Tag: partisë

  • Ja si Rama ia futi Veliajt, nga bashkëpunimi me Berishën nëpërmjet Ballukut, te pazaret e tij për ta përzënë nga…

    Ja si Rama ia futi Veliajt, nga bashkëpunimi me Berishën nëpërmjet Ballukut, te pazaret e tij për ta përzënë nga…

    Kryeministri Edi Rama me ndihmën e kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha në prapaskenë, dyshohet se ka lëvizur me një skenar të paramenduar për të eliminuar politikisht Erion Veliajn dhe për të riformatuar të gjithë skenën e pushtetit vendor. Afera që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës më 10 shkurt duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë burime të sigurta konfirmojnë se brenda qeverisë po mendohet të merret vendimi për shkarkimin e Veliajt dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të paktën 4 bashki kryesore të vendit.
    Veliaj mbush 3 muaj në 12 maj që ndodhet në qeli dhe sipas ligjit ai mund të shkarkohet, duke iu hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Tiranë, por edhe në 3 bashki të tjera, si Mati, Tepelena dhe Berati, për shkak se kryebashkiakët: Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi dhanë dorëheqjen pasi kandidojnë për deputet nën siglën e PS sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.  Madje thuhet se Rama ka gati edhe emrin që do të zëvendësojë Veliajn. Ai është ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u la qëllimisht në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit, pasi do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë.
    Skenari
    Megjithatë ky është një skenar që Veliaj nuk e ka pritur, por që Rama e ka përgatitur me kujdes për muaj të tërë, duke përdorur një grup të ngushtë njerëzish besnikë, ku në qendër është Belinda Balluku. Ministrja e Infrastrukturës është vënë në shënjestër si koka e operacionit për të “fundosur” Veliajn, ndërsa lidhja e saj me grupin e afërt të Berishës dhe elementë të strukturave të vjetra të Partisë Demokratike po zbardhet çdo ditë e më shumë. Denoncimi ndaj Veliajt u orkestrua me mjeshtëri nga një “denoncues anonim”, i cili kishte akses të pabesueshëm në të dhënat konfidenciale të Aviacionit Civil. Por nga e gjeti ky person një informacion të tillë? Pista e vetme logjike të çon te grupi i Ballukut, e cila prej muajsh ka punuar në prapaskenë për të rrëzuar “delfinin” e Ramës dhe për të kapur vetë kreun e Tiranës.
    Ish-ministri Arben Ahmetaj, një nga personat më të rëndësishëm në PS, i arratisur në Zvicër, e përforcoi këtë teori duke deklaruar hapur se Balluku kishte paguar njerëz për të organizuar protesta kundër Veliajt, për të krijuar një perceptim publik të dështimit të tij si kryebashkiak dhe për ta përgatitur opinionin për eliminimin e tij politik. Nga ana tjetër, vetë Rama ka qëndruar i heshtur, por burime pranë kryeministrisë tregojnë se ai ka dhënë sinjalin final për ta larguar Veliajn nga Bashkia e Tiranës. Ai e ka parë Veliajn gjithmonë si një rival të rrezikshëm për pushtetin e tij, dhe tani, duke përdorur mekanizmat e qeverisë dhe SPAK-un, po ekzekuton planin për ta nxjerrë jashtë loje njëherë e mirë. Por ë këtë betejë të egër politike, Belinda Balluku duket se po forcon pozitat e saj si pasardhësja e mundshme e Ramës, duke eliminuar një nga rivalët më të mëdhenj të saj brenda Partisë Socialiste.
    Veliaj, dikur njeriu më i afërt i kryeministrit, është tashmë një figurë e rënë, e tradhtuar nga njerëzit që dikur e mbështesnin dhe e përgatitur për t’u sakrifikuar në altar për stabilitetin e pushtetit të Ramës. Ky është realiteti i politikës shqiptare: pazare të errëta, aleanca të fshehta dhe tradhti të befasishme që mund të rrëzojnë edhe ata që dukeshin të paprekshëm. Pra e gjithë kjo tregon se loja është tashmë në fazën e fundit dhe akti i radhës pritet të jetë shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Veliaj do të hyjë në histori si një tjetër viktimë e makinerisë së pamëshirshme politike të Edi Ramës.
    Parashikimet në ligj
    Konkretisht Kryetari i bashkisë  së Tiranës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 10 shkurt të këtij viti. Po çfarë do ndodhë në këtë institucion vendor, për sa kohë Erion Veliaj po përballet me një proces gjyqësor? Kujt do t’i kalojnë kompetencat për marrjen e drejtimit të bashkisë Tiranë? Sipas ligjit për Qeverisjen Vendore, neni 62, kryetari i një bashkie mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm në 3 raste: Kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve, dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata apo propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore.

