Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën.
Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.
Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare veçse kishin paralajmëruar dështimin e radhës të seancëse, duke thënë se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
Tag: partive
-

Kosova në krizë/ Dështon seanca e 7-të e konstituimit të Kuvendit
-

“Liderët e partive të mëdha duan të lirojnë shokët nga 313”, Hasa: Qytetarët kanë ditën t’i hedhin në kosh
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa u shpreh në një emision televiziv se në këto zgjedhje qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të hedhin në kosh ata politikanë që gjatë këtyre viteve nuk kanë bërë gjë tjetër, përveçse kanë vjedhur.
Hasa gjithashtu shtoi se halli i vetëm i dy liderëve të partive kryesore është sesi të lirojnë shokët nga qelitët e 313”
“Kemi një program fantastik, me zgjidhje për pronarët, të rinjtë. Kemi në program zhvillimin e 4 poleve për trajnimin e të rinjve në teknologji, për të kapur ritmin e botës. Unë kam studiuar jashtë, por zgjodha të kthehem. Shumë profesionistë të mirë po ikin. Shumë prej tyre kanë punuar me mua dhe më thonë që nuk ikin vetëm për pagë. Ishin për shëndetësisë, për fëmijët, me problematika të pafundme në jetë. Qeveritarët këtu mendojnë vetëm për të vjedhur. Prandaj shqiptarët kanë ditën që të hedhin në kosh këta njerëz që duan të vjedhin. Të dy kanë hall si të lirojnë shokët nga 313”, tha Hasa. -

Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike
Në mes të një krize politike që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës, pas disa tentimeve të pasuksesshme për të zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kohë që ka shprehur gatishmërinë e saj të plotë për konsultime me liderët e partive politike, me qëllim të tejkalimit të situatës.
Sipas Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes i ka thënë KosovaPress-it, se Presidentja Osmani në një letër zyrtare të datës 16 prill 2025, drejtuar kryesuesit të seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka ofruar mundësinë e takimeve dhe ka theksuar se është e hapur për konsultime në çdo kohë, sipas nevojës së partive politike.
Sipas tij, Presidentja mbetet e përkushtuar për dialog institucional, bashkëpunim dhe koordinim në funksion të stabilitetit të vendit dhe interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës mbetet pa kryetare pas katër tentimeve.
Ky zhvillim vjen në një moment kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar katër herë radhazi në përpjekjet për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit. Kandidatura e saj, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave, pavarësisht pranisë së plotë të deputetëve në seanca.
Në seancën më të fundit të mbajtur më 25 prill, Haxhiu mori vetëm 57 vota për, nga 118 deputetë të pranishëm, ndërsa 47 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Kjo situatë ka shkaktuar bllokim institucional dhe ka shtuar presionin për zgjidhje politike.
Përndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot i ka këkruar presidentes Vjosa Osmani të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme.
Sipas KDI-së, Kushtetuta e ngarkon atë me detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe në një situatë si kjo – ku institucioni më i lartë përfaqësues është i bllokuar – angazhimi i saj politik dhe institucional është i justifikuar por edhe i domosdoshëm.
Sipas komunikatës, mungesa e një përpjekjeje serioze për marrëveshje që siguron shumicën dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë, e ka kthyer këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk prodhon asgjë.
-

Reportazhi/ BIRN: Elbasani kthen sytë nga SPAK për një ndryshim në fatin e zgjedhjeve
Reportazhi/ BIRN: Elbasani kthen sytë nga SPAK për një ndryshim në fatin e zgjedhjeve
Në qytetin e Elbasanit ku pothuajse çdokush ka një të afërm në administratë, fushata elektorale po zhvillohet sipas partive të opozitës nën presion, frikë dhe nën hijen e grupit të Suel Çelës, ndërkohë që Partia Socialiste në qeveri pret rritje votash dhe i konsideron akuzat si “alibi për humbjen’.
Nga Vladimir Karaj, BIRN
Në njërin prej lokaleve të shumta të Elbasanit, ku një kafe kushton ende 50 lekë, zëri i liderit të opozitës, Sali Berisha, kumbon nga ekrani mëngjesin e së hënës. “Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare,” akuzon Berisha pas daljes së tij të përjavshme nga godina e Prokurorisë së Posaçme.
