Tag: parlamentit

  • Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, një person i plagosur

    Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, një person i plagosur

    Një person është plagosur para godinës së parlamentit në Skupština Srbije në Beograd, pasi u qëllua nga një 30‑vjeçar.
    Autori është arrestuar dhe akuzohet për tentativa vrasjeje dhe rrezik të përgjithshëm.

    Në të njëjtën kohë, ka shpërthyer një zjarr në tenda të vendosura në ambientin përreth ndërtesës.

    Trenutno – vatrogasci gase požar u Ćacilendu ispred Narodne skupštine pic.twitter.com/lZ1foc5pDP
    — Kreni-Promeni (@KPromeni) October 22, 2025

  • FOTO/ Të shtëna në zemër të Beogradit, një i plagosur afër Parlamentit, kapet autori

    FOTO/ Të shtëna në zemër të Beogradit, një i plagosur afër Parlamentit, kapet autori

    serbi

    SERBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Beograd, ku një person u plagos me armë zjarri përpara ndërtesës së Parlamentit serb. Mësohet se autori një 30-vjeçar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i plagosuri Milan B., 57 vjeç është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
    Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    serbi

    Ndërkohë, pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbajë një fjalim urgjent për publikun në orën 13:00, lidhur me këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin.
     
     

    capturepng

    yrjpng

  • Çfarë po ndodh? Zjarr dhe të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit, një i plagosur (Video)

    Çfarë po ndodh? Zjarr dhe të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit, një i plagosur (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite përpara godinës së Parlamentit në Beograd, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Sipas raportimeve të mediave serbe, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Autori i dyshuar i sulmit, i identifikuar si V.A., 30 vjeç, është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.
    Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    #BREAKING #Serbia A fire broke out in the tent camp near the Serbian Parliament in Belgrade.
    One person has been hospitalized. Shortly before the fire, sounds resembling gunshots were heard, Serbian state media reports.
    Video footage shows an individual being apprehended. pic.twitter.com/LQu6QzZzD3
    — The National Independent (@NationalIndNews) October 22, 2025

  • Politika gjermane në zi, ndërron jetë pas një beteje me kancerin anëtari i Parlamentit të Shtetit North Rhine-Westfalian

    Politika gjermane në zi, ndërron jetë pas një beteje me kancerin anëtari i Parlamentit të Shtetit North Rhine-Westfalian

    Një humbje e rëndë për politikën gjermane: anëtari i Parlamentit të Shtetit North Rhine-Westfalian, Marc Lürbke, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje të rëndë me kancerin.

    Sipas grupit parlamentar të FDP-së, Lürbke, nënkryetar dhe zëdhënës për politikën e brendshme, vdiq të shtunën.
    Babai i dy djemve jetonte në Paderborn dhe ishte kryetar i distriktit të partisë së tij. Ai kishte qenë anëtar i parlamentit të shtetit të Düsseldorf-it që nga viti 2012 dhe kishte njoftuar publikisht në fillim të shtatorit se po luftonte me kancerin.
    Në një deklaratë personale për gazetën Neue Westfälische, Lürbke kishte thënë: “Pa shëndet, gjithçka është hiç – kjo bëhet veçanërisht e qartë kur përballesh me një sëmundje kërcënuese për jetën si kanceri. Kërkoj mirëkuptimin tuaj që gjatë kësaj kohe jam përqendruar kryesisht në trajtimin tim të kancerit dhe shëndetin tim.”
    Kryetari i grupit parlamentar të FDP-së, Henning Höne, i bëri homazh Lürbke: “Për shumë vite, Marc Lürbke ishte aktiv në politikën shtetërore me një fokus të qartë në sundimin e ligjit, sigurinë e brendshme dhe lirinë individuale. Kontributet e tij për lirinë dhe sigurinë në North Rhine-Westfalia ishin të mëdha.”
    Presidenti i Parlamentit të Shtetit, André Kuper (CDU), shprehu trishtimin e tij: “Ngushëllimet e mia dhe tonat shkojnë për familjen e tij – boshllëku që sjell vdekja nuk do të mbushet kurrë.”

