Tag: partia

  • Për herë të parë në Gjermani, AfD barazon bllokun CDU/CSU

    Për herë të parë në Gjermani, AfD barazon bllokun CDU/CSU

    FOTO ILUSTRUESE

    BERLIN- Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të Gjermanisë ka rezultuar në kokë më kokë në sondazhe me bllokun konservator CDU/CSU. Sipas një sondazhi kombëtar, pothuajse gjashtë javë para zgjedhjeve federale, si CDU/CSU ashtu edhe AfD arritën 24% në sondazhin e kryer nga instituti i kërkimit të opinionit INSA.
    Kjo është një rritje prej një pikë përqindjeje për AfD-në në krahasim me sondazhin e fundit të tillë dhe është rezultati më i mirë i saj deri më tani në sondazh. Në të kundërt, partia fituese e zgjedhjeve, Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe partia e saj motër bavareze, Bashkimi Kristian Social (CSU), humbën dy pikë përqindje.
    Blloku CDU/CSU fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 23 shkurt me 28.5% të votave kyçe, por së fundmi ka humbur mbështetjen e votuesve. AfD doli në vendin e dytë me 20.8%. Kancelari i ardhshëm i mundshëm është Friedrich Merz, president i CDU.
    Partia e qendrës së majtë SPD, e cila ra me 9.3 pikë përqindje në 16.4% në zgjedhjet e shkurtit, arriti të ruajë pozicionin e saj në sondazh në 16%. Të Gjelbrit humbën 1% dhe Partia e Majtë fitoi 1%, tani duke qëndruar në qafë e në qafë në 11%./ZËRI

  • KQZ miraton planin zgjedhor/ Mbi 3.5 milionë fletë votimi, caktohen rregullat e minutazhit mediatik

    KQZ miraton planin zgjedhor/ Mbi 3.5 milionë fletë votimi, caktohen rregullat e minutazhit mediatik

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të përpunuara nga lista e zgjedhësve të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se 3 milionë e 467 mijë e 962 qytetarë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet për Kuvend, duke shtuar 2% (për qind) mbi numrin e zgjedhësve, është 3 milionë e 534 mijë fletë votimi.
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi numrin e Komisioneve të Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ), përkatësisht 7 KANVVJ dhe 37 GNVJ. Po ahstu, KSHZ u dha autorizimin për Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve nr. 44, Bashkia Rrogozhinë, që me vendim të krijojë dhe emërojë Komisionin e Qendrës së Votimit të Posaçme nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë.
    Po ashtu, u administrua edhe kërkesa e “Koalicionit Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD. Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake Korçë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga ambienti privat në lagjen nr. 7, Korçë.
    Monitoruesit e fushatës zgjedhore kanë raportuar në KQZ se janë konstatuar shkelje në Bashkinë Tiranë dhe Delvinë, ndaj KSHZ vendosi:
    -Urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër afër QV-së 2114, me vendndodhje shkolla e mesme e bashkuar “Bedri Llagami”, njësia administrative Vaqarr, Tiranë.
    -Urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër KZAS-së nr. 89 me vendndodhje, në Delvinë, Qarku Vlorë.
    Gjithashtu, KQZ caktoi kohën e transmetimit në Radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore.
    Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të kenë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 90 minuta secila, përkatësisht 60 minuta në televizionin publik dhe 30 minuta në radion publike.
    Partia Socialdemokrate do të ketë një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 45 minuta, përkatësisht 30 minuta në televizionin publik dhe 15 minuta në radion publike.
    Një minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 20 minuta, përkatësisht 10 minuta në televizionin publik dhe 10 minuta në radion publike do të kenë partitë joparlamentare:
    Lëvizja Shqipëria Bëhet
    Partia Nisma Thurje
    Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptar
    Partia Djathtas 1912
    Partia Lëvizja Bashkë
    Partia Koalicioni Euroatlantik
    Partia Mundësia
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Lëvizja Atdheu
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Komisioneri miratoi rregullat dhe kriteret e ndarjes së hapësirave reklamuese zgjedhore në billboard dhe city lights në mënyrë të barabartë. Bashkitë 35 ditë para zgjedhjeve, hartojnë listën e hapësirave për reklama zgjedhore dhe njoftojnë subjektet subjektetet zgjehdore dhe KQZ, po ashtu i publikojnë ato në faqet e tyre zyrtare./ZËRI