  • ‘Rama po kopjon premtimet e PD-së për zgjedhjet e 11 majit’, Teliti: Dikur i quante në pamundura

    ‘Rama po kopjon premtimet e PD-së për zgjedhjet e 11 majit’, Teliti: Dikur i quante në pamundura

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka kritikuar premtimet ekonomike të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ato janë të ngjashme me propozimet e Partisë Demokratike gjatë vitit të fundit.
    Gjatë një interviste në një studio televizive, Teliti vuri në dukje kontradiktën mes premtimeve aktuale të Ramës dhe deklaratave të tij të mëparshme, ku ai i kishte quajtur të parealizueshme disa nga propozimet e PD-së për shkak të pasojave financiare.
    “Po të shikoni pikat kryesore, ato janë të programit të Partisë Demokratike, që ne i kemi prezantuar prej një viti. Një ditë të bukur, del kryeministri dhe reklamon një program për mandatin e katërt të tij, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me programin e PD-së. Ne na duket sikur është një tallje, sepse kur ne i prezantuam këto pika, vetë kryeministri na akuzonte dhe thoshte se nëse do të implementoheshin këto premtime të PD, shteti shqiptar do të falimentonte. Por tani, ai vjen dhe premton të njëjtat gjëra,” deklaroi Teliti.

  • “Nuk na dhanë vend në listë”/ Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, Vasil Sterjovski, tregon pse u largua nga PD dhe u bashkua me PS

    “Nuk na dhanë vend në listë”/ Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, Vasil Sterjovski, tregon pse u largua nga PD dhe u bashkua me PS

    Vasil Sterjovski, kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar për Top Channel detajet e marrëveshjes mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.

    Mungesa e hapësirës së përfaqësimit në listat e hapura të së djathtës për partitë e vogla sipas Sterjovskit ishte shkaku që ai të tërhiqej nga koalicioni dhe të bashkohej me Partinë Socialiste
    Për deputetin që ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Kuvend, Kodi Zgjedhor mbetet problematik sa i takon hapësirës për partitë e vogla dhe sidomos për minoritetet të cilët sipas tij duhet të kenë vendin e tyre në Parlament
    Sterjovski e sheh përfaqësimin e minoriteteve në parlament si të vetmen mundësi për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
     

    Top Channel

  • Drejtuesi politik i PS, Taulant Balla: Diaspora gjykuesi më i drejtë, nuk do ta braktisim pas zgjedhjeve

    Drejtuesi politik i PS, Taulant Balla: Diaspora gjykuesi më i drejtë, nuk do ta braktisim pas zgjedhjeve

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se Partia Socialiste nuk do ta braktisë diasporën pas zgjedhjeve.
    Në një prononcim për mediet nga Athina, Greqi, Balla tha se “kemi vazhduar sot turin e takimeve me bashkatdhetarët tanë këtu në Athinë, i cili do të jetë një formë tjetër, sepse do të jetë e një natyre bashkëbisedimi ku bashkatdhetarët do të bëjnë pyetje dhe do të marrin sqarime lidhur me çështjet që ata mendojnë se duhen sqaruar, nga ato që janë angazhimet e Partisë Socialiste. Unë e thashë dhe në Kretë, do ta them përsëri këtu në Athinë, që diferenca e Partisë Socialiste me të tjerët është që të tjerët shkojnë vetëm në fushatë. Ne do të vijmë përsëri këtu, siç kemi ardhur gjithmonë”.

