Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të ndërmarrë një aksion të vendosur për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit.Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se bojkoti nuk është një opsion dhe se të gjitha mjetet demokratike do të përdoren për të siguruar që Kuvendi të funksionojë sipas rregullores.
Deklarata e tij:
PD do të bëjë të gjitha përpjekjet që i takojnë për ti rikthyer parlamentin qytetarëve shqiptarë, për të kthyer parlamentin e Shqipërisë, në parlament që funksionon mbi bazën e Kushtetutës dhe Rregullores së parlamentit.
Si do e bëni këtë?
Sali Berisha: Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e parlamentit, funksionimin e tij mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të vetë parlamentit.
Bojkoti ishte vetëm për sot, do ketë deputetë nesër në komisione.
Sali Berisha: Ndonjë surprizë. Ju shkoni nesër në komisione dhe shifni. Edhe pasnesër.
A pati vendim, do shkoni apo jo në Komisione?
Sali Berisha: Vendimi është i prerë, do të bëhet çdo përpjekjet e domosdoshme për rikthimin e parlamentit dhe funksionimin e tij, mbi baza të Kushtetutës dhe ligjeve.Pra, nëse sot për sot, parlamenti funksionon i tëri jashtë përcaktimeve të Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit;Sot për sot, parlamenti është një instrument opresiv ndaj opozitës;Sot për sot parlamenti është një instrument opresiv ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk shpreh më, nuk merret me të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me interesat e tyre, dhe siç keni parë ju, pas 10 seancash është bllokuar debati në 9 seanca dhe është lejuar në vetëm në 1 seancë.Ndërkohë deputetët tanë kanë qenë në çdo mbledhje të Komisioneve parlamentare. Kanë shqyrtuar ligje dhe vendime me seriozitetin më të madh.
Si do të arrini këtë, cili është plani juaj?
Sali Berisha: Absolutisht do të përdorim të gjitha mjetet, gjersa parlamenti të funksionojë.
A i keni përdorur dhe më parë këto mjete?
Sali Berisha: Edhe po edhe jo…
Nesër do shkojnë deputetët në Komisionet parlamentare.
Sali Berisha: Bojkoti nuk është opsion. Ne e kemi të ndaluar bojkotin.
Tag: parlamentit
-

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha: Do përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi t’i kthehet rregullit
-

“Bojkoti nuk është opsion”, Berisha: Do të përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi të zbatojë rregulloren
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit, sipas rregullores dhe parimeve demokratike.
Por, Berisha shtoi se bojkoti nuk është opsioni i PD për të arritur qëllimin e saj.
“Vendimi është i prerë, do të bëhet çdo përpjekjet e domosdoshme për rikthimin e parlamentit dhe funksionimin e tij, mbi baza të Kushtetutës dhe ligjeve.Pra, nëse sot për sot, parlamenti funksionon i tëri jashtë përcaktimeve të Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit;
Sot për sot, parlamenti është një instrument opresiv ndaj opozitës;
Sot për sot parlamenti është një instrument opresiv ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk shpreh më, nuk merret me të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me interesat e tyre, dhe siç keni parë ju, pas 10 seancash është bllokuar debati në 9 seanca dhe është lejuar në vetëm në 1 seancë.
Ndërkohë deputetët tanë kanë qenë në çdo mbledhje të Komisioneve parlamentare. Kanë shqyrtuar ligje dhe vendime me seriozitetin më të madh.
Bojkoti nuk është opsion. Ne e kemi të ndaluar bojkotin”, tha Berisha. ./vizionplus.tv -

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha paralajmëron: PD do të përdorë të gjitha mjetet për të zbatuar rregulloren në Kuvend
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit, sipas rregullores dhe parimeve demokratike.
Berisha theksoi se vendimi për veprimet që do të ndërmerren është i prerë dhe se të gjitha format e domosdoshme do të përdoren për të garantuar rikthimin e Kuvendit në “bazën e rregullores”.
“Do të kthejmë Kuvendin në bazën e rregullores. Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e Parlamentit. Nuk ka ndonjë surprizë — shkoni nesër në komisione dhe do ta shihni. Vendimi është i prerë,” – deklaroi Berisha.
Ai shtoi se veprimet e opozitës do të synojnë “rikthimin në rrugën e duhur të Parlamentit”, duke e cilësuar institucionin aktual si një strukturë shtypëse.
“Sot për sot, parlamenti është një institucion opresiv,” – tha Berisha. -