  • PD sërish ankesë në KQZ për Bashën: Përdor faqet tona në rrjetet sociale, prezantohet si kryetari i PDSH

    PD sërish ankesë në KQZ për Bashën: Përdor faqet tona në rrjetet sociale, prezantohet si kryetari i PDSH

    Lulzim Basha dhe Sali Berisha

    TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sërish në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Lulzim Bashën se po përdor simbolet e PD-së. Në denoncimin e depozituar, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Florjan Nuri, shprehet se Basha përfaqësohet përmes një partie dhe logoje tjetër të quajtur “Koalicioni Euroaltantik”, por vijon të përdorë simbole të ngjashme me PD-në. Sipas denoncimit të kallëzuar, Basha përdor simbole të ngjashme me ato të PD-së në faqen zyrtare të internetit dhe llogarinë e tij në META si dhe në Instagram dhe kërkoi që KQZ të urdhërojë mbylljen e tyre.
    Gjithashtu, në kërkë PD thekson se Basha prezantohet në faqen e PDSH-së, si kryetar, ndërsa sipas regjistrit të partive në Gjykatën e Tiranës, kryetar rezulton Sali Berisha që prej momentit kur Gjykata e Apelit rrëzoi Bashën.
    Ankesa e PD kundër Bashës në KQZ

    Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të keqpërdorimit publik në internet, ëesite, rrjetin META (Facebook, Instagram) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
    Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijuese:

    Domanini www.demokratët.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, nën nënfaqen “Kryetari” shfaqet një përmbajtje me titull: “Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike”, ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, aq më shumë i Partisë Demokratike.
    Faqja e Partisë Demokratike në Facebook

    Faqja në Facebook me adresë ëëë.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton qëprje vitit 2009. Pas Gjyqit të Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, e më pas sërish në “Demokratët Euroatlantikë”-Partia Demokratike./ZËRI

  • “Prezantohet si kryetar i PDSH”, Berisha ankohet sërish në KQZ për Bashën: Përdor faqet e partisë në Facebook e Instagram, u ka ndryshuar dhe emrin

    “Prezantohet si kryetar i PDSH”, Berisha ankohet sërish në KQZ për Bashën: Përdor faqet e partisë në Facebook e Instagram, u ka ndryshuar dhe emrin

    PD denoncon Lulzim Bashën në KQZ se përdor simbolet e selisë blu. Në zgjedhjet e 11 majit, Basha po përfaqësohet përmes një partie dhe logoje tjetër të quajtur “Koalicioni Euroaltantik”. Përmes përfaqësuesit ligjor Florjan Nuri, PD u ankua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se Basha vijon të përdorë simbole të ngjashme me ato të PD-së në faqen zyrtare të internetit dhe llogarinë e tij në META si dhe në Instagram, dhe kërkoi që KQZ të urdhërojë mbylljen e tyre.
    Gjithashtu, në kërkesën e PD theksohet se Lulzim Basha prezantohet në ëebsite si kryetar i PDSH, ndërsa sipas regjistrit të partive në Gjykatën e Tiranës, kryetar rezulton Sali Berisha që prej momentit kur Gjykata e Apelit rrëzoi Bashën.
    Ankesa e PD kundër Bashës në KQZ
    Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të keqpërdorimit publik në internet, ëesite, rrjetin META (Facebook, Instagram) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

    Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijuese:
    Domanini www.demokratët.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, nën nënfaqen “Kryetari” shfaqet një përmbajtje me titull: “Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike”, ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, aq më shumë i Partisë Demokratike.
    Faqja e Partisë Demokratike në Facebook
    Faqja në Facebook me adresë ëëë.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton qëprje vitit 2009. Pas Gjyqit të Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, e më pas sërish në “Demokratët Euroatlantikë”-Partia Demokratike.

