Ashtu si në sondazhin e kaluar, goditjet e drejtësisë majtas e djathtas, po ulin besueshmërinë e qytetarëve te partitë e vjetra politike.
Nga 11 maji, PS ka rënë me 7%, duke rënë poshtë 50%, në 45%. Kurse PD, po ashtu ka rënie me 7%.
Por nëse për PS nuk ka ndryshuar asgjë, ajo vijon të jetë partia më e mbështetur. PD ka rënë për herë të parë edhe nga vendi i dytë.
Nga sondazhi del se 27.6% nuk preferon asnjë nga dy partitë e mëdha, kurse PD e preferojnë 27%. “ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.
Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1209 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.7%.
Tag: partitë
-

SONDAZHI: 45.4% e shqiptarëve preferojnë PS. PD-në e duan vetëm 27.0%
-

Kush-kujt do ia shtrijë dorën e bashkëpunimit për 28 dhjetor? KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në fund të këtij viti, me 28 dhjetor.
Kësisoj, KQZ në faqen e saj, ka njoftuar edhe për afat e ndryshme për partitë politike, përfshirë këtu edhe periudhën brenda të cilës ato duhet të deklarohen për koalicionet mes tyre, shkruan Gazeta Express.
‘‘Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;’’, ka njoftuar KQZ’ja.
Pak ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 28 dhjetorin datën e zgjedhjeve parlamentare.
Edhe pse partitë si PDK, AAK, NISMA e LDK, preferuan një datë të mëhershme, Osmani vendosi për datën e lartcekur. Në anën tjetër, 28 dhjetori është datë të cilën e ka preferuar Lëvizja Vetëvendosje, dhe partitë që janë të afërta me të.
Këto zgjedhje parlamentare janë të dyta gjatë këtij viti, pasi që një proces i tillë zgjedhor është zhvilluar me 9 shkurt.
Megjithatë, nga procesi në fjalë nuk u arrit të krijohej qeveri e re, duke bërë kështu që vendi të përjetonte një krizë të thellë politike për shkak të kësaj, dhe për shkak të konstituimit të kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli partia e parë me 9 shkurt, edhe pse mori mandati dy herë nga Osmani, për dy të mandatuar, Albin Kurti, dhe, Glauk Konjufca, nuk arriti të siguronte votat për qeverinë./Gazeta Express/
-

“PD kërkon 95 bashki, PS synon reduktimin në 35″/ Analisti zbulon prapaskenat e diskutimeve, për Reformën Territoriale
Politologu Afrim Krasniqi ka zbuluar detaje të reja mbi diskutimet për Reformën Territoriale, gjatë një interviste televizive. Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë propozime skajshmërisht të ndryshme për hartën e re administrative, duke kërkuar respektivisht rritje dhe ulje drastike të numrit të bashkive.
“Partia Demokratike ka propozuar një ndarje me 95 bashki, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar uljen e tyre në vetëm 35,” tha Krasniqi, duke e cilësuar mungesën e debateve të brendshme në partitë politike si problem thelbësor për çdo reformë të qëndrueshme.
Krasniqi theksoi se partitë duhet të konsultohen realisht për qëllimet e tyre, përpara se të ndryshojnë sistemin zgjedhor apo administrativ. Ai u ndal edhe te kriza e përfaqësimit dhe mungesa e figurave me profil profesional brenda partive, sidomos në opozitë.
“Sot askush nuk mund të thotë kush mbulon ekonominë, financat, politikat sociale apo shëndetësinë në PD,” u shpreh politologu.
Ai kritiko edhe performancën e deputetëve në parlament, duke theksuar se shumë prej tyre ankohen se nuk u jepet fjala, ndonëse vetë nuk kanë folur asnjëherë në seancat plenare. “Kjo është tallje me jetën publike, tallje me mandatin,” tha Krasniqi. -

Mbahet nesër seanca për Qeverinë e re të Kosovës
Glauk Konjufca, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu
KOSOVË-Të mërkurën e 19 nëntorit është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Ajo do të nisë në orën 14:00.
