Kreu i Partisë Mundësia organizoi sot në Tiranë një tryezë të hapur për mbrojtjen e drejtësisë në luftën e saj ndaj korrupsionit. Pjesë e tryezës ishin anëtarë të shoqërisë civile dhe jo vetëm politikanë opozitarë.
Shehaj theksoi se qytetarët sot nuk e kanë humbur pulsin opozitar, por kërkojnë besueshmëri nga aktorët politikë kundër qeverisë.
Shehaj përmendi se edhe politikanë me pushtet politik sot janë në hetim nga drejtësia, prandaj kjo e fundit po merr sulme nga pushteti që kërkon tëe minojë punën e saj.
Agron Shehaj: Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?!
Ne perceptojmë çdo ditë mbështetje të jashtëzakonshme për drejtësinë por nuk shohim mbështetje për alternativën politike opozitën. Disa thonë se partitë duhen bërë bashkë. Nuk besoj se mjafton. Duhet një bashkim përtej partive politike. Duhet një bashkim përtej partive politike se mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë ditën që do drejtohet nga subjektet që kanë besueshmëri. Nuk mjafton të jesh opozitar, duhet të kesh besueshmëri. Kjo është ajo që mendoj duhet të fitojmë te qytetarët. Ti bëjmë gjyqin qytetarët, një debat që bëhet mos është shoqëria që nuk bën, që ka humbur nervin opozitar, mendoj se ne duhet të fitojmë besimin e qytetarëve. Dua të shpjegoj arsyen e kësaj tryeze. Për pjesën më të madhe prej jush, nuk është e lehtë të vish në një tryezë. Prapë keni sikletin të jeni në një tryezë ku ka politikanë.
Nuk dua ta zgjas shumë, e kotë të them kërcënimet nga të gjitha anët ndaj drejtësisë. Jam i bindur se është vetëm, fillimi. Edhe për sa iu takon luftës ndaj drejtësisë. Është dhe fillimi i reagimit të politikës ndaj drejtësisë. Do përdorin parlamentin për të ndryshuar kushtetutën. Qëllimi i këtij takimi të diskutojmë, të shkëmbejmë mendime si të mbrojmë këtë drejtësi. Kam rezerva si po bëhet, por flasim për një drejtësi që më në fund ekziston. Kjo që shohim as nuk e imagjinonim që të ndodhte.
Tag: partive
-

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…
-

‘Drejtësia po sulmohet nga ata që e dinin veten të paprekshëm’, Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike
Kreu i Partisë Mundësia organizoi sot në Tiranë një tryezë të hapur për mbrojtjen e drejtësisë në luftën e saj ndaj korrupsionit. Pjesë e tryezës ishin anëtarë të shoqërisë civile dhe jo vetëm politikanë opozitarë.
Shehaj theksoi se qytetarët sot nuk e kanë humbur pulsin opozitar, por kërkojnë besueshmëri nga aktorët politikë kundër qeverisë.
Shehaj përmendi se edhe politikanë me pushtet politik sot janë në hetim nga drejtësia, prandaj kjo e fundit po merr sulme nga pushteti që kërkon tëe minojë punën e saj.
Agron Shehaj: Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?!
Ne perceptojmë çdo ditë mbështetje të jashtëzakonshme për drejtësinë por nuk shohim mbështetje për alternativën politike opozitën. Disa thonë se partitë duhen bërë bashkë. Nuk besoj se mjafton. Duhet një bashkim përtej partive politike. Duhet një bashkim përtej partive politike se mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë ditën që do drejtohet nga subjektet që kanë besueshmëri. Nuk mjafton të jesh opozitar, duhet të kesh besueshmëri. Kjo është ajo që mendoj duhet të fitojmë te qytetarët. Ti bëjmë gjyqin qytetarët, një debat që bëhet mos është shoqëria që nuk bën, që ka humbur nervin opozitar, mendoj se ne duhet të fitojmë besimin e qytetarëve. Dua të shpjegoj arsyen e kësaj tryeze. Për pjesën më të madhe prej jush, nuk është e lehtë të vish në një tryezë. Prapë keni sikletin të jeni në një tryezë ku ka politikanë.
Nuk dua ta zgjas shumë, e kotë të them kërcënimet nga të gjitha anët ndaj drejtësisë. Jam i bindur se është vetëm, fillimi. Edhe për sa iu takon luftës ndaj drejtësisë. Është dhe fillimi i reagimit të politikës ndaj drejtësisë. Do përdorin parlamentin për të ndryshuar kushtetutën. Qëllimi i këtij takimi të diskutojmë, të shkëmbejmë mendime si të mbrojmë këtë drejtësi. Kam rezerva si po bëhet, por flasim për një drejtësi që më në fund ekziston. Kjo që shohim as nuk e imagjinonim që të ndodhte. -

