Tag: partive

  • Fushata e 11 Majit?  Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe; Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Fushata e 11 Majit? Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe; Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Analistët Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko komentuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV fushatën e 11 majit që po mbyllet. Ndërsa Zogaj tha se ajo ishte e njëjtë me të mëpërshmet, Nazarko u shpreh se risi është përfshirja e partive të reja.
    Pjesë nga biseda
    Preç Zogaj: Kjo fushatë ishte një dejavu, një gjë e parë disa herë. Fushata e dy partive të mëdha ishte një gjë që e kishim parë disa herë. Një gjë për ta hequr qafe, që nuk ke si ja bën.
    Rama është bërë protagonist që në 1998, ministër ishte , por Berisha 30 e ca vjet. Të njëjta fjalë, grimasa, mënyra komunikimi.
    Ky lloj komportimi, sikur gjenialitet të jetë, bëhet monoton.
    Mentor Nazarko: Është dominuar fushata nga dy personazhe, që shoqërojnë jetët tonë prej disa dekadash. Si risi është përfshirja e partive të reja. Demokracia shqiptare funksionon, me gjithë skepticizmin tënd, funksionon sepse partitë e reja po rriten në përqindjen e preferencën që ka populli për to. Kjo e ndikon sadopak ofertën programore të partive të vjetra. Ka patur edhe një dimension të ndërkombëtarizimit, për shkak të përfshirjes së konsultentit amerikan për opozitën, apo Bashkimit europian si slogan dhe ofertë e PS.
    Ishte i pranishëm edhe SPAK. Këto ishin disa elementë që e karakterizuan”.

  • Fushata e 11 majit, Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe. Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Fushata e 11 majit, Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe. Nazarko: Partitë e reja ishin risi

    Analistët Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko komentuan në emisionin ”Të Paekspozuarit” fushatën e 11 majit që po mbyllet. Zogaj tha se ajo ishte e njëjtë me të mëpërshmet, Nazarko u shpreh se risi është përfshirja e partive të reja.
    Preç Zogaj: Kjo fushatë ishte një dejavu, një gjë e parë disa herë. Fushata e dy partive të mëdha ishte një gjë që e kishim parë disa herë. Një gjë për ta hequr qafe, që nuk ke si ja bën. Rama është bërë protagonist që në 1998, ministër ishte , por Berisha 30 e ca vjet. Të njëjta fjalë, grimasa, mënyra komunikimi. Ky lloj komportimi, sikur gjenialitet të jetë, bëhet monoton.

    Mentor Nazarko: Është dominuar fushata nga dy personazhe, që shoqërojnë jetët tonë prej disa dekadash. Si risi është përfshirja e partive të reja. Demokracia shqiptare funksionon, me gjithë skepticizmin tënd, funksionon sepse partitë e reja po rriten në përqindjen e preferencën që ka populli për to. Kjo e ndikon sadopak ofertën programore të partive të vjetra. Ka patur edhe një dimension të ndërkombëtarizimit, për shkak të përfshirjes së konsultentit amerikan për opozitën, apo Bashkimit europian si slogan dhe ofertë e PS.

  • Dështon sërish tentativa e 11-të për konstitutim të parlamentit të Kosovës

    Dështon sërish tentativa e 11-të për konstitutim të parlamentit të Kosovës

    Kuvendi i Kosovës, edhe në përpjekjen e 11-të nuk arriti të konstituohet, për shkak të mungesës së dakordësimit mes partive parlamentare.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i bëri sërish thirrje partive opozitare – PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe – që të propozojnë anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por kërkesa e tij u refuzua.
    Këto parti vijojnë të kundërshtojnë mënyrën e votimit të propozuar nga LVV-ja, e cila kërkon që kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të fshehtë. Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë. Seanca pritet të rifillojë të mërkurën, në orën 10:00.

  • Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

    Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

    Në politikë financimi është një faktor kyç për suksesin e një fushate elektorale, por jo të gjithë kandidatët e kanë të njëjtën mundësi për të siguruar mbështetje financiare.
    Klementina Meçi, kandidate për Këshillin Bashkiak Durrës nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2023, tregon se nuk kishte marrë nga partia asnjë fond për fushatën e saj, po ishte mbështetur tërësisht te “financat modeste të familjes”.
    Madje edhe zyrën elektorale ia kishte dhënë falas një shok i saj për përdorim gjatë kësaj periudhe, si një formë mbështetjeje morale ndaj saj. Ajo nuk është një rast i vetëm.
    Pengesa serioze për gratë në politikë
    Sipas një studimi të kryer nga Rrjeti i grave “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e NDI përmes Foreign and Commonwealth Development Office (FCDO) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, “Barazia Gjinore, Paratë dhe Politka”, ku gratë u pyetën se si partia politike e ka mbështetur kandidaturën e tyre, përgjigjja e tyre ishte se “partia politike ofron vetëm ndihmë dhe financim për të mbështetur aktivitetet e partive, duke u lënë atyre përgjegjësinë – logjistike dhe financiare – për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta dhe aktivitete individuale me qytetarët. Konkretisht, 68.24% e grave kandidate thanë se i kishin vetëfinancuar aktivitetet e tyre të fushatës”.
    Mungesa e aksesit të barabartë në burime financiare dhe mbështetje vazhdon të jetë një pengesë serioze për gratë në politikë. Kjo jo vetëm që u vështirëson atyre zhvillimin e fushatave elektorale në kushte të barabarta me burrat, por gjithashtu ndikon negativisht në ecurinë dhe përfaqësimin e tyre në lidershipin politik. Për rrjedhojë, pa mbështetjen e duhur financiare, gratë kanë më pak mundësi për të promovuar veten, për të organizuar ekipe efektive dhe për të arritur te votuesit.
    Fond i dedikuar për gratë nga fondet e tjera të partisë
    Në këto kushte, disa studime sugjerojnë se një mekanizëm që mund të ndihmojë gratë në tejkalimin e kësaj pengese është financimi publik me fokus gjinor. Një skemë e tillë, sugjerojnë ekspertët, mund të shërbejë si një mjet për të detyruar partitë politike të mbështesin më shumë gra, duke i dhënë atyre mundësi të barabarta në fushatat elektorale dhe në vendimmarrje.
    Në Shqipëri është paraqitur një propozim i rëndësishëm, “Integrimi i Prespektivës gjinore në partitë politike”, për të adresuar paragjykimin dhe sfidat që hasin gratë gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar nevojën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse politike. Ky propozim, i ardhur nga Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje synon të garantojë një mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme për gratë dhe vajzat brenda partive politike.
    10% e financimit publik për gratë në partitë politike
    Një nga pikat kyçe të propozimit është një pjesë e buxhetit prej 10% nga financimi publik t’u shkojë grave në partitë politike. Sipas propozimit, ky fond duhet të menaxhohet vetëm nga strukturat e grave brenda partive politike dhe i dedikohet rritjes së kapaciteteve të grave dhe vajzave, nismave për mbështetjen e grave në fushatat zgjedhore, etj.
    “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave të grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse. Raportimi pranë KQZ në lidhje me shpenzimet që i përkasin kësaj shume, bëhet në mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e financave për të cilat raporton partia politike përkatëse”, thuhet në propozim.
    Hap i vogël, por domethënës
    Shifra 10%, për drejtuesen e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani është parë si një hap i vogël, por domethënës për të krijuar një frymë të re brenda partive politike, drejt ndihmës dhe mbështetjes për gratë në Shqipëri, duke synuar jo vetëm përfaqësimin e barabartë, por edhe fuqizimin e tyre për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse politike.
    Një pikë tjetër e këtij propozimi është edhe “Motivimi i partive politike përmes ndërlidhjes së shumës së financimit publik apo rimbursimit të shpenzimeve të fushatës zgjedhore me përqindjen e kandidateve gra të paraqitura nga secila parti dhe/ose të atyre që zgjidhen si deputete në Parlament”.
    E thënë ndryshe, sa më shumë gra dhe vajza kandidate për deputete ose këshilltare bashkiake ka një forcë politike, aq më e madhe do të jetë shuma financiare që do të marrin nga buxheti i shtetit për zgjedhje.
    Për të gjitha partitë politike që nuk e zbatojnë këtë pikë, parashikohen sanksione ligjore, penalitete, si edhe sugjerohet dhe krijimi i mekanizmave monitorues për të garantuar respektimin e ligjit.
    Përvoja e rajonit
    Nga analiza e vendeve të rajonit, vihet re se financimi publik i synuar për gratë në politikë mbetet një sfidë. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë masa ligjore që sigurojnë një shpërndarje të dedikuar të fondeve publike për të mbështetur gratë në politikë.
    Bosnje dhe Hercegovina
    Sa i përket fondeve shtetërore, Bosnje dhe Hercegovina ka një sanksion në ligjin për financimin e partive politike që 10% e totalit të buxhetit t’i shpërndahet grupeve parlamentare në promocion me vendet e fituara nga gjinia më pak e përfaqësuar. Ky është një incentiv edhe më i madh, përveç kuotës së parashikuar në ligjin zgjedhor, për 40% të kandidateve nga gjinia më pak e përfaqësuar (gratë dhe vajzat).
    Mali i Zi
    Në Malin e Zi nga fondi i përgjithshëm buxhetor i shpërndarë për partitë politike, përveç ndarjeve të tjera bazuar në rezultatet zgjedhore, 20% e totalit të këtij buxheti u shpërndahet forcave politike bazuar në numrin e të zgjedhurve që ato kanë në parlament ose këshillave bashkiak që i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, në rastin konkret, grave dhe vajzave.
    Ndërkohë parashikohen dhe fonde vjetore të posaçme për organizatat e grave brenda partive politike, si ato parlamentare dhe ato të përfaqësuar në Këshillat Bashkiak. Mirëpo, përtej ligjit të shkruar mirë në letër, zbatimi i saj ka lënë jo pak për të dëshiruar dhe efektet e saj nuk kanë qenë ato të pritshmet.
    Kurse në vendet e tjera, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, mungojnë dispozitat ligjore për këtë çështje. Me përjashtim të Partisë së Lirisë dhe Vetëvendosjes partitë e tjera politike nuk e kanë të përfshirë në statute mbështetjen financiare për gratë. Kjo tregon një nevojë urgjente për reforma të mëtejshme për të siguruar një barazi të vërtetë gjinore në politikë./DW

