja dhe të vogla politike, duke e lidhur mbijetesën e tyre politike me mundësimin e kushteve të barabarta dhe një bazë ligjore solide e gjithpërfshirëse.
    Gjithsesi, nëse pakti PS-PD do të shkonte më tej se reduktimi i numrit të deputetëve, për Krasniqin, “kjo do të vinte në provë nëse PS-PD kanë një strategji kundër partive të reja”. Nga ana tjetër, ai e quan joefektive idenë e Berishës për një Senat, pasi nuk janë kushtet që kërkon krijimin e një dhome të tillë në parlament, që lidhet me një elitë politike të aftë të pranojë ndarjen e balancave të pushteteve.
    Përvojat e mëparshme politike e të paktën dy dekadave të fundit kanë treguar se dy partitë e mëdha, pavarësisht krijimit të një klime konfliktuale dhe polarizuese të arenës politike, e gjejnë gjithmonë gjuhën e përbashkët kur iu përputhen interesat për ruajtjen e dominimit të tyre.
    Për Skëndajn, “kjo praktikë e dëmshme është ndjekur edhe në të kaluarën për ndryshime që ndikojnë në ruajtjen e status-quosë politike, sikurse janë ato kushtetuese të sistemit zgjedhor”. Edhe Krasniqi thekson se historia e parlamentarizmit tregon se partitë kanë ndërhyrë në Kushtetutë për arsye zgjedhore dhe ai veçon si më të dukshmen atë të vitit 2008, ndryshime sollën një sistem proporcional që synonte kufizimin e partive të vogla.
    “Por nga ideja e tyre për të ulur numrin e partive politike kundër tyre, në fakt rezultoi në krijimin artificialisht të partive të tilla dhe duke i futur në listat e tyre, sot numrin i partive parlamentare është më i lartë se ajo që kanë votuar shqiptarët,” theksoi Krasniqi./BIRN

  • Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

    Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

    SALI BERISHA DHE EDI RAMA, FOTO ARKIV

    TIRANË- Në nisje të mandatit të katërt në shtator, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për një reformë kushtetuese që do çonte drejt “një parlamenti të vogël”. Sipas Ramës, Kuvendi i Shqipërisë duhej të reduktohej nga 140 deputetë në të paktën 101 të tillë.
    Dy muaj më pas, ideja po mbështetet në distancë edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili po shprehet në favor të një sistemi parlamentar me dy dhoma, i shoqëruar nga reduktimi i numrit të deputetëve.
    “Nuk ka asgjë për të prekur Kushtetutën. Por nëse është problemi për të përcaktuar Senatin e Republikës, po jam gati, nuk kemi asnjë kompleks aty, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm dhe jo duke rënduar buxhetin e taksëpaguesve, por duke zvogëluar numrin e deputetëve,” deklaroi ai.
    Qëndrimet në të njëjtën linjë të Ramës dhe Berishës po i hapin rrugën një pakti të dytë mes tyre, që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 që përcaktuan shtyllat e sistemit politik që vendi trashëgon edhe sot. Me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvend, palët po kalkulojnë efektet e një marrëveshjeje të mundshme drejt këtij synimi.
    Për organizatat që monitorojnë Kuvendin, çdo ndryshim në Kushtetutë do të duhet të jetë gjithpërfshirës dhe transparent dhe të mos shkasë në ‘pazare politike’ mes dy partive të mëdha, në dëm të partive të reja.
    “Çdo marrëveshje konsensuale midis dy partive kryesore politike në vend përbën monopol të rrezikshëm për demokracinë, veçanërisht plurarizmin politik si një nga shtyllat kryesore të saj si dhe shtetin e së drejtës,” tha për BIRN Erida Skëndaj, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
    Skëndaj theksoi se procesi duhet të garantojë pjesmarrjen aktive të çdo individe apo partie politike që mund të preket nga ndryshimet e pritshme.
    Rrjedhimisht, shton Skëndaj, “partitë e vogla politike si dhe grupe të tjera interesi kanë të drejtë të dëgjohen në çdo proces vendimmarrës, aq më tepër në ndryshime të nivelit të tillë kushtetues, në aktin themeltar, nga të cilat ato mund të cenohen apo preken”.
    Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike e sheh si të nevojshme dhe të vonuar një reformë për reduktimin e numrit të deputetëve, por nga ana tjetër ai flet për rriskun që ekziston për ‘pazare’, sa herë që dy partitë e mëdha bien dakord që të ndryshojnë Kushtetutën.
    “Shqipëria nuk e ka më luksin të ketë 140 deputetë, shumë prej të cilëve prej disa legjislaturash nuk janë aktivë dhe nuk ushtrojnë detyrat parlamentare,” tha Krasniqi, duke argumentuar se ky reduktim duhet të shoqërohet me reduktim të partive fiktive politike, strukturës administrative dhe strukturës shtetërore në institucione, që janë sipas tij, më shumë burokratike se sa funksionale.
    Por nga ana tjetër, ai pranon se, “kur palët bien dakord që të ndryshojnë Kushtetutën, ekziston rrisku dhe frika që palët mund të kërkojnë koncensione të njëri-tjetri për të bërë ndërhyrje të tjera në Kushtetutë”.
    Krasniqi nuk e sheh reduktimin e numrit të deputetëve si kufizim të hapësirës për partitë e reja dhe të vogla politike, duke e lidhur mbijetesën e tyre politike me mundësimin e kushteve të barabarta dhe një bazë ligjore solide e gjithpërfshirëse.
    Gjithsesi, nëse pakti  PS-PD do të shkonte më tej se reduktimi i numrit të deputetëve, për Krasniqin, “kjo do të vinte në provë nëse PS-PD kanë një strategji kundër partive të reja”.
    Nga ana tjetër, ai e quan joefektive idenë e Berishës për një Senat, pasi nuk janë kushtet që kërkon krijimin e një dhome të tillë në parlament, që lidhet me një elitë politike të aftë të pranojë ndarjen e balancave të pushteteve.
    Përvojat e mëparshme politike e të paktën dy dekadave të fundit kanë treguar se dy partitë e mëdha, pavarësisht krijimit të një klime konfliktuale dhe polarizuese të arenës politike, e gjejnë gjithmonë gjuhën e përbashkët kur iu përputhen interesat për ruajtjen e dominimit të tyre.
    Për Skëndajn, “kjo praktikë e dëmshme është ndjekur edhe në të kaluarën për ndryshime që ndikojnë në ruajtjen e status-quosë politike, sikurse janë ato kushtetuese të sistemit zgjedhor”.
    Edhe Krasniqi thekson se historia e parlamentarizmit tregon se partitë kanë ndërhyrë në Kushtetutë për arsye zgjedhore  dhe ai veçon si më të dukshmen atë të vitit 2008, ndryshime sollën një sistem proporcional që synonte kufizimin e partive të vogla.
    “Por nga ideja e tyre për të ulur numrin e partive politike kundër tyre, në fakt rezultoi në krijimin artificialisht të partive të tilla dhe duke i futur në listat e tyre, sot numrin i partive parlamentare është më i lartë se ajo që kanë votuar shqiptarët,” theksoi Krasniqi./BIRN

  • Faik Konica: Në gurin e varrit të Shqipërisë duhet të shkruajmë këto fjalë…

    Faik Konica: Në gurin e varrit të Shqipërisë duhet të shkruajmë këto fjalë…

    Faik Konica

    Nga Faik Konica

    Korrespondenca e mikut t’one të kthiellt, Francesco Argondizza, që “Dielli” boton në numër të sotmë, na heq përsëri vërejtjen mi reziqet që e rethojnë Shqipërinë. Kur popujt dëshërojnë paqe dhe kërkojnë marëveshje e miqësi në mes tyre, aventurierët e politikë nërkombëtare si Mussolini dhe Pashiçi e shkojnë kohën duke bërë plane për të turbulluar qetësin e botës, për të derdhur përsëri gjak, dhe për të shtuar mjerimet që rendojnë si plumb i nxehtë në kurriz e në shpirt të njerëzisë.

    Nuk është punë aq e lehtë të prishet një Shtet i vendosur, dhe s’duhet të na trembet aqë shumë syri. Atë lakmi çakalle që kanë sot, fqinjtë t’anë e kishin dhe die. Ish më lehtë të prishej die se sa sot Shqipëria; më lehtë në kohë të Konferencës së Parisit, kur Shqipëria nuk ish edhe e njohur si Shtet dhe armiqt’ e saj flisjin si shokë dhe aliatë të nderuar të Fuqive të Mbëdha mundëse, se sa sot që Shqipëria jo vetëm është një Shtet i njohur po mer pjesë dhe në Lidhje të Kombeve.

    Pastaj, ka sot n’Evropë burra si Radiç-i i Kroatisë dhe Morel-i i Inglisë, fytyra fisnike që përfaqësojnë ndërgjegjjen e njerëzisë dhe zëri i të cilëve, i shtrënguar të heshtë gjer die nga gishtërinjt’ e hekurt të despotismave e të censurave të lindura nga lufta, dëgjohen tani anë mb’anë të botës dhe janë të zotët të bashkojnë për veprim gjithë forcat morale të dheut.

