Tag: parlamentin

  • Trump nënshkuan librin e të ftuarve në Parlamentin izraelit: Një ditë e mrekullueshme, një fillim i ri

    Trump nënshkuan librin e të ftuarve në Parlamentin izraelit: Një ditë e mrekullueshme, një fillim i ri

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael për një vizitë që do të zgjasë më pak se katër orë pas armëpushimit të arritur në Gaza.
    Ai u prit nga presidenti izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu, së bashku me shumë ministra dhe zyrtarë.
    Trump do të niset nga aeroporti “Ben Gurion” për në Kudsin Perëndimor, si pjesë e vizitës së tij në Izrael, e cila do të zgjasë më pak se katër orë.

    Trump is in the Knesset building.

    “This is my great honor – a great and beautiful day.
    A new beginning.” pic.twitter.com/oSDuP0WWmp
    — Clash Report (@clashreport) October 13, 2025

    Trump mbërriti në Parlamentin izraelit (Knesset) në Kudsin Perëndimor rreth orës 11:00 me kohën lokale.
    Ai do të takohet me familjet e pengjeve dhe më pas do të mbajë një fjalim në seancën plenare, si pjesë e vizitës së tij të shpejtë në Izrael përpara se të shkojë në Egjipt për samitin e paqes në Rripin e Gazës.
    Menjëherë pas mbërritjes në Parlamentin Izraelit, Trump, i shoqëruar nga Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë, nënshkroi librin e të ftuarve të Knessetit, duke shkruar frazën e mëposhtme: “Është një nder i madh, një ditë e madhe dhe e bukur. Një fillim i ri.”
    Trump do të niset nga Izraeli në orën 13:00 sipas orës lokale dhe do të udhëtojë për në Egjipt për të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Sharm el-Sheikh, ku do të diskutohet për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

  • “Parlamenti i pazareve”, Boçi – mazhorancës: Po i drejtoni thika qytetarëve

    “Parlamenti i pazareve”, Boçi – mazhorancës: Po i drejtoni thika qytetarëve

    Mes tensioneve në Kuvend, deputeti demokrat Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën socialiste se e ka kthyer Parlamentin në një dyqan ku miraton ligje klienteliste.
    Sipas Boçit në kurriz të qytetarëve janë duke u realizuar nga socialistët pazare të pista.
    “Kur na e keni dhënë fjalën ju ne? Ju keni hequr pikën, që në seancë mund të debatohet. E keni kthyer parlamentin, si dyqan, pronari i së cilës pastron para dhe përzë dhe njerëzit se nuk ka interes. E hapni parlamentin dhe sajoni ligje të pista, thika të pista kundër qytetarëve. Ju po hiqni arsyen dhe po vendosni çmendurinë”, tha Boçi.

  • “Rama e sheh Parlamentin si pronë të vetën”/ Reagon ashpër, analisti: Opozita kot që hyn në Kuvend

    “Rama e sheh Parlamentin si pronë të vetën”/ Reagon ashpër, analisti: Opozita kot që hyn në Kuvend

    Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se Parlamenti është kthyer në institucion personal të Ramës, ndërkohë që shtoi se qëndrimi i opozitës dhe partive të reja në Kuvend, është dështim.
    Sipas tij, Parlament nuk mund të kryejnë aktivitet normal, pasi përdorimi i mjeteve politike me Ramën nuk mund të bëhet pasi është e kotë.
    “PD ka hyrë në Parlament për jetë parlamentare edhe pse nuk njeh zgjedhjet, për ta përdorur si tribunë për të komunikuar me publikun. Nuk ishte qëllim i opozitës, mbyllja e asaj seance.
    Opozita u gjet para faktit të çmendur që kryeministri urdhëroi live mbylljen e seancës. Askush nuk e priste të ndodhte, kështuqë nuk mendoj se opozita u nis për të mos folur. Ishte vendim për të mos i dhënë fjalën opozitës, pasi ata janë futur pikërisht për të folur. Rama e sheh Parlamentin si institucion personal.
    Nuk është se grupi i PD u çua i gjithi për të prishur seancën. Ishte Balliu, Gaz Bardhi dhe dikush tjetër. Mund të përjashtoheshin dhe të vijonte seanca. Rama, pasi e prvokoi vetë, e bëri me qëllim për të mbyllur seancën. E sheh Parlamentin si pronë të vetë, e sheh si nder që i bën opozitës për ti dhënë hapësirë. Futja në atë Parlament është kot. Përdorimi i mjeteve politike me Ramën është dështim”, tha Abilekaj.

  • “Dogji Parlamentin”, gazetari sulmon çmendurinë e Ramës me ‘ministren AI’: Diella nuk ka fuqi vendimmarrjeje, humbi..