    Top Channel

  • PD bojkoton marshimin për UÇK, Berisha: Ish komandantët të pafajshëm, Rama përdor protestën për qëllime politike

    PD bojkoton marshimin për UÇK, Berisha: Ish komandantët të pafajshëm, Rama përdor protestën për qëllime politike

    Partia Demokratike ka vendosur të mos jetë pjesë e protestës në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së, por Sali Berisha, nga selia e PD-së, shprehu mbështetjen për lëvizjen e veteranëve të UÇK-së.
    Gjatë një konference me gazetarët, Berisha theksoi se liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, janë të pafajshëm.
    “Në të gjithë dijeninë time, ndjekjen time, nuk kam parë në mënyrë absolute asnjë fakt që të provojë asnjë akuzë për të cilën janë arrestuar dhe mbahen në arrest ish-udhëheqësit e luftës dhe udhëheqësit politikë më vonë të Kosovës. Asnjë! Dhe unë uroj me zemër që ajo gjykatë të shpallë pafajësinë e tyre dhe kthimin e tyre në vendin e tyre”, tha Berisha.
    Por Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor kauzën e UÇK-së dhe protestën për qëllime politike.
    “Përdorimi për qëllime politike i procesit është një makabritet. Edi Rama u tërhoq, por unë kam këtu dëshmitë që ai ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë. E kuptoni ju? Do bëhej patriot njeriu që me aktet e tij është ndaj Kosovës po aq armik sa Aleksandër Vuçiçi”, deklaroi ai.
    Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, deklaroi se vota e socialistëve kundër rezolutës që dënonte gjenocidin serb në Kosovë është një nga aktet më të rënda të Parlamentit shqiptar.
    “Një akt i tillë do të shkruhet me germa të zeza në muret e Parlamentit si akti më armiqësor i Parlamentit ndaj kombit shqiptar”, shtoi Berisha.
    Në komunikimin me gazetarët, Berisha akuzoi presidentin e Republikës dhe Gjykatën Kushtetuese, të cilët, sipas tij, i ndërprenë në mënyrë të paligjshme mandatin anëtares së kësaj gjykate, Sonila Bejtja.

  • “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

    “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

    “Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.

    Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
    “Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
    “Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
    Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
    Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.

    Top Channel

  • VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trump, nxirren jashtë dy deputetë

    VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trump, nxirren jashtë dy deputetë

    Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”. 
    Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë. 
    Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë. 
    Trump e rifilloi fjalimin e tij duke thënë se ishte “shumë efikas”. 
     

  • Teatri i politikës shqiptare/ Iris Luarasi: Kafja e parlamentit shuan çdo armiqësi PD-PS

    Teatri i politikës shqiptare/ Iris Luarasi: Kafja e parlamentit shuan çdo armiqësi PD-PS

    Ka qëndruar për vite përballë studentëve dhe po aq gjatë ka ndjekur politikën dhe foltoren e Kuvendit si analiste. Për Iris Luarasin, kalimi nga një “aula” në tjetrën është një udhëtim mes dy realiteteve që flasin gjuhë të ndryshme.Nuk i ka provuar ende emocionet dhe ndjesitë e foltores së Kuvendit, sepse kjo legjislaturë ka nisur me shumë debate në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.Gjuha konfliktuale dhe e urrejtjes vazhdon ta dominojë atë sallë, një fjalor që shpesh përzien arrogancën me banalitetin. Në atë sallë, siç vëren Luarasi, “rehatia e disave prej tyre nuk vjen nga argumenti, por nga fakti që ke dekada në atë karrige”. Një grup që nuk lëviz, që di të mbijetojë në çdo rotacion pushteti, duke u bërë pjesë e “klubit të përjetshëm” të politikës shqiptare.Si deputete për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, ajo po e sheh nga brenda politikën se si funksionon në realitet. Në korridoret e Kuvendit, jashtë kamerave, politika është më e butë.“Kafja e parlamentit është vendi ku zgjidhen të gjitha armiqësitë politike,” thotë ajo. Një realitet i njohur për gazetarët që e ndjekin politikën nga afër: aty ku fjalët e mëdha shuhen si shkumë mbi filxhanin e kafesë, dhe debati i ashpër kthehet në shaka mes personazhesh të shfaqur si “armiq” në sallën e Kuvendit.Numri i konsiderueshëm i të rinjve dhe grave në parlamentin aktual është një lajm i mirë për Iris Luarasin.Prej të rinjve ajo pret të ndryshojnë gjuhën e urrejtjes dhe të zbusin konfliktet mes mazhorancës dhe opozitës.Kuotat gjinore, sipas Luarasit, kanë sjellë më shumë gra, por jo domosdoshmërisht e kanë përkthyer këtë në cilësi.Iris Luarasi flet për “diktatin e rreshtit” në grupin parlamentar dhe për atë pjesë të lirisë së mendimit që detyrohesh ta lësh kur vendos t’i bashkohesh një force politike.Si analiste, ajo e sheh ende shumë të vështirë situatën e opozitës për shkak të krizave të thella që ka kaluar, duke theksuar domosdoshmërinë për një opozitë të fortë e të qenësishme si element vendimtar për demokracinë.

