Tag: partive

  • “Financimet, ‘thembra e Akilit’ për partitë politike”- BIRN: Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën! Ekspertët…

    “Financimet, ‘thembra e Akilit’ për partitë politike”- BIRN: Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën! Ekspertët…

    Me gjithë shkeljet e zbuluara nga auditi i KQZ-së për partitë politike për vitin 2024, ekspertët theksojnë se konstatimet janë më së shumti formale, ndërsa bëjnë thirrje për hartimin e një ligji të ri dhe rishikimin e parashikimeve të Kodit Zgjedhor.
    Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike.
    Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën.
    Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë”
    Me gjithë shkeljet e konstatuara, për ekspertët e partive politike, auditimi i partive politike është i mangët, pasi sipas tyre jo çdo shpenzim deklarohet.
    “Auditimet e pasqyrave financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, edhe pse kryhen nga ekspertë kontabël të autorizuar edhe/ose nga kompani të specializuara në ofrimin e shërbimeve të tilla, janë vetëm formalisht të sakta”, tha Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
    “Në të vërtetë, situata është krejt ndryshe dhe vlerësime të ndryshme flasin për burime të tjera të ardhurash dhe shpenzimesh të padeklaruara apo të padeklarueshme që shkojnë në nivele dhjetëra herë më të larta se ato që pasqyrohen në bilance”, shtoi ai.
    Nga 135 parti politike që janë regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vetëm 51 prej tyre kanë dorëzuar në kohë raportin financiar, 1 e ka dorëzuar jashtë afatit dhe 84 të tjera rezultojnë se nuk kanë dorëzuar raport financiar për vitin 2024 në KQZ.
    Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partitë që kanë depozituar janë gjetur në shkelje. Mes subjekteve të sanksionuara ishin dhe disa nga partitë kryesore politike në vend, përfshirë Partinë Demokratike, Demokracinë Sociale dhe Partinë Socialdemokrate.
    “Audituesi ka konstatuar parregullsi te zëri **Ndërtesa**, te Aktivet Afatgjata Materiale: shuma në vlerën 17.514.683 lekë e regjistruar në datën 1.1.2024, për të cilën subjekti nuk zotëron një dokument pronësie pasi është në proces; është llogaritur amortizimi në shumën 875.734 lekë,” shkruhet në relacionin e KQZ-së për Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
    “Gjatë procedurave të auditimit nuk është arritur të merren evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me plotësinë, ekzistencën dhe saktësinë e vlerës së tyre për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse”, shton relacioni.
    Po kjo forcë politike, sipas audituesve, edhe në zërin e tatimit në burim “ka diferencë materiale, pasi është raportuar shifra në bilancin 2024, shuma 134.763 lekë që përfaqëson detyrimin e muajit dhjetor 2023”.
    Forca e dytë që ka kryer shkelje gjatë raportimit të bilancit financiar, sipas KQZ-së, është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi.
    “Shuma e gjendjes së llogarive bankare sipas ‘statement’-it në 31 dhjetor 2024 nuk përputhet me shumën e raportuar nga partia në raportin vjetor,” shkruan KQZ.
    “Për honoraret e dhëna personave që nuk janë regjistruar në listëpagesë nuk është llogaritur tatimi prej 15% të vlerës së dhënë”, sqaron ajo.
    Për këto dy forca politike dhe për 4 subjekte të tjera — specifikisht Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Demokracia Sociale — raportet e auditimit janë certifikuar me rezerva, duke u gjobitur me një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj.
    Audituesi ka konstatuar gjithashtu se Partia Komuniste e Shqipërisë nuk disponon llogari bankare zyrtare, pohon KQZ-ja, duke shtuar se kjo e ka bërë të pamundur verifikimin e transaksioneve përmes dokumentacionit bankar.
    “Sipas deklarimeve, të ardhurat janë realizuar në formë cash nga anëtarësia, në shumën 530 mijë lekë, përmes një blloku mandat-arkëtimesh,” shprehet KQZ.
    “Megjithatë, këto nuk janë identifikuar nga ana e audituesit, ndërsa mungesa e dokumentacionit justifikues për shpenzimet nuk mundëson vlerësimin me saktësi dhe siguri të ligjshmërisë së këtyre transaksioneve”, citohet në relacion.
    Ndërkohë, për Partinë Ligj dhe Drejtësi, edhe pse nuk kishte dorëzuar raportin financiar, audituesi shprehet se “është kontaktuar me kryetarin e partisë, i cili ka deklaruar se partia është me status pasiv dhe nuk ka të ardhura dhe shpenzime”, ndaj edhe në raport kjo parti rezulton me bilanc zero.
    Bashkë me Partinë Ligj dhe Drejtësi, bilanc zero kanë deklaruar edhe 9 subjekte të tjera, të cilat pohojnë se gjatë 2024-ës kanë pasur zero të ardhura dhe shpenzime. Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton edhe një fakt tjetër: mos-auditim për shkak se nuk është pranuar që të paguhet audituesi.
    Partia Balli Kombëtar, sipas KQZ-së, rezulton se ka refuzuar “të kryejë pagesën e shërbimit të audituesit ligjor” dhe në këtë mënyrë financat e saj nuk kanë kaluar në sitë.
    Procesin e auditimit të financave e shikon me rezerva edhe juristi Rezart Kthupi. Ai tha për BIRN se ligji aktual është mburojë për partitë politike në rastin e shpenzimeve gjatë fushatave elektorale, pasi i detyron që të raportojnë vetëm 60 ditë para zgjedhjeve.
    “Është e nevojshme që të hartohet një ligj i posaçëm, ose në alternativë të rishikohen parashikimet e Kodit Zgjedhor përsa i përket financimit të partive politike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të hartohet një ligj i ri për partitë politike, i cili ndër të tjera të krijojë edhe kushtet ligjore në të cilat çregjistrimi i partive politike të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve që kanë për detyrë t’i kontrollojnë ato — si KQZ dhe Tatimet”, shprehet Kthupi.
    I mendimit se duhen ndërhyrje në ligj, të paktën për pjesën e auditimit të partive, është edhe eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
    “Auditimi duhet të kryhet nga auditi i jashtëm (KLSH), kjo edhe për faktin se partitë përfitojnë fonde publike (partitë parlamentare) dhe kështu rritet siguria në respektimin e standardeve të auditimit”, përfundoi ai. BIRN/