  • Tjetër “mollë sherri”! Vazhdon përballja Berisha-Basha, PD kërkon adresën e Facebook-ut dhe web-in

    Tjetër “mollë sherri”! Vazhdon përballja Berisha-Basha, PD kërkon adresën e Facebook-ut dhe web-in

    Foto ilustruese

    TIRANË- Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket se nuk ka mbaruar! Partia Demokratike ka bërë sërish një denoncim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kësaj here lidhur me faqet zyrtare të PD në “Facebook” dhe në një domain online. Sipas shkresës që është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri, përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike pretendon se Basha ka konvertuar faqet e vjetra të PD-së, duke vendosur logot dhe simbolet e Demokratëve Euroatlantikë. Domeini pretendohet se është përdorur në zgjedhjet e vitit 2017 nga PD, ndërsa faqja në Facebook është hapur dhe përdorur nga demokratët që prej vitit 2009. Por të dyja këto faqe tashmë lidhen me Lulzim Bashën dhe partinë e re që ai ka krijuar. 
    “Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative dhe ligjore, për ndërprerjen e shkeljeve dhe cënimit të interesave të PD-ASHM nga çdo individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dorëzimin tek përfaqësuesit e PD e aksesit të llogarive / kredencialeve të PD që po keqpërdoren nga ketë individë apo subjekte zgjedhore,”-shkruhet ndër të tjera në kërkesën e PD për KQZ.

    KËRKESA E PLOTË:
    I nderuar z. Komisioner, Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik në Internet, ëebsite, rrjetin META (Facebook, instagram etj) apo ne platforma te tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar ne zgjedhjet e 11 Majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese / identifikuese, apo te ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 Maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
    Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijuese, (bashkëngjitur materiali i hollësishëm shoqësuar me pamjet dhe ilustrimet e rasteve konkrete në fjalë):
    1. Domaini https://demokratet.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, në nënfaqen “Kryetari” (https://demokratet.al/kryetari), shfaqet një përmbajtje me titull: “Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike”, kur ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, e aq më shumë i Partisë Demokratike. Ky screenshot është kapur më 02 prill 2025 në orën 18:46.2.
    Faqja e Partisë Demokratike në Facebook Faqja në Facebook me adresë: https://ëëë.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton që prej vitit 2009. Kjo faqe “Demokratët Euroatlantikë Partia Demokratike” është e verifikuar në Facebook dhe njihet nga ky i fundit si subjekti zyrtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo faqe, gjithashtu, ka të lidhur domainin https://pd.al dhe çdo link i dalë nga ky domain është i asociuar me këtë faqe. Po ashtu, reklamat që mund të prodhojë kjo faqe janë të asociuara me subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, gjë që mund të përdoret për qëllime të këqija nga subjekti Koalicioni Euroatlantik.
    Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative dhe ligjore, për ndërprerjen e shkeljeve dhe cënimit të interesave të PD-ASHM nga çdo individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dorëzimin tek përfaqësuesit e PD e aksesit të llogarive/kredencialeve të PD që po keqpërdoren nga ketë individë apo subjekte zgjedhore.