Ndërkaq, në orën 11:00 është thirrur një seancë tjetër me disa pika të rendit të ditës, sikurse janë formimi i komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës (Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok), çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Seanca për Qeverinë mbahet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, pasi presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e ekzekutivit të ri.
Sipas praktikave, Konjufca pritet të paraqesë një ekspoze para 120 deputetëve dhe të prezantojë kabinetin e ri qeverisës, për votimin e të cilit kërkohen të paktën 61 vota. Pas propozimit si mandatar nga LVV-ja, Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë parlamentare, por jo edhe ndonjë marrëveshje koalicioni.
Ai tha se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Ndërkaq, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh as “mundësi teorike” që të arrihet një koalicion me partitë e tjera shqiptare, të cilat, sipas tij, kanë “ndërtuar një urrejtje hibride ndaj meje”.
Gjatë propozimit të Konjufcës për mandatar, Kurti tha se ai do të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës – post, që Kurti e kishte propozuar Konjufcën në ekzekutivin e propozuar më 26 tetor. Atëkohë, Kurti dështoi të siguronte 61 votat e nevojshme të deputetëve.
Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri.
Mandatari i parë për kryeministër, sipas Kushtetutës i takon partisë së parë.
Pas dekretimit të Konjufcës, Osmani tha se partitë e tjera të mëdha shqiptare nuk kishin emër për mandatar, duke shtuar se në Kushtetutë thuhet se nëse ka emër të propozuar për mandatarin e dytë, presidentja duhet ta emërojë atë, e nuk ka hapësirë që të refuzojë emërimin e tij.
LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.
Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera./REL -

Nesër, do të mbahet seanca për Qeverinë e re të Kosovës
Të mërkurën e 19 nëntorit është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Ajo do të nisë në orën 14:00.
Ndërkaq, në orën 11:00 është thirrur një seancë tjetër me disa pika të rendit të ditës, sikurse janë shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës (Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok), çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, shqyrtimi
Seanca për Qeverinë mbahet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, pasi presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e ekzekutivit të ri.
Sipas praktikave, Konjufca pritet të paraqesë një ekspoze para 120 deputetëve dhe të prezantojë kabinetin e ri qeverisës, për votimin e të cilit kërkohen të paktën 61 vota.
Pas propozimit si mandatar nga LVV-ja, Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë parlamentare, por jo edhe ndonjë marrëveshje koalicioni.
Ai tha se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Ndërkaq, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh as “mundësi teorike” që të arrihet një koalicion me partitë e tjera shqiptare, të cilat, sipas tij, kanë “ndërtuar një urrejtje hibride ndaj meje”.
Gjatë propozimit të Konjufcës për mandatar, Kurti tha se ai do të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës – post, që Kurti e kishte propozuar Konjufcën në ekzekutivin e propozuar më 26 tetor. Atëkohë, Kurti dështoi të siguronte 61 votat e nevojshme të deputetëve.
Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri.
Mandatari i parë për kryeministër, sipas Kushtetutës i takon partisë së parë.
Pas dekretimit të Konjufcës, Osmani tha se partitë e tjera të mëdha shqiptare nuk kishin emër për mandatar, duke shtuar se në Kushtetutë thuhet se nëse ka emër të propozuar për mandatarin e dytë, presidentja duhet ta emërojë atë, e nuk ka hapësirë që të refuzojë emërimin e tij.
LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.
Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera. REL/ -

Nesër seanca për qeverinë e re të Kosovës
Kosova E Martë, 18 Nëntor 2025 17:43
Të mërkurën e 19 nëntorit është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës. Ajo do të nisë në orën 14:00. Kurse në orën 11:00 është thirrur një seancë tjetër me disa pika të rendit të ditës, sikurse janë shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës (Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok), çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, shqyrtimi
Seanca për Qeverinë mbahet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, pasi presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e ekzekutivit të ri. Sipas praktikave, Konjufca pritet të paraqesë një ekspoze para 120 deputetëve dhe të prezantojë kabinetin e ri qeverisës, për votimin e të cilit kërkohen të paktën 61 vota. Pas propozimit si mandatar nga LVV-ja, Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë parlamentare, por jo edhe ndonjë marrëveshje koalicioni.Ai tha se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh as “mundësi teorike” që të arrihet një koalicion me partitë e tjera shqiptare, të cilat, sipas tij, kanë “ndërtuar një urrejtje hibride ndaj meje”.
