Tag: parregullta

  • Fier – Parkimi i gabuar bllokon rrugën, procedohet penalisht 39-vjeçari

    Fier – Parkimi i gabuar bllokon rrugën, procedohet penalisht 39-vjeçari

    Screenshot

    Ok Një rast tjetër i parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin ka rënë në sy në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Automjeti i shtetasit J. H., 39 vjeç, banues në Fier, ishte parkuar në mënyrë të tillë që pengonte lëvizjen e mjeteve të tjera, duke krijuar shqetësim për banorët dhe përdoruesit e rrugës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier ndërhynë menjëherë, bllokuan automjetin dhe nisën procedimin penal ndaj 39-vjeçarit për veprën “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Materialet u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia e Fierit paralajmëron se kontrollet ndaj parkimeve të parregullta do të jenë të vazhdueshme dhe çdo shkelës do të përballet me masa ligjore, për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në rrugët e qytetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Vijon aksioni për parkimet e parregullta në Vlorë, ‘mal’ me gjoba dhe lëvizje e mjeteve me karroatrec

    Vijon aksioni për parkimet e parregullta në Vlorë, ‘mal’ me gjoba dhe lëvizje e mjeteve me karroatrec

    Drejtoria e policisë së Vlorës vijon kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit, për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

    Aksioni ka vazhduar  çdo ditë, pa toleruar asnjë shkelje. Përveç vendosjes së masave administrative dhe tërheqjes së automjeteve me karroatrec, pronarët e mjeteve rrezikojnë edhe ndjekje penale, sipas përcaktimeve ligjore, për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
    Gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 masa administrative ( gjobë) si dhe heqja e makinave me karroatrec dhe bllokimi i makinave në pikat e grumbullimit ku pronari i makinës duhet te kryejë pagesën e gjobës dhe më pas mund te marre makinën. Këto kontrolle ushtrohen në të gjithë qytetin e Vlorës , rrugë kryesore apo dhe në brendësi të lagjeve.

    Top Channel

  • Ishin cilësuar si të parregullta, KQZ urdhëron numërimin e dy kutive të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    Ishin cilësuar si të parregullta, KQZ urdhëron numërimin e dy kutive të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht vendimin për të vijuar me numërimin fillestar të dy kutive të votimit që deri më tani kishin mbetur të panumëruara. Bëhet fjalë për një kuti në qarkun e Durrësit dhe një tjetër në qarkun e Elbasanit.
    Sipas njoftimit të KQZ-së:
    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së.Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore përkatëse.”
    Dy kutitë në fjalë, të cilat janë pranuar fillimisht si të rregullta nga KQZ, janë më pas klasifikuar si të parregullta nga KZAZ. Megjithatë, sipas rregullores së Komisionit, nëse një kuti është marrë e rregullt në dorëzim nga KZAZ, ajo duhet të numërohet.
    Procesi i numërimit do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në Tiranë, ditën e hënë, më 20 maj 2025, në orën 12:00. Rezultatet pritet të kenë ndikim në Tabelat Përmbledhëse për zonat përkatëse.

  • Nëntë kuti votimi nga Diaspora të parregullta, Celibashi: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B! Numërimi mund të mbyllet këtë javë

    Nëntë kuti votimi nga Diaspora të parregullta, Celibashi: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B! Numërimi mund të mbyllet këtë javë

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashim, në konferencën për mediat nga Parku Olimpik ku po numërohen votat e Diasporës thotë se 9 kuti me zarfe nga jashtë vendit janë të parregullta.

    “Ka dokumentacion që ka ardhur nga jashtë, është i parregullt. Është në mungesë të zarfit. Mungojnë zarfat B që ne kemi dërguar, sepse një pjesë e votuesve kanë dërguar vetëm zarfin A. 2596 raste të adm në kuti, kur 99.99% lidhen me mungesën e zarfit B”.
    Kjo shpjegon se përse aktualisht në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i zarfeve të numëruar rezulton më i madh se shifra totale e zarfeve. Në disa raste, emigrantët nuk e kanë futur zarfin A në zarfin B, por e kanë vendosur direkt në zarfin e DHL-së. Për këto raste, KQZ po mban procesverbale manualisht. Në fund, të dhënat do të reflektohen në sistem.

    Top Channel

  • Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    Në seancën e sotme në GJKKO, prokurori i SPAK Klodian Braho ka lexuar konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela.
    Ai është marrë i pandehur për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 5 herë, në bashkëpunim 4 herë, si dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 herë, 1 herë në bashkëpunim.
    Prokuroria e Posaçme (SPAK) në pretencën e saj kërkon dënimin me 6 vite burgim për avokatin Radovan Çela, të cilit nga gjykimi i shkurtuar i ulet dënimi në 4 vite burgim.
    Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë. Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfunditarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.
    Radovan Çela ishte shpallur në kërkim që në korrik të vitit të kaluar, teksa u vetëdorëzua më 5 Mars të këtij viti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
    Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se avokati Radovan Çela, në bashkëpunim me prokurorin e Aurel Zarka, oficeren e Policisë Gjyqësore Erjona Daupajn dhe biznesmenin Astrit Vladi, “në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre”.
    Hetimet për grupin në fjalë nisën pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku u zbulua se Aurel Zerka, Radovan Çela dhe dy të tjerët kishin ndërhyrë në dosjen “Toyota Yaris” për të lehtësuar pozitat ligjore ndaj kushërinjëve Elvis dhe Alfred Vladi, por edhe për një sërë dosjesh të tjera, mes të cilave edhe një për pasurinë e Suel Çelës.
    Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja “Toyota Yaris”. Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
    Më herët, për të njëjtën dosje, prokurori Klodian Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.