    Balla i cilësoi partitë e vogla si kukullat ruse matrioshkat, që dalin nga prehri i kreut të PD-së, Berisha.
    “Të them të drejtën, më duken të gjithë si matrioshka, kështu që brenda matrioshkës së bufit të madh, po të vazhdosh dalin njëri pas tjetrit. Kështu që nuk bëj komente për askënd, të them të drejtën, luftojnë për një vend pune në parlament. Ndërkohë që këtu beteja është se si të përmbyllim një aspiratë historike për ta parë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Evropian dhe kjo aspiratë mund të konkretizohet vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, theksoi Balla.
    Partia Socialiste, tha Balla, ka treguar se është partia që di të rinovohet, siç po bën kësaj here në kërkim të mandatit të katërt.
    “Mos harroni asnjëherë që një ofertë politike duhet të përmbushë tre kushte themelore për t’u votuar. E para, duhet të ketë një udhëheqësi politike dhe këtu Edi Rama, besoj biem të gjithë dakord, bën një diferencë shumë të madhe me gjithë të tjerët; të kesh një ekip dhe ekipet e Partisë Socialiste janë ekipet të cilat kanë dëshmuar që dinë të rinovohen gjithashtu; dhe të kesh një program, që e vetmja forcë politike që vjen me një program real të bazuar mbi shifra konkrete, jo mbi premtime boshe, është vetëm programi i Partisë Socialiste “Shqipëria 2030””, tha Balla.
    Balla deklaroi se diaspora shqiptare është gjykuesja më e drejtë në këto zgjedhje.
    “Tani diaspora është gjykatësi më i drejtë, sepse ndoshta edhe distanca e bën që ata ta shohin dhe ta matin sa duhet ndryshimin e madh, progresin e madh që ka bërë Shqipëria”, përfundoi Balla.
    /k.s/ /a.f/ ATSH

  • Qëndrimi politikisht korrekt i Armando Subashit, kryebashkiak në Fier

    Qëndrimi politikisht korrekt i Armando Subashit, kryebashkiak në Fier

    Nga Gazetari, Vladimir Muçaj:

    Qëndrimi politikisht korrekt i Armando Subashit, kryebashkiak në Fier Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Roli që ka një bashki e madhe siç është Fieri dhe drejtuesi i një bashkie të tillë pa mëdyshje duhet thënë që ka peshë politike. Roli dhe pesha merr dimension sipas meje edhe gjatë një fushate politike zgjedhore. Fushata të tilla zgjedhore shpesh karakterizohen nga intensiteti i garës, ku aktorët politikë përpiqen të spikasin mes kundërshtarëve dhe madje ndonjëherë krijohen ndasi të thella që mund të dëmtojnë procesin demokratik. Megjithatë, rasti i Armando Subashit në Fier dallohet për një qasje ndryshe, një qasje që reflekton vlerat e një shtetari të vërtetë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Duke mos u përshirë drejtpërdrejt në fushatë personale apo të promovojë emra të veçantë, Subashi ka ruajtur një pozicion politikisht korrekt, duke mos cenuar kushtet e barabarta të garës. Ky qëndrim jo vetëm që forcon ndjesinë e paanësisë brenda strukturave të Partisë Socialiste, por gjithashtu jep një mesazh të fuqishëm për kulturën politike në përgjithësi.

    Angazhimi i tij ka qenë i përqendruar në arritjen e objektivit madhor të partisë së tij: Sigurimin e 10 mandateve për qarkun e Fierit. Një qasje e tillë reflekton një strategji politike të mençur dhe një përkushtim ndaj së mirës së përbashkët, duke vendosur interesin e përgjithshëm mbi favorizimin e individëve të veçantë.

    Në çdo proces elektoral, është e rëndësishme të kujtojmë se logoja e Partisë Socialiste qëndron mbi të gjithë dhe se e mira e përbashkët ngrihet përtej çdo interesi personal. Armando Subashi e ka dëshmuar këtë parim me sjelljen dhe vendimet e tij, duke i dhënë përparësi unitetit dhe fuqizimit të strukturave politike mbi preferencat personale. Vetëm duke ruajtur këtë qasje, një forcë politike mund të sigurojë stabilitet dhe fitore të qëndrueshme në kohë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ky qëndrim meriton respektin jo vetëm nga kandidatët brenda Partisë Socialiste, por edhe nga kundërshtarët politikë dhe qytetarët si një qasje normale në fushatë. Të qenit neutral në zgjedhjen mes kandidatëve të forcës së tij politike, pa ushtruar ndikim personal, tregon integritet dhe ndërgjegje institucionale.