    Disa javë më parë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi urdhëroi Lulzim Bashën që të hiqte simbolet e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një ambient privat në Njësinë 8 në Tiranë. Partia Demokratike depozitoi pranë KQZ-së kërkesën për heqjen e logove në ambientin privat, selinë e përkohshme që u mor nga Lulzim Basha kur ishte në krye të PD. Celibashi deklaroi se për zbatimin e tij do të ngarkohet Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit dhe se do të caktohet një afat për ekzekutimin e këtij urdhri. Por duket se ankesat në drejtim të Bashës nga ana e PD nuk kanë mbaruar me kaq./ZËRI

    222jpg

    111jpg

    Dokumenta bashkëngjitur

  • PD kërkesë në KQZ: Mbyllni Facebook-un dhe faqen e web që përdor Basha, konfuzon zgjedhësit

    PD kërkesë në KQZ: Mbyllni Facebook-un dhe faqen e web që përdor Basha, konfuzon zgjedhësit

    Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me një kërkesë zyrtare duke kërkuar mbylljen e faqeve të kontrolluara nga grupi i Lulzim Bashës. Në kërkesën e çuar në KQZ, PD kërkon mbylljen e faqes zyrtare të webit që përdor Koalicioni Euroatlantik, si edhe faqen e Facebookut të këtij subjekti.
    PD argumenton se faqja e web që tashmë po përdor Lulzim Basha ka shërbyer si faqja kryesore e partisë në fushatën e vitit 2017 dhe kjo sipas tyre krijon konfuzion mes zgjedhësve. Të njëjtin argument japin edhe për faqen e Facebook.
    Kërkesa e PD
    Kjo kërkesë ka të bëjë me aspektet e dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik në Internet, Website, rrjetin META (Facebook, Instagram, etj.) apo në platforma të tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit, të simboleve, logove apo emblemat dalluese/identifikuese, apo të ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvendin më 11 Maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
    Konkretisht, shqetësimi ynë vjen për keqpërdorimet vijues. (Bashkëngjitur materiali i hollësishëm shoqëruar me pamjet dhe ilustrimet e rasteve konkrete në fjalë):
    1. Domaini https://demokratet.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD-së në zgjedhjet e vitit 2017. Tashmë shërben si domain kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë. Gjithashtu, në nënfaqen “Kryetari” (https://demokratet.al/kryetari), shfaqet një përmbajtje që titullohet: “Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike”, kur ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, e aq më shumë i Partisë Demokratike.
    Faqja në Facebook me adresë: https://www.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton që prej vitit 2009. Pas Gjykatës së Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga “Partia Demokratike e Shqipërisë” në “Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, e më pas sërish në “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike”.
    Kjo faqe “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike” është e verifikuar në Facebook dhe njihet nga ky i fundit si subjekti zyrtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo faqe, gjithashtu, ka të lidhur domainin https://pd.al, që doli nga ky domain është i aksesuar me këtë faqe. Po ashtu, reklamimi mund të prodhojë faqe të tjera në aksesim me subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, gjë që mund të përdoret për qëllime të keqpërdorimit nga subjekti Koalicioni Euroatlantik. Kjo, gjithashtu, mund të kategorizohet si shpërdorim i subjektit Partia Demokratike.
    Momentalisht, subjekti Partia Demokratike po përdor faqen me adresë:https://www.facebook.com/PartiaDemokratike.
    Gjithashtu, faqja “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike” në Business Manager-in e Facebook-ut të vetë, ka të lidhur domainin https://pd.al.
    Duke qenë se ky domain është i lidhur me një Business Manager, ku Partia Demokratike nuk ka akses, atëherë ky domain nuk mund të lidhet as me Business Manager-in që PD disponon aktualisht. (Shembulli i vendosur bashkëngjitur në prova).
    Si rrjedhojë e kësaj, çdo link i shpërndarë në platformat e Meta nga domaini pd.al, lidhet me faqen “Demokratët Euroatlantikë – Partia Demokratike”.
    Përdorimi i këtyre simboleve në rrjetet sociale, në Internet, në Facebook, Instagram e më gjerë, nga individë apo subjekte politike të tjera, përveç se ngatërron zgjedhësit për zgjedhjet e 11 Majit, nis një për hak ditë, do të dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë, duke krijuar konfuzion në pjesën më të konsiderueshme të publikut dhe elektoratit. Ndaj kërkojmë që kjo kërkesë të merret në shqyrtim nga KQZ, maksimalisht deri në hapjen e fushatës zgjedhore zyrtare.
    Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative për ndalimin, për heqjen e shkeljeve dhe cënimit të interesave të PD-ASHM nga një individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dhe dorëzimin tek përfaqësuesit e PD-së aksesit të llogarive/kredencialeve të PD-së që po keqpërdoren nga individë apo subjekte zgjedhore.

