Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Publikimi i listës përfundimtare të votuesve nga Ministria e Brendshme nxori në dritë edhe vendvotimet e posaçme të politikanëve.
Këtë herë, Erion Veliaj nuk do të votojë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, por në burgun e Durrësit nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar. Sipas listës së zgjedhësve, ai është i 182 në qendrën e votimit 14-2202.
Ligjërisht, vendi i votimit lidhet me vendbanimin dhe nëse kryebashkiaku i Tiranës do të konsiderohet si i transferuar në Durrës, rrezikon të interpretohet si një nga rastet kur humbet mandati i të zgjedhurit vendor.
Veliaj nuk është i vetmi politikan që voton nga burgu. Në radhët e socialistëve është edhe Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja, edhe këta të dy votues për Qarkun e Durrësit.
Ndryshe nga socialistët, Ilir Meta do të ketë mundësi të votojë për veten, pasi jo vetëm është kandidat në listë të hapur, por qendrën e votimit e ka pranë burgut “313”.
Të burgosur VIP kanë edhe demokratët. Që prej shtatorit të 2024 Ervin Salianji vuan dënimin në Fier, qark në të cilin do të votojë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Sipas listës finale të votuesve të Ministrisë së Brendshme, për zgjedhjet parlamentare të 2025 janë 3 713 761 votues ku përshihen edhe ata nga jashtë vendit.
Tag: parlamentare
-

Berisha shkon në Strasburg, vizitë në Asamblenë Parlamentare të KiE
Kryetari i PD, Sali Berisha do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
Berisha shoqërohet nga disa prej eksponentëve të PD dhe do të zhvillojë disa takime në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.Kreu i demokratëve do të flasë në këto takime dhe për disa nga pikat kryesore të programit elektoral të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Për shkak të këtij takimi Berisha ka marrë edhe leje nga SPAK, duke mos u paraqitur të hënë e parë të muajit Prill. -

Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021 pas 4 vitesh dhe kërkoi ‘zhbërjen’ e tyre, Jenishehri gjobitet për padi abuzive me 50 mijë lekë nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka gjobitur për padi abuzive Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar ish-ideputet Selami Jenishehrin, në masën 50 mijë lekë.
Më 12 mars të këtij viti, Jenishehri çuditërisht ankimoi në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke kërkuar “zhbërjen” e tyre, 4 vite pasi u zhvilluan. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Veprime të tilla qesharake duken normale kur kujton se ish deputeti është pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me në krye Sali Berishën, i cili në 2025 u bën qytetarëve premtime që mund t’i kishte realizuar 12 vite më parë. kur ishte kryeminstër.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
-

Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021 pas 4 vitesh, Jenishehri gjobitet për padi abuzive me 50 mijë lekë
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka vendosur të gjobisë Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar ish-deputetin Selami Jenishehri, me një shumë prej 50 mijë lekësh për padinë e bërë për abuzim.
Më 12 mars të këtij viti, Jenishehri ka ankimuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në Apelin Administrativ, duke kërkuar që ato të “zhbëhen”, edhe pse janë zhvilluar 4 vjet më parë.
Ky veprim është cilësuar si i pabazuar dhe pa asnjë efekt ligjor. -

Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021, Jenishehri gjobitet për padi abuzive nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor
Selami Jenishehri
TIRANË- Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka gjobitur me masën 50 mijë lekë për padi abuzive Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar ish-deputetin Selami Jenishehri. Më 12 janar të këtij viti, Jenishehri ankimoi në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të 2021, duke kërkuar zhbërjen e tyre.
Kërkesa
Padia, vjen 4 vite pas realizimit të tyre dhe pothuajse 1 muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare./ZËRI
-

Nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re, opozita kundërshton planin e Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije se konsultimet për formimin e qeverisë së re fillojnë këtë të hënë. Megjithatë, edhe pse janë dërguar ftesa për partitë parlamentare, anëtarët e opozitës parlamentare thonë se opsioni i vetëm që ata do të pranojnë është një qeveri kalimtare e besimit të popullit. Ata e shohin thirrjen për konsultime si një tallje të procedurave demokratike.
“Unë do të filloj konsultimet për përbërjen e qeverisë së re të hënën. Do të shohim se çfarë do të thonë ata që kanë shumicën, nëse duan të formojnë qeverinë apo të shkojnë në zgjedhje,” është shprehur Vuçiç.
Ai po ashtu përmendi mundësinë që Partia Socialiste e Serbisë (SPS) mund të formojë një shumicë me një opsion tjetër politik. Deri më tani, vetëm Partia Socialiste e Serbisë ka konfirmuar publikisht se koalicioni i saj do të shkojë në konsultime me Vuçiçin. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e opozitës parlamentare ka propozuar një “qeveri të besimit të popullit” gati dy javë më parë.
Kryeministri i qeverisë në mandat teknik, Miloš Vuçeviç, ka deklaruar se ai pret që Serbia të formojë një qeveri të re së shpejti.
-

Rama takim sot me diasporën shqiptare në Athinë
41 ditë para zgjedhjeve parlamentare, kryesocialisti Rama ka zhvendosur fushatën e tij në diasporë; duke takuar dje shqiptarët që jetojnë në Kretë e sot ata që ndodhen në Athinë.
Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 dhe kryeministri Edi Rama do të shpallë para bashkëatdhetarëve të tij, programin e Partisë Socialiste për mandatin e 4.
Premtimi kryesor i liderit të mazhorancës Rama në këtë beteje elektorale, është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.Ndërkohë, pjesë e programit janë edhe një sërë lehtësirash për çdo qytetar shqiptar që kthehet të investojë në vendin tonë.
Në Greqi jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 68 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Pas Greqisë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim edhe me shqiptarët që jetojnë në Itali.
Zgjedhjet parlamentare shënojnë betejën e parë elektorale ku do të votojnë edhe emigrantët.
Dy shtetet me numrin më të lartë të diasporës të regjistruar për të votuar në 11 maj janë Italia dhe Greqia./vizionplus.tv
