Tag: parlamentit

  • Zelensky krenohet përpara parlamentit irlandez: Ne kemi bashkuar shumicën e botës

    Zelensky krenohet përpara parlamentit irlandez: Ne kemi bashkuar shumicën e botës

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i drejtoi një fjalim emocional parlamentit irlandez, ku falënderoi Irlandën për mbështetje të palëkundur dhe theksoi se Ukraina do të qëndrojë përkrah Irlandës në Bashkimin Evropian, si një anëtar i barabartë.

    Ai kërkoi një “paqe pa poshtërim” dhe theksoi rëndësinë e unitetit global për të mposhtur agresionin rus.
    Zelensky filloi fjalimin duke falenderuar Irlandën për mbështetje të fuqishme ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës, duke e vlerësuar këtë mbështetje si thelbësore për luftën e Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit të saj.
    Presidenti ukrainas bëri thirrje për një “paqe pa poshtërim”, duke theksuar se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të cënonte dinjitetin dhe integritetin e vendit të tij.
    Ai theksoi se vetëm një “bashkësi e vërtetë kombesh” mund të ndihmojë Ukrainën në rimëkëmbjen pas luftës dhe në ndihmën e saj për të dalë nga ky konflikt shkatërrues.
    Zelensky po ashtu shprehu besimin se Ukraina do të qëndrojë përkrah Irlandës si një anëtar i barabartë i Bashkimit Evropian, duke theksuar se ky unitet do të kontribuonte në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë.
    “Uniteti është arma jonë”, e mbylli Zelensky fjalimin e tij.
     

    Top Channel

  • “Do zhduket pluralizmi brenda Parlamentit”, Bylykbashi kundër propozimit për reduktimin e numrit të deputetëve

    “Do zhduket pluralizmi brenda Parlamentit”, Bylykbashi kundër propozimit për reduktimin e numrit të deputetëve

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kundërshton idenë e Kryeministrit Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin.
    “Po flasim për themelet kushtetuese që kërkojnë debat të gjerë, dhe nuk është si të forcojmë Edi Ramën apo si ta shpëtojmë duke bërë sulltan Edi Ramën. Ky është parakushti si mos ta bësh një sistem zgjedhor.
    Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i deputetëve, është që pothuajse zhduken partitë e vogla, do të zhduket pluralizmi brenda Parlamentit. Për rrjedhojë, autokratizmi është shumë i mundshëm“, tha Bylykbashi për Klan news.
    I mandatuar për të bashkëdrejtuar komisionin e reformës elektorale, Bylykbashi këmbëngul në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rikthimin e koalicionit me listë të përbërë.
    “Ky sistem zgjedhor është toksik. Dëmin ia shkakton pluralizmit politik. Fakti që ky sistem, duhet të ikë, sigurisht e bën çështje prioritare sa na takon ne, dhe në çdo rast ne do vazhdojmë të ngulim këmbë, dhe rikthimin e koalicionit siç ka qenë dikur“, tha Bylykbashi.
    Ndonëse janë ulur në tryezë me socialistët, demokratët nuk fshehin skepticizmin se me Edi Ramën kryeministër vështirë të arrihet një reformë zgjedhore konsensuale, si ajo e vitit 2012.
    “Nëse këto dy parakushte të mëdha, pra fryma e funksionimit të Parlamentit, e cila mund të përkeqësohet për shkak të skandaleve të mëdha korruptive, dhe së dyti, Rama nuk i qëndron marrëveshjeve për një kod të mirë, dëmton pritshmëritë për një reformë konsensuale”, tha ai.