  • PD denoncon sërish në KQZ: Partia e Bashës po na i përdor simbolet edhe online!

    PD denoncon sërish në KQZ: Partia e Bashës po na i përdor simbolet edhe online!

    Partia Demokratike vijon të denoncojë në KQZ dhe autoritetet e tjera përkatëse atë që e quajnë keqpërdorimin e logove dhe simboleve të tyre.
    Pas denoncimit të demokratëve për keqpërdorimin e logos në zyrat ku zhvillon aktivitetin politik Lulzim Basha, tashmë kërkojnë dhe online mos të përdorë më simbolet dhe logot e tyre.
    Kjo kërkesë lidhet me faqen e internetit dhe mediat sociale që përdoren nga partia e Lulzim Bashës që në shumë raste përdoret dhe logo e Partisë Demokratike.

  • PD kërkesë KQZ për mbylljen e zyrës zgjedhore të PS-së në Delvinë: Kanë thyer ligjin

    PD kërkesë KQZ për mbylljen e zyrës zgjedhore të PS-së në Delvinë: Kanë thyer ligjin

    Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas selisë blu, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndonëse ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit.

    Denoncimi fillimisht u bë nga kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ndërkohë që më vonë, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” depozitoi në KQZ një kërkesë për mbylljen e kësaj zyre elektorale.

    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një zyrë zgjedhore e PS-së në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet te kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar edhe qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas informacioneve nga terreni, kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur janë edhe pamjet e denoncimit në fjalë.

    Hapja e një zyre zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga qendrat e votimit apo KZAZ ndalohet nga kuadri ligjor në fuqi, për të shmangur ndikimin te zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë shkelje dhe të marrë urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore për mbylljen e menjëhershme”, thuhet në kërkesë.

  • Gjykata i dha fund shpresës për kandidimin për presidente! Franca në kaos politik pas përjashtimit të Le Pen

    Gjykata i dha fund shpresës për kandidimin për presidente! Franca në kaos politik pas përjashtimit të Le Pen