“Do të përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi të zbatojë rregulloren”/ Berisha i prerë: Bojkoti s’është opsion!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit, sipas rregullores dhe parimeve demokratike.
Berisha theksoi se vendimi për veprimet që do të ndërmerren është i prerë dhe se të gjitha format e domosdoshme do të përdoren për të garantuar rikthimin e Kuvendit në “bazën e rregullores”.
“Do të kthejmë Kuvendin në bazën e rregullores. Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e Parlamentit. Nuk ka ndonjë surprizë — shkoni nesër në komisione dhe do ta shihni. Vendimi është i prerë,” – deklaroi Berisha.
Ai shtoi se veprimet e opozitës do të synojnë “rikthimin në rrugën e duhur të Parlamentit”, duke e cilësuar institucionin aktual si një strukturë shtypëse.
“Sot për sot, parlamenti është një institucion opresiv,” – tha Berisha. -

PD i rikthehet avazit të vjetër, nis sot bojkotin parlamentar, zbulohet mesazhi i Bardhit për deputetët, ja çfarë…
Partia Demokratike duket se do t’i rikthehet avazit të vjetër. Pas përplasjeve që ndodhën në seancën parlamentare të së enjtes, sot PD ka thirrur një mbledhje grupi, ku do të vendoset mbi masat që do të ndërmerren sa i takon jetës parlamentare. Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve, ku kërkon që nesër askush të mos shkojë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, ndërkohë që po ashtu prania në grup është me detyrim. “ Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!; Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ju falënderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!”, tha Bardhi.
Sot vendoset për përjashtimin e kreut të PD
Ndërkohë kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e Sali Berishës për sulmet ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore. Në kërkesën drejtuar Sekretariatit të Etikës, socialistët kërkuan përjashtimin nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë. Sipas PS, deklaratat e Berishës ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.
Kujtojmë gjithashtu se Kuvendi ka refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore të opozitës, për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit. PD e ka cilësuar vendimin e Kuvendit për mosngritjen e këtyre dy komisioneve, si një akt antikushtetues për opozitën dhe vetë parlamentarizmin. Sot pritet që të merret vendimi se si do të reagojë PD dhe duket se do të nisë avazi i vjetër, ku sipas burimeve do të ketë dy skenarë: I pari është ai i bllokimit të punës së Parlamentit dhe komisioneve, ashtu sikundër ndodhi një vit më parë ku u dogjën karrige dhe u hodhën edhe tymuese. Skenari i dytë është që të ketë bojkot parlamentar, por ky i fundit mbështetet më pak.
Reagon Berisha
Nga ana tjetër këtë fundjavë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar organizimin e një proteste kombëtare së shpejti, duke theksuar se kjo nuk do të ketë natyrën e një bojkoti të parlamentit, por do të shoqërohet me një strategji të dyfishtë: betejë brenda sallave të Kuvendit dhe mobilizim qytetar jashtë tij. Në një deklaratë nga selia blu ai e përshkroi rrjedhën politike që sipas tij ka çuar në këtë vendim si rezultat të “votës së dhunuar” dhe “zgjedhjeve të vjedhura”. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorim të kapaciteteve shtetërore dhe mediatike për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. “Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo. Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.
Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit. Së pari. Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar. Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura. Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.
Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve. Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit. Qeveria u miratua pa debat. Programi i saj pa debat. Buxheti dje pa debat. Të gjitha pa debat. Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë. Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë. Ne nuk nënshtrohemi”, deklaroi Berisha. -

“Protesta e parë kombëtare do të mbahet…”/ Berisha fton qytetarët për mbrojtjen e votës së lirë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar sot organizimin e një proteste kombëtare së shpejti, duke theksuar se kjo nuk do të ketë natyrën e një bojkoti të parlamentit, por do të shoqërohet me një strategji të dyfishtë: betejë brenda sallave të Kuvendit dhe mobilizim qytetar jashtë tij.
Në një deklaratë nga selia blu ai e përshkroi rrjedhën politike që sipas tij ka çuar në këtë vendim si rezultat të “votës së dhunuar” dhe “zgjedhjeve të vjedhura”.
Berisha akuzoi jithashtu qeverinë për përdorim të kapaciteteve shtetërore dhe mediatike për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Sali Berisha: Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo.Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit.Së pari.Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar.Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura.Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve.Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit.Qeveria u miratua pa debat.Programi i saj pa debat.Buxheti dje pa debat.Të gjitha pa debat.Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë.Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë.Ne nuk nënshtrohemi. -

