Tag: partive

  • Noizy e thotë hapur: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

    Noizy e thotë hapur: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

    Reperi Noizy, i cili performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se vota e tij do të shkojë për këtë forcë politike.
    Postimi i Noizyt:

    “Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.
    Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.
    Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.

  • Gazetari hedh dyshime: Dy kryetarë të partive të vogla do bashkohen me Ramën për poste ministrash

    Gazetari hedh dyshime: Dy kryetarë të partive të vogla do bashkohen me Ramën për poste ministrash

    Gazetari Arbër Hitaj, tha në Euronews Albania se në këto zgjedhje të 11 majit mund të kemi dhe të papritura por jo gjëra absurde, siç është fakti se lider të partive të vogla, të mund të kalojnë më një post ministri në PS apo PD.
    “Kam dëgjuar disa nga liderët e partive të reja që kanë deklaruar se vota e tyre, një mandat i tyre është e barabartë me një ministër të PS ose PD-së. Këtë e shikoj si një mesazh që nënkupton se nesër jemi të hapur për negociata dhe bashkëqeverisje, qartazi me një post ministri.
    Pra, mendoj se ata do kalojnë tek Partia Socialiste me një post ministri. Ketë e kemi parë dhe në vende të tjera, ka ndodhur dhe në 2009-t-tën kur LSI me 4 mandatet e saj vajti tek Sali Berisha. Nuk e shikoj si diçka absurde”, tha Hitaj.
    I pyetur se pse mund ti duhet Edi Ramës një hap i tillë, Hitaj theksoi se kjo mund të ndodhë nëse kryeministri do të ketë nevojë për një mandat tjetër.
    “Këto janë sinjale që ata japin se janë një muaj larg nga zgjedhjet. Nëse rezultati del 69, besoj që do të hapet edhe pjesa e negociatave dhe nuk do habitesha fare që një pjesë e atyre që janë në lista të PD-së të kalojnë në listat e PS-së”, tha Arbër Hitaj.

  • ‘Listat e hapura sjellin angazhim’, Spahiu: Kryetarët e partive po devijojnë votën, fushata është nën kontrollin e tyre

    ‘Listat e hapura sjellin angazhim’, Spahiu: Kryetarët e partive po devijojnë votën, fushata është nën kontrollin e tyre

    Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë televizive, komentoi situatën e listave zgjedhore dhe ndikimin e tyre në fushatën elektorale. Ai theksoi se ata që janë në listat e hapura janë më të angazhuar në fushatë dhe më të pranishëm në terren se ata që janë në listat e mbyllura.
    Spahiu tha se, përkundër angazhimit të individëve në listat e hapura, direktiva e kryetarëve të partive për të diktuar kush duhet të votohet, në fakt, përbën një krim zgjedhor. Ai shtoi se, në partinë PS dhe PD, ata që janë në listat e hapura janë shumë më të aktivizuar në terren dhe bëhen më të dukshëm, ndërsa ata në listat e mbyllura, sipas tij, janë më pak të angazhuar.
    “Ata që janë në listë të hapur janë në një aksion në terren më aktiv se ata që janë në listë të mbyllur. Ne shohim vetëm zërat dhe fytyrat e atyre që janë në listë të hapur, ata që janë në listë të mbyllur janë në gjumë. Tek PS ose PD dalin ata që janë në listë të hapur dhe flasin, ata që janë në listë të mbyllur si intereson fare se ca është fushata,” tha Spahiu.
    Ai po ashtu ngriti një pyetje kritike në lidhje me ndikimin e kryetarëve të partive në procesin zgjedhor: “A është vepër penale nëse kryetari devijon votën e listës së hapur?”
    Këto komente pasqyrojnë shqetësimet për mënyrën e menaxhimit të listave zgjedhore dhe mundësinë e abuzimit të mundshëm nga udhëheqësit e partive për të kontrolluar preferencat e votuesve.

  • Qeveria gjermane drejt formimit, partitë gjejnë koalicionin me njëra-tjetrin, ja për çfarë ranë dakord palët

    Qeveria gjermane drejt formimit, partitë gjejnë koalicionin me njëra-tjetrin, ja për çfarë ranë dakord palët

    Liderët e partive konservatore dhe socialiste gjermane thuhet se kanë rënë dakord për një marrëveshje koalicioni për të formuar qeverinë e ardhshme, raportojnë mediat gjermane.