    Është një tërmet politik që është pothuajse i sigurt se do t’i japë fund ambicieve të Marine Le Pen për zgjedhjet presidenciale të 2027-ës dhe e hedh partinë e saj të ekstremit të djathtë në kaos, ashtu siç po synonte marrjen e pushtetit në Francë.
    E ndaluar nga kandidimi për poste politike për pesë vjet me efekt të menjëhershëm, pasi u dënua për përvetësim të fondeve evropiane për partinë e saj, e ardhmja politike e Le Pen tani vihet në dyshim. Ajo me shumë gjasa nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë një fushatë të katërt për presidencën në dy vjet.
    Dënimi i Le Pen dhe 24 anëtarëve të tjerë të partisë për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian është një goditje e madhe për një parti të së djathtës ekstreme, që është përpjekur prej kohësh të paraqitet si alternativa e ndershme dhe e pastër ndaj politikanëve të shkollës së vjetër me duart e tyre “të ndyra”.
    “Kokë lart, duar të pastra” ishte dikur një slogan i Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, anti-emigracionit – tani i riemërtuar në Rassemblement National – për t’u distancuar nga mënyrat e shtrembëruara të politikanëve tradicionalë të pangopur.
    Ndëshkimi i Le Pen – të cilin ajo e kishte krahasuar më parë me një “dënim politik me vdekje” – është edhe më i dëmshëm personalisht, sepse ajo filloi karrierën e saj politike duke u stiluar si kryqtare kundër korrupsionit, duke thënë në një debat televiziv në vitin 2004: “Të gjithë kanë marrë para nga fondet, përveç Frontit Kombëtar… Francezët janë të lodhur duke parë paratë e turpshme të politikanëve”.
    Presidenti i partisë, Jordan Bardella, 29 vjeç, i cili është popullor, por i papërvojë, tani mund të bëhet një figurë zëvendësuese për garën presidenciale, por asgjë nuk është e sigurt. Ndërsa partia u takua për bisedimet e krizës të hënën, ai tha se demokracia franceze ishte “ekzekutuar” nga vendimi “i padrejtë”.
    Le Pen dhe bashkëpunëtorët e tjerë të partisë janë shpallur fajtorë për akuza të rënda: përvetësim sistematik të fondeve të taksapaguesve evropianë.
    Gjykata zbuloi se midis viteve 2004 dhe 2016, partia kundër imigracionit krijoi një sistem të gjerë mashtrimi, në të cilin ata morën para të destinuara vetëm për asistentët e Parlamentit Evropian për të paguar në vend të kësaj stafin që punonte për partinë në zyrën e saj qendrore në Francë – duke përfshirë një truprojë dhe sekretar privat.
    Mashtrimi i kushtoi taksapaguesit evropianë – që përfshin taksapaguesit francezë – të paktën 4 milionë euro.
    Prokurori i shtetit francez i kishte thënë gjykatës se partia e Le Pen e trajtoi Parlamentin Evropian si një “lopë parash” dhe ngriti një “makinë lufte” të centralizuar, shumë të organizuar për të përvetësuar fondet evropiane, të cilat i përdorën për të financuar në mënyrë të paligjshme partinë me para në dorë “në kundërshtim me të gjitha rregullat bazë”.
    Gjatë gjykimit dy mujor, gjykata dëgjoi se si sistemi i përvetësimit ishte i pacipë. Në një email drejtuar Marine Le Pen, një punonjëse e partisë, e cila supozohej të ishte punësuar si asistente parlamentare për katër muaj, shkroi: “Do të doja të shihja Parlamentin Evropian dhe kjo do të më lejonte gjithashtu të takohesha me anëtarin e Parlamentit Evropian me të cilin jam i lidhur”.
    Ajo me sa duket nuk kishte qenë kurrë në Parlamentin Evropian, ku duhej të punonte. Një tjetër asistent i supozuar parlamentar i bëri vetëm një telefonatë anëtarit të tij të Parlamentit Evropian në 11 muaj dhe nuk kishte asnjë dokument që tregonte se ishte kryer ndonjë punë.
    Partia tregoi “përbuzje për fondet publike që vinin nga xhepat e votuesve të tyre”, i tha gjykatës një prokuror i shtetit francez gjatë gjyqit.
    Por ka të ngjarë që bërthama e elektoratit të Le Pen do të mblidhet pas saj. Vendimi dhe dënimi madje mund të rrisin mbështetjen politike për të djathtën ekstreme.
    Le Pen nuk u akuzua se kishte futur personalisht paratë në xhepat e saj, por për kanalizimin e parave në parti. Ajo e ka quajtur në mënyrë rutinore rastin një sulm politik ndaj saj, duke thënë se gjykatësit e donin “vdekjen e saj politike”.
    Vendimi që e shpall fajtore dhe dënimi i fortë, që e ndalon atë të kandidojë për poste publike me efekt të menjëhershëm, i shërben tregimit të saj të viktimizimit se ekziston një elitë për ta marrë atë dhe partinë e saj dhe për të ndaluar karrierën e saj politike.
    Figura të larta partiake thanë, përpara vendimeve, se dënimet në fakt mund të rrisin mbështetjen për Tubimin Kombëtar në Francë. Sigurisht, Donald Trump i SHBA-ve ka treguar se mund të ruani mbështetjen politike edhe me një dënim penal.
    Për më shumë se një dekadë, Le Pen është përpjekur ta bëjë partinë e saj të ekstremit të djathtë, kundër imigracionit, të duket e zakonshme dhe e respektueshme për një elektorat më të gjerë. Kjo përpjekje tani është dëmtuar, edhe nëse ajo pozicionohet si viktimë.
    Idetë e Le Pen – duke përfshirë rritjen e numrit të policëve dhe ndalimin e shamisë myslimane në të gjitha vendet publike – kanë fituar vazhdimisht mbështetje në publikun francez dhe Partia Rassemblement National u shfaq si partia e vetme më e madhe në parlament pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2024, edhe nëse një aleancë e majtë dhe votimi taktik i penguan ato.
    Pyetja tani është se si partia 50-vjeçare përgatitet për garën presidenciale të vitit 2027, nëse duhet të kandidojë për herë të parë pa një Le Pen si kandidate – pa Marine, apo babanë e saj të ndjerë, Jean-Marie Le Pen.