  • Pse gënjeu Berisha për pjesëmarrjen e së djathtës amerikane në Brazil?

    Në Asamblenë e CDI-së të mbajtur në San Paolo të Brazilit, Sali Berisha u shpall zv.president i këtij unioni, një lajm që deputetët e PD-së e shpërndanë me bujë në rrjetet sociale, duke e prezantuar si “unionin më të madh në botë të partive të djathta”.
    Por, çfarë është realisht CDI?
    CDI, Centrist Democrat International, është një union partish të qendrës së djathtë me fokus në Amerikën Latine, Afrikë dhe disa vende të Azisë. Shumica e anëtarëve janë parti të vogla. Dhe më e rëndësishmja, në CDI nuk bën pjesë Partia Republikane e SHBA-së, shteti ku Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata. As konservatorët britanikë apo ata kanadezë.
    Ndërkohë, IDU është elita e vërtetë e partive të djathta në botë, ku 29 parti të IDU-së janë aktualisht në pushtet.
    Zhurma e ngritur në Tiranë, për ta shitur zgjedhjen e Berishës si zv.president në një union që ka plot 17 zëvendëspresidentë, si një “fitore e madhe ndërkombëtare”, bie ndesh me realitetin. PD nuk u ul në tryezë me republikanët amerikanë apo konservatorët britanikë. Madje, as afër, ngase vijon i shpallur “non grata” prej tyre.
    Ndërkohë, mbetet e paqartë pse PD vazhdon të trillojë dhe t’i shesë publikut sukseset që nuk i ka, në një kohë kur çdo gjë verifikohet me një kërkim të thjeshtë në internet./ TemA

  • Sali Berisha zgjidhet zv/President i CDI, Unioni më i madh i partive të djathta në botë

    Sali Berisha zgjidhet zv/President i CDI, Unioni më i madh i partive të djathta në botë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.
    Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban.  Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana
    CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Fundi i epokës “Berisha” po troket, analisti tregon dy dosjet që do të fundosin ish-kryeministrin dhe zbulon lojën…

    Fundi i epokës “Berisha” po troket, analisti tregon dy dosjet që do të fundosin ish-kryeministrin dhe zbulon lojën…