Gjatë propozimit të Konjufcës për mandatar, Kurti tha se ai do të marrë postin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës post, që Kurti e kishte propozuar Konjufcën në ekzekutivin e propozuar më 26 tetor. Atëkohë, Kurti dështoi të siguronte 61 votat e nevojshme të deputetëve. Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri. Mandatari i parë për kryeministër, sipas Kushtetutës i takon partisë së parë.
Pas dekretimit të Konjufcës, Osmani tha se partitë e tjera të mëdha shqiptare nuk kishin emër për mandatar, duke shtuar se në Kushtetutë thuhet se nëse ka emër të propozuar për mandatarin e dytë, presidentja duhet ta emërojë atë, e nuk ka hapësirë që të refuzojë emërimin e tij. LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në. Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera. /REL/ -

Pa qeveri dhe pa buxhet: Kosova drejt kolapsit institucional nëse dështon edhe mandati i Glauk Konjufcës
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.
Kontaktet me AAK-në pa rezultat
E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t’i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje. Haradinaj konsideron, se “zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik”.
“Ne nuk kemi pasur propozim apo kërkesë për çfarëdo bashkëpunimi. Kanë kërkuar komunikim, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë nga radhët tona edhe me mua në këtë rast. Por nuk e shohim të shkojmë në takime”, ka thënë Haradinaj.
Partitë e tjera opozitare refuzojnë bashkëpunimin
Dy partitë e tjera të deritashme në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare, por vetëm që të blejë kohë.
“Çka po shohim ne këto ditë, është krejtësisht qasja e njëjtë sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë nuk ka pasur as tendencë e as interesim të krijojë institucionet e vendit. E njëjta gjë po ndodh edhe me mandatarin e dytë”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se LDK-ja nuk ka votë për qeverinë Konjufca.
Edhe kryetari në dorëheqje i partisë tjetër, PDK-së, Memli Krasniqi, tha ditë më parë se “nuk ka pasur kontakte me LVV-në dhe as kërkesa prej saj për votimin e qeverisë”. Sipas tij, “zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen pa humbur kohë”. PDK është një pritje të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.
Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme edhe për Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Në Vetëvendosje ndërkaq, nuk janë përgjigjur nëse kanë siguruar ndonjë votë më shumë sesa në përpjekjen e parë për formimin e qeverisë, ku Albin Kurti mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë sa ka parlamenti i Kosovës. Glauk Konjufca i partisë Vetëvendosja i ngarkuarii dytë për krijimin e qeverisë së reFotografi: Press office of the political party Vetëvendosje. Vetë Glauk Konjufca, në ditën e mandatimit nga presidentja për ta krijuar shumicën parlamentare, tha se “dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Osmani: Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë, pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt.
“I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance”, thotë presidentja Osmani.
Analistët: Ngërçi kryeneçësi e partive politike
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet vete, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet shihen në sfond. Blerim Burjani, analist politik, i tha DW-së se “pozita e deritashme e do pushtetin e plotë me formulën, ose krejt ose hiç, ndërsa partitë e deritashme opozitare nuk duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.
“Pra, sipas mendimit tim, nëse dëshirojnë t’i ikin dy palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme, atëherë partitë politike, pozitë dhe opozitë, të pajtohen për të formuar një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë të pavarur. Në këtë situatë presidentja së bashku me partitë politike do të propozonin përbërjen e qeverisë dhe kjo qeveri do të ishte kalimtare gjashtëmujore ku do të aprovohej buxheti dhe do të shpëtohej shteti nga kolapsi”, thotë Burjani. Sipas tij, këto parti politike kanë bërë dëme të mëdha dhe janë kompromentuar te qytetarët, me sjelljet e tyre karshi vendit.