  • Gjekmarkaj takon nënkryetarin e Parlamentit Hungarez: PD kërkon avancimin e integrimit dhe ndaljen e deformimeve zgjedhore

    Gjekmarkaj takon nënkryetarin e Parlamentit Hungarez: PD kërkon avancimin e integrimit dhe ndaljen e deformimeve zgjedhore

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, István Jakab.
    Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet historike mes dy vendeve, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

    Gjekmarkaj theksoi shqetësimet për situatën zgjedhore në Shqipëri dhe përcolli mesazhet e kryedemokratit Sali Berisha për kryeministrin Viktor Orbán.
    “Gjatë vizitës time në Hungari, me ftesë të Nënkryetarit të Parlamentit Hungarez, z. István Jakab, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me të, përfaqësues i partisë Fidesz të Kryeministrit Viktor Orbán. Në takim theksova miqësinë tradicionale dhe historike mes popujve tanë, që nga koha e heronjve kombëtarë Huniadi dhe Skënderbeu, deri te figura e Mbretëreshës Geraldinë, konteshë hungareze dhe pjesë e pandashme e historisë shqiptare.
    Shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë pas rënies së komunizmit, në të gjitha fushat, veçanërisht në procesin e integrimit europian. Theksova se Partia Demokratike – forca politike që e nisi dhe e udhëhoqi procesin e integrimit europian të Shqipërisë – e konsideron këtë një projekt kombëtar, jo partiak. PD e dëshiron fuqimisht integrimin dhe insiston që ai të avancojë, duke përmbushur standardet dhe kriteret europiane.
    Informova gjithashtu z. Jakab mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, përfshirë deformimet e konstatuara në zgjedhjet e 11 majit, si dhe arrestimin e liderit të opozitës, z. Sali Berisha, dhe drejtuesve të tjerë opozitarë gjatë procesit zgjedhor – veprime që i sollën avantazh të padrejtë palës kundërshtare. Nënvizova se raporti i OSBE/ODIHR për këtë proces ishte ndër më kritikët ndonjëherë për një proces zgjedhor në vendin tonë.
    Në përfundim, përcolla përshëndetjet më të përzemërta të Kryetarit Berisha për Kryeministrin dhe mikun e tij, z. Viktor Orbán.”, shprehet ai.

  • Bushati: Bllokimi i pasaportës së Ballukut, i paligjshëm, njëlloj si në rastin e Berishës

    Bushati: Bllokimi i pasaportës së Ballukut, i paligjshëm, njëlloj si në rastin e Berishës

    Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kufizimi i lirisë së Belinda Ballukut duke i marrë pasaportën, është i ngjashëm me atë që i ndodhi Berishës, duke e konsideruar të paligjshëm.
    Bushati tha se SPAK duhet ti drejtohej Parlamentit për të marrë autorizimin.

    “Bllokimi i pasaportës së Berishës ishte i paligjshëm. A ia kufizon lirinë njeriut, dorëzimi i pasaportës? Unë mendoj se ia kufizon.

    Me Berishën është shkelur Kushtetuta, duhet kaluar nga Parlamenti. Po kështu edhe me pasaportën e Ballukut. Sjellja më e mirë e SPAK ishte ti kërkonte Parlamentit leje për pasaportën dhe hetimin e mëtejshëm të Ballukut, përshembull ti kontrolloje shtëpinë. Edhe këta që bërtasin “puç” dhe “grusht shteti”, i ka dhënë SPAK një… Çfarë po thonë këta? Që kemi të bëjmë me një konflikt midis dy pushteteve të pavarura. Gjyqësori dhe prokuroria po i  imponojnë figurat qeverisë. Nesër thonë ia bëjnë kryeministrit edhe pse merr votat.

    Pra, SPAK dhe gjykatat kanë vepruar gabim me Berishën që i morën pasaportën pa leje të Parlamentit, po veprojnë gabim që i kanë marrë pasaportën pa leje të Parlamentin. Në nderin e SPAK duhet ti ishte drejtuar Parlamentit”, tha Bushati.

  • Gjekmarkaj pas takimit me Marta Kos: PD mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, në themel janë zgjedhjet e lira

    Gjekmarkaj pas takimit me Marta Kos: PD mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, në themel janë zgjedhjet e lira

    Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas takimit me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos.