    Rigels Seliman
    Analisti i njohur, Kastriot Aliaj paralajmëron se fundi i epokës Berisha po troket me forcë, ndërsa drejtësia po i rikthehet dy dosjeve më të rënda të tranzicionit shqiptar. Në një reagim për gazetën “SOT”, Aliaj deklaron se hetimet për “Gërdecin” dhe “21 Janarin” po afrohen drejt një pike ku përgjegjësitë politike nuk mund të shmangen më. Ai thekson se këto çështje, të cilat prej vitesh kanë mbetur plagë të hapura, po kthehen sot në sfidën më të madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Aliajt, “Gërdeci” nuk është vetëm një tragjedi kombëtare, por edhe një histori e errët ku, siç thotë ai, roli i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit kërkon zbardhje të plotë nga drejtësia.
    Ai nënvizon se tentativa për të “varrosur” përgjegjësitë ka dështuar, sepse faktet po rikthehen në qendër të vëmendjes publike. Po ashtu, analisti akuzon opozitën e sotme se po mbron një lidership të konsumuar, duke e mbajtur atë peng të të kaluarës. Për Aliajn, drejtësia është në prag të një momenti vendimtar që mund të ndryshojë ekuilibrat politikë në vend. Në përfundim, ai thotë se shqiptarët presin zbardhje të plotë dhe se askush nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë përballë historisë. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të z. Aliaj, ndërsa sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
    REAGIMI I PLOTË I ANALISTIT TË NJOHUR, KASTRIOT ALIAJ PËR GAZETËN “SOT”:
    “Demokracia nuk ndërtohet me protesta e arrogancë politike, por me bashkëpunim dhe koordinim programesh, nga liderët e drejtimit të partive, për t’i bërë qytetarët të vetëdijshëm për ndryshimet demokratike. Por çfarë mund të thuash për këtë opozitë, që dështimet e saj njëra pas tjetrës, nuk janë vetëm statistikë por pasqyrë morale e saj. Ajo, duke mos gjetur rrugën e duhur për të analizuar dështimet, ngulmon tek opsioni i protestave si të vetmen alternativë, duke kundërshtuar me arrogancë përballjen me kundërshtarët. Këto lëvizje të saj përsëritëse, që nga vitet e sundimit të saj në krye të vendit, i kanë venitur edhe më shumë shpresat e saj, për ardhje në drejtim me arrogancë, duke i kthyer ato në akt moral.
    Si do bindë qytetarët kjo opozitë, për të rimarrë drejtimin e shtetit, kur ajo nuk ka analizuar zullumet që ka lënë pas. Nuk themi se këta që po drejtojnë janë më të mirë, por të paktën nuk janë përzier në krime njerëzore, por abuzimet me detyrat e ministrave dhe kryetarët e disa bashkive, janë të shumta, ashtu siç ndodhi me aleancën PD–LSI, sot PL, kur krimi dhe korrupsioni pushtuan institucionet, që po i vuajmë edhe në ditët e sotme nga mungesa e gjykimit juridik. Kjo opozitë harron se kur ishte në drejtim, e përdori pushtetin për interes personal, partiak e klanor, në vend të zhvillimeve pasurore me interes kombëtar e demokratik. Filozofisë së drejtimit si demon të shtetit nga Sali Berisha, kur ishte në krye të tij, i shkon shumë për shtat thënia e filozofit italian Niccolò Machiavelli, i cili thoshte: “Që të qeverisësh një turmë është më mirë të jesh njerëzor se arrogant, më mirë i mëshirshëm sesa mizor.”
    Retorikat e tij në parlamentin shqiptar e deri në Bruksel, si nga vetë ai dhe nga deputetët që përfaqësojnë opozitën, tingëllojnë si një ngjarje e keqe, me hedhje balte, akuza e alibi qesharake, pa përgjegjësi e përballje me realitetin e sotëm. Përfaqësuesit e saj, kur marrin fjalën në emër të votuesit të tyre në parlament, apo në forumet qendrore të BE-së, debatojnë sikur flasin me gjuhë të huaj, duke harruar se janë qytetarë shqiptarë. Liderët politikë të këtyre viteve në vazhdim, që në vitet e para të transformimeve demokratike, në vend të konstituimit të një qeverie funksionale, me përfaqësim dinjitoz të shtetit, u zhytën në pazare pushtetesh, në gara të fshehta për para, duke u mbërthyer nga projektet personale.
    Dosjet e “nxehta”