“Partitë politike duhet t’i thërrasin ndërgjegjes, vetëdijes politike dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve. Për momentin e kanë sjellë shtetin në gjendje të bllokadës, kërcënuese për të tashmen dhe të ardhmen, nëse nuk komunikojnë njëra me tjetrën për të gjetur një zgjidhje kalimtare”, thotë Burjani, duke shtuar se Kosova, siç duket, ka nevojë për diçka të re, të ketë një skenë tjetër politike, për të mos humbur kohë.
Nëntë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë në një krizë të thellë institucionale duke mos arritur të krijojë qeveri. Pa një qeveri të re, ndonëse me parlament të konstituuar, Kosova rrezikon të futet edhe në krizë financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit për vitin 2026 që duhet propozuar nga qeveria.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,u kërkon partive politike kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet edhe pa buxhet.
“E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humbasin nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky kuvend, nga përfaqësuesit e këtij kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë”, thotë presidentja Osmani.
Në një letër drejtuar presidentes Osmanit, ndërkaq 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri të vendit do të paralizonte pagesat për mësimdhënës, mjekë, administratën publike dhe transfere sociale për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letrën e shoqërisë civile drejtuar presidentes. Sidoqoftë, sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, deri më datën 19 nëntor nuk arrin ta krijojë mazhorancën, kur kjo të vërtetohet përmes një seance parlamentare, atëherë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre./DW -

Situata politike në Kosovë, analiza e DW: “Kryeneçësia” e partive politike për të mos bashkëpunuar ‘lë’ shtetin pa qeveri
foto ilustruese
KOSOVË- Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet tyre, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet e reja vetëm sfond!
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.
Kontaktet me AAK-në pa rezultat
E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t’i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje. Haradinaj konsideron, se “zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik”.
“Ne nuk kemi pasur propozim apo kërkesë për çfarëdo bashkëpunimi. Kanë kërkuar komunikim, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë nga radhët tona edhe me mua në këtë rast. Por nuk e shohim të shkojmë në takime”, ka thënë Haradinaj.
Partitë e tjera opozitare refuzojnë bashkëpunimin
Dy partitë e tjera të deritashme në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare, por vetëm që të blejë kohë.
“Çka po shohim ne këto ditë, është krejtësisht qasja e njëjtë sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë nuk ka pasur as tendencë e as interesim të krijojë institucionet e vendit. E njëjta gjë po ndodh edhe me mandatarin e dytë”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se LDK-ja nuk ka votë për qeverinë Konjufca.
Edhe kryetari në dorëheqje i partisë tjetër, PDK-së, Memli Krasniqi, tha ditë më parë se “nuk ka pasur kontakte me LVV-në dhe as kërkesa prej saj për votimin e qeverisë”. Sipas tij, “zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen pa humbur kohë”. PDK është një pritje të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.
Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme edhe për Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Në Vetëvendosje ndërkaq, nuk janë përgjigjur nëse kanë siguruar ndonjë votë më shumë sesa në përpjekjen e parë për formimin e qeverisë, ku Albin Kurti mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë sa ka parlamenti i Kosovës.
Vetë Glauk Konjufca, në ditën e mandatimit nga presidentja për ta krijuar shumicën parlamentare, tha se “dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Osmani: Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë, pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt.
“I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance”, thotë presidentja Osmani.
Analistët: Ngërçi kryeneçësi e partive politike
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet vete, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet shihen në sfond. Blerim Burjani, analist politik, i tha DË-së se “pozita e deritashme e do pushtetin e plotë me formulën, ose krejt ose hiç, ndërsa partitë e deritashme opozitare nuk duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.
“Pra, sipas mendimit tim, nëse dëshirojnë t’i ikin dy palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme, atëherë partitë politike, pozitë dhe opozitë, të pajtohen për të formuar një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë të pavarur. Në këtë situatë presidentja së bashku me partitë politike do të propozonin përbërjen e qeverisë dhe kjo qeveri do të ishte kalimtare gjashtëmujore ku do të aprovohej buxheti dhe do të shpëtohej shteti nga kolapsi”, thotë Burjani. Sipas tij, këto parti politike kanë bërë dëme të mëdha dhe janë kompromentuar te qytetarët, me sjelljet e tyre karshi vendit.