    Jo. Nuk besoj se Shqipëria është në rezik, – të pakën jo dhe për shumë kohë. Po kjo s’do të thotë se jemi të siguruar në çdo rast dhe në çdo mënyrë.

    Asnjë Shtet nuk është i siguruar plotësisht dhe pa konditë. Nuk është nevojë të kërkojmë shëmbëlla në histori të shkuar, arrin të hedhim një sy në historin’ e sotme, për të kuptuar se Shtetet, si njerëzit, lindin, riten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet.

    Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhu në Shqipëri vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s’ka vent dhe trëmbem se diç do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vetë-qojturve “udhë-heqës” do t’u vijnë menttë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj:

    U NGJALL NGA IDEALISTËTU RUAJT NGA RASTETU VRA NGA POLITIKANËT

    Faik Konica

    Po. S’ka dyshim se politikanët – turma e erët e njerësve që e përdorin politikën jo si një udhë po si një qëllim – kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë. Unë që s’këndoj kurrë gazetat e Shqipërisë (e kam çfaqur arësyen tjatër herë), zura këto javët e fundit t’i këndoj me regull që të kuptoj rrjedhjet politike të vendit, dhe gjer tani nuk arrita të zbuloj gjësendi.

    Këtu këtje, nonjë artikull i veçuar cfaq te bërësi një ndienjë të problemeve të mbëdha që janë shtruar përpara Shqipërisë; po përgjithësisht s’duket gjëkundi filli i pakëputur i mendimeve të përgjithëshme, po vetëm një bisedim i rëmbyer hollësirash, detajesh.

    Për shembëll, le të marrim reformën e kodit. Pse duan t’a reformojnë dhe me ç’frymë do t’reformohet? S’meret vesh mirë. A duan t’a shkurtojnë kodin dhe t’i përmbledhin gjithë kanunet në një pakicë faqesh, siç bëri tani shpejt Japoni, gjë për të cilën ky vent u lëvdua nga juristët, se shumësia e kanuneve është një sëmundje dhe një pengim?

    Po të kishin një ide t’atillë reformatorët t’anë, ahere ja një fill udhëheqës, një mendim i përgjithëshm: arsyeja e reformës do t’ish simplifikimi. – A duan t’i lënë më tepër liri njeriut dhe të shkurtojnë gjer në kufirin më të ngushtë nërhyrjen e Shtetit në punët individuale, dhe jo si në Prusi ku për të ndruar odë duhet të kërkosh leje nga opolicia, sistem skllavërie i kopiuar gjer më një pikë dhe nga Turqia?

    Ja përsëri një fill udhëheqës: zgjerimi i lirive individuale dhe pakësimi i pengimeve të vëna nga Shteti. – A duan të kenë kanune më elastike, më t’ epëshme, dhe jo rigide pa nevojë, – si për shembëll në Skolland ku ka shumë forma martese: përpara një njeriu feje, ose përpara registar-it, ose përpara miqsh të thirur si dëshmonjës në shtëpi, etj., të gjitha forma legale, kurse në Francë ka vetëm një formë legale dhe do s’do je i shtrënguar t’i bindësh asaj forme?

    Ahere, ha bhë thatër fill udhë-heqës: të reformuarit e kodit për të kallur ane mb’anë një epërsi më të madhe në formalitetet. Munt të vazhdojmë duke dhënë shembëlla të tjera. Këto arrijnë për të treguar se një reformë, që të jetë reformë e dobishme, duhet të ketë një fill udhëheqës, një frymë përmirësonjëse të re.

    Në këtë reformë të kodit, s’shohim për kundrë veç se një ndryshim. Po çdo ndryshim nuk është doemos një përparim. Dhe po të përmbledhim fjalët e reformonjësve dhe fjalët e kundërshtarëve do të gjejmë këto mendime: Reformonjësit duan t’a reformojnë kodin e sotmë se s’janë mësuar me të, kundërshtarët e mprojnë se janë stërvitur pas tij. As gjë tjatër.

    Asnjë nga këto të dy “parti” s’ka parime

    Që Shqipëtarët, në çdo çap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga mendimi i përgjithëshëm; dhe nga ana tjatër, që Shqipëtarët kujtojnë se çdo ndryshim është përparim: – ato janë dy fakte që duhet t’i kenë vënë re gjithë vëzhgonjësit e shvillimeve në të katër vjetët e fundit. Patmë këto ditë një provë tjatër në të “themeluarit” e dy “partive” të “ra”.