Gonzato korrigjon Kos: BE kushtëzon integrimin me zgjedhjet e lira
Gonzato korrigjon Kos: BE kushtëzon integrimin me zgjedhjet e lira
Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”. Ky pohim i eurokomisioneres Marta Kos trazoi politikën e Tiranës për disa javë, ndaj qëndrimi zyrtar i Brukselit mbi procesin elektoral të 11 majit u nënvizua në mënyrë të detajuar nga ambasadori Silvio Gonzato, gati si një korrigjim i zyrtares së BE-së.
“Të gjitha këto janë rekomandime të raportit final të OSBE/ODIHR, i cili evidentoi sfida të rëndësishme, nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore te kushtet e pabarabarta të fushatës, mbikëqyrja e kufizuar dhe nevoja për të forcuar më tej neutralitetin institucional dhe transparencën në financimin politik. Adresimi i këtyre çështjeve është thelbësor jo vetëm për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme, por edhe për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Gonzato, shkruan A2 CNN.
Kjo thirrje e kreut të delegacionit të BE-së u bë gjatë tryezës të organizuar në kuadër të reformës zgjedhore, dedikuar veçanërisht financimit të partive politike. Ilirjan Celibashi kishte dalë me një listë rekomandimesh, dhe ajo që bëri më shumë zhurmë lidhej me sanksionet e propozuara ndaj partive politike.
“Partitë që nuk raportojnë, nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe, nëse kanë marrë financim nga buxheti i shtetit, do të duhet të përballen edhe me sanksione financiare. Marrja pjesërisht e këtyre partive në zgjedhje do të duhet të lejohet vetëm në kushtet e depozitimit të raporteve financiare të padepozituara dhe të pagimit të sanksioneve financiare kur është rasti”, tha Celibashi.
Këto ndryshime duhet të miratohen nga politika, e cila përfaqësohej në tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore, ulur krah njëri-tjetrit. Por këtë herë, konsensusi është më shumë dëshirë sesa domosdoshmëri, pasi socialistët kanë numrat e nevojshëm për të miratuar ndryshimet.
Bashkëpunimi është i vështirë, pasi ka ligje që prekin interesat e partive politike. Në fund të fundit, duhet ta kemi këtë ligj sa më parë të jetë e mundur, pa e lodhur me lidhje të tjera. Konsensusi politik është shumë i vështirë dhe, sa më shumë t’i afrohemi datës së zgjedhjeve pa një marrëveshje për reformë zgjedhore, gjë që edhe mund të ndodhë, për shkak të nevojës së një bllok skeme, ne lëmë gjithçka pa rregulluar”, tha Gjiknuri.
Kolegu i tij, rivali demokrat Oerd Bylykbashi, ishte më i drejtpërdrejtë me fenomenet elektorale shqiptare, duke ngritur si shqetësim financimet e dyshimta të partive politike.
“Çështja e parë që duhet parë janë burimet e financimit të partive: a janë të mjaftueshme dhe të pastra? A kanë partitë resurse që i bëjnë ato imune ndaj aktorëve të tretë të jashtëm apo edhe ndaj krimit të organizuar?”, u shpreh ai.
Mes akteve që pritet të prekë reforma zgjedhore është ligji për funksionimin e partive, i cili ndikon drejtpërdrejt mënyrën e funksionimit të subjekteve politike në vend -