“Partitë politike duhet t’i thërrasin ndërgjegjes, vetëdijes politike dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve. Për momentin e kanë sjellë shtetin në gjendje të bllokadës, kërcënuese për të tashmen dhe të ardhmen, nëse nuk komunikojnë njëra me tjetrën për të gjetur një zgjidhje kalimtare”, thotë Burjani, duke shtuar se Kosova, siç duket, ka nevojë për diçka të re, të ketë një skenë tjetër politike, për të mos humbur kohë.
Nëntë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë në një krizë të thellë institucionale duke mos arritur të krijojë qeveri. Pa një qeveri të re, ndonëse me parlament të konstituuar, Kosova rrezikon të futet edhe në krizë financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit për vitin 2026 që duhet propozuar nga qeveria.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,u kërkon partive politike kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet edhe pa buxhet.
“E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humbasin nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky kuvend, nga përfaqësuesit e këtij kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë”, thotë presidentja Osmani.
Në një letër drejtuar presidentes Osmanit, ndërkaq 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri të vendit do të paralizonte pagesat për mësimdhënës, mjekë, administratën publike dhe transfere sociale për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letrën e shoqërisë civile drejtuar presidentes.
Sidoqoftë, sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, deri më datën 19 nëntor nuk arrin ta krijojë mazhorancën, kur kjo të vërtetohet përmes një seance parlamentare, atëherë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre./DW -
“Diskutimet në vendnumëro”- Ngërçi politik në Kosovë, DW: “Kryeneçësi” e partive politike! Rezultati, shtet pa qeveri! Zgjedhjet e reja vetëm sfond
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet tyre, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet e reja vetëm sfond
Kuvendi Kosovë
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.
Kontaktet me AAK-në pa rezultat
E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t’i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje. Haradinaj konsideron, se “zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik”.
“Ne nuk kemi pasur propozim apo kërkesë për çfarëdo bashkëpunimi. Kanë kërkuar komunikim, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë nga radhët tona edhe me mua në këtë rast. Por nuk e shohim të shkojmë në takime”, ka thënë Haradinaj.
Partitë e tjera opozitare refuzojnë bashkëpunimin
Dy partitë e tjera të deritashme në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare, por vetëm që të blejë kohë.
“Çka po shohim ne këto ditë, është krejtësisht qasja e njëjtë sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë nuk ka pasur as tendencë e as interesim të krijojë institucionet e vendit. E njëjta gjë po ndodh edhe me mandatarin e dytë”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se LDK-ja nuk ka votë për qeverinë Konjufca.
Edhe kryetari në dorëheqje i partisë tjetër, PDK-së, Memli Krasniqi, tha ditë më parë se “nuk ka pasur kontakte me LVV-në dhe as kërkesa prej saj për votimin e qeverisë”. Sipas tij, “zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen pa humbur kohë”. PDK është një pritje të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.
Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme edhe për Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Në Vetëvendosje ndërkaq, nuk janë përgjigjur nëse kanë siguruar ndonjë votë më shumë sesa në përpjekjen e parë për formimin e qeverisë, ku Albin Kurti mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë sa ka parlamenti i Kosovës.
Vetë Glauk Konjufca, në ditën e mandatimit nga presidentja për ta krijuar shumicën parlamentare, tha se “dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Osmani: Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë, pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt.
“I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance”, thotë presidentja Osmani.
Analistët: Ngërçi kryeneçësi e partive politike
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet vete, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet shihen në sfond. Blerim Burjani, analist politik, i tha DW-së se “pozita e deritashme e do pushtetin e plotë me formulën, ose krejt ose hiç, ndërsa partitë e deritashme opozitare nuk duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.