    Në tryezat e tyre të diskutimeve politike për progres demokratik, futeshin prona të fshehta, aksione, tendera, për kompani me prona milionëshe, të cilat po dalin nga hetimet e drejtësisë së përgjumur, e cila nuk ka mundur të analizojë dy tragjeditë unike, siç është Gërdeci dhe 21 Janari. Në tragjedinë e Gërdecit ka ndodhur akti më i turpshëm, që bie ndesh me etnotipin e kombit tonë, siç është blerja e gjakut të të rënëve nga i biri i Sali Berishës, për t’u mbyllur gojën familjeve që humbën të dashurit e tyre. Ky “helm” i heshtur i kultivuar nga drejtuesit e shtetit të deritanishëm, vazhdon të ndikojë edhe sot, ku po zbulohen shkelje nga më të pabesueshmet, në sektorët e ndryshëm si të ndërtimeve, të ekonomisë, në ato sociale, spitale, etj. Arroganca e pushteteve në këtë epokë tranzicioni, me protagonistë përfaqësues të partive kryesore, lindi nga moszbatimi i ligjshmërisë dhe vetëdijes morale, që në çdo vend demokratik në Perëndim, ato kanë në qendër si përparësi, sigurinë e shpresës dhe përgjegjësinë qytetare, që në shoqërinë tonë kanë munguar.
    Partitë politike që kanë drejtuar deri tani, duke humbur misionin etik dhe moral, u shndërruan në instrumente të mbështetjes me fanatizëm të drejtuesve, fakt ky që është brenda PD-së, ku anëtarët e saj nuk janë në gjendje të shkëputen nga kryetari, i cili është gjeneza e të gjitha humbjeve politike dhe atyre lokale. Brenda partive politike mungon morali si themeli i politikës, si dhe mosnjohja dhe zbatimi i ligjit, i cili është kufiri i pakapërcyeshëm midis tyre. Kreu i PD-së nuk e njeh as tani shtetin dhe ligjin, përderisa nuk paraqitet në SPAK, me pretendime nga më banalet, se nuk ka marrë njoftim nga gjykata. Sado lart të jesh ngritur në detyra shtetërore, nuk mund të dalësh mbi ligjin, por në Shqipëri dalja mbi të është kthyer në moral, nga partitë dhe drejtuesit e tyre. Ashtu siç po ndodh me kreun e opozitës, i cili e urren drejtësinë dhe për pasojë nuk e respekton atë, duke spekuluar me institucionet që mbajnë në këmbë shtetin.
    Ligji nuk është luks institucional dhe pronë e drejtësisë
    Ligji nuk është luks institucional dhe pronë e drejtësisë, por themeli mbi të cilin ngrihet dinjiteti i qytetarit dhe besueshmëria tek shteti. A janë arrogancë këto qëndrime, duke i bërë karshillëk drejtësisë? Sigurisht që po, ato flasin për mungesë të vetëdijes morale, që e kanë zhveshur kreun e opozitës nga vlerat e njeriut dinjitoz, i cili nuk u bë asnjëherë i mëshirshëm, por fodull e arrogant, që edhe pse i dështuar plotësisht në rrugën e tij, vazhdon të mbajë peng opozitën. Këto parime nuk janë kërkesa morale të shoqërisë sonë, por janë standarde themelore të strukturave evropiane, ku Shqipëria kërkon të integrohet. Demokracia, o ju liderë të partive politike, nuk ndërtohet me urrejtje e përçarje, siç ka ndodhur në marrëdhëniet e deritanishme, që i ka kapërcyer edhe kufijtë e vendit deri në Bruksel, por duke bashkëpunuar për modernizmin funksional të institucioneve në shërbim të qytetarit.
    Në demokraci nuk veprohet me dy standarde ligji, një si mburojë e qytetarit dhe tjetri si vegël e pushtetarit. Një shtet si Shqipëria me demokraci të brishtë, nuk mund të ecë përpara pa bashkëpunim, siç vepron Saliu, që me orkestrën e mbështetësve rrotull tij, kërkon të luajë simfoninë e vet me tela të prishur, që nuk e duartroket askush, ngaqë këta liderë që kanë drejtuar deri tani u ka perënduar ylli. Brezi i ri që po rritet brenda partive politike, nuk mund të pajtohet me praktikat e tyre të deritanishme, të cilat janë përshkruar nga autoritarizmi dhe arroganca e trashëguar.
    Koha që po jetojmë, e mbushur me ngjarje dramatike, kërkon përgjegjësi për të ndërtuar formacione partiake serioze, me autoritet e prestigj të besueshëm për qytetarët. Brezi i ri që do të jetë trashëgimtar i institucioneve bashkëkohore, nuk mund të pajtohet me gjithçka që kontraston me të ardhmen e tij. Ata i kërkojnë drejtësisë që dëshmitë e së keqes, të lëna në heshtje për mungesë gjykimi, të mos u mbeten barrë në rrugëtimin evropian. E ardhmja e këtij brezi do të lërë pas të keqen e këtyre viteve, sepse ajo nuk do të karakterizohet nga demonizmi dhe arroganca, por nga urtësia, guximi dhe vetëdijësimi, për të arritur standardet e shoqërisë evropiane, duke çuar në vend amanetin e lëvizjes ‘liri-demokraci’”, shprehet analisti i njohur, Kastriot Aliaj për gazetën “SOT”.