    “Dogji Parlamentin”, gazetari sulmon çmendurinë e Ramës me ‘ministren AI’: Diella nuk ka fuqi vendimmarrjeje, humbi..

    Gazetari Flavio Qarri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me ‘ministren’ e tij Diella, duke pranuar se ajo nuk do të ketë të drejtë vendimmarrje.
    ‘Rama arrin nivele të reja çmendurie. Dogji Parlamentin, degjeneroi Presidentin, peshkoi një pjesë të opinionit me shpikjen e tij teknologjike dhe si përfundim pranoi atë që thamë që në fillim. Nuk ekziston as Diella, as teknologjia për të. E vetmja gjë që fitoi ishin ca tituj mediash të huaja dhe më pas qetësoi dhe ortakët e tij në biznes se gjithçka vazhdon si më parë’, shkruan Qarri në Facebook.

  • Alibali: Rama e ka kthyer Parlamentin zyrë noteriale, Opozita ra në kurth

    Alibali: Rama e ka kthyer Parlamentin zyrë noteriale, Opozita ra në kurth

    Analisti Neritan Alibali komentoi në “Review” me Greta Topjanin situatën e tensionuar në seancën plenare të së enjtes, e cila u ndërpre për shkak të kundërshtimeve të forta nga opozita, pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama të ministres virtuale “Diella” në Kuvend.
    Sipas Alibalit, sjellja e Ramës në Kuvend është vazhdim i një modeli qeverisës që e ka kufizuar rolin e parlamentit në mënyrë sistematike, sidomos pas pandemisë.
    “Situata e Covidit bëri që të shfrytëzohej një ligj kushtetues ku, me aktet normative me fuqinë e ligjit që kapërcejnë Parlamentin, i jepet e drejta qeverisë për të vepruar në kushte nevoje dhe urgjence. Më pas këto akte duhet të miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve,” –u shpreh Alibali.
    Sipas tij, kjo periudhë ka krijuar një komoditet për Kryeministrin Rama, i cili siç tha “e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale.”
    Nga ana tjetër, Alibali theksoi se edhe opozita nuk ka qëndruar brenda kufijve të lejuar të reagimit demokratik.
    “Opozita ka vetëm një pushtet, fjalën në Parlament. Por ka abuzuar dhe tejkaluar të drejtën e saj me disa veprime agresive që ra në kurth. ”- shtoi ai.
    Seanca e së enjtes u ndërpre mes tensioneve, ndërsa prezantimi i ministres virtuale u konsiderua nga përfaqësuesit e opozitës si një veprim antikushtetues dhe provokues.

  • Çfarë do të bëjë opozita? Debatet në grupin e PD-së, Gjin Gjoni i pari: Të futemi në grevë, të ngujohemi

    Çfarë do të bëjë opozita? Debatet në grupin e PD-së, Gjin Gjoni i pari: Të futemi në grevë, të ngujohemi