    “I shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë. PD ka ardhur në skenën e historisë me premtimin “Shqipëria si gjithë Europa” dhe ka qëndruar gjithmonë besnike këtij parimi.Ne e mbështesim fuqimisht integrimin europian si një proces kombëtar, jo partiak, dhe kërkojmë që Shqipëria të ecë drejt BE-së sipas parimit të meritokracisë dhe standardeve.
    Në themel të këtij procesi qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Raporti i fundit i evidenton qartë shqetësimet për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe faktin se lideri historik i opozitës, Sali Berisha, dhe lider të tjerë kanë qenë në arrest gjatë gjithë vitit elektoral — një rrethanë që e ka lehtësuar fitoren e kundërshtarëve politikë dhe ka deformuar konkurrencën.
    Një tjetër kriter themelor është funksionimi demokratik i Parlamentit.Deformimi i zgjedhjeve ka sjellë edhe deformimin e vetë Parlamentit.
    Në vetëm pak muaj:– Janë rrëzuar tre kërkesa për komisione hetimore parlamentare;– Janë refuzuar dy kërkesa për interpelanca;– Janë bllokuar mjetet kryesore që Kushtetuta i jep opozitës për të ushtruar kontroll mbi ekzekutivin.
    Siç e dini edhe nga vërejtjet e Progres-Raportit, kontrolli parlamentar mbi qeverinë në Shqipëri është i dobët, pikërisht sepse opozita nuk lejohet të ushtrojë funksionet që i njeh rregullorja dhe praktika demokratike europiane.Dua të jem i hapur: ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht raportin, por jemi njohur me të përmes mediave.
    Për më tepër, dje Parlamenti votoi ligjin për “paqen fiskale”, i cili sipas nesh krijon terren të rrezikshëm për pastrimin e parave të pista në vend.Ky shqetësim lidhet drejtpërdrejt me konstatimet e raportit të DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri, ku theksohet se shumë nga kullat që po mbijnë kudo janë me burime të dyshimta financimi.Këto dyshime i kanë ngritur jo vetëm institucionet amerikane, por edhe prokuroritë e vendeve mike si Italia dhe Belgjika, si dhe media prestigjioze ndërkombëtare, që flasin hapur për ndikimin e segmenteve të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në ekonomi.
    Në këtë kontekst, mbështetja që vjen nga Brukseli nuk duhet lexuar nga qeveria si leje për të shtuar kontrollin, por si hapësirë e domosdoshme për opozitën, si një paralajmërim i qartë që standardet europiane kërkojnë më shumë demokraci, jo më pak; më shumë transparencë, jo më shumë arrogancë; më shumë hapje, jo më shumë mbyllje.
    Ne mbetemi të vendosur që Shqipëria të ecë drejt BE-së përmes standardeve, reformave të vërteta dhe institucioneve të pavarura. Integrimi europian nuk mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve, deformimin e parlamentit dhe pastrimin e parave të dyshimta”-shkruan Gjekmarkaj.

    Top Channel

  • Berisha: Dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve

    Berisha: Dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • PD nuk do bojkotojë Kuvendin/ Boçi: Berisha s’ka lidhje me 21 Janarin