    Asnjë nga këto të dy “parti” s’ka nonjë gjë të re brenda, as njerës tërinj as parime të ra: njerëzit jan’ ata që i kemi njohur në disa partira të tjera, – parti “‘nacionaliste”, “popullore”, “përparimtare”, “liberale” dhe s’di se ç’emëra të tjera me -ore, -are, -ale ose -atre: po kurdohere ”the same old damned thing”, një grup njerëzish që nuk i lith as një e shkuar e përbashkët: as dashuria për një ideal të përbashkët, po vetëm ca inate e ca interesa të çastit.

    E vetëma gjë e re ketu jan’ emërat e “partive”

    E vetëma gjë e re ketu jan’ emërat e “partive”, emëra që s’kan’ asnjë kuptim të caktuar: fjala “demokrat” ësht’ aq’ elastike, sa ka ngjarë shumë herë të meret për flamur mbulonjës nga reaksionarët më të tërbuar; sa për fjalën “radikal”, kjo ësht edhe me elastike, -aq’ elastike sa më Sërbi “radikale” një kohë quhej partia rusofile, në Francë “radikale” ka qenë partia që lëftonte lidhjen e Shtetit me Kishën Katholike, n’Ingli “radikale” jan’ ata liberalë që anojnë nga partia e punëtorëve, dhe n’Amerikë më në fund fjala “radikal” është një emër i mbuluar për të thënë socialist.

    Aqë kuptime sa edhe vende. S’munt të mohojmë se në të dy “partitë” që u themeluan ka njerës të mirë; përveç kësaj, sekretarët që të dy partive janë miqatë t’anë, dhe nukë munt të vënë në dyshim kthiellësin’ e qëllimeve të tyre. Po dhe njerës të mirë shumë herë bien viktima të rrethit e të rasteve. Themelimi (i cili do të mbetet themelim në kartë vetëm) i të dy partive të ra, nuk është veç se një lodrë fjalësh, – një ndryshim etikete, ndryshim që Shqipëtarët pas zakonit të tyre e kujtojnë përparim. Po a do t’ gënjehet Populli? Besoj që jo.

    Besoj që Populli kur të shohë se gjith’ ata njerës që i kanë dalë një mot më parë n’emër të një partie tjatër dhe tre vjet më parë n’emër të një partie tjatër prapë, do të thotë me vete të tij se këta njerës tallen me të, dhe do t’u kthejë kurrizin. Dhe do t’ votojë pas mendjes tij, – do t’votojë për njerëzit e “ndershëm”, pa vënë re maska, etiketa, dhe emëra.

    Kemi shvilluar shumë herë në këto shtylla mendimin që një vent nukë munt të qeveriset mire po s’pati dy parti t’ organizuara, po parti në kuptimin e vërtetë të fjalës, do me thënë parti që kanë një parim udhëheqës të kthiellt, një program me hollësira të caktuara mirë, me anëtarë besnikë e të patundur, dhe me një kryetar të njohur e të dëgjuar. Që të gjitha këto mungojnë në Shqipëri.

    Dhe kur na çfaqen dy parti pa kokë, pa trup, dhe veçan pa frymë, besojmë se nuk do t’gënjehet njeri me etiketa, – etiketa që janë dhe fallse, se etiketa e vërtetë e që të dy partive në fjalë duhej t’ish “konservative e matur”; që t’i çquajme duke marë hua një fjalë nga jargoni i parlamentit të Francës, njëra munt të quhet “parti centre-gauche” dhe tjatëra “parti centredroit’: S’shohim, gjë tjatër n’ato “partira”.

    Po pse te humbasim kohën? Populli u ngop me gënjeshtra. Ka humbur besimin në politikanët.

    Dhe Populli s’ka aspakë faj, se politikanët më të vërtet s’meritojnë aspakë besim. Aherë ç’do të dalë nga zgjedhjet? Hiç gjësendi. Populli shqipëtar – si popujt e tjerë të Ballkanit, si Grekët për shembëll që një-qint vjet me radhë s’kanë patur veç se partira personash, “Trikupiste” dhe “Delijaniste”, “Venizeliste” dhe “Kostandiniste” – do t’ grupohet pas personave. Populli Shqipëtar do t’votojë për njerëzit “më të ndershëm”, dhe Perëndia e di se ç’farë njerës jan’ ata që Populli i gjykon të ndershëm.