Por në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike pranë shkollës Pedagogjike në Elbasan, SPAK-u duket si e vetmja shpresë për t’i dhënë një kthesë fatit të zgjedhjeve.
“Shanset janë 60 me 40 në favor të atyre [PS-së], por nëse kemi një shpresë se diçka ndryshon kjo varet nga SPAK-u,” thotë një aktivist 30-vjeçar i Partisë Demokratike, i cili kërkon që të mos i përmendet emri nga frika e ndonjë hakmarrjeje ndaj të afërmve të tij që punojnë në administratë. “Vetëm nëse SPAK vepron, gjërat mund të ndryshojnë,” shton ai.
Gara elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka hyrë në fazën e vet kulminante, por në rrugët e qytetit të Elbasanit mungojnë “zbukurimet” e zakonshme të fushatës. Të vetmet gjurmë të dukshme janë posterat e ngjitur në fasadat e xhamit të 3-4 zyrave elektorale të partive të mëdha.
Megjithatë, një luftë për vota duket se po zhvillohet në hije.
Përfaqësuesit lokalë të partive opozitare denoncojnë lëvizjet e dyshimta të një eskorte makinash 4X4, dy Range Rover dhe një Toyota, pas orës 10 të darkës në rrugët e qytetit, sipas tyre bëjnë presion dhe blejnë vota.
“Punojnë në errësirë”, thotë aktivisti i PD-së duke iu referuar grupit të Suel Çelës – një drejtues i dyshuar i krimit të organizuar, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i denoncuar më herët nga opozita për përfshirje në fushatë.
Edhe kandidatët e partive të reja, që po testojnë realitetin elektoral në Elbasan, flasin për një situatë presioni dhe frike mes votuesve.
“Jemi shumë larg demokracisë, kanë krijuar këtu një atmosferë presioni tek votuesit dhe njerëzit kanë frikë të shprehen,” tha Oltion Fociro që kryeson listën e “Lëvizjes Bashkë” në Elbasan.
Presioni është kryefjalë edhe për Sara Zekajn, kandidate për deputete e partisë “Mundësia” të Agron Shehajt.
“Njerëz që jetojnë në rrugë të qeta të Elbasanit thonë se papritmas në 12 të natës në Elbasan qarkullimi bëhet si gjatë ditës, makina të shtrejta që vijnë vërdallë dhe zgjidhin punë,” tha ajo.
Për socialistët në pushtet, situata është e ndryshme.
Arbjan Mazniku, drejtuesi i qarkut për Partinë Socialiste, i tha BIRN se votat e tyre janë rritur pavarësisht viteve të gjata në qeverisje, ndërsa i konsideroi denoncimet e PD-së si “alibi para humbjes’. Mazniku këmbënguli gjithashtu se ai punon vetëm me strukturat e Partisë Socialiste dhe se i ka paralajmëruar të vetët që çdo shkelje ligji do të denoncohet.
“Unë edhe këtë e vendos si temë te alibitë e përgjithshme për humbjen,” tha Mazniku, duke iu referuar akuzave rreth emrit të Suel Çelës.
‘Këtu vijnë në minutën e ‘90′
Qarku i Elbasanit është i përbërë nga 7 bashki dhe dërgon 14 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Elbasani njihet gjithashtu si një nga qarqet më të varfra në Shqipëri, ku krimi i organizuar besohet se kontrollon segmente kyçe të jetës publike, duke u kthyer një nga fushë-betejat e makinerive politike me rezultate, që gjatë dekadës së fundit, kanë ndryshuar në mënyrë dramatike.
Ngjitur me përroin e Manasderës, në lindje të Elbasanit, në dy krahët jeton minoriteti i varfër rom. Në një kioskë të vogël në këtë lagje, një burrë ka ndaluar të blejë mëngjesin; një gjysmë simite e mbushur me një qofte dhe byrek – bugaçja e famshme e Elbasanit kushton vetëm 40 lekë.