    PD nuk do bojkotojë Kuvendin/ Boçi: Berisha s’ka lidhje me 21 Janarin

    Nënkryetar i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sqaruar se nuk do të ketë bojkot të parlamentit apo komisioneve nga PD, por se ajo do të vijojë aksionin e saj politik jashtë këtyre institucioneve përmes protestave dhe “platformës së rezistencës”.
    Gjatë një interviste në “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, Boçi theksoi se PD do të zhvillojë një aksion politik jashtë tij për të rikthyer komunikimin me qytetarët.
    “Në kushtet kur opozita është sulmuar në rolin e saj në parlament, duhet një zgjidhje komunikimi. Fjala e saj është ndërprerë tashmë, dhe në këto kushte PD-së i duhet ajo “dritare komunikuese” me qytetarin, si dhe i duhet një aksion i fortë politik jashtë parlamentit. Nuk ka bojkot; ka marrëdhënie të kushtëzuara në momente të caktuara me institucionet e parlamentit. Ne do të jemi në parlament dhe komisione dhe do të kompensojmë këtë komunikim të penguar me një platformë para Kryeministrisë. Kjo do të jetë njëkohësisht edhe një thirrje për grumbullim për protesta kombëtare. Do të vazhdohet edhe me betejën në parlament, edhe me platformën e rezistencës, me analizën dhe, pse jo, me diskutime me qytetarët për problemet që ka vendi, por edhe për vetë forcat politike”, tha Boçi.
    Ai komentoi edhe çështjen e 21 Janarit ku SPAK i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës, duke thënë se ish-kryeministri nuk ka lidhje me ngjarjen.
    “Nuk ka lidhje Berisha me 21 Janarin dhe ai kërkon që ajo ngjarje të zbardhet. Nëse ka një inicim kriminal të asaj ngjarje, hetimi duhet të nisë nga kryetari i PS. Nëse ka një hetim serioz, le ta marrë Ramën si person që ka dijeni, ne nuk kemi shqetësime të tilla”, tha ai.
    Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme vendore, Boçi theksoi se rezultati nuk është çështja kryesore, por se problemi më i madh është humbja e besimit të qytetarëve ndaj votës dhe institucioneve.
    “Çështja është nëse kemi një përkthim të vullnetit të qytetarëve, pasi kandidatët që u zgjodhën me një përqindje kaq të vogël nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Kjo është situata problematike: nuk kemi vullnet qytetarësh, pasi ata janë treguar cinikë ndaj “partisë-shtet” duke mos shkuar në zgjedhje. Nëse ka diçka që duhet të shqetësojë sot të gjithë, është rrëzimi i besimit të qytetarit ndaj themelit të demokracisë, ndaj votës, dhe këtu duhet ngritur i gjithë debati”, tha Boçi.
    Boçi shtoi se mbështetja për kandidatët nga shoqëria civile do të vijojë, por duhet të jenë të propozuar nga forcat politike dhe jo më të pavarur.
    “Nuk mendoj se duhet të përdoren formula të tilla. Nuk mund të marrësh një kandidat apolitik ose një që nuk ka profil politik të qartë. Duhet të drejtojmë shoqërinë civile, të tërheqim njerëz me pasion dhe të formuar si politikanë. Edhe nëse vijnë nga shoqëria civile, duhet t‘i propozojnë forca politike”, tha ai.

  • Boçi: PD nuk bën bojkot të Kuvendit dhe komisioneve. Berisha s’ka lidhje me 21 Janarin

    Boçi: PD nuk bën bojkot të Kuvendit dhe komisioneve. Berisha s’ka lidhje me 21 Janarin