    Agjencia gjermane e shtypit DPA tha se liderët e dy partive do të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi në orën 15:00 për të paraqitur rezultatin e bisedimeve të tyre.
    Por marrëveshja do të duhet ende të miratohet me një votim të 357,000 anëtarëve të SPD-së, gjë që pritet të zgjasë të paktën dhjetë ditë, që do të thotë se kreu i CDU Friedrich Merz nuk ka gjasa të konfirmohet zyrtarisht si kancelari i ardhshëm gjerman përpara majit.
    Spekulimet e medias sugjerojnë se CDU/CSU do të marrë ministritë e brendshme dhe të jashtme, duke marrë përsipër detyrën kritike për zgjidhjen e krizës së migracionit të vendit dhe gjetjen e vendit të Gjermanisë në botë, pavarësisht pasigurisë globale që rrethon administratën e re amerikane.
    Raportet e hershme sugjerojnë se SPD, e cila drejtoi qeverinë në largim të Olaf Scholz, do të mbajë portofolin e financave dhe të mbrojtjes, duke lënë ministrin popullor të mbrojtjes Boris Pistorius në kabinetin e ardhshëm.

    Top Channel

  • Shoqërimi në polici i Alimadhit/ Këlliçi: I gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen dhe arrestohen

    Shoqërimi në polici i Alimadhit/ Këlliçi: I gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen dhe arrestohen

    Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me shoqërimin e kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhit në polici.
    Lidhur me këtë, Këlliçi thotë se Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
    “Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit”, thekson Këlliçi.
    Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
    Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, Adriatik Alimadhi.
    Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet.
    Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.
    Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
    Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit.
    Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë.
    Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë.
    Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok!

  • “Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e…”/ Reagon deputeti i PD, Belind Këlliçi

    “Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e…”/ Reagon deputeti i PD, Belind Këlliçi

    Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me shoqërimin e kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhit në polici. Lidhur me këtë, Këlliçi thotë se Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
    “Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit”, thekson Këlliçi.
    Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
    Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, Adriatik Alimadhi. Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet. Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.
    Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen. Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë. Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit. Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë.
    Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë. Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok!

  • Dhuna policore mbi kryetarin e partisë opozitare/ Këlliçi: Goditja e nacionalistit Alimadhi ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut

    Dhuna policore mbi kryetarin e partisë opozitare/ Këlliçi: Goditja e nacionalistit Alimadhi ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut

    Partia Demokratike reagoi zyrtarisht në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia mbi kreun e Partisë Balli Kombëtar.

    Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, tha se PD dënon këtë akt të rëndë.

    “Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen,” tha ai.

    DEKLARATA E PLOTË

    Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, z. Adriatik Alimadhi.

    Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet.

    Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.

    Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.

    Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.

    Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit.

    Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë.

    Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë.

    Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok!

  • Rakipi: Këta të partive të reja duan të “hanë” njëri tjetrin, ç’mendon ti Dashi? Shehi: Vlerësoj Arlind Qorin për kurajon

    Rakipi: Këta të partive të reja duan të “hanë” njëri tjetrin, ç’mendon ti Dashi? Shehi: Vlerësoj Arlind Qorin për kurajon

    Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar partitë e reja. Ai tha se është pozitiv fakti që ato ekzistojnë dhe shqiptarët nuk kanë më justifikim, pasi kanë mjaft mundësi për të zgjedhur.
    Shehi tha se nga liderët e partive të reja, vlerëson më tepër Arlind Qorin.

    Pjesë nga biseda:
    Ylli Rakipi: Kanë dalë paertitë e reja, janë gati të “hanë dhe shqyejnë” njëri tjetrin. Kë vlerëson më shumë prej tyre?
    Dashamir Shehi: Duket si absurd por vlerësoj atë Qorin. Ka kurajo që del nga gardhi tjetër dhe merr vota të majta por ka një shkallë sinqeriteti për të mbrojtur ato ide që thotë ai, klasën punëtore, edhe këto janë format e reja të populizmit shpesh herë, që do të mbroj minatorët, por ne nuk kemi minatorë. E mira është të mbrosh idetë e të majtës që janë klasike në Evropë, por nuk janë të lidhura me këto idetë e klasës punëtore, se duket sikur do vota jo nga e majta por nga trashëgimia e të majtës së vjetër. Gjithsesi i uroj. Qorit i kam firmosur edhe letrën kur donte të kandidonte, firmos normal. Edhe Thurjes para katër vjetësh ja kam firmosur. Mendoj se janë të rinj dhe kanë të drejtë ta provojnë, nuk kanë asnjë të keqe. A kanë huqet e veta? Njësoj siç i kemi ne, por këta nuk vijnë nga planet tjetër që duhet të jenë më të rafinuar, se del kjo kam studiuar jashtë dhe di nga bota… Nuk ka të bëjë fare që ke studiuar jashtë. Ky është zanat që mësohet këtu, duke jetuar këtu. Gjithsesi e konsideroj pozitive kontributin e tyre.