     

  • ‘Deri në fund’/ Si Pano Ruçi detyron shtetin grek të rihapë hetimin për tragjedinë në Tempi

    ‘Deri në fund’/ Si Pano Ruçi detyron shtetin grek të rihapë hetimin për tragjedinë në Tempi

     

    Përpara parlamentit grek, rojet presidenciale qëndrojnë drejt me fustanella dhe jelekë të qëndisur, duke ruajtur Varrin e Ushtarit të Panjohur. Të quajtur ‘Evzone’, ata janë të njohur për forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre, të detyruar të qëndrojnë plotësisht të palëvizshëm për orë të tëra.

    Metra më larg, Pano Ruçi ka fituar një reputacion të ngjashëm me ata, pas një greve urie 23-ditore për të detyruar autoritetet të zhvarrosin trupin e djalit të tij të vdekur dhe të kryejnë teste të reja për të përcaktuar saktësisht se si vdiq ai.

    Denis Ruçi ishte midis 57 personave, shumë prej të cilëve studentë, të cilët vdiqën në vitin 2023 kur treni i pasagjerëve në të cilin po udhëtonin u përplas me një tren mallrash që po vinte në Tempi, midis Athinës dhe Selanikut, në një tragjedi që nxori në pah neglizhencën dhe keqmenaxhimin e sistemit hekurudhor të Greqisë. Denisi ishte 23 vjeç.

    Hetimi zyrtar për aksidentin në Tempi u mbyll në fund të gushtit. Tridhjetë e gjashtë persona përballen me akuza për krime të rënda për ndërprerje të transportit, përfshirë shefin e stacionit që e dërgoi trenin e pasagjerëve në linjën e gabuar dhe një mori menaxherësh të rrjetit hekurudhor.

    Gjyqi i tyre pritet të fillojë vitin e ardhshëm, por të afërmit e atyre që vdiqën ende po vënë në pikëpyetje versionin e shtetit për tragjedinë, mes polemikave mbi atë që transportonte treni i mallrave dhe nëse kjo mund të ketë kontribuar në vdekje.

    Përveç pyetjeve në lidhje me sinjalizimin, komunikimin me radio dhe fajin e shefit të stacionit në Larisa, ku ndodhi aksidenti, audioja sugjeroi gjithashtu se disa nga 57 viktimat i mbijetuan përplasjes fillestare, por humbën jetën në zjarrin që pasoi-duke ngritur pyetje rreth asaj që shkaktoi një zjarr të tillë.

    Vlerësimet kontradiktore nuk kanë arritur të zgjidhin një mosmarrëveshje nëse zjarri i madh mund të jetë shkaktuar apo jo nga vajrat e silikonit ose ndonjë substancë tjetër e ndezshme.

    Pas aksidentit, u kryen teste toksikologjike mbi gjashtë persona-shoferët e trenave dhe kolegët e tyre-kryesisht për të përcaktuar nëse ndonjëri prej tyre kishte qenë nën ndikimin e drogës ose alkoolit, por jo mbi ndonjë prej viktimave.

    Të afërmit e pikëlluar thonë se kjo ishte një neglizhencë e rëndësishme dhe më 15 shtator, 47-vjeçari Ruçi udhëtoi nga shtëpia e tij në Selanik dhe ngriti çadrën jashtë parlamentit në Athinë.

    Greva e tij e urisë mori vëmendje kombëtare dhe mbështetje të zëshme, duke shtuar presion mbi shtetin derisa, më 7 tetor, prokurorët pranuan kërkesat e tij.