  • Parlamenti me 100 deputetë? Rama: Jam partizan i dy partive. Nuk bëhen reforma me 100 parti

    Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në ABC News, ka folur për sistemin politik dhe rolin e partive në funksionimin e demokracisë shqiptare.
    Përballë gazetarit  Sokol Balla, Rama u shpreh se është “partizan i dy partive”, duke theksuar se stabiliteti politik dhe zbatimi i reformave kërkojnë mbështetje të fortë politike, gjë që sipas tij nuk mund të arrihet në një skenë politike me shumë parti. Kryeministri theksoi se ideja se demokracia lulëzon me “100 parti” është “infantile” dhe e pabazuar në realitet, ndërsa nënvizoi se jeta institucionale ndërtohet përmes reformave dhe qeverisjes së qëndrueshme.

    Sokol Balla: I referohem faktit që jeni shprehur pro në distancë ndaj idesë që parlamenti. ndoshta parlamenti duhet të shkojë drejt 100 apo 101 deputetëve
    Edi Rama: Po por kjo nuk ka lidhje me hapjen e sistemit politik.
    Sokol Balla: Ju keni qenë gjithmonë partizan i dy partive.
    Edi Rama: Po, jam partizan i dy partive dhe unë ju ftoj të shikoni se çfarë ndodh nëpër botë sot, dhe çfarë ndodh në vendet e paqeverisshme dhe çfarë ndodh në vendet që qeverisen, qoftë edhe me koalicione, por koalicione të qëndrueshme. Ndërkohë që ideja se demokracia lulëzon kur ka 100 parti është një ide absolutisht infantile dhe që nuk është e bazuar në asnjë lloj prove të realitetit sepse lulëzimi i demokracisë do të thotë lulëzim i jetës institucionale dhe jeta institucionale ndërtohet me reforma dhe reformat duan mbështetje politike dhe mbështetja politike buron nga fuqia që ke për të ekzekutuar vullnetin në funksion të reformave. Nuk bëhen reforma me 100 parti, nuk i ka bërë ndonjëri ndonjëherë që t’i bëjne ne dhe s’kemi fare pse i hyjmë asaj rruge.
    Sokol Balla: Po vetëm në kushtet aktuale, ju keni të drejtë në teori, por në praktikë sot kemi një maxhorancë e cila nuk lëviz, është solide pavarësisht se çfarë ndodh.
    Edi Rama: Jo pse pavarësisht se çfarë ndodh?
    Sokol Balla: E diskutojmë këtë, e diskutojmë këtë.
    Edi Rama: Kjo ia vlen të disktuohet pse pavarësisht se çfarë ndodh?/

  • Kriza institucionale në Kosovë, DW: Mes partive mungon besimi për arritjen e një zgjidhje politike! Si do të dilet nga ky udhëkryq?

    Kriza institucionale në Kosovë, DW: Mes partive mungon besimi për arritjen e një zgjidhje politike! Si do të dilet nga ky udhëkryq?

    Kriza institucionale vazhdon, mes partive mungon besimi për t’u afruar për një zgjidhje politike. Si do të dilet nga ky udhëkryq?

    Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

    Për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.”

    Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.  “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.”

    Po nëse dështon Konjufca?

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.”

    Bllokimi institucional kushton para

    Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW/

  • DW: Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

    DW: Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

    Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW

  • DW: Kosova ende në udhëkryq

    DW: Kosova ende në udhëkryq

    Kriza institucionale vazhdon, mes partive mungon besimi për t’u afruar për një zgjidhje politike. Si do të dilet nga ky udhëkryq?
    Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

    Për Albin Kurtin,  liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.”

    Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.  “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.”
    Po nëse dështon Konjufca?
    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.”
    Bllokimi institucional kushton para
    Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW/

  • Shiu i nxorri bojën por jo zhulin partive politike

    Shiu i nxorri bojën por jo zhulin partive politike

    Nga Kreshnik Spahiu
    Sot ishte ditë e ngrysur, ditë me vetëtima, ditë e errët, ditë depresive për shoqërinë dhe partitë.
    Shiu s’kishte të pushuar, sikur donte t’i nxirrte zhulin të gjitha partive politike.
    Sot Shqipëria u zgjua me shi. Si një popull mesdhetar që 300 ditë piqet në diell, jo rrallë trembet nga shiu apo fshihen nga disa pika ujë.
    Dikur shiu konsiderohej bereqet. Kjo ndodhte kur Shqipëria kishte mbrojtje mjedisore dhe 90% e vendit ishte i gjelbëruar dhe pyllëzuar.
    Me kalimin e viteve, kur qytetet u pushtuan nga betoni dhe u mbuluan nga pluhuri, populli e ndryshoi batutën sipas kohës dhe vendit.
    Sa herë bie shi, njerëzit thonë: “E lau zhulin.”
    Ndërsa sot, pikat e shiut nuk paskan të larë.
    Sot ishte ditë zgjedhjesh, por askush nuk kishte mendjen aty. Shiu ishte lajmi më i rëndësishëm.
    Askush nuk shkoi në votime, jo nga frika e shiut, por nga dalja e bojës.
    Tek kutitë e votimit nuk ishin partitë e reja, sepse ato u tretën nga shiu i vjeshtës dhe doli që s’kishin as pigment, as ngjyrë dhe as kandidat.
    Tek kutitë nuk ishte opozita, sepse nuk mjafton shiu i një shekulli për të pastruar fytyrën e damkosur të saj në popull.
    Tek kutitë nuk ishte as qeveria, e cila po mbytet jo vetëm nga rrebeshi, por edhe nga një gotë uji të toksikuar nga helmi i pandemisë korruptive që s’ka vaksinë ta shpëtojë.
    Tek kutitë e votimit sot mungonin tifozët e partive, ashtu si në shkallët e stadiumit që ngelen bosh, sepse askush nuk shkon për të parë një lojë që i dihet rezultati.
    Sot mungonte populli, jo se ishte lagur nga shiu, por sepse ka vite që kërkon diell dhe nuk mund të ndriçohet nga shkrepset që shuhen nga një pikë shi apo çakmakët pa gaz sapo fryn pak erë.
    Shiu i sotëm ishte një ditë meditimi, që qartësoi shikimin e njerëzve, që shpëlau makiazhin nga fytyrat e trukuara, çngjyrosi maskat e aktorëve dhe nxori në pah sa shumë është ndotur Shqipëria.

  • Celibashi: Paratë e partive në “lupë ”, askush nuk e di se kur do mbahen zgjedhjet në Tiranë

    Celibashi: Paratë e partive në “lupë ”, askush nuk e di se kur do mbahen zgjedhjet në Tiranë

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të bëjë një auditim të plotë sa i përket shpenzimeve të bëra nga partitë politike gjatë fushatës elektorale të 11 majit.
    Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, teksa zgjodhi të mos komentonte kontratën 1,4 milionë euro të harxhuara nga PD për Chris LaCivita-n theksoi se çdo shume parash do të kontrollohet në detaje.
    “Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, tha Celibashi. 

    Tashmë KQZ është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, për Celibashin, Kushtetuesja është e qartë.
    “Nuk e di,  askush nuk e di nese dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi Celibashi. 
    Kreu i KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik, ndërsa garantoi se stafi tashmë është gati. 334 mijë qytetarë do të mund të votojnë te dielën për kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik./vizionplus.tv