Burri mban veshur rroba të pikuara me gëlqere dhe refuzon të flasë për politikë.
“Nuk dimë gjë, as kemi pa gjë,” thotë ai dhe largohet. Gruaja që i shërbeu po ashtu i bie shkurt. “Nuk marrim vesh ne. Ne kemi dalë për punë, punë s’ka,” thotë ajo, ndërsa tund një copë rrobe me të cilën pastron duart.
Pak hapa më tutje, në urën mbi përroin e ndotur nga ujërat e zeza dhe mbetjet plastike, dy burra rreth të 40-ave ndalojnë makinën me kureshtje.
“E zjarrtë është. Ka shumë mbështetës dhe nga të huajt,” thotë njëri prej tyre kur e pyesim për fushatën. E ka fjalën për Chris LaCivita, këshilltarin e fushatës së PD-së në këto zgjedhje. “Shif rrushi rrushin e piqet, ndikon për frymëzim,” shton ai.
Në zgjedhjet e shkuara, lagjia e banuar nga komuniteti rom ka shërbyer si një hambar për blerësit e votave, por këto zgjedhje, fushata është ende e padukshme.
“Është herët. Edhe ai që del, del natën, nuk e merr vesh njeri”, thotë njëri prej burrave në makinë.
I zoti i një kafeneje ngjitur me përroin, një 32-vjeçar me gjerdan floriri me një shqipojë të varur në qafë, thotë gjithashtu se fushata në lagjen e tyre konsistonte në blerje vote.
“Këtu vijnë në minutën e ’90,” tha ai me ironi.
Një 21-vjeçar, i cili thotë se nuk do të votojë, pretendon se lagja është lënë pas dore për shkak të racizmit. “Këtu nuk është vënë dorë asnjëherë, se ne jemi romë”, thotë i riu me tre klasë shkollë, që merret me shitje rrobash të përdorura.
Të tjerë banorë të lagjes janë të revoltuar dhe ndjehen të braktisur. Një burrë me tatuazhe në duar dhe dy lot të vizatuar nën syrin e djathtë, thotë se kushdo që të vijë për fushatë ‘do rrihet’.
“Dhjetë veta pa bukë në shpi, me çfarë t’i ushqej”, thotë ai. “Tek kuzhinë e vogël, 8 firomë në një dhomë”, shton ai duke treguar me dorë nga banesa e tij. “Këtu nuk investon njeri, ja shikoji rrugët, fëmijët tanë i kanë gjunjët gjak nga gurët, nuk investon njeri se thonë këta janë romë,” thotë ai me zë të lartë.
Përfaqësuesit e PD-së e cilësojnë këtë zonë si atë që targetohet më lehtësisht për të blerë vota. Ata thonë se çmimi këtë sezon zgjedhjesh ka shkuar nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë për votë dhe se opozita nuk ka mundësi të tjera përpos denoncimeve. Por aktivistët e PD-së ankohen se edhe këto si zor të merren parasysh.
“Ne na ndalon policia edhe kot në rrugë,” thotë njëri prej aktivistëve, ndërsa thekson se kundërshtarët nuk kishin probleme të tilla.
Garë e pabarabartë për të vegjlit
Ndryshe nga fushatat e shkuara, votuesit e Elbasanit kanë edhe alternativa të tjera përveç dy partive të mëdha, PS dhe PD. Por partitë e reja gjenden në një garë të pabarabartë dhe në mungesë të zyrave elektorale, kanë nxjerrë aktivistë me stenda të vogla në rrugë për të shpërndarë fletushka.
Kandidati Oltion Fociro i “Lëvizjes Bashkë” thotë se i gjithë buxheti i fushatës së tyre në Elbasan është 50 mijë lekë dhe çdo shpenzim mbulohej nga xhepi i kandidatëve dhe aktivistëve.
“Janë shumë herë më të fuqishëm”, thotë ai duke iu referuar partive të mëdha. “Por nga ana tjetër, ajo që vëmë re ne është se ata janë shumë të varfër në ide,” shtoi ai.
Përballë fasadave gjigande të rivalëve të vjetër dhe infrastrukturës së tyre të shpërndanë në çdo cep, Faciro shpjegon se ata e shohin fushatën për zgjedhjet e 11 majit si një gur kilometrik, për një garë që zgjat në kohë.