    Nënkryetar i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sqaruar se nuk do të ketë bojkot të parlamentit apo komisioneve nga PD, por se ajo do të vijojë aksionin e saj politik jashtë këtyre institucioneve përmes protestave dhe “platformës së rezistencës”.
    Gjatë një interviste në “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, Boçi theksoi se PD do të zhvillojë një aksion politik jashtë tij për të rikthyer komunikimin me qytetarët.
    “Në kushtet kur opozita është sulmuar në rolin e saj në parlament, duhet një zgjidhje komunikimi. Fjala e saj është ndërprerë tashmë, dhe në këto kushte PD-së i duhet ajo “dritare komunikuese” me qytetarin, si dhe i duhet një aksion i fortë politik jashtë parlamentit. Nuk ka bojkot; ka marrëdhënie të kushtëzuara në momente të caktuara me institucionet e parlamentit. Ne do të jemi në parlament dhe komisione dhe do të kompensojmë këtë komunikim të penguar me një platformë para Kryeministrisë. Kjo do të jetë njëkohësisht edhe një thirrje për grumbullim për protesta kombëtare. Do të vazhdohet edhe me betejën në parlament, edhe me platformën e rezistencës, me analizën dhe, pse jo, me diskutime me qytetarët për problemet që ka vendi, por edhe për vetë forcat politike”, tha Boçi.
    Ai komentoi edhe çështjen e 21 Janarit ku SPAK i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës, duke thënë se ish-kryeministri nuk ka lidhje me ngjarjen.
    “Nuk ka lidhje Berisha me 21 Janarin dhe ai kërkon që ajo ngjarje të zbardhet. Nëse ka një inicim kriminal të asaj ngjarje, hetimi duhet të nisë nga kryetari i PS. Nëse ka një hetim serioz, le ta marrë Ramën si person që ka dijeni, ne nuk kemi shqetësime të tilla”, tha ai.
    Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme vendore, Boçi theksoi se rezultati nuk është çështja kryesore, por se problemi më i madh është humbja e besimit të qytetarëve ndaj votës dhe institucioneve.
    “Çështja është nëse kemi një përkthim të vullnetit të qytetarëve, pasi kandidatët që u zgjodhën me një përqindje kaq të vogël nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Kjo është situata problematike: nuk kemi vullnet qytetarësh, pasi ata janë treguar cinikë ndaj “partisë-shtet” duke mos shkuar në zgjedhje. Nëse ka diçka që duhet të shqetësojë sot të gjithë, është rrëzimi i besimit të qytetarit ndaj themelit të demokracisë, ndaj votës, dhe këtu duhet ngritur i gjithë debati”, tha Boçi.
    Boçi shtoi se mbështetja për kandidatët nga shoqëria civile do të vijojë, por duhet të jenë të propozuar nga forcat politike dhe jo më të pavarur.
    “Nuk mendoj se duhet të përdoren formula të tilla. Nuk mund të marrësh një kandidat apolitik ose një që nuk ka profil politik të qartë. Duhet të drejtojmë shoqërinë civile, të tërheqim njerëz me pasion dhe të formuar si politikanë. Edhe nëse vijnë nga shoqëria civile, duhet t‘i propozojnë forca politike”, tha ai.

  • VIDEO/ Vokshi: Ne do bëjmë aksionin tonë brenda dhe jashtë parlamentit. Rama sot i dha një mesazh SPAK

    VIDEO/ Vokshi: Ne do bëjmë aksionin tonë brenda dhe jashtë parlamentit. Rama sot i dha një mesazh SPAK

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur për aksionin opozitar dhe ‘Platformën e Rezistencës’ që po përgatit PD.

    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Vokshi deklaroi se opozita do të zhvillojë aksionin e saj politik si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit.

    ‘Aksioni nuk do jetë vetëm në një shtyllë të tij. Do jetë në parlament dhe sigurisht si përfaqësues të më shumë se 500.000 qytetarëve, ne na bie përgjegjësia që të jemi në vijën e parë. Ne do bëjmë aksionin tonë, do ta bëjmë brenda komisioneve, brenda seancës, jashtë komisioneve, jashtë seancës plenare, pra edhe jashtë parlamentit edhe brenda parlamentit. Por duke mos lënë pas dore takimet me strukturat dhe me qytetarët,’ u shpreh Vokshi.

    Deputetja theksoi se situata në vend është e rëndë dhe qytetarët kanë frikë të shprehen lirisht.

    ‘Jemi në një situatë të vështirë, ku çdo qytetar shqiptar ka frikë të flasë, ka frikë të të takojë, ka frikë të jetë komisioner apo vëzhgues, sepse ndëshkohet të nesërmen ose edhe atë natë,’ deklaroi ajo.

    Vokshi theksoi se opozita po i kushton rëndësi të veçantë kontaktit të përditshëm me strukturat dhe qytetarët, sidomos pas raportit të OSBE-ODIHR që, sipas saj, ‘i damkosi edhe njëherë zgjedhjet e organizuara nga Edi Rama, duke treguar se Shqipëria është kthyer në një parti-shtet’.