    Përpara një kauzi ballkanik si ky, është më kot të thajmë gurmazin duke predikuar në shkretëtirë. Besojmë se detyra e vatrës është paskëtaj të rij’ e paanëshme, duke stërvitur Popullin për një të nesërme më të kthiellt dhe duke përkrahur, çdo guvernë që të japë ca garantira të paka ndërgjegjjeje dhe pune, pa kërkuar nga ky brez i korruptuar gjëra të pamundura./konica.al

    Faik KONICA – Botuar më 1924

    ObserverKult

    ———————–

    Lexo edhe:

    XHEVAHIR SPAHIU: BËJ TË VDES E NUK VDES DOT….

  • Osmani thërret krerët e partive, Presidentja vijon përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike

    Osmani thërret krerët e partive, Presidentja vijon përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike

    Presidentja Vjosa Osmani  ka thirrur kryetarët e partive politike në takim nesër ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
    Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë se takimi do të mbahet të premten në orën 12.
    Pas dështimit të Albin Kurtit për të bërë qeverinë, Presidentja duhet të caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh.

    Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë tashmë duket se janë të pashmangshme./vizionplus.tv

  • Ngërçi për qeverinë e re në Kosovë, Vjosa Osmani mbledh krerët e partive pas dështimit të Kurtit

    Ngërçi për qeverinë e re në Kosovë, Vjosa Osmani mbledh krerët e partive pas dështimit të Kurtit

    VJOSA OSMANI ME DREJTUESIT E PARTIVE

    KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim për të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
    Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se takimi do të mbahet nesër në orën 12:00.
    Osmani pritej t’i ftonte ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi të fitonte votat të mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.
    Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.
    Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.
    Lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.
    Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor.
    Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma nuk deshën të bashkëpunonin me të, ndërsa ai vetë nuk e donte PDK-në në bashkëqeverisje.
    Ndërkohë, të martën, Kupina tha se presidentja do t’iu bëjë thirrje liderëve të partive parlamentare për kompromis politike gjatë takimit me ta, i caktuar tashmë për të premten.
    “Presidentja do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës”, tha Kupina për REL-in të martën.
    Gjithashtu, presidentja do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, shtoi Kupina.
    Në prag të këtij takimi, shoqëria civile në vend i bëri thirrje presidentes t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri të Kosovës.
    Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
    Eksperti i financave, Haki Shatri, tha për REL-in të martën se shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillimvitin e ardhshëm, nëse nuk miratohet buxheti i ri.
    Shatri, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
    Paraliza politike ka bërë gjithashtu që Kosova të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nga i cili parashihet të përfitojë mbi 880 milionë euro.
    Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
    Kosova duhet ta ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me bllokun për të qenë në gjendje të fillojë t’i pranojë të hollat. 

  • Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.
    Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit.
    Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.
    “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.
    Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.

  • Zgjedhjorja/ Gjiknuri: Brenda pak ditësh do japim edhe propozimet, fokusi i parë do jetë financimi i partive

    Zgjedhjorja/ Gjiknuri: Brenda pak ditësh do japim edhe propozimet, fokusi i parë do jetë financimi i partive

    Damian Gjiknuri, i cili do jetë bashkëkryetari i PS në komisionin për Reformën Zgjedhore tha jashtë Kuvendit se i kanë dhënë përfaqësim të gjitha partive politike, edhe atyre me 1 deputetë, të cilët nuk do të kenë të drejtë vote, por mund të bëjnë propozimet e tyre. Gjiknuri tha se PS shumë shpejt do të bëjë propozimet e saj dhe fokusi i parë do të jetë ligji për financimin e partive politike.
    “Kuvendi votoi në mënyrë konsensuale ngritjen e dy komisioneve, ai për reformën zgjedhore. Për shkak të numrit të lartë të partive në Kuvend u kemi dhënë të drejtën të gjithë partive, edhe atyre me 1 mandat të marrin pjesë të bëjnë propozime, vetëm nuk janë anëtarë formal, por asgjë nuk i pengon për të qenë me të drejta të plota. Ne nuk mund të kemi numër pafund deputetësh, por e rëndësishme është ta trajtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke pasur të gjithë palët dhe duke ruajtur traditën për marrjen e ekspertizës nga ODIHR apo Venecia. Brenda pak ditësh ne do japim edhe propozimet, komisioni do nisë nga puna, fokusi i parë do jetë ligji i financimit të partive dhe ka nevojë për të adresuar”, tha Gjiknuri.
    I pyetur nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, Gjiknuri tha se çdo gjë është në tavolinë.
    “Çdo gjë është në tavolinë, edhe herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor. Jemi të hapur se cili do të jetë varianti më i mirë, edhe për territorialen nëse do të kemi një ndarje të re territoriale për Shqipërinë”, tha Gjiknuri.