“Ne si forcë politike nuk e shohim si një sprit që do mbarojë në 11 maj, ne edhe luftën nuk e bëjmë për rezultatin e 11 majit. Kjo e jona është maratonë kilometrike dhe 11 maji është një gur kilometrik,” tha ai, duke shpjeguar se fushata i ndihmonte për të krijuar baza të forta për të ardhmen.
Edhe Sara Zekaj nga partia “Mundësia” e konsideron këtë garë elektorale si një eksperiencë në dëshirën e saj për t’u përfshirë në politikë. Kandidatja thotë se nuk llogarit rezultatin, por fushata i ka dhënë mundësi të flasë me njerëz dhe të dëgjojë problemet e tyre.
“Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë bien dakord në një gjë, që situata duhet të ndryshojë në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë,” tha Zekaj.
Artan Bashli, një avokat në Itali, i kthyer për të garuar si kandidat nga diaspora për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, ankohet gjithashtu se gara është e pabarbartë.
“Ne kemi shumë pak resurse, por kemi njerëz shumë të rinj, shumë të zot dhe shumë entuziastë,” thotë ai.
Përpjekja e këtyre forcave në Elbasan nuk duket kërcënim serioz për asnjërën nga partitë e mëdha. Në zyrat elektorale të PS dhe PD, nuk mendojnë se qarku do t’u japë ndonjë shans partive të reja.
Arbjan Mazniku i tha BIRN se Partia Socialiste i ruan vota e veta dhe se nuk i intereson se çfarë ndodh me pjesën tjetër të votave. Ai beson gjithashtu se Partia Socialiste është e vetmja forcë që pretendon të nxjerrë kandidatë fitues edhe nga listat e hapura.
“Ne besojmë qe jemi më mirë krahasuar me 2021, margjinalisht më mirë, por më mirë. Pra në numra të vegjël, se PS ka qenë 55.6% dhe kur je te 56 për qindëshi, rritja bëhet më e vështirë,” tha Mazniku.
Në kampin e Partisë Demokratike, aktivistët janë të shqetësuar për efektin që do të ketë mungesa e një figure të fortë në qark dhe prania e kandidatëve nga Partia e Lirisë e aleatit Ilir Meta.
“Na dëmton shumë mungesa e Luçiano Boçit,” tha njëri prej tyre, duke e parë si lëvizje të gabuar transferimin e tij në qarkun e Shkodrës.
Kodi i heshtjes
Një zyrë elektorale e Partisë Demokratike në Elbasan. Foto: Vladimir Karaj.Në rrugët e qytetit të Elbasanit, rrallë dëgjon ndonjë fjali për fushatën apo zgjedhjet. Përpos atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt, pak njerëz kanë interes të dukshëm dhe shumica iu shmangen pyetjeve.
Përjashtim bën Rexhepi, një 71-vjeçar në pension që shet fruta dhe perime në një tezgë të sajuar në trotuar në lagjen “5-Maji”. Burri me origjinë nga Labinoti Mal duket se anon nga socialistët, por ka një mori hallesh për të ndarë.
Rexhepi merr 8700 lekë pension pas 35 vitesh pune dhe ankohet se ia humbën 5 vite në llogaritjet e pagesës së pleqërisë. Vajza e tij ka përfunduar universitetin, por është e papunë, ndërsa 4 nga 6 fëmijët e tij janë në emigracion. Rexhepi ankohet gjithashtu për përplasjet e shpeshta me Policinë Bashkiake, që kërkojnë t’i heqin tezgat nga rruga.
“Halli na nxjerr këtu me çu bukë në shpi,” thotë ai.
Burri thotë se është konfuz para fletës së votimit që e krahason me një çarçaf, ndërsa thotë se mesazhet janë kontradiktore dhe se nuk është i qartë as se si do votojë.
Por rasti i Rexhepit është i rrallë, ndërsa shumica e atyre që takojmë edhe kur kanë veshur simbole partiake, i shmangen bisedës ose flasin në kushtet e anonimatit.