“Fjalimet tona do t’i mbajmë para ndërtesës së Qeverisë”, Berisha: Shumë shpejt protesta e parë kombëtare
“Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit. Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.
Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë. Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet.
Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament. Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët.Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni.
Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo. Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit. Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit. Së pari.
Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar. Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura. Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë”, tha Berisha.
Top Channel
-

Lapsusi i Niko Peleshit shkakton të qeshura në sallën e Parlamentit, i drejtohet Këlliçit me “z. Balluku” (Video)
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka shkaktuar të qeshura sot në sallën e seancave plenare pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si Zoti Balluku, teksa i dha fjalën për procedurë.
“Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura.
Ky lapsus i kryeparlamentarit është bërë viral në rrjete sociale ndërsa dukshëm, Niko Peleshi e mori me shumë sportivitet dhe kërkoi ndjesë. -
Ligjvënësi francez dëshiron të ndalojë alkoolin në lokalin e parlamentit
Ligjvënës francezë me një natyrë nervoze, shikojnë më tej tashmë… një anëtar i parlamentit dëshiron të ndalojë shitjen e alkoolit në lokalin e Asamblesë Kombëtare!
Sipas një raporti të parë nga Paris Playbook i POLITICO-s , Emmanuel Duplessy, i partisë së majtë Génération.s, dëshiron jo vetëm ta ndalojë barin të shesë alkool, por edhe t’u ndalojë deputetëve alkoolin, si pjesë të shpenzimeve të tyre për ushqim dhe pije.
Shitja e alkoolit “në një vend pune ngre shumë pyetje midis francezëve”, tha Duplessy.
Duplessy nuk është deputeti i parë që përpiqet ta qetësojë politikën franceze. Në maj, udhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Cyrielle Chatelain, sugjeroi ndalimin e alkoolit në parlament në mbrëmje.
Arthur Delaporte, një deputet socialist i cili kryeson shoqatën që menaxhon restorantet e Asamblesë Kombëtare, tha se çmimet në bar ishin rritur, por nëse alkooli përjashtohet nga kërkesat e shpenzimeve për ligjvënësit, atëherë i njëjti rregull duhet të zbatohet për “të gjitha kompanitë që të jetë i pranueshëm”. Kjo, shtoi ai, do të “shkaktonte trazira midis avokatëve”.
Shitjet e alkoolit në barin e dhomës së ulët të parlamentit gjeneruan rreth 100,000 euro të ardhura vitin e kaluar (megjithëse pati një pauzë prej rreth tre muajsh në punën legjislative pas shpërbërjes së parlamentit).
Ligjvënësit francezë mund të duan t’u kërkojnë kolegëve të tyre belgë këshilla në lidhje me debatet joalkoolike. Birra dhe vera janë ndaluar në kafenenë e parlamentit federal belg që nga maji./ Politico.
-

Revoltë në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin serb dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç
Dijana Hrka, nëna e të riut Stefan Hrka, i cili vdiq gjatë shembjes së një mbikalimi hekurudhor në Novi Sad, filloi sot një grevë urie para Parlamentit të Serbisë, siç kishte njoftuar.
Dhe sipas mediave të huaja, me këtë veprim, ajo po kërkon përgjegjësi për vdekjen e djalit të saj dhe njerëzve të tjerë.
Greva e saj filloi në orën 11:52 të paradites dhe qytetarët, studentët dhe figurat publike që erdhën për ta mbështetur filluan të mblidheshin.
Fillimisht ajo donte të ngrinte një tendë afër parlamentit dhe të qëndronte atje derisa autoritetet të plotësonin kërkesat e saj.
Megjithatë, policia rrethoi hapësirat në mënyrë që ajo të bënte grevë në rrugë.
Kështu, qëndrimi i policisë dhe autoriteteve ndaj nënës që humbi fëmijën e saj shkaktoi një revoltë midis qytetarëve që u mblodhën në këtë vend gjatë gjithë ditës.