Financimi i partive politike, Celibashi: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit! Gonzato: Transparenca jep siguri! PS-PD bien dakord
ilirjan celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi foli sot për nevojën e një ligji të ri sa i përket çështjes së financimit të partive politike. Sipas Celibashit, duhet të ketë sanksione dhe gjoba për partitë që kanë përfituar financim pa raportuar, duke shtuar se nuk duhet as të marrin pjesë në zgjedhje.
“Kemi nevojë për rregulla të përmirësuara në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të institucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit. Duhet të ketë gjoba që lidhen me përqindjen e fondeve publike të marra, pezullim të fondeve publike për vitin pasardhës, konfiskim fondesh e deri në përgjegjësi penale kur është rasti i shkeljeve të rënda abuzive”, tha Celibashi.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se transparenca në financimin e partive politike është shumë e rëndësishme, pasi mbyll hapësirat për korrupsion. Pa këtë hap, sipas Gonzatos, nuk mund të mbyllet asnjë kapitull, teksa theksoi se financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik.
“Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. BE është krenare, që mbështet këtë proces. Jemi në një moment kritik për Shqipërinë, kur pritet që vendi të ecë përpara në mbylljen e kapitujve drejt BE-së. Duhet të mbrohet konkurrenca e pandershme në zgjedhje. Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë dhe institucionet nga çdo ndërhyrje e huaj e mundshme. Transparenca financiare e partive politike mbyll dhe hapësirat për korrupsion”, tha Gonzato.
Ndërkohë, dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, socialisti Damian Gjinknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi, shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar në këtë drejtim. Gjiknuri sugjeroi se nëse ekspertët kanë një draft për këtë, të hidhet për konsultim nga të gjitha palët.
“Bashkëpunimi është i vështirë pasi ka ligje që prekin interesat e partive politike. Nëse ekspertët tanë do të kenë një draft, ta hedhim për konsultim dhe të organizojmë një tryezë të gjithë siç jemi, për të parë se çfarë mund të përmirësojmë bazuar në mundësitë që ka Shqipëria”, tha Gjinknuri.
Nga ana tjetër, Bylykbashi ngriti problemin e financimit nga krimi i organizuar. Sipas tij është e rëndësishme të verifikohet nëse burimet e financimit të partive janë të mjaftueshme dhe të pastra.
“Problem i madh financimi nga krimi i organizuar. Çështja e parë që duhet parë, burimet e financimit të partive a janë te mjaftueshme dhe të pastra. A kanë partitë resurse qe i bëjnë me imune nga aktorë të tretë të jashtëm apo dhe nga krimi”, u shpreh Oerd Bylykbashi, udhëheqës i reformës në emër të PD.”, tha Bylykbashi./ZËRI -

‘Ligj për financimin e partive të miratohet brenda dhjetorit’, Celibashi: Reforma Zgjedhore të sigurojë transparencë
Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në Universitetin e Helsinkit.
I pranishëm në konferencë, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe ndryshimet duhet të bëhen me transparencë.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij bëri bilancin me problematikat e hasura dhe bëri thirrje që ligji i ri për financimin e partive politike të miratohet brenda dhjetorit.
Dy bashkëkryetarët e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi thanë se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, por konsensusi është i vështirë.
Sipas të dhënave, në vitin 2024, 84 nga 135 nuk dorëzuan raport financiar, prandaj edhe sugjerohet që financimi nga buxheti i shtetit dhe pjesëmarrja në zgjedhje do të bëhet për ato parti të cilat kanë impakt real. -

“Kujdes financimin e partive”, Gonzato: Siguroni transparencë të plotë. Celibashi: Duhen ndryshime ligjore
Partitë politike duhet të tregohen më transparente sa i përket financimeve. Ky ishte mesazhi i ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili theksoi se raportimi i burimit të parave është i domosdoshëm për një konkurrencë të drejtë.
“Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të çuar përpara reformat që sigurojnë transparencë në financimin e partive dhe fushatave, forcojnë mbikëqyrjen e pavarur, adresojnë nevojën për të parandaluar abuzimin e burimeve publike për qëllime zgjedhore, nevojën për të mbështetur debatin publik të bazuar në fakte dhe për të mbrojtur konkurrencën zgjedhore nga ndikimi i padrejtë, duke përfshirë edhe në sferën dixhitale”, tha Gonzato.
Të njëjtën linjë mbajti dhe kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i cili ngriti shqetësimin se partitë politike nuk pasqyrojnë të plota burimet financiare.“Kuadri rregullator mbi financimi ka boshllëqe dhe paqartësi dhe kemi mospërputhje mes ligjit për partitë politike dhe kodit zgjedhor për sanksionet financiere, mungesë të rregullimit të plotë të ndihmës financiare të ndaluar, rregulla të pamjaftueshme për subjektet e treta dhe reklamat online. Partitë që nuk raportojnë nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa ato që kanë marrë fonde publike dhe nuk kanë paraqitur aktivitetin e tyre duhet të përballen me sanksione financiare”, tha Celibashi.
Si përfaqësues të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD theksuan se këto problematika do të adresohen gjatë mbledhjeve.
KQZ propozon që kontrolli vjetor të kryhet vetëm për partitë me aktivitet real dhe me financim nga buxheti i shtetit, duke shmangur auditimin formal të partive joaktive. /vizionplus.tv -