  • Marine Le Pen shpallet fajtore/ A rrezikohet ëndrra e saj presidenciale?

    Marine Le Pen shpallet fajtore/ A rrezikohet ëndrra e saj presidenciale?

    BILD

    Populistja e krahut të djathtë, Marine Le Pen u shpall fajtore në një gjyq të gjatë për përvetësim fondesh tëe BE-së këtë mëngjes në Paris.

    Sipas bindjes së gjyqtarëve, kryetarja aktuale e grupit parlamentar të partisë së saj Fronti Nacional është fajtore për përdorimin e paligjshëm të katër asistentëve të parlamentit të BE-së për detyra që nuk korrespondonin me funksionet e tyre, duke përfshirë një truproje dhe tre asistentë personale, gjatë kohës së saj si eurodeputete.

    Vetë Le Pen kishte thënë se një dënim mund të nënkuptojë “vdekjen e saj politike”.

    Tetë eurodeputetë të tjerë nga partia e saj u shpallën gjithashtu fajtorë.

    Më e rëndësishmja, Le Pen përballet me një ndalim pesë-vjeçar për të kandiduar në zgjedhje, edhe nëse ajo apelon vendimin.

    Kjo do të bllokonte kandidaturën e planifikuar të Le Pen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Ëndrra e saj e përjetshme do të shkatërrohej.

    Dënimet e tjera – zyra e prokurorit publik ka kërkuar dy vjet burg dhe tre vjet me kusht plus një gjobë prej 300.000 euro – do të pezulloheshin në rast të apelimit.

    Akuza qendrore është se partia e Le Pen merrte para nga Parlamenti Europian për asistentët e parlamentit, të cilët punonin pjesërisht ose tërësisht për partinë. Në total, thuajse 7 milionë euro thuhet se janë devijuar nga Brukseli në Paris midis viteve 2004 dhe 2016.

    Kjo do të thotë se partia anti-BE, e cila është shumë e kufizuar në para, e lejoi veten të mbështetej nga taksapaguesit evropianë. Deri në vitin 2017, Le Pen promovoi shumë “Frexit”, daljen e Francës nga BE, dhe kritikoi vazhdimisht Gjermaninë.

    Sistemi i tyre u ekspozua nga një informacion i ish-kryetarit të parlamentit Martin Schulz, i cili kishte informuar autoritetin përgjegjës OLAF për rastet e mashtrimit dhe korrupsionit.

    Babai i Marine Le Pen, themeluesi i partisë ekstremiste të krahut të djathtë dhe mohuesi i Holokaustit, Jean-Marie Le Pen, gjithashtu u akuzua fillimisht. Por ai u shpall i papërshtatshëm për t’u gjykuar dhe më pas vdiq në janar në moshën 96-vjeçare.