  • Sërish tentativë/ Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e 11-të për konstituimin e legjislaturës

    Sërish tentativë/ Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e 11-të për konstituimin e legjislaturës

    Në të gjitha tentativat e mëparshme nuk kishim rezultat të konstituimit të legjislaturës në Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimin e nëntë të seancës nuk pati lëvizje pozitive drejtë konstituimit të Kuvendit të Kosovës . As për herë të dhjetë me radhë të shtunën, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të konstituohet. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të shtunën u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.
    Por, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi mënyrën e drejtimit të seancës, duke mos propozuar kandidatë për komision. As LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë për komisionin, duke mbajtur qëndrimin e njëjtë si në seancat e kaluara. Ndërkohë, nga 106 deputetë të pranishëm, vetëm 54 votuan pro krijimit të komisionit, një kundër, dhe asnjë abstenim, numër që nuk mjaftoi për kuorum. Pas përfundimit të seancës, përfaqësues të partive politike vazhduan me akuza ndaj njëra-tjetrës për moszgjedhjen e kryeparlamentarit.
    Përfaqësuesit e partive kundërshtuese kanë thënë se Albulena Haxhiu nuk do të votohet për kryekuvendare as në vazhdimin e seancës të hënën paradite. Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve. Votimi i kryekuvendarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

  • Alibeaj: Sulmi i Ramës ndaj partive të reja tregon pasigurinë për marrjen e 71 mandateve

    Alibeaj: Sulmi i Ramës ndaj partive të reja tregon pasigurinë për marrjen e 71 mandateve

    Pas deklaratës nga Rama për partitë e vogla që nuk do bëjë koalicion nëse do të kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur edhe përgjigja nga Enekelejd Alibeajn. Për të kjo tregon pasigurinë e kryeministrit për marrjen e shumicës së mandateve.
    ”Rama sot një sulm intensiv ndaj partive të reja dhe kuptohet që pasiguria është ajo që e ka kapluar Ramës pasiguria se mund të marrë 71 mandate. Sot kush di ta lexojë sulmin ndaj partive të reja, kupton pasigurinë që ka Rama për marrjen e shumicës. Në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës ka një emërues të përbashkët te shqiptarët e lodhur nga politika që binomin; Rama-Berisha nuk duan ta shohin nga jugu në veri. Ajo që unë kam thënë është se do të ishte e rëndësishme për publikun që Rama më 12 maj të mos gdhihej me shumicë me 71 mandate. Është një profeci që mesa duket po përmbushet dita-ditës”,-tha në ”A2cnn”.

    Alibeaj përjashton mundësinë e një aleance me Ramën dhe Berishën. I pyetur nëse shqiptarët janë të agtshëm të votojnë koalicionin “Djathtas për Zhvillim”, Alibeaj përgjigjet: ”Çdo shqiptar që do të na votojë ne nuk do të ketë asnjë surprizë apo kapërcime amorale në parlamentin e ardhshëm. Kemi eksperiencën shtetformuese dhe nuk është pak, se sot shqiptarët vuajnë nga mungesa e shtetit.
    Së treti nuk kemi asnjë problem me drejtësinë. Të kesh pasur doza pushteti dhe asnjë nga ne nuk ka asnjë problem me ligjin. Sfida më e madhe e karakterit është pushteti dhe e fundit oferta elektorale e jona është racionale, e ndershme me zgjidhje konkretet që identifikon çështjet kryesore të munguar të procesit të shtetformimit”.