“Të qartësohet si dhe sa”, Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot, 3 dhjetor 2025, se brenda muajit dhjetor duhet miratuar një ligj i ri, që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit periodik të partive politike.
“Kemi nevojë për rregulla të përmirësuar në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të insttitucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit”, tha Celibashi.
Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.
“Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi informal”, theksoi ai.
Partitë që nuk do të raportojnë, tha ai, nuk do të marrin dot pjesë në zgjedhje dhe madje do të përballen me sanksione financiare. -

Financimi i partive politike, Gonzato: Transparenca mbyll hapësirat për korrupsion
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalën e mbajtur në tryezën, për financimin e partive politike dhe reformën zgjedhore, foli për të dy nismat.
Gonzato u shpreh se transparenca në financimin e partive politike është shumë e rëndësishme, pasi mbyll hapësirat për korrupsion.
“Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. BE është krenare, që mbështet këtë proces. Jemi në një moment kritik për Shqipërinë, kur pritet që vendi të ecë përpara në mbylljen e kapitujve drejt BE-së. Duhet të mbrohet konkurrenca e pandershme në zgjedhje. Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë dhe institucionet nga çdo ndërhyrje e huaj e mundshme. Transparenca financiare e partive politike mbyll dhe hapësirat për korrupsion”, tha ai.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, Gonzato deklaroi se duhet një reformë, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që të krijojë barazi në garën politike.
“Duhet një reformë zgjedhore, e cila krijon mjedis, që krijon vërtetë barazi. Ne kërkojmë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në përputhje me rekomandimet e OSBE- ODIHR”, u shpreh Gonzato.
Ndërkaq, edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se duhet reformë për financimin e partive politike, që arrihet përmes kalimit të një ligji në parlament, që garanton më shumë transparencë, auditim dhe sanksione të forta. -

Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot, 3 dhjetor 2025, se brenda këtij muaji, duhet miratuar një ligj i ri, që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit periodik të partive politike.
Ai bëri të ditura propozimet konkrete të KQZ-së.
“Kemi nevojë për rregulla të përmirësuara në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të institucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit”, tha Celibashi.
Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ-së tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.
“Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi informal”, theksoi ai.
Partitë që nuk do të raportojnë, u shpreh Celibashi, nuk do të marrin dot pjesë në zgjedhje dhe madje do të përballen me sanksione financiare.
Celibashi nënvizoi se ka ardhur koha për një arkitekturë të re të financimit politik.
“Një financim më i mbikëqyrur, më i standardizuar, më transparent, ku auditimi është i pavarur dhe ku sanksionet janë efektive”, përfundoi kreu i KQZ-së. -

Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike
Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike.
Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën.
Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë”
Me gjithë shkeljet e konstatuara, për ekspertët e partive politike, auditimi i partive politike është i mangët, pasi sipas tyre jo çdo shpenzim deklarohet.
“Auditimet e pasqyrave financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, edhe pse kryhen nga ekspertë kontabël të autorizuar edhe/ose nga kompani të specializuara në ofrimin e shërbimeve të tilla, janë vetëm formalisht të sakta”, tha Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
“Në të vërtetë, situata është krejt ndryshe dhe vlerësime të ndryshme flasin për burime të tjera të ardhurash dhe shpenzimesh të padeklaruara apo të padeklarueshme që shkojnë në nivele dhjetëra herë më të larta se ato që pasqyrohen në bilance”, shtoi ai.
Nga 135 parti politike që janë regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vetëm 51 prej tyre kanë dorëzuar në kohë raportin financiar, 1 e ka dorëzuar jashtë afatit dhe 84 të tjera rezultojnë se nuk kanë dorëzuar raport financiar për vitin 2024 në KQZ.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partitë që kanë depozituar janë gjetur në shkelje. Mes subjekteve të sanksionuara ishin dhe disa nga partitë kryesore politike në vend, përfshirë Partinë Demokratike, Demokracinë Sociale dhe Partinë Socialdemokrate.
“Audituesi ka konstatuar parregullsi te zëri **Ndërtesa**, te Aktivet Afatgjata Materiale: shuma në vlerën 17.514.683 lekë e regjistruar në datën 1.1.2024, për të cilën subjekti nuk zotëron një dokument pronësie pasi është në proces; është llogaritur amortizimi në shumën 875.734 lekë,” shkruhet në relacionin e KQZ-së për Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Gjatë procedurave të auditimit nuk është arritur të merren evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me plotësinë, ekzistencën dhe saktësinë e vlerës së tyre për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse”, shton relacioni.
Po kjo forcë politike, sipas audituesve, edhe në zërin e tatimit në burim “ka diferencë materiale, pasi është raportuar shifra në bilancin 2024, shuma 134.763 lekë që përfaqëson detyrimin e muajit dhjetor 2023”.
Forca e dytë që ka kryer shkelje gjatë raportimit të bilancit financiar, sipas KQZ-së, është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi.
“Shuma e gjendjes së llogarive bankare sipas ‘statement’-it në 31 dhjetor 2024 nuk përputhet me shumën e raportuar nga partia në raportin vjetor,” shkruan KQZ.
“Për honoraret e dhëna personave që nuk janë regjistruar në listëpagesë nuk është llogaritur tatimi prej 15% të vlerës së dhënë”, sqaron ajo.
Për këto dy forca politike dhe për 4 subjekte të tjera — specifikisht Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Demokracia Sociale — raportet e auditimit janë certifikuar me rezerva, duke u gjobitur me një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj.
Audituesi ka konstatuar gjithashtu se Partia Komuniste e Shqipërisë nuk disponon llogari bankare zyrtare, pohon KQZ-ja, duke shtuar se kjo e ka bërë të pamundur verifikimin e transaksioneve përmes dokumentacionit bankar.
“Sipas deklarimeve, të ardhurat janë realizuar në formë cash nga anëtarësia, në shumën 530 mijë lekë, përmes një blloku mandat-arkëtimesh,” shprehet KQZ.
“Megjithatë, këto nuk janë identifikuar nga ana e audituesit, ndërsa mungesa e dokumentacionit justifikues për shpenzimet nuk mundëson vlerësimin me saktësi dhe siguri të ligjshmërisë së këtyre transaksioneve”, citohet në relacion.
Ndërkohë, për Partinë Ligj dhe Drejtësi, edhe pse nuk kishte dorëzuar raportin financiar, audituesi shprehet se “është kontaktuar me kryetarin e partisë, i cili ka deklaruar se partia është me status pasiv dhe nuk ka të ardhura dhe shpenzime”, ndaj edhe në raport kjo parti rezulton me bilanc zero.
Bashkë me Partinë Ligj dhe Drejtësi, bilanc zero kanë deklaruar edhe 9 subjekte të tjera, të cilat pohojnë se gjatë 2024-ës kanë pasur zero të ardhura dhe shpenzime. Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton edhe një fakt tjetër: mos-auditim për shkak se nuk është pranuar që të paguhet audituesi.
Partia Balli Kombëtar, sipas KQZ-së, rezulton se ka refuzuar “të kryejë pagesën e shërbimit të audituesit ligjor” dhe në këtë mënyrë financat e saj nuk kanë kaluar në sitë.
Procesin e auditimit të financave e shikon me rezerva edhe juristi Rezart Kthupi. Ai tha për BIRN se ligji aktual është mburojë për partitë politike në rastin e shpenzimeve gjatë fushatave elektorale, pasi i detyron që të raportojnë vetëm 60 ditë para zgjedhjeve.
“Është e nevojshme që të hartohet një ligj i posaçëm, ose në alternativë të rishikohen parashikimet e Kodit Zgjedhor përsa i përket financimit të partive politike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të hartohet një ligj i ri për partitë politike, i cili ndër të tjera të krijojë edhe kushtet ligjore në të cilat çregjistrimi i partive politike të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve që kanë për detyrë t’i kontrollojnë ato — si KQZ dhe Tatimet”, shprehet Kthupi.
I mendimit se duhen ndërhyrje në ligj, të paktën për pjesën e auditimit të partive, është edhe eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
“Auditimi duhet të kryhet nga auditi i jashtëm (KLSH), kjo edhe për faktin se partitë përfitojnë fonde publike (partitë parlamentare) dhe kështu rritet siguria në respektimin e standardeve të auditimit”, përfundoi ai.
/reporter.al/