    ‘Ne fituam një betejë, ishte një fitore e madhe, për mua dhe për të afërmit e viktimave’, tha Ruçi për BIRN pak para se të çmontonte çadrën që kishte ngritur. ‘Por nuk kemi mbaruar ende, sepse kemi një rrugë të gjatë për të bërë.’

    Një altar i improvizuar ndodhet përpara parlamentit grek në Sheshin Sintagma, në qendër të Athinës, me lule të vendosura në kujtim të 57 jetëve të humbura në aksidentin e Tempit, emrat e të cilëve janë shkruar me bojë të kuqe.

    Vizitorët i shtrëngonin dorën Ruçit; disa e përqafonin, duke i shprehur mirënjohje për ‘aktin e tij të guximshëm’.

    Përtej asaj që zbuloi aksidenti i vitit 2023 mbi keqmenaxhimin dhe neglizhencën në sistemin hekurudhor grek, reagimi i menjëhershëm i shtetit dhe hetimi zyrtar u kritikuan gjerësisht si të dështuar, në rastin më të keq si një fshehje e së vërtetës.

    Në vitin 2023, prindërit e viktimave ngritën padi kundër mjekëve ligjorë për moskryerjen e testeve toksikologjike mbi 57 viktimat, të cilat zakonisht kryhen për të zbuluar praninë e drogës, alkoolit, metaleve të rënda apo kimikateve të tjera në trup.

    ‘Ka tregues seriozë që, në atë moment, njerëzit nuk mbusheshin dot me frymë’, tha në shtator Maria Karystianou, e cila humbi vajzën e saj në aksident. ‘Ata po merrnin frymë dhe po digjeshin nga brenda. Kemi djegie kimike edhe te persona nga ekipet e shpëtimit dhe mjekë ligjorë kanë raportuar djegie të shkaktuara nga vaji i silikonit. Kemi tregues se ka pasur prani kimikatesh.’

    Me syzet e leximit të varura në qarë dhe byzylykë lëkure në kyçin e dorës së majtë, Ruçi tha për BIRN: ‘Dua të di se nga çfarë vdiq im bir, nga çfarë vdiqën fëmijët tanë.’

    Prokurori i Gjykatës së Apelit në Larisa e kishte mbyllur padinë e prindërve kundër mjekëve, duke thënë se kishte ‘mungesë provash’ për të ngritur akuzë për neglizhencë në detyrë. Tani, megjithatë, zyra e prokurorit e ka rihapur çështjen dhe e ka lidhur me një hetim të ri paraprak mbi mungesat ose parregullsitë e mundshme në hetimin fillestar të aksidentit.

    Sipas raporteve të mediave greke, kjo hap rrugën për kryerjen e testeve toksikologjike të kërkuara nga Ruçi dhe prindërit e tjerë, pa qenë nevoja që autoritetet të ndërmarrin hapin e sikletshëm të rihapjes së hetimit fillestar.

    Kërkesa e babait të pikëlluar ishte kthyer në një pengesë të madhe për qeverinë e qendrës së djathtë Demokracia e Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, me tubime mbështetjeje të mbajtura në mbarë Greqinë dhe madje edhe me një vizitë nga kreu i Kishës Ortodokse Greke, Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Hieronymus II, më 6 tetor.

    ‘Erdha të shoh një njeri që po vuan’, tha Hieronymus II. ‘Kudo që ka dhimbje, ne jemi afër.’

    Më 2 tetor, ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, u duk se mbështeti kërkesat e Ruçit, kur tha: ‘Nuk mund ta imagjinoj… si mund të ndalohet e drejta e një babai për të hetuar gjithçka që ai e konsideron të nevojshme, në çfarëdolloj mënyre që ai e gjykon të përshtatshme, lidhur me vdekjen e fëmijës së tij.’

    Por jo të gjithë në qeveri treguan mirëkuptim për gjendjen e Ruçit.

    Dy ditë pas deklaratës së Dendiasit, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, vuri në dyshim pse kërkesa për testet toksikologjike mbi viktimat nuk ishte dorëzuar sapo ishte hapur çështja. Në X (dikur Twitter), ai e quajti avokaten e Ruçit dhe udhëheqësen e partisë opozitare ‘Lëvizja e Lirisë’, Zoe Konstantopoulou, ‘një grabitqare të pushtetit dhe të vuajtjes njerëzore’.