    mbledhja e grupit te pd

    TIRANË- Në mbledhjen e grupit parlamentare të Partisë Demokratike, që u zhvillua ditën e djeshme, ka pasur propozime për radikalizimin e aksionit, sa kohë që socialistët janë të vendosur që seancat në Kuvend do të mbyllen vetëm me votim, në rast të debateve. Disa prej deputetëve të pranishëm kanë hedhur idenë për ngujimin në Kuvend, si dhe grevë urie, ndërsa kanë kërkuar që aksioni të vijojë dhe jashtë dyerve të përlamentit. Një prej deputetëve që ka propozuar ndërmarrjen e masave radikale është ish-gjyqtari Gjin Gjoni.
    Diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PD-së:
    Klevis Balliu: Rama nuk e do debatin se humb dhe siç bëri sot do të bëj gjithë kohës. Ne duhet ta përshkallëzojmë aksionin. Këtu po vdes paralamentarizmi. Ai po shkel kushtetutën, dhe ne na mbetet vetëm një rrugë: të bëhemi gati për radikalizim. Duhet të kemi reagime të forta brënda parlamentit, reagime të forta edhe jashtë parlamentit. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë lloj forme përballjeje. Rama ka për qëllim ta shkatërroj parlamentin, parlamentin se do më, se parlamenti është i bezdisshëm dhe ky kryeministër i ka problem denoncimet në parlament se aty e dëgjojnë shqiptarët. Ky do ta përsërisë ngjarjen e sotme në një formë ose tjetër. Ky nuk i sjell deputetët as në televizione, dhe tani nuk do t’i sjellë edhe në parlament. Ky do robotin atje. Dhe vetë nuk do të vi më. Duhet të gjejmë një formë për të reaguar brenda parlamentit dhe nuj duhet të përjashtojmë reagime të forta pa kufizime, qoftë jashtë qoftë brenda. 
    Fatmir Mediu: Ne duhet ta ndërtojmë reagimin nëpërmjet diskutimit dhe debatit me njerëzit, dhe kjo kërkon një organizim në të gjithë Shqipërinë. Përsa i takon marrëdhënieve me partnerët, duhet të flasim me ta duhet të jemi partnerët. Me ta duhet të diskutojmë dhe për ngjarjet e sotme, unë mendoj se duhet t’u kërkojmë takim, e t’u shpjegojmë gjërat. Se nuk mjafton që ata të na shohin nga ballkoni (i parlamentit teksa shihnin seancën të enjten). 
    Bledjon Nallbati: Si fillim unë mendoj se duhet të bëjmë një kërkesë për të përsëritur seancën e sotme. Së dyti, nëse qeveria nuk pranon përsëritjen e seancës, duhet që ndërkombëtarëve t’ua bëjmë të qartë, se ne do të kushtëzojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin. Ne nuk mund të rrimë si manekinë në Kuvend, teksa Rama na thotë sesi duhet të sillemi, s’jemi aty për shoën e Ramës. 
    Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normlaitet me këtë qeveri. 
    Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne. 
    Ina Zhupa: Para një jave kryesia e partise dhe grupi kemi marr vendim per te mos lene asnje hapesire institucionale te pashfrytezuar ne perballjen me Ramen.  Do duhet edhe ne kete rast t’i qendrojme vendimit te marr dhe te shfrytezojme hapesirat institucionale. Ne nuk kishim asnje skenar per ta prishur seancen, ne ishim aty per te fol per interesin publik, te gjithe ishin pergatitur, por u reagua ne mbrojtje te dinjitetit te parlamentit. Por nese i meshojme idese qe po degjoj ketu se meqenese Rama na pamundesoi seancen me te rendesishme, ne tani te vazhdojme me skenarin qe pamundesojme seancat, apo te pershkallezojme situaten, do te duket sikur nisim te njejten rruge qe kemi bere me pare, edhe njerezit mund te mendojne qe edhe kjo sot ishte pjese e skenarit tone per ate rruge, dhe jo arroganca e pushtetit.  Ndaj sugjeroj te niset me kerkesen per ta kthyer parlamentin ne ligjshmeri, duke anulluar kete seance te jashteligjshme dhe riberjen e saj sipas rregullave. Te cojme sa me shpejt dy kerkese padite ne kushtetuese per dekretin e begajt dhe ate per ndryshimin e rregullores. Edhe seancen e ardhshme duhet te jemi te pergatitur per te kerkuar fjalen sipas rregullores dhe per te bere demaskim te plote te shkeljeve dhe per te pasur mundesi me pas te mbrojme interesin e qytetareve. 
    Ramadan Lika: Doktor, Rama na ka bere favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madh. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit. 
    Xhelal Mziu: Duhet të reagojmë si grup parlamentar, i koordinuar më përpara. Nuk duhet të biem pre e lojës së maxhorancës. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi denoncimi e reagimi në Parlament dhe në komisione, për të ngritur frymën dhe për të krijuar një mardhënie partneriteti me faktorin ndërkombëtar dhe ngritjen e shpresës në terren. 
    Ivi Kaso: Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sër gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e proçedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balacat e pushtetit. Strumbullari i senacës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh. 
    Belind Këlliçi: Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptar të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptar, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në parlament. 
    Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që si kemi numrat, por të lemë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median. 
    Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë formumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë. 
    Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndêrkombëtarët as me ambasadat. Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive. 
    Sali Berisha: Shumë ide të vyera. Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Krytarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën. Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

  • Çfarë do bëjë opozita? Debatet në grupin e PD-së, Gjin Gjoni i pari: Të futemi në grevë, të ngujohemi

    Çfarë do bëjë opozita? Debatet në grupin e PD-së, Gjin Gjoni i pari: Të futemi në grevë, të ngujohemi

  • Berisha: Të  përsëritet seanca, Rama pushkatoi parlamentin, kërkojmë  shkarkimin e Peleshit

    Berisha: Të përsëritet seanca, Rama pushkatoi parlamentin, kërkojmë shkarkimin e Peleshit

    Partia Demokratike kërkon përsëritjen e mbledhjes së Parlamentit për votëbesimin e qeverisë, duke i bërë apel Presidentit të Republikës të mos pranojë kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e drejtuar prej tij të kryejnë betimin.
    Deputetët e opozitës, në mbledhjen që u zhvillua pas seancës plenare, vendosën gjithashtu të nisin procedurat për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi për demokratët, kryeparlamentari shkeli Kushtetutën duke mbyllur seancën pa lënë deputetët të diskutojnë. Gjatë mbledhjes së grupit, kryetari i PD, Berisha, hoqi paralele mes diktatorit komunist Enver Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama.
    “Në vitin 1946, Enver Hoxha i mori dhe i pushkatoi ata deputetët e opozitës, kurse ky faktikisht pushkatoi parlamentin sot. Ky pushkatoi Kushtetutën sot”, tha Berisha.