Në zyrat elektorale të PD-së, njerëzit ndjehen të intimiduar.
“Të gjithë e kanë një njeri, një motër, një xhajë me punë në shtet,” thotë burri që drejton zyrën për të justifikuar qëndrimin e tij.
Në zyrën plot me fletushka elektorale pranë shkollës Pedagogjike, një drejtues dege që refuzon të japë emrin, thotë se opozita është e pafuqishme përballë makinerisë elektorale të pushtetit apo lidhjeve që ata thonë se kjo makineri ka me krimin e organizuar.
“Guximi nuk na mungon, por jemi të pambrojtur,” thotë ai, duke nënqeshur gati i dorëzuar.
Edhe përfaqësuesit e partive të vogla thonë se po përballen me një kod heshtjeje, që vjen sipas tyre për shkak të lidhjeve të forta të njerëzve me administratën publike.
“Shumë prej tyre na thonë se na pëlqen Agroni, e mbështesim partinë tuaj, por nuk flasim dot, nuk shprehemi dot se kemi njerëz në punë në shtet. Dhe këtë e kam vënë re më shumë në Elbasan në qytet, se sa jashtë në fshatra,” tha Zekaj nga partia “Mundësia”.
Edhe kandidati Bashli nga Nisma- Shqipëria Bëhet thotë se i ka gjetur votuesit të mërzitur dhe të frikësuar.
“Ne kemi njerëz, familjarët tanë, që kur i ftojmë në tubime, thonë që unë votën do ta jap, por nuk do vij atje,” tha ai.
Ndryshe nga të tjerët, Mazniku mohon që të ekzistojë një frikë e tillë, por e shpjegon hezitimin me “lodhjen e qytetarëve nga politika”.
“Vërej një gjë që është tipike në nivel botëror, të lodhjes së publikut me politikën,” tha Mazniku.
Përballë këmbënguljes se kandidatët e opozitës e hasin vazhdimisht një sjellje të tillë mes votuesve, Mazniku thotë se nuk mund ta shpjegojë se çfarë ndodh.
“Këtë s’e gjej dot për çfarë është, por nuk besoj që është sistemaktike. Mund të jetë pjesë e një psikoze të caktuar publike. Nuk më rezulton që njerëzit të kenë frikë të flasin,’ shtoi ai.
Fociro nga “Lëvizja Bashkë” thotë se fushata ka një sens fshehtësie dhe ndrojtjeje nga qytetarët, për të cilin ai fajëson presionin e pushtetit. Ai e ilustron këtë me një episod nga vizita e tij në Belsh, kur hyri për të lënë fletushka në një dyqan dhe një djalë i ri që punonte aty, i kërkoi të largohej me shenja. Pastaj – tregon Fociro – në mënyrë të çuditshme i tregoi një mesazh në telefon ku sipas tij ishte shkruar: “Jam me ju, jemi bashkë, por mos u ndiej”! /Marrë nga Reporter.al
-

“Me Bashën foli Dash Shehi”, Alibeaj: E refuzoi bashkimin për arsye banale! Tha se ka parti më të madhe
I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin, kreu i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, shpjegoi arsyet pse nuk u arrit një bashkëpunim me kreun e Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha.
Alibeaj theksoi se nuk ka qëllim të sulmojë apo të jetë agresiv me përfaqësuesit e partive të tjera, por se po shpreh thjesht të vërtetën e tij. Sipas tij, arsyet e moskonkludimit me zotin Basha ishin banale, dhe lidhen me mospajtimin për parimin e barazisë në koalicion.
“Nuk dua të bie në sulme apo agresivitet ndaj partive të reja, por po them të vërtetën time. Në dhjetor të vitit të kaluar dolëm me një platformë të paraqitur secilës prej partive për krijimin e një koalicioni sa më gjithëpërfshirës, ku çdo subjekt të ruante protagonizmin e vet. Askush nuk pranoi, ndoshta edhe për shkak të paaftësisë sonë për t’i bindur. Kontaktet më të shumta me zotin Basha i pati Dashamir Shehi, por arsyeja e mosbashkëpunimit ishte fare banale,” u shpreh Alibeaj.