    Subashi ka treguar se politika mund të bëhet me etikë, korrektesë dhe paanësi. Kjo qasje jo vetëm që garanton një garë të ndershme, por gjithashtu rrit kohezionin brenda Partisë Socialiste, duke motivuar të gjithë kandidatët që të japin më të mirën e tyre për fitoren e përbashkët.

    Në këtë mënyrë, ai ka dhënë një shembull për tu admiruar,  qartazi sjellje  të një lideri që prioritizon suksesin kolektiv mbi interesat personale dhe që ruan balancën e duhur mes lidershipit politik dhe respektit për demokracinë e brendshme të partisë duke garantuar kushte te barabarta gare në mesin e atyre që garojnë për Partinë Socialiste në Fier. E mora shembull Fierit në analizën time duke vëzhguar nga afer e nga distanca sipas rastit shumë detaje të kësaj fushate zgjedhore parlamentare në Fier dhe jo vetëm…

  • Rama shpalos programin e PS: Ngritëm lart e më lart emrin e Shqipërisë, brenda kësaj dekade jemi ne BE

    Rama shpalos programin e PS: Ngritëm lart e më lart emrin e Shqipërisë, brenda kësaj dekade jemi ne BE

    Kryeministri Edi Rama, gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste, po prezanton sot programin e PS-së për Shqipërinë 2030, me të cilin do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit.
    Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke ofruar shqiptarëve mundësinë për të pasur pasaportën e BE-së, mbetet një prioritet kryesor i Partisë Socialiste në këtë fushatë elektorale.
    Rama theksoi: “Çdo vit kemi ngritur emrin e Shqipërisë lart dhe lart. Tani kemi mundësi reale për t’u bashkuar me BE-në. Nuk është vetëm dëshira jonë, por edhe e BE-së që të na pranojnë. Po punojmë me intensitet për të mbyllur negociatat sa më shpejt. Kemi mundësinë historike t’i përfundojmë ato në 2027, dhe nuk duhet të humbim asnjë minutë, prandaj duhet të dërgojmë një mesazh të fuqishëm më 11 maj.”

    Programi “Shqipëria 2030” i PS-së synon t’u ofrojë shqiptarëve një perspektivë reale, duke prezantuar një qeverisje të bazuar në strategji të qarta për çdo fushë të jetës.
    Në zgjedhjet e 11 majit, Rama kërkon votën e shqiptarëve për një mandat të katërt.

  • “Boll më!”, Këlliçi sulmon Ramën: Po mashtron dhe po kopjon programin e opozitës për zgjedhjet e majit

    “Boll më!”, Këlliçi sulmon Ramën: Po mashtron dhe po kopjon programin e opozitës për zgjedhjet e majit

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kopjon programin e opozitës. Në një postim në Facebook, Këlliçi e cilëson Ramën si “kreun e narkoshtetit të parë në Europë” dhe e akuzon për propagandë dhe mashtrim.
    Sipas tij, qeveria socialiste, e cila për 12 vite ka pretenduar se nuk ka fonde për rritjen e pensioneve dhe vendosjen e minimumit jetik, tani po premton të bëjë të kundërtën. “Vallë, kësaj radhe, ku pretendon t’i gjejë paratë?” – pyet Këlliçi, duke sugjeruar se fondet e qeverisë janë shpërdoruar nga korrupsioni.Ai shton se shqiptarët nuk do të lejojnë më eksperimente të tjera me fatin e tyre dhe paralajmëron se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një “shuplakë” për Ramën dhe mazhorancën. “Boll më!” – përfundon ai, duke theksuar se vendi po afrohet rrezikshëm drejt një pike kritike.
    Postimi i plotë:
    I PANGOPUR NË VJEDHJE, EDI RAMA VJEDH EDHE NGA PROGRAMI I PARTISË DEMOKRATIKE!
    Aktualisht, Shqipëria kërcënohet prej shumë rreziqeve.Rreziku më i madh është, sigurisht prodhuesi i tyre, shkaktari, kreu i narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama!
    I cili, pa dëshirën, vullnetin, kapacitetin e duhur për t’iu ofruar shqiptarëve zgjidhje, propagandon dhe vjedh programin e Partisë Demokratike, idetë e të cilit, prej muajsh i kemi shpalosur.
    I njëjti njeri që në 12 vite thoshte: “s’kemi para të rrisim pensionet dhe të vendosim minimumin jetik” është sërish, befas, po i njëjti që thotë se në të ardhmen do të bëjë kundërtën, absolutisht të kundërtën!Vallë, kësaj radhe, ku pretendon t’i gjejë paratë?!Apo do të frenojë babëzinë e tij, do të ulin vjedhjet me 5D, 5B dhe ER?!
    Vetëm paturpësia e paftyrësia e tij mbërrin deri në këto paradokse.Gjithsesi, diçka është e padiskutueshme: shqiptarët nuk do ta lejojnë edhe një tjetër eksperiment katërvjeçar me ta, sepse janë pranë kufirit kritik, tej të cilit është asgjësimi absolut, tej të cilit, prandaj nuk mund të shkohet!!Boll më!!!11 Maji do të jetë shuplaka e shqiptarëve të thjeshtë për kreun e organizatës.