  • “Boria e parë e humbjes, ra dje”/ Kryeministri Rama bashkëbisedim me ndjekësit në ‘Sy m’sy’: Këneta, një mal me…

    “Boria e parë e humbjes, ra dje”/ Kryeministri Rama bashkëbisedim me ndjekësit në ‘Sy m’sy’: Këneta, një mal me…

    Kryesocialisti, Edi Rama ka vijuar edhe sot “traditën” e bashkëbisedimit me ndjekësit në rubrikën ‘Sy m’sy’. Rama e nisi me rezolutën e miratuar këtë të mërkurë në samitin e Partive Popullore Evropiane të mbajtur Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike. Ai theksoi se dje u dëgjuan “boritë e para” të humbjes së zgjedhjeve të 11 majit për Partinë Demokratike.
    “Kemi disa gjera besoj për të filluar duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra dje, ra dje boria në mbledhje në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe s’dinë as ato çfarë të bëjnë dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin, blerja vote me leke dhe me kanabis, punësime elektorale dhe prokurorime favorizuese për mbështetësit e socialistëve, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetim kundër kandidatëve të opozitës.
    D.m.th. një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasura zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka patur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se në ndërkohë kemi një strukturë të tërë, që është SPAK, që është në terren dhe është edhe në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve.
    Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.”, tha Rama.

  • Videolajm/ Berisha ‘ngec’ edhe në Valencia në samitin e PPE

    Videolajm/ Berisha ‘ngec’ edhe në Valencia në samitin e PPE

    Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës, ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane. Berisha mbajti edhe një fjalim ku akuzoi se Rama e ktheu betejën zgjedhore në fasadë, ndërsa sipas tij shtetin e shndërroi në makineri elektorale.
    Por ndërsa po akuzonte Ramën, e madje po komentonte edhe veshje n e tij, Berisha ngeci edhe para liderëve të partive simotra të PD.
    “Berisha: Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha….(ngec)”.
    Klikoni videon:

  • Vota e 11 majit/ Sondazhi në Real Story: PS fiton Elbasanin me 58.3 %. Asnjë prej partive të reja nuk prodhon mandate

    Vota e 11 majit/ Sondazhi në Real Story: PS fiton Elbasanin me 58.3 %. Asnjë prej partive të reja nuk prodhon mandate

    ABC News dhe Angi Ricerche zbulojnë sot të dhënat e sondazhit të dytë për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë sondazh janë kontaktuar, përmes formave të ndryshem rreth 8400 vetë, nga të cilët janë përgjigjur dhe janë përpunuar e 3 mijë personave.
    Pyetjes ‘Kë votoni më shumë kandidatin apo partinë?’ , nga të dhënat 30.1 për qind votuan kandidatin, ndërsa partinë 45.8 për qind.Gjithashtu nga elektorati i Elbasanit dhe nga të anketuarit 58.3 për qind votojnë PS, 36.1 përqind votojnë AMSH, 4.1 për qind ‘Shqipëria Bëhet’ ndërsa Koalicioni Euroatlantik është me 1.8 për qind.
    Kraharuar me shifrat e vitit 2021 dhe me të dhënat e sondazhit të publikuar në ABC News asnjë prej partive të reja nuk prodhon mandate dhe votat e tyre i shkojnë partive të mëdha. Sipas shifrave në këto zgjedhje PS rikuperon një mandat që i ikën koalicionit të Sali Berishës.
     

  • Kosovë, Kuvendi mbetet i bllokuar, dështon edhe përpjekja e shtatë për konstituimin e parlamentit të ri

    Kosovë, Kuvendi mbetet i bllokuar, dështon edhe përpjekja e shtatë për konstituimin e parlamentit të ri

    Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as në tentativën e shtatë radhazi, këtë të dielë.
    Arsyeja mbetet e njëjtë, kandidatja e partisë fituese Albulena Haxhiu nuk siguroi votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.
    Në prag të seancës, përfaqësues të partive parlamentare kishin paralajmëruar dështimin duke thënë se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara.

    Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mosdakordimit mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për emrin e kryetarit të Kuvendit.
    Vetëvendosja nuk i ka numrat e nevojshëm, e megjithatë nuk pranon ta ndërrojë emrin e Haxhiut me një kandidat më konsensual.
    Nga ana tjetër, opozita mbetet e vendosur për të mos i dhënë mbështetje Haxhiut.
    Nga partitë e mëdha kanë paralajmëruar se e njëjta situatë nuk mund të vazhdojë përgjithmonë dhe nëse nuk ka një konsensus, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
    Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve iu duhen të paktën 61 vota për t’u zgjedhur.
    /vizionplus.tv