Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të fitonte shumicën parlamentare të nevojshme për t’u emëruar Kancelar në raundin e parë të votimit të martën, një humbje e papritur për koalicionin e tij të ri me Social Demokratët e qendrës së majtë, raportoi Reuters.
Merz, 69 vjeç, i cili udhëhoqi partinë e tij konservatore CDU/CSU drejt fitores në zgjedhjet federale në shkurt dhe që atëherë ka siguruar një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), morri 310 vota në dhomën e ulët të parlamentit, tha presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner.
Por atij i duheshin 316 vota për të siguruar shumicën.
Kloeckner tha se po pezullonte seancën e Parlamentit në mënyrë që grupet parlamentare të mund të konsultoheshin se si të vazhdonin.
Shumica absolute
Dhoma e ulët e parlamentit, Bundestag, tani ka 14 ditë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër për Kancelar me shumicë absolute. Një votim i ri mund të caktohet që të martën, shkruan Reuters.
Konservatorët e Merz fituan zgjedhjet kombëtare në shkurt me 28.5 përqind të votave, por atyre u duhet të paktën një partner për të formuar një qeveri me shumicë.
Të hënën, ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë, të cilët fituan vetëm 16.4 përqind, rezultati i tyre më i keq në historinë e Gjermanisë pas luftës. /tesheshi.com/
Tag: parlamentit
-

“Gramshi u zhbë, nga 50 mijë ka zbritur në 60 mijë”, Rama ironizon Berishën: Turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit
Teksa ka ndarë një pjesë të fjalimit të Sali Berishës nga takimi në Gramsh, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike.
“Një fabul popullore dhe një shënim U ndan detyrat baba djemve të rritur. Ti i thotë të madhit do kujdesesh për prodhimin e arës. Ti i thotë të dytit do kujdesesh për shitjen e prodhimit. Ti i thotë të voglit do kujdesesh për babën dhe ta mbash ke shpia që mos e qeshin dynjaja kur të fillojë me lajthitë ! “Po si do e marr vesh unë këtë o babë?” e pyet djali babën. “Do e marrësh vesh kollaj biri im, sapo baba të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me fjalët e konakut të grave!”, i përgjigjet i ati.
Shënim: Tani që Bababufi i ka lëshuar edhe zyrtarisht krejt pëllumbat, po zogjtë e tij trushpëlarë e marrin vërdallë nëpër Shqipëri me tendë – se ai nuk e mban dot më as diellin, kurse ata pa të janë si këneta pa ujë – u ka mbetur veç demokratëve të thjeshtë, e me mend në kokë, ta bëjnë detyrën e atij djalit të vogël të fabulës popullore.
Dhe ishallah e bëjnë, duke mos e votuar më për ta nxjerrë rrugëve, se për ta është jo vetëm një votë e hedhur në kënetë, po tanimë edhe një hyrje në gjynah, ndërsa për Shqipërinë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian, është një turp i madh të ketë një kënetë në mes të parlamentit, vetëm e vetëm për hallin personal të Bababufit të dëshpëruar, të pashpresë, e më keq akoma, të përçartur!”-shkruan Rama.Top Channel
-

“Turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit”/ Kryeministri Rama ironizon Kreun e PD-së: Nga 50 mijë ka…
Kryeministri Edi Rama, nuk ndal ironizimet për Kreun e PD-së, Sali Berisha duke postuar video në rrjetin social facebook. Këtë herë Rama solli në vëmëndje gafën që Berisha bëri gjatë takimit elektoral në Gramsh të shtunën. Ndërsa fliste për rënien e popullsisë në Gramsh, Berisha u shpreh se ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë….
“Ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në fruti-kulturë dhe është krim ta ç’bësh Gramshin, nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë”, tha Berisha.
Pas kësaj deklarate të Berishës, kryesocialisti shkruan se është një turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit për hallin personal të një politikani të lashtë, të dëshpëruar e të pashpresë.
“NJË FABUL POPULLORE DHE NJË SHËNIM
U ndan detyrat baba djemve të rritur. Ti i thotë të madhit do kujdesesh për prodhimin e arës. Ti i thotë të dytit do kujdesesh për shitjen e prodhimit. Ti i thotë të voglit do kujdesesh për babën dhe ta mbash ke shpia që mos e qeshin dynjaja kur të fillojë me lajthitë! Po si do e marr vesh unë këtë o babë?” e pyet djali babën. “Do e marrësh vesh kollaj biri im, sapo baba të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me fjalët e konakut të grave!”, i përgjigjet i ati.
Shënim: Tani që Bababufi i ka lëshuar edhe zyrtarisht krejt pëllumbat, po zogjtë e tij trushpëlarë e marrin vërdallë nëpër Shqipëri me tendë – se ai nuk e mban dot më as diellin, kurse ata pa të janë si këneta pa ujë – u ka mbetur veç demokratëve të thjeshtë, e me mend në kokë, ta bëjnë detyrën e atij djalit të vogël të fabulës popullore.
Dhe ishallah e bëjnë, duke mos e votuar më për ta nxjerrë rrugëve, se për ta është jo vetëm një votë e hedhur në kënetë, po tanimë edhe një hyrje në gjynah me Bababufin e tyre, ndërsa për Shqipërinë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian, është një turp i madh të ketë një kënetë në mes të parlamentit, vetëm e vetëm për hallin personal të një politikani të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë, e më keq akoma, të përçartur!”, shkruan Rama krah videos së postuar. -

“Stabilitet i vlefshëm dy palësh”/ Kina: Një urë drejt BE-së pas luftës tregtare të Donald Trump!
Kina duket se po i hapet Europës, në një kohë kur po numëron aleatët e saj në luftën tregtare me SHBA-në, pas vendosjes së tarifave nga Donald Trump.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiaqun, tha se marrëdhëniet e Pekinit me Brukselin “do të sjellin stabilitet të vlefshëm”.
“Duke mbrojtur bashkërisht, në kontekstin aktual, sistemin tregtar shumëpalësh“, Kina dhe Bashkimi Evropian “do të sjellin stabilitet të vlefshëm dhe parashikueshmëri më të madhe në ekonominë globale dhe tregtinë globale”, tha Jiaqun.
Tarifat e Trump
Pekini dhe Brukseli po përballen me një stuhi vendosjesh tarifash që kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në tregjet globale.
Në Kinë, Donald Trump ka vendosur tarifa totale prej 145%. Në të njëjtën kohë, Evropa dëshiron të diversifikojë partnerët e saj tregtarë kundër një aleati amerikan që është bërë i paparashikueshëm.
Më herët këtë muaj, Presidenti kinez Xi Jinping shfrytëzoi rastin për t’i bërë thirrje BE-së dhe Kinës që t’i “rezistojnë” së bashku. Në korrik, me rastin e 50-vjetorit të marrëdhënies së tyre, të dyja palët pritet të mbajnë një samit simbolik.
Pikat e mosmarrëveshjes
Megjithatë, mbeten pika mosmarrëveshjeje midis Brukselit dhe Pekinit. BE-ja ka hapur hetime ndaj produkteve kineze për subvencione të padrejta, duke akuzuar Pekinin për konkurrencë të padrejtë. Hetimet kanë të bëjnë kryesisht me automjetet elektrike kineze.
Brukseli vendosi gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve kinezë për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” kundër pakicave myslimane në Xinjiang.
Pekini u përgjigj duke vendosur sanksione ndaj eurodeputetëve, si dhe ndaj studiuesve evropianë dhe institucioneve evropiane.
Duke cituar një zyrtar të Parlamentit Evropian, Politico dhe Reuters raportuan sot se Kina po shqyrton heqjen e këtyre sanksioneve.
Sipas Reuters, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Mezzola, pritet të njoftojë sot se Kina ka vendosur të heqë sanksionet kundër katër anëtarëve aktualë dhe një ish-anëtari të Parlamentit Europian, si dhe kundër nënkomitetit të të drejtave të njeriut të këtij organi.
Zëdhënësi i qeverisë kineze deklaroi se marrëdhëniet me Bashkimin Evropian tregojnë një “dinamikë pozitive”.
“Anëtarët e Parlamentit Evropian inkurajohen fuqimisht të vizitojnë Kinën më shpesh“, theksoi ai.Top Channel
-

Besimtarët myslimanë protestë përpara Parlamentit, kundërshtojnë qëndrimin e Ramës për Gazën
Një grup shoqatash dhe qytetarësh, kryesisht besimtarë myslimanë shqiptarë, protestuan sot para Parlamentit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit zyrtar të Shqipërisë për luftën në Rripin e Gazës.
Protesta u organizua nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, me sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, dhe vjen si reagim ndaj dekorimit të kryeministrit Edi Rama nga presidenti i Izraelit, i cili e nderoi me Medaljen Presidenciale të Nderit për qëndrimin e tij në mbështetje të Izraelit.
“Rama bëri një gabim fatal që shkoi në Izrael. I ka ulur vlerat vetes. Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli në Gaza,” – thanë protestuesit për mediat.
Ata theksuan se ky dekorim nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, por është, sipas tyre, një akt i njëanshëm që mbron veprime të cilësuara si gjenocidale ndaj popullsisë palestineze.
Protesta u zhvillua pa incidente, por me pjesëmarrje simbolike, duke i dhënë zë një pakënaqësie që vjen nga shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare, përballë një konflikti që ka ndarë opinionin publik ndërkombëtar.
Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj protestës, ndërsa Edi Rama e ka konsideruar më herët marrëdhënien me Izraelin si të qëndrueshme dhe të bazuar në vlera demokratike dhe historike miqësie. -

Çfarë do të ndodhë me të djathtën ekstreme të Francës?
Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë 12-vjeçare.
Përmes një vendimi që ka shkundur politikën franceze dhe atë evropiane, gjykata në Paris ka thënë se ajo nuk mund të garojë për asnjë pozitë politike publike – që nënkupton se ajo duket që do të jetë jashtë garës për zgjedhjet presidenciale, të cilat duhet të mbahen më së largu në pranverën e vitit 2027.
Ajo është larguar nga seanca gjyqësore pa bërë asnjë koment. Ndonëse mund të apelojë vendimin – çdo hap mund të marrë vite – ka shumë mundësi që ky do të jetë fundi i karrierës së saj politike.
Le Pen, e cila ka garuar kundër presidentit aktual, Emmanuel Macron më 2017 dhe 2022, konsiderohej figura favorite për t’u bërë gruaja e parë presidente e Francës.
Më 2022, ajo pati fituar 41.5 për qind të votave në rundin e dytë, duke shënuar rezultatin më të mirë të një kandidati të së djathtës ekstreme në garën presidenciale të Francës.
Meqë Macronit i ndalohet të garojë për një mandat të tretë, Le Pen konsiderohej figura më e njohur për zgjedhjet e ardhshme, dhe sondazhet e hershme sinjalizonin që ajo do të mposhtte kandidatët tjerë nga e majta dhe e djathta.
Zbardhja e fytyrës së Frontit Kombëtar
Le Pen është ngjitur në krye të Frontit Kombëtar më 2011 dhe e ka ribrenduar partinë në Tubimi Kombëtar, si dhe ka tentuar të zbardhë fytyrën e partisë duke e distancuar atë dhe veten nga disa deklarata raciste dhe antisemitike të babait të saj Jean-Marie Le Pen në të kaluarën.
Ajo vazhdon të ketë qasje shumë kritike ndaj imigrimit dhe Islamit dhe dëshiron të nxjerrë Francën prej Komandës së integruar ushtarake të NATO-s.
Megjithatë, ajo është tërhequr nga deklaratat paraprake për të larguar vendin nga Bashkimi Evropian dhe Eurozona.
Partisë së saj i është garantuar një kredi e përfolur shumë nga një bankë ruse, më 2014, dhe ndonëse ka qenë mbështetëse e Moskës në të kaluarën dhe i ka kritikuar sanksionet e BE-së kundër Kremlinit, ajo e ka mbështetur Francën në vendimin për t’i pranuar refugjatët ukrainas.
Pas vendimit të 31 marsit, Kremlini ka thënë se i vjen keq për “shkeljen e normave demokratike”.
Zyrtarët evropianë, duke folur në kushte anonimiteti, kanë shpresuar se ajo do të ecte përpara në marrjen e ndonjë detyre, ndoshta duke ndjekur hapat e kryeministres italiane të së djathtës, Giorgia Meloni, e cila përshkruhet në Bruksel si kompetente dhe bashkëpunuese.
Megjithatë, ata kanë folur me doza kujdesi, duke thënë se Tubimi Kombëtar e ka pozicionuar veten gjithnjë nga ekstremi i djathtë dhe që partia është themeluese kryesore e partisë Patriotët e Evropës, bashkë me partinë hungareze në pushtet, Fidesz, lideri i së cilës, Viktor Orban, ka shprehur menjëherë mbështetje për Le Penin.
Ajo që nuk dihet tani është se çfarë do të ndodhë me partinë e saj.
Tetë ish-anëtarë të Parlamentit Evropian, pjesëtarë të Tubimit Kombëtar, janë dënuar bashkë me Le Penin për shfrytëzim të fondeve në vlerë të miliona eurove të Parlamentit Evropian për të paguar stafin në Francë në periudhën 2004-2016, duke ngritur pikëpyetje nëse lëvizja mund t’i mbijetojë kësaj goditjeje.
Çfarë do të ndodhë me të djathtën ekstreme të Francës?
Jordan Bardella – i cili është emëruar lideri zyrtar i Tubimit Kombëtar më 2021 dhe është konsideruar pasardhësi i Le Penit – vazhdon të mbetet i panjollosur nga skandali, të paktën drejtpërdrejt.
Por, a mundet Bardella të ketë të njëjtën fuqi tërheqëse sikurse Le Peni? Duke qenë vetëm 29 vjeçar, ai konsiderohet shumë i ri dhe pa ndonjë përvojë.
Ndonëse Tubimi Kombëtar ka arritur të dalë i pari në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershorin e vitit të kaluar, dështimi i partisë për të përsëritur atë sukses në zgjedhjet parlamentare të mbajtura po atë verë, pati ngritur dilema lidhur me qëndrueshmërinë.
Mbetet të shihet se si do të përgjigjet elektorati ndaj vendimit.
Shumë politikanë janë tronditur nga kritikat e bëra prej nënpresidentit amerikan JD Vance më herët gjatë vitit për anulimin e rezultatit të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë, pas dyshimeve për ndërhyrje ruse në emër të kandidatit të pavarur, Calin Georgescu, i cili pati befasuar të gjithë kur ka dalë i pari.
“Ne mund të presim goditje të ngjashme edhe këtë herë, pasi shumë pjesëtarë nga e djathta populiste do ta quajnë këtë ‘aferë ligjore’ kundër politikanëve që nuk konsiderohen të zakonshëm, dhe Marine Le Pen sapo është bërë kthyer në ‘kauzën e tyre të famshme’, e cila mund t’i shtyjë ata të fitojnë edhe më shumë popullaritet”./REL
-

Marine Le Pen shpallet fajtore/ A rrezikohet ëndrra e saj presidenciale?
BILD
Populistja e krahut të djathtë, Marine Le Pen u shpall fajtore në një gjyq të gjatë për përvetësim fondesh tëe BE-së këtë mëngjes në Paris.
Sipas bindjes së gjyqtarëve, kryetarja aktuale e grupit parlamentar të partisë së saj Fronti Nacional është fajtore për përdorimin e paligjshëm të katër asistentëve të parlamentit të BE-së për detyra që nuk korrespondonin me funksionet e tyre, duke përfshirë një truproje dhe tre asistentë personale, gjatë kohës së saj si eurodeputete.
Vetë Le Pen kishte thënë se një dënim mund të nënkuptojë “vdekjen e saj politike”.
Tetë eurodeputetë të tjerë nga partia e saj u shpallën gjithashtu fajtorë.
Më e rëndësishmja, Le Pen përballet me një ndalim pesë-vjeçar për të kandiduar në zgjedhje, edhe nëse ajo apelon vendimin.
Kjo do të bllokonte kandidaturën e planifikuar të Le Pen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Ëndrra e saj e përjetshme do të shkatërrohej.
Dënimet e tjera – zyra e prokurorit publik ka kërkuar dy vjet burg dhe tre vjet me kusht plus një gjobë prej 300.000 euro – do të pezulloheshin në rast të apelimit.
Akuza qendrore është se partia e Le Pen merrte para nga Parlamenti Europian për asistentët e parlamentit, të cilët punonin pjesërisht ose tërësisht për partinë. Në total, thuajse 7 milionë euro thuhet se janë devijuar nga Brukseli në Paris midis viteve 2004 dhe 2016.
Kjo do të thotë se partia anti-BE, e cila është shumë e kufizuar në para, e lejoi veten të mbështetej nga taksapaguesit evropianë. Deri në vitin 2017, Le Pen promovoi shumë “Frexit”, daljen e Francës nga BE, dhe kritikoi vazhdimisht Gjermaninë.
Sistemi i tyre u ekspozua nga një informacion i ish-kryetarit të parlamentit Martin Schulz, i cili kishte informuar autoritetin përgjegjës OLAF për rastet e mashtrimit dhe korrupsionit.
Babai i Marine Le Pen, themeluesi i partisë ekstremiste të krahut të djathtë dhe mohuesi i Holokaustit, Jean-Marie Le Pen, gjithashtu u akuzua fillimisht. Por ai u shpall i papërshtatshëm për t’u gjykuar dhe më pas vdiq në janar në moshën 96-vjeçare.