  • Kryeministri Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane, ja si do të duket

    Kryeministri Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane, ja si do të duket

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke zbuluar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane,” u shpreh Rama, duke theksuar se dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së. Ai vuri në dukje se, megjithëse qytetarët shqiptarë sot udhëtojnë pa viza, ende përballen me kontrolle shtesë në kufijtë evropianë.
    “Kur shkojmë në BE, ai polici na pyet sa lekë ke me vete, ke ndonjë rezervim hoteli, sa do rrish dhe kur do ikësh,” tha Rama, duke nënvizuar se me anëtarësimin, shqiptarët do të kenë të njëjtat të drejta si çdo qytetar i BE-së. Kjo deklaratë vjen si pjesë e vizionit të Partisë Socialiste për “Shqipërinë 2030”, duke e vendosur anëtarësimin në BE si një objektiv kyç të qeverisë për mandatin e ardhshëm.

  • ‘Në 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti’, Xhixho: Bonusi i dhënë nga qeveria, komplet qesharak

    ‘Në 2025 kishte 0 rritje pensionesh nga buxheti’, Xhixho: Bonusi i dhënë nga qeveria, komplet qesharak

    Kandidatja e Partisë së Lirisë për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Erisa Xhixho, e ka quajtur qesharak dhe aspak dinjitoz bonusin e dhënë nga qeveria për pensionistët këtë vit. Sipas saj, vëmendja e qeverisë ndaj kësaj shtrese ka qenë minimale, pavarësisht mbështetjes që ajo i ka dhënë ndër vite Partisë Socialiste.
    Xhixho e cilësoi indeksimin prej 4.1% si një ndihmë të papërfillshme, duke theksuar se kjo përkthehet në vetëm “një panine në ditë”. Ajo krahasoi situatën me Kosovën, ku pensioni mesatar është 340 euro, ndërsa në Shqipëri mbetet në nivelin e ulët prej 160 eurosh.
    Ajo gjithashtu kritikoi heqjen e disa ilaçeve nga lista e barnave të rimbursueshme për pensionistët dhe akuzoi qeverinë për mungesën e një politike të qartë në favor të tyre. Sipas Xhixhos, Partia e Lirisë synon të zbatojë një reformë të thellë në sistemin e pensioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe dinjitoz për këtë kategori qytetarësh.

  • Monika Kryemadhi mbetet jashtë politikës: Tani po xhiroj një film!

    Monika Kryemadhi mbetet jashtë politikës: Tani po xhiroj një film!

    Deputetja Monika Kryemadhi i është përgjigjur në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan akuzës së ish-Presidentit Ilir Meta se “i është bërë një puç për ta lënë jashtë partisë”. Ajo u shpreh se djegia e mandateve erdhi si pasojë e mospasjes eksperiencë si kryetare dhe jo për të lënë jashtë Metën.
    “Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë. Mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem” – tha Kryemadhi.
    Deputetja e Partisë së Lirisë tha për herë të parë se Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane në 2018 për arsye te dosjes së financimeve ruse.
    “Në të gjitha kontaktet që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Ka qenë vet zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018.
    Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një dosje për financimet ruse”, – tha Kryemadhi.
    Gjatë intervistës ajo ka zbuluar se i ka hyrë botës së kinematografisë.
    “Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet.
    Shpresojmë që ta nxjerrim në verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive” – tha ajo.