    ‘Do flasim me strukturat, do flasim për zgjedhjet, për riorganizimin tonë, dhe një vëmendje të shtuar do ketë takimi me qytetarët. Mënyra se si hartohet buxheti i shtetit tregon se si kjo qeverisje keqqeveris, dhe buxheti i Edi Ramës tregon fizionominë e një qeverie të korruptuar dhe abuzive,’ u shpreh ajo.

    Duke iu referuar daljeve publike të kryeministrit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Vokshi tha se Rama i ka dërguar një mesazh të qartë SPAK-ut.

    ‘Dalja e sotme ishte një mesazh që Edi Rama donte t’ia jepte SPAK-ut, që ende Belinda Balluku të mos preket. Njëri prej propozimeve ishte që të bëhen protesta para Ministrisë së Belinda Ballukut, por vendimi është që të jetë para Kryeministrisë, sepse Kryeministria i përfshin të dy, edhe kryeministrin edhe zëvendëskryeministrin,’ tha Vokshi.

    Sipas saj, Balluku nuk ka marrë asnjë vendim më vete, pasi ‘ka qenë Edi Rama që i ka miratuar, propozuar dhe dhënë porosi për çdo firmë që ajo ka hedhur’.

  • PD nis “Platformën e Rezistencës”, Boçi paralajmëron largimin e Ramës dhe Ballukut: Opozita synon të çojë…

    PD nis “Platformën e Rezistencës”, Boçi paralajmëron largimin e Ramës dhe Ballukut: Opozita synon të çojë…