Ai shpjegoi se ishin tre parti të përfshira në diskutime: LZHK, Partia e Bashës dhe Djathtas 1912, dhe qëllimi ishte të krijohej një koalicion me një figurë publike në krye – që nuk i përkiste asnjërës prej partive.
“Kishim disa emra në mendje, por zoti Basha refuzoi. Ai kishte një qasje që vinte nga pretendimi se kishte më shumë struktura dhe ishte parti më e madhe. Por në një bashkim, logjika duhet të jetë e bazuar mbi paritetin,” tha Alibeaj.
Ai shtoi gjithashtu se kishte dakordësi që koalicioni të përfaqësohej nga figura e Dashamir Shehit, por edhe kjo u refuzua nga zoti Basha.
“Së dyti, të paktën ramë dakord që një figurë e paqtë si Dashamir Shehi, i artikuluar dhe i mençur, do t’i bënte nder këtij koalicioni. Por edhe kjo nuk u pranua. Secili kishte pretendimet e veta. Mbase ka menduar se vetëm do të kishte më shumë sukses. Por unë mendoj dhe vazhdoj të mendoj se një bashkim pa humbur identitetin do ishte mënyra më e mirë për të tërhequr atë 1/3 e elektoratit, pjesa më e emancipuar që i ka vënë kryq Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ky ishte synimi ynë, por nuk ia dolëm,” përfundoi Alibeaj. -

Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende s’ka formuar institucionet e reja! Vjen reagimi i BE
“Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën për t’i çuar përpara reformat e rëndësishme në të gjithë sektorët, të cilat do ta përmirësojnë cilësinë dhe kushtet e jetës për popullin e Kosovës”, tha Zyra e BE-së në Prishtinë në një përgjigje të shkruar për Radion Evropa e Lirë të premten.
Ajo tha se BE-ja po i ndjek nga afër zhvillimet lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe shpreson se ky proces do të përfundojë së shpejti.
Kosova dështoi ta konstituojë Kuvendin e ri dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Nuk është e qartë nëse mosmarrëveshjet mes partive parlamentare do të zgjidhet para mbajtjes së vazhdimit të seancës së ndërprerë të enjten, e caktuar për të shtunën e 19 prillit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, përndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, hap që duhet të kalohet për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Por, kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thekson se një akt i tillë formal është i panevojshëm, për shkak se ekzekutivi është në detyrë, apo dorëheqje që nga 23 marsi.
Të enjten, ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u bënë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë i vetmi që e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Kurtin nga partitë tjera shqiptare.
Kurti i kishte takuar javën e kaluar edhe liderët e 10 partive të pakicave joserbe në përpjekje për t’i siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, por nuk është e qartë ende nëse e ka mbështetjen e të gjitha atyre.
Zyra e BE-së tha se blloku është i gatshëm për të punuar ngushtë me qeverinë e ardhshme, sapo të formohet ajo, dhe për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian./rel -
Britania dhe Gjermania thirrje politikës së Kosovës: Formoni institucionet
Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, pasi ato dështuan për herë të dytë radhazi ta konstituojnë Kuvendin e ri të enjten.Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.“Njerëzit kanë të drejtë të presim nga liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes të vendit”, tha ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, në një reagim në Facebook të enjten.Ai tha se Kosova ka nevojë “urgjente” për formimin e institucioneve të reja, pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhje.Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, përndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, hap që duhet të kalohet për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.Por, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thekson se një akt i tillë formal është i panevojshëm, për shkak se ekzekutivi është në detyrë, apo dorëheqje që nga 23 marsi.Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se konstituimi i Kuvendi i Kosovës ka ngecur, “për shkak të taktikave penguese”.“Qytetarët meritojnë politikanë që e qesin Kosovës para politikave partiake. Prandaj, e përsëris: Bashkëpunimi i mirëfilltë është urgjentisht i nevojshëm për të garantuar institucione funksionale dhe formim të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, shkroi Rohde në rrjetin social Bluesky.Nuk është e qartë nëse mosmarrëveshjet mes partive parlamentare do të zgjidhet para mbajtjes së vazhdimit të seancës së ndërprerë të enjten, e caktuar për të shtunën e 19 prillit.Në seancën e së enjtes, e cila ishte vazhdimësi e seancës së ndërprerë të martën, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike dhe më pas tha se nuk kishte konsensus se si të vazhdohet tutje, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë më 19 prill në mesditë.PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë të enjten se dorëheqjet formale të anëtarëve të Qeverisë do ta zhbllokonin konstituimin e Kuvendit.Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës./REL
-

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta
Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023.
Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen.
Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se:
– 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe nuk kanë paraqitur në raportin financiar si shpenzim vlerën e pagave bruto të punonjësve;
– 81 parti politike nuk janë audituar për shkak të adresave të pasakta;
– 9 parti politike deklarojnë 0 të ardhura dhe shpenzime;
– 9 parti politike janë me status pasiv;
– 6 parti politike nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor në KQZ dhe për këtë arsye nuk është kryer auditimi nga audituesit e caktuar;
– 2 parti politike nuk janë audituar, pasi nuk kanë kryer pagesën e shërbimit të audituesve ligjorë.
Në raportin vjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënvizon se pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike.
Sa i takon aktivitetit në vitin 2024 lidhur me fondet si ndihmë financiare Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau me Vendimin Nr. 20, Datë 20.2.2024 për partitë politike, fondin në vlerën 345.6 milionë lekë. Partitë politike, të cilat përfituan fonde si ndihmë financiare për vitin 2024 ishin 11./MONITOR -

Britania dhe Gjermania u kërkojnë partive politike të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të Kosovës
Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, pasi ato dështuan për herë të dytë radhazi ta konstituojnë Kuvendin e ri të enjten.
Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Njerëzit kanë të drejtë të presim nga liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes të vendit”, tha ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, në një reagim në Facebook të enjten.Ai tha se Kosova ka nevojë “urgjente” për formimin e institucioneve të reja, pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhje.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, përndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, hap që duhet të kalohet për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Por, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thekson se një akt i tillë formal është i panevojshëm, për shkak se ekzekutivi është në detyrë, apo dorëheqje që nga 23 marsi.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se konstituimi i Kuvendi i Kosovës ka ngecur, “për shkak të taktikave penguese”.
“Qytetarët meritojnë politikanë që e qesin Kosovës para politikave partiake. Prandaj, e përsëris: Bashkëpunimi i mirëfilltë është urgjentisht i nevojshëm për të garantuar institucione funksionale dhe formim të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, shkroi Rohde në rrjetin social Bluesky.
Nuk është e qartë nëse mosmarrëveshjet mes partive parlamentare do të zgjidhet para mbajtjes së vazhdimit të seancës së ndërprerë të enjten, e caktuar për të shtunën e 19 prillit.
Në seancën e së enjtes, e cila ishte vazhdimësi e seancës së ndërprerë të martën, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike dhe më pas tha se nuk kishte konsensus se si të vazhdohet tutje, duke njoftuar se seanca do të vazhdojë më 19 prill në mesditë.
PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë të enjten se dorëheqjet formale të anëtarëve të Qeverisë do ta zhbllokonin konstituimin e Kuvendit.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.
Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës./REL -

Spahiu: Çudi, por të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja
Juristi Kreshnik Spahiu flet për votën e emigrantëve. Ai thotë se PS ka epërsi ndaj partive të tjera. Për të të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja.
”4 parti kanë epërsi për votën e diasporës, ato që kanë më aktive PD, PS ‘Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia’, pasi kanë punuar më shumë në diasporë. Në diasporë do të ketë probleme, sepse fleta e votimit i shkon një familje në një adresë dhe ata të gjithë do e plotësojnë bashkë.Unë kam parë në Milano në Breshia në disa qytete të tjera që janë një grup emigrantësh që marrin pjesë në çdo miting në partitë e reja ose të vjetra dhe kjo e bënë të paparashikueshme rezultatin. Edhe shqiptarët janë bërë pak mjeshtra duke luajtur me 3 ose 4 porta. Por socialistët do kenë epërsi tek vota e emigrantëve sepse kanë punuar më shumë”.