    Kur, në ditën e 19-të të grevës së urisë, Ruçi u shtrua në spital, Georgiadis akuzoi mjeken e tij, Olga Kosmopoulou, se ‘merrej me politikë, jo me mjekësi, pasi ajo është mjekja e të gjithë grevistëve të urisë të së Majtës’.

    I pyetur për këto sulme, Ruçi u përgjigj: ‘Ata gjithmonë përpiqen të njollosin përpjekjet e çdo qytetari. Ofrojnë gënjeshtra për çdo të vërtetë që themi.’

    Ruçi nuk i kishte treguar familjes së tij se çfarë kishte ndërmend të bënte.

    ‘E dija shumë mirë që nuk do të më linin të ikja’, tha ai. ‘Isha në një gjendje të tillë që nuk doja të flisja me askënd. Thjesht mora valixhen, u nisa nga Selaniku dhe erdha në Athinë me fotografinë e tim biri. Dhe të hënën, më 15 shtator, u ula këtu, vetëm. Dhe brenda një dite, ishte populli ai që më mbështeti.’

    ‘Kam kaluar shumë gjatë atyre 23 ditëve’, tha ai.

    ‘Ishte shumë e dhimbshme. Kishte shumë dhimbje, shumë lodhje, rraskapitje-dhe njëkohësisht kishte tallje. Sepse për 23 ditë ata talleshin me ne, bënin sikur kujdeseshin… por unë isha i vendosur ta çoja deri në fund. Ata s’e kishin llogaritur këtë gjë.’

    Ai mbante në kokë një kapele të zezë dhe kishte veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin ‘Deri në Fund’, të shkruar me të bardha në anën e zemrës; në dorën e djathtë mbante një rruzare.

    ‘Do ta çoja deri në fund’, tha ai.

    ‘Shpresoj që askush të mos arrijë në pikën ku ka arritur familja ime dhe të gjitha familjet e viktimave’, tha Ruçi për BIRN. ‘Unë arrita në këtë pikë ndërsa prisja që sistemi i drejtësisë të bënte detyrën e vet dhe ai nuk bëri asgjë.’

  • PD: Të shkarkohet Niko Peleshi. Opozita pretendon se shkeli ligjin në dy seanca parlamentare

    PD: Të shkarkohet Niko Peleshi. Opozita pretendon se shkeli ligjin në dy seanca parlamentare

    Këshilli i Legjislacionit nisi shqyrtimin e kërkesës së PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, socialistit Niko Peleshi.
    Në emër të opozitës deputeti Ivi Kaso deklaroi se kryeparlamentari Peleshi ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren në seancën e 16 shtatorit kur u miratuan ndryshimet në rregullore dhe në mbledhjen e Parlamentit të 18 shtatorit ku u miratua qeveria Rama 4.
    PD pretendon se në seancën e miratimit të programit qeverisës PD iu mohua e drejta për të folur në parlament dhe programi u miratua pa iu nënshtruar më parë diskutimeve.

    “Shkeljet e konsumuara në këto dy seanca s’kanë të bëjnë me shkelje vetëm të natyrës procedurale, ndryshimi i rregullores me procedurë të përshpejtuar në ndryshim nga parashikimet kushtetuese, me anë të së cilës s’mund të shqyrtohej një ligj me procedurë të shpejtuar. Ka të bëjë me mohimin e të drejtës së deputetëve të opozitës për ndryshimet e rregullores dhe kthyer në një traditë parlamentare me anë të cilës ndryshimi i rregullores së Kuvendit është bërë me konsensus”, tha Kaso.
    Këshilli vendosi të caktojë socialistin Damian Gjiknuri dhe demokratin Ivi Kaso si relatorë të raportit që do t’i përcillet për shqyrtim seancës plenare.
    Kërkesa e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit është më së shumti një akt politik në shenjë proteste ndaj mënyrës se si u zhvilluan dy seancat e para të parlamentit, pasi opozita nuk i ka votat për të shkarkuar kryetarin e parlamentit.
    PD dhe aleatët e saj kanë vetëm 50 vota në parlament, ndërkohë që për të shkarkuar kryetarin e kuvendit duhen 71 vota pro./vizionplus.tv