“Pra, sipas mendimit tim, nëse dëshirojnë t’i ikin dy palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme, atëherë partitë politike, pozitë dhe opozitë, të pajtohen për të formuar një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë të pavarur. Në këtë situatë presidentja së bashku me partitë politike do të propozonin përbërjen e qeverisë dhe kjo qeveri do të ishte kalimtare gjashtëmujore ku do të aprovohej buxheti dhe do të shpëtohej shteti nga kolapsi”, thotë Burjani. Sipas tij, këto parti politike kanë bërë dëme të mëdha dhe janë kompromentuar te qytetarët, me sjelljet e tyre karshi vendit.
“Partitë politike duhet t’i thërrasin ndërgjegjes, vetëdijes politike dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve. Për momentin e kanë sjellë shtetin në gjendje të bllokadës, kërcënuese për të tashmen dhe të ardhmen, nëse nuk komunikojnë njëra me tjetrën për të gjetur një zgjidhje kalimtare”, thotë Burjani, duke shtuar se Kosova, siç duket, ka nevojë për diçka të re, të ketë një skenë tjetër politike, për të mos humbur kohë.
Nëntë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë në një krizë të thellë institucionale duke mos arritur të krijojë qeveri. Pa një qeveri të re, ndonëse me parlament të konstituuar, Kosova rrezikon të futet edhe në krizë financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit për vitin 2026 që duhet propozuar nga qeveria.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,u kërkon partive politike kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet edhe pa buxhet.
“E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humbasin nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky kuvend, nga përfaqësuesit e këtij kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë”, thotë presidentja Osmani.
Në një letër drejtuar presidentes Osmanit, ndërkaq 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri të vendit do të paralizonte pagesat për mësimdhënës, mjekë, administratën publike dhe transfere sociale për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letrën e shoqërisë civile drejtuar presidentes.
Sidoqoftë, sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, deri më datën 19 nëntor nuk arrin ta krijojë mazhorancën, kur kjo të vërtetohet përmes një seance parlamentare, atëherë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre./DW -

“Depolitizoni administratën zgjedhore”/ Rekomandimi i ambasadorit të BE, Gonzato për partitë politike
Politika po bëhet gati të ndryshojë rregullat e lojës për zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët presin një produkt të mireë dhe gjithëpërfshirës.
Diplomati i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kërkoi që raporti i misionit të OSBE OHDIR dhe rekomandimet e Venecias të jene udhërrëfyesit e komisionit bipartisan që nis punën të martën.
“Nevoja për një reformë dhe sistem zgjedhor gjithëpërfshirës të cilin e kemi kërkuar prej kohësh, është kërkesë e nënvizuar në raportin e fundit te OSBE OHDIR që nxjerr mangësitë domethënëse ne ketë proces zgjedhor, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe mungesa e fushës së barabartë të lojës, rëndësia e fuqizimit të pavarësisë dhe neutralitetit te institucioneve, nevoja për të mbikëqyrjen e fushatave zgjedhore dhe garantimit te kushteve te barabarta për aktoret politik. Këto reforma janë hapa themeltarë në rrugëtimi ne Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Silvio Gonzato.
Komisionieri Ilirjan Celibashi është i bindur se ka ardhur koha që politika të mbajë larg duart nga administrimi i zgjedhjeve. Pret depolitizim të administratës zgjedhore duke propozuar një formulë mikse.
“Dominimi vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëria krijuar handikapin e vet ne lidhje me standardin profesional te administrimit te zgjedhjeve. Ndaj konfirmoj qëndrimin e KQZ për të ndryshuar definitivisht mënyrën si administrata zgjedhore është e organizuar. Kjo nuk do thotë që partitë politike të zhvishen tërësisht nga tërësia e tyre, por dhe nga mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo sikurse është sot kur 100% e procesit administrohet prej tyre.“, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Për trajnimin e administratës zgjedhore KQZ në bashkëpunim dhe mbështetje të Bashkimin Europian dhe Këshillin Evropës kanë nisur një projekt të ri që synon formimin e integritetit të proceseve zgjedhore.