    Sipas Berishës, mbyllja e Parlamentit ishte një skenar i parapërgatitur i kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.
    “Edi Rama ka paraqitur një program mashtrim fund e krye dhe e di që opozita këtë program do t’u faktonte shqiptarëve se ky është vetëm mashtrimi i radhës dhe asgjë tjetër. Do u dëshmonte shqiptarëve se siç ka vjedhur shuma përrallore në 64 miliardë euro të 12 viteve që ka administruar, vjedhjet në këtë mandat do jenë shumë të mëdha. Do u dëshmonte shqiptarëve se ata që kanë ardhë, ata janë ndër më të përsosurit në hajdutëri, në vjedhje. Se jo një Diella apo 5 Diella, por 120 Diella nuk mbulojnë vjedhjet e Lubisë së papërmbajtur. Pra, ai faqezi sterrë, qoftë me ekipin e tij, qoftë me bëmat e tij, zgjodhi asgjësimin e parlamentit në momentin më kyç.”
    Berisha u bëri apel deputetëve të kalojnë në veprim kundër qeverisë.
    “Ne duhet të kalojmë në veprime, veprime dhe vetëm veprime. Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për Kushtetutën, për Parlamentin, për qytetarin.”
    Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat është rënë dakord që nuk do të ketë normalitet në Parlament, derisa të respektohet Rregullorja e Kushtetuta.
    /vizionplus.tv

  • “E shpërndau sot “mreti” Parlamentin”/ Kuvendi në kaos, reagon deputeti: Diktaturat nuk ikin me fjalë…

    “E shpërndau sot “mreti” Parlamentin”/ Kuvendi në kaos, reagon deputeti: Diktaturat nuk ikin me fjalë…

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas miratimit të programit të qeverisë në 5 minuta seancë.
    “Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!”, shkruan Paloka. “A bëhemi dot nepalezë? Këtë nuk e them dot:.
    Postimi i plotë:
    E të lumtë rama o “mret”!
    E shpërndau sot “mreti” Parlamentin! Perfundimisht!
    Mire e ka. Kemi 12 vjet që denoncojmë skandalet, krimin, korrupsionin…E çfarë ndryshon ? Asgjë!
    Ata vazhdojnë vjedhin, shkatrrojnë, poshtërojnë, nuk njohin as ligjet e Kushtetutën që kanë votuar vetë, çdo gjë bëhet si i teket “mretit”…e në fund “fitojnë” edhe më thellë…!
    Ne themi jemi në diktaturë, po me sa duket nuk e kemi kuptuar as vetë këte!
    Diktaturat nuk ikin as me fjalë e as me farsa zgjedhore!
    A behemi dot nepalezë? Këtë nuk e them dot.

  • Berisha: Rama pushkatoi Parlamentin, të kalojmë në veprime!

    Berisha: Rama pushkatoi Parlamentin, të kalojmë në veprime!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ndërprerja e punimeve të Parlamentit dhe miratimi i programit të Qeverisë pa debat, ishte një skenar i parapërgatitur nga Kryeministri Edi Rama. “E lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar”, tha Berisha në një mbledhje me deputetët në selinë e PD pas seancës.
    “Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot. Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim”, shtoi Berisha, përcjell A2 CNN.
    “Edi Rama tregoi se, këtu është problemi, në një diktaturë totalitare në vitin 1946, Enver Hoxha i mori dhe i pushkatoi ata deputetët e opozitës, kurse ky faktikisht pushkatoi parlamentin sot. Ky pushkatoi Kushtetutën sot. Ky njeri që u kthye nga Brukseli, të krijon përshtypjen se atë hapjen e kapitujve e konsideroi si një licencë për të asgjësuar parlamentin. Asnjë diktator i diktaturave totalitare, asnjë diktator i diktaturave autoritare nuk ka bërë një akt të tillë. Kurrë!”.
    Berisha ftoi detpuetët që opozita të kalojë në veprime dhe të përgjigjet në mënyrën më të fuqishme. “Ju ftoj ju të diskutojmë, të vendosim bashkërisht për përgjigjen që do t’i japim këtij akti të pashembullt. Këtij akti që tejkalon edhe imagjinatën më të sëmurë, përveç imagjinatës së tij, i cili këtë e kishte të përgatitur, sepse e paralajmëroi disa herë që do votojmë po nuk dëgjuat Diellën. Këtu kemi të bëjmë me një kompleks, me një konglomerat. Në bashkëfajësi të plotë me të është presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim. Droga është kryefjala e këtij regjimi në çdo anë, por ne duhet të marrim vendimet tona. Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm”, u shpreh ai.