    Pas përjashtimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, nga parlamenti, Partia Demokratike ka prezantuar “Platformën e Rezistencës”, një strategji të re veprimi që synon të kombinojë aksionin politik brenda dhe jashtë Kuvendit.
    Deputeti i PD-së, Luciano Boçi, i ftuar në një emision televiziv, theksoi se kjo nismë është përgjigjja e opozitës ndaj përpjekjeve të mazhorancës për të heshtur zërin opozitar dhe për të kufizuar hapësirat demokratike. Sipas tij, “Platforma e Rezistencës” do të shërbejë si një formë e re proteste dhe komunikimi me qytetarët, për t’i rikthyer opozitës rolin e saj përfaqësues dhe për të krijuar një front të gjerë kundër qeverisë Rama.Boçi tha se përjashtimi i Berishës është kulmi i një sërë absurditetesh në Kuvend dhe se kjo lëvizje synon ta zhvendosë betejën politike nga salla e parlamentit në terrenin qytetar, për të bashkuar zërin e opozitës me atë të qytetarëve të revoltuar ndaj qeverisjes aktuale.
    Pjesë nga deklarata:
    Jemi para një situate absurde. Vërtetë është absurd përjashtimi i kreut të opozitës, zotit Berisha, dhe akoma më absurde janë arsyet e përjashtimit. Ajo gjoja deklarata kundër kreut të delegacionit të BE-së, që në fakt nuk ishte e tillë, u keqinterpretua, por megjithatë ishte një deklaratë e bërë përtej seancës së parlamentit.
    Sipas Rregullores së Parlamentit, deputetët mund t’i nënshtrohen masave disiplinore për aktet apo për çfarë kumtojnë brenda sallës së parlamentit apo në komisionet parlamentare. Por ata vendosën një rregull të ri, mbi bazën e idesë absurde. Siç duket, po zbatojnë atë veprim apo dhe ligjin që e miratuan në një formë për barazinë gjinore, duke pretenduar se fjalët e zotit Berisha ishin fjalë me ndjeshmëri të lartë gjinore. Siç duket, ka prekur në zemër edhe emocionin e Taulant Ballës dhe të një pjese të madhe, apo të gjithë grupit parlamentar.
    Unë do të mendoja që, në këtë situatë ku përplasen me deklarata partitë politike, zoti Gonzado s’mund të rrijë neutral. Ai duhet të kishte marrë pozicionin e tij dhe ta sqaronte mirë situatën. Gjithsesi, situatat nuk sqarohen prapa kuintave, por në deklarata publike. Dhe kështu dalim në këtë tërësi absurditetesh që ka arritur kulmin me përjashtimin e zotit Berisha.
    Në këtë shtrëngesë hapësire të funksionimit të parlamentit dhe të opozitës, është zgjedhur opsioni i ngritjes së platformës opozitare, që për mua është njëkohësisht protestë, por edhe komunikim parlamentar, sepse protesta është komunikim qytetar në të gjitha dimensionet e saj, ashtu si edhe komunikimi parlamentar që ka munguar gjatë gjithë këtyre seancave. Në 10 seanca, vetëm në njërën jemi lejuar të diskutojmë kur ishte debati për institucionet, një pjesë të institucioneve të drejtësisë dhe gjithçka tjetër ka qenë ndërprerje e seancave në mënyrë të vazhdueshme.
    Dua t’i them zotit Balla, identitetit të vetëpërcaktuar Balla sipas ligjit që ai ka miratuar, se identitetet janë tani të vetëpërcaktuara. Termat që përdorim ne janë me ngarkesë gjinore dhe këta bëjnë edhe akuza, e më pas duhet ta provosh ti atë barrën e provës. Dhe kjo është e keqja e kësaj situate.
    Patjetër duhet të ketë diçka të re që të jetë e pranueshme nuk mendoj domosdoshmërisht të jetë e bukur por të ketë të re që koordinon komunikimin qytetar si protestë me komunikimin parlamentar. Pra, kërkohet që ai zë i opozitës, i goditur dhe i sulmuar në sallën e parlamentit, të zhvendoset në një hapësirë publike, ku komunikimi me qytetarin për problemet e tij të jetë përtej parlamentit. Kjo nismë inicion grumbullimin qytetar dhe rritjen e reagimit qytetar, në ato forma që një parti politike i kërkon për shkak të situatës ku ka precipituar gjendja dhe konflikti politik në Shqipëri.
    Kjo mazhorancë ka konfirmuar veten nëpërmjet një procesi të grabitur, të vjedhur, të konstatuar tashmë në raportin e OSBE-ODIHR-it dhe në progres-raportin e Komisionit Europian. Pra, kjo platformë të renë e ka te koordinimi i luftës politike, jo duke e bërë atë në formë klasike, si protestë jashtë parlamentit. Jo, jemi edhe brenda parlamentit, duke synuar që të arrijmë maksimumin e shfrytëzimit të asaj pak hapësire që kemi në dispozicion, duke mos e lënë betejën vetëm aty, por duke e përcjellë më pas edhe në jetën e përditshme të qytetarëve, në sheshe.
    Njëkohësisht, platforma nuk është vetëm një simbolikë, vendosja e një podiumi ku ne të themi fjalët tona, por vijon me komunikimet që deputetët duhet të kenë në zonat e tyre, qoftë me strukturat e Partisë Demokratike, qoftë edhe me qytetarët, për të bashkëbiseduar, pse jo, për të ngritur probleme dhe për t’i ftuar ata që të bëjnë diçka për të rrëzuar këtë qeverisje, e cila e ka çuar vendin në këtë gjendje.
    Madje, jo vetëm që e ka goditur në mirëqenie, ekonomi e politikë, por tashmë e ka goditur edhe në thelb, në zemër në familje duke i shuar dritën e një të ardhmeje që dikur qytetarët dinin ta ndërtonin vetë, por sot nuk po i lënë as ta ndërtojnë. Aleat shtetin nuk e kanë pasur asnjëherë gjatë këtyre viteve, por sot janë të goditur edhe brenda thelbit të familjes, brenda shtëpive të tyre.
    Besoj se ky komunikim duhet të jetë njëherësh kapilar dhe klasik parlamentar. Nuk mjafton asnjëra pa tjetrën, por duhet të rakordohet me thirrjen për protestë. Një platformë e ngritur pranë Kryeministrisë është ftesë për çdo qytetar që të marrë pjesë në protestë. Fjala jonë